Close
Faqja 32 prej 110 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 1094
  1. #311
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Hajde ta bėjmė Salep Sulltanin president!

    Nė poezinė “Kėnga e Salep Sulltanit” Fan Noli e pėrshkruan me ironi pėshtjellimin politik nė Shqipėri pas largimit tė tij nga pushteti. Duke iu drejtuar miletit Noli tallet me Ahmet Zogun: Ē’ėshtė ky sheqer-kėsmet? / Hallvaxhin’ e pamė mbret. – Peshkopi shqiptar s’kishte ndonjė pėrvojė politike, madje nga shumė historianė qeverisja e tij e shkurtėr nė vitin 1924 shikohet si tepėr problematike, por si Homme de lettres, si njeri i letrave, ai kishte shije tė hollė pėr elegancėn e shtetit, pėr funksionet e larta dhe dinjitetin e zyrtarėve. Noli s’dėshironte ta shihte politikanin shqiptar tė ngjashėm me zyrtarėt barkmėdhenj otomanė, tė cilėt pinė salep e limonadė, hanė hallvė dhe bakllava derisa kuvendojnė pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė vendit. Noli ishte ėndėrrimtar nė politikė. Tė tillėt nuk kanė jetė tė gjatė nė kėtė sferė, por pa ta s’bėn!
    Historia pėrsėritet pėr ata qė s’i mėsojnė leksionet e saj. Kėto ditė jemi dėshmitarė tė kėsaj pėrsėritjeje nė Kosovė, disa decenie pas poezisė sė Nolit dhe rrafsh tre vjet pas shpalljes sė mėvetėsisė. Krerė tė Partisė Demokratike (PDK) janė shndėrruar nė tyxharė pazari, qė shesin jo vetėm salep e hallvė, bajame e lajthi, por edhe poste tė rėndėsishme politike, siē ėshtė funksioni i presidentit tė shtetit. Nėn dritat e kamerave liderė tė PDK-sė vrapojnė natėn (sidomos natėn!) dhe ditėn nė takime, tė cilat kryesisht zhvillohen nė shtėpi private, restorante dhe qymeze, atje ku ngrihen kurthe dhe ndėrtohen prapaskena. Njė temė, njė pyetje mbizotėron kėto muhabete: kush do tė bėhet president? Duke e futur nė pazar kusuritjesh pėr koalicion kėtė funksion PDK ėshtė bėrė shkatėrrimtare e institucionit tė presidentit. Nėse ekziston njė post qė duhet tė ruhet nga ēdo stėrpikje prej moēalit politik, atėherė ky ėshtė posti i presidentit. Megjithėse ndonjė hallvaxhiu politik s’i intereson fare Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, ėshtė me rėndėsi qė kėtu tė sjellim nė vėmendje tė publikut nenin 83, i cili thotė: “Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikės sė Kosovės“. Udhėheqėsit e PDK-sė nėse mendojnė ndonjėherė pėrtej interesave personale e dinė se unitetin e popullit s’mund ta pėrfaqėsojė Behgjet Pacolli, i cili nė Kosovė gėzon mė pak mbėshtetje se Hosni Mubaraku nė Egjipt apo Ben Aliu nė Tunizi. (Krahasimi i kėtushėm i Pacollit ka tė bėjė vetėm me pėrkrahjen nga shoqėria, jo me mėnyrėn se si kanė sunduar kėta dy autokratė). Sikur tė mos kishte mbėshtetjen e ndonjė shverceri politik kosovar nė tė ashtuquajturat zgjedhje parlamentare Pacolli dhe partia e tij ndoshta nuk do ta kishin kaluar as pragun zgjedhor.

    Liri dhe tagji

    Nė njė nen tjetėr tė Kushtetutės sė Kosovės thuhet se kryetari i shtetit “garanton funksionimin kushtetues tė institucioneve tė pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė”. Pyetja qė duhet t’ia shtrojnė vetes prijėsit e PDK-sė ėshtė se a mund ta bėjė kėtė njė biznesmen qė me vite tė tėra ka qenė nėn hetime nga drejtėsia nė Zvicėr dhe i ka shpėtuar procesit gjyqėsor pėr shkak se drejtėsia nė Rusi ka refuzuar bashkėpunimin. Zakonisht thuhet se nė politikė nuk ka moral. Duhet tė ketė! Prandaj, liderėt e PDK-sė duhet tė pyesin veten: a ėshtė moralisht e pranueshme qė njė tyxhar politik si Pacolli tė bėhet Komandant Suprem i Forcave tė Sigurisė sė Kosovės (FSK)? Historia pėrsėritet pėr ata qė s’i mėsojnė leksionet e saj: Dihet se nė mars tė vitit 1998 Pacolli ka ardhur si korrier i Rusisė dhe i Serbisė nė Prishtinė dhe ėshtė pėrpjekur tė bindė klasėn politike tė Kosovės tė pranojė negociata me Slobodan Milosheviqin – pa ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, pa amerikanė dhe europianė perėndimorė! (Kėtė e thonė edhe mediat me prestigjioze nė Europė). Qėllimi i luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka qenė ndėrkombėtarizimi edhe mė i madh i ēėshtjes sė Kosovės dhe sigurimi i mbėshtetjes perėndimore pėr idenė e ēlirimit nga terrori serb. Tani komandant suprem i FSK-sė, pra i trupės pasardhėse tė UĒK-sė ka gjasa tė bėhet personi qė para hiē mė larg se 13 vjetėsh – me apo pa vetėdije, me qėllim apo nga naiviteti – erdhi tė sabotojė luftėn e UĒK-sė dhe politikėn shtetformuese tė Ibrahim Rugovės. Janė disa hallvaxhinj nė Partinė Demokratike qė pėr kėtė s’bėhen merak fare; ata para syve tė popullit tė Kosovės e kanė dėshmuar se nuk kanė luftuar pėr liri, por pėr tagji, s’kanė luftuar pėr ēlirim, por pėr fitim.
    Mbetet tė shihet nėse ndonjėri nga deputetėt e PDK-sė nė Kuvendin e ri tė Kosovės do tė ketė guxim tė votojė sipas ndėrgjegjes dhe jo sipas direktivave partiake, tė cilat kėnaqin vetėm apetitet pėr pushtet tė njė tarafi.
    Behgjet Pacolli s’e fsheh dot zemėrimin irracional ndaj atyre qė e kritikojnė dhe pėrherė arsyetohet se s’i paskėsh bėrė gjė tė keqe askujt. Kjo retorikė vetėm shpalos mungesėn e pėrvojės qė ai ka nė arenėn politike. Shpesh ndėrton konspiracione, duke akuzuar kritikėt e tij se po i bashkėrendojnė aktivitetet e tyre “me media beogradase”. Kjo ėshtė njė metodė e ulėt e fyerjes sė kritikėve nė mungesė tė argumenteve bindėse. Pacolli nuk arrin tė kuptojė se ėshtė ai vetė qė e ka diskualifikuar veten pėr ēdo post tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. I rrethuar shpesh me gazetarė tė blerė, tė cilėt duke pėrtypur narezakė tė importuar i thurin elozhe, pretendenti pėr president tė Kosovės nuk ka arritur tė kuptojė se faktet s’rrėzohen duke sharė lajmėsit.

    Shpalosja vullnetare

    Disa prej kėtyre fakteve po i pėrmendim kėtu. Pėrveē Pacollit nė vitet e fundit nuk ekziston ndonjė figurė nga jeta publike e Kosovės qė ka dhėnė intervista dhe deklarata aq problematike pėr mediat serbe. Dhe ēdoherė kur kėto muhabete tė tij janė ribotuar nė mediat e Kosovės Pacolli ėshtė munduar t’i demantojė. Tė pėrmendim kėtu intervistėn pėr gazetėn serbe “Nedeljni Telegraf”, botuar mė 4 janar 2006. Aty Pacolli citohet tė ketė thėnė se “fati i rajonit ėshtė nė duart e Beogradit”, se “Kosova s’mundet pa Serbinė” (“Kosovo ne može bez Srbije”), se “ėshtė koha qė ai (presidenti Ibrahim Rugova, v.j.) tė tėrhiqet”, se pėrgjegjės pėr gjakderdhjen nė Ballkan dhe luftėrat nė Ballkan ėshtė Richard Holbrooke. Menjėherė pas botimit Pacolli ėshtė ngutur t’i pėrgėnjeshtrojė tė gjitha kėto, por vetėm nė njė gazetė tė Prishtinės, jo nė “Nedeljni Telegraf”. Si ėshtė e mundur qė fund e krye gazetarėt serbė ta citojnė keq personin, i cili i kishte pritur ata nė Lugano tė Zvicrės (gazetarėt bile thonė se i kishte gostitur nė shtėpi, ndėrsa Pacolli thotė se ėshtė takuar me ta nė njė apartament tė “hotelit tim nė Lugano”)? Si ėshtė e mundshme qė Pacolli t’i japė intervistė bash njė gazete bulevardeske dhe senzacionaliste serbe si “Nedeljni Telegraf”? Madje intervista ėshtė ilustruar edhe me shumė fotografi nga jeta e bujshme e Pacollit, mes tyre edhe njė fotografi me kėtė legjendė: “Selim Broshai i Pacoli u prištinskom restoranu Dora, 1981”. Fjala ėshtė pėr Selim Broshėn, njė punėtor veteran i shėrbimeve sekrete jugosllave dhe serbe dhe, thėnė mė sė buti, mbikėqyrės i veprimtarive tė emigracionit shqiptar nė Europė. Selim Brosha ėshtė vrarė pas luftės sė fundit. Vrasėsi i vetėdeklaruar Nazim Bllaca lidhur me kėtė rast ka thėnė: “Sa i pėrket Selim Broshės, mė kanė ēuar mua ta shoh nė (restorantin v.j.) ‘Dubrovnik’. E kam pėrcjellė, ka qenė njė person i shėndoshė, shtatshkurtėr dhe atė e kemi pėrcjellė deri nė momentin, nė ditėn e ekzekutimit. Nuk kam marrė pjesė nė ditėn e ekzekutimit tė tij, por kam marrė pjesė nė parapėrgatitjen e vrasjes sė tij. Selim Brosha e ka pasur banesėn prapa ‘Qafės’ dhe aty unė kam qėndruar njė muaj duke shitur cigare pas orarit tė punės kinse po shesim cigare, jemi tregtarė, ndėrsa ėshtė pėrcjellė Selim Brosha, i cili nė atė kohė ka pasur njė ‘Golf 2’ tė bardhė”.

    Skandal pas skandali

    Nė fund tė dhjetorit 2010 Pacolli i dha njė intervistė skandaloze gazetės serbe “Politika”. Ende pa filluar negociatat, siē po thuhet, “teknike” ai paralajmėron kapitullimin preventiv tė Kosovės, kur thotė: “Veriu (i Kosovės, v.j.) do tė kishte autonomi ekonomike”. Nėse si palė negociatore Prishtina tregon qė tani se ma ēka pajtohet, atėherė pėr palėn tjetėr hapet rruga tė kėrkojė diēka tjetėr, pėr shembull autonomi politike. Kėtu ekziston edhe njė dallim me disa krerė tė PDK-sė, tė cilėt kanė premtuar se veriu s’do tė jetė ēėshtje e bisedimeve me Serbinė, kurse Pacolli mendon krejt diēka tjetėr. Deklarata tjetėr skandaloze e Pacollit ka tė bėjė me premtimin se do t’i kthejė “tė gjithė serbėt e pėrndjekur nė Kosovė”. Sė pari: Nuk janė tė gjithė tė pėrndjekur, njė pjesė e madhe e tyre janė vendosur nė Serbi nė mungesė tė perspektivės ekonomike nė Kosovė ose pasi kanė humbur privilegjet e fituara nga politika e terrorit. Sė dyti: Shifrat e serbėve tė Kosovės janė manipuluar shpesh nga Beogradi, prandaj pa njė regjistrim tė popullsisė s’mund tė flitet kuturu. Sė treti: Njė pjesė e madhe e serbėve tė Kosovės tashmė i kanė shitur pronat e tyre. Si do t’i kthejė kėta Pacolli? Edhe kjo intervistė pėr “Politikėn” e Beogradit tregon se ai ose ėshtė naiv ose qėllimkeq nė politikė. Ende pa u bėrė president ai tashmė i jep autonomi ekonomike veriut. E kur tė bėhet kryetar?
    Nė vazhdim njė shembull tjetėr: Pak para zgjedhjeve tė vitit 2007 Pacolli i dha njė intervistė “Zėrit tė Amerikės” ku akuzoi bashkėsinė ndėrkombėtare pse i kishte zhvilluar negociatat pėr Kosovėn nė “Vjenė e Londėr”. Kėto negociata, sipas tij, ėshtė dashur tė zhvillohen “nė Beograd, Kragujevc, nė Prishtinė, Prizren”. Ai kishte kėrkuar qė bisedimet tė bėhen pa pėrkthyes, sepse “secili prej nesh e njeh gjuhėn, mentalitetin (serb, v.j.)”. I pari qė hiēgjė s’merr vesh nga serbishtja ėshtė Hashim Thaēi. Dhe shumė tė tjerė. Njė propozim tjetėr i Pacollit ėshtė po ashtu qesharak: Bisedimet me Serbinė, thoshte ai, duhet tė zhvillohen “diku nė mes, oficiale dhe jo oficiale”. Si tė kuptohet kjo pėrveē se si apel bashkėsisė ndėrkombėtare: ne mund tė merremi vesh vetė me serbėt, sepse dimė serbisht dhe takohemi me ta diku tinėz. Me kėtė ide Pacolli kishte ardhur edhe nė vitin 1998 nė Prishtinė, me mandat tė Kremlinit. Nė intervistėn pėr “Zėrin e Amerikės” Pacolli flet edhe pėr mundėsinė qė Kosova tė shpallė “njėanshėm” pavarėsinė. Ky ėshtė tamam vokabulari i diplomacisė serbe – “jednostrano proglašena nezavisnost Kosova”. E vėrteta ėshtė se Kosova e ka shpallur pavarėsinė nė koordinim me shtetet mė me ndikim nė Perėndim, jo njėanshėm. Sikur tė ishte njėanshėm, atėherė as shtatė shtete s’e kishin pranuar Kosovėn deri mė tani.

    “E kam parė Titon cullak”

    Para disa muajsh Pacolli i dha intervistė revistės kroate “Globus”. Citohej tė ketė thėnė se dėshiron tė jetė Tito i Kosovės. Sikur nė rastin e “Nedeljni Telegrafit” edhe kėsaj radhe ai u ngut ta demantojė kėtė, por jo nė “Globus”; e dėrgoi njė reagim te “Koha Ditore”; me gjasė nuk e kishte shkruar vetė. Sa i pėrket Titos deklaratat e Pacollit vėrtet janė zbavitėse. Nė njė shkrim tė botuar nė nėntor 2007 nė gazetėn gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Pacolli e kishte lėnė gojėhapur gazetarin kur i kishte thėnė se nė vitet 70-tė kishte punuar shumė afėr Titos. Nė pyetjen se a e kishte parė ndonjėherė personalisht liderin jugosllav, Pacolli ishte pėrgjigjur: “Po, madje edhe cullak”. Dhe vazhdon: “Unė kam qenė adjutant i tij. I kam ndihmuar nė gardėrobė dhe ia kam bartur valixhet”. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Pacolli nuk ėshtė orator i mirė, se pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės e ka thyer njė tabu, duke bėrė aleancė me dinjitarė myslimanė. Kjo po shihet edhe tani, kur mashtrues me maskė tė fesė islame dalin dhe thonė: “Ėshtė sevap tė votosh pėr Pacollin dhe haram pėr Albin Kurtin”. Gazeta gjermane ka zbuluar po ashtu se shumė projekte me tė cilat krenohet Pacolli nuk ekzistojnė fare, se nė Zvicėr firma e tij pothuaj nuk ėshtė e njohur, se informata se gjoja ka realizuar me sukses disa projekte pėr ndėrtimin e ambasadave nė Berlin ėshtė e rrejshme. Lidhur me misionin e tij si ndėrmjetėsues pėr interesa tė Moskės dhe Beogradit nė vitin 1998 Pacolli mė vonė ishte arsyetuar se e kishte takuar Milosheviqin vetėm pėr t’ia blerė atij Kosovėn pėr “dy miliardė dollarė”. Nė mars tė vitit 2006 nė njė intervistė pėr gazetėn “Zėri” Pacolli kishte thėnė se Rusia nuk do ta pengojė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Realiteti rezultoi krejt ndryshe. Para tė ashtuquajturave zgjedhje tė 12 dhjetorit ish-valixhebartėsi i Titos tha se Kosova nė shtator tė vitit tė ardhshėm (2011) do tė jetė pjesė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Dhe premtoi se do ta bashkojė Kosovėn me Shqipėrinė brenda “10-15 vjetėve”. Gjuha ėshtė prej tuli dhe shkon ngado. Thonė se nė fushata elektorale bėhen premtime tė mėdha. Por, edhe politikanėt mė tė paskrupullt nuk do tė duhej t’i lejonin vetes tė plasonin tė pavėrteta kaq tė mėdha.
    Ēfarė presidenti i duhet Kosovės? Si shtet Kosovės s’i ka mbetur tė krahasohet me dikė tjetėr pėrveēse me vende sikur Shqipėria. Por, sa u pėrket presidentėve madje edhe nė Tiranė punėt qėndrojnė mė mirė. Tre presidentėt e fundit – Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi – kanė pėrfaqėsuar, pėrkundėr disa tė metave, unitetin e popullit. Edhe nė vende me demokraci stabile si Gjermania pėrherė ekzistojnė pėrpjekje qė nė postin e presidentit tė zgjidhen figura qė qėndrojnė mbi pėrditshmėrinė politike. Nė vitin 2004 dhe 2009 kandidate e Partisė Socialdemokrate pėr postin e presidentes ka qenė Gesine Schwan, njė profesoreshė e respektuar e shkencave politike. Kandidati fitues ishte Horst Köhler, njė ekonomist i njohur dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndėrkombėtar. A nuk do ishte e udhės qė nė kėtė situatė tė rėndė politike Kosova tė kishte njė president nga bota akademike, universitare, njė personalitet qė ka qėndruar larg moēalit politik dhe qė reflekton dinjitet mendor dhe moral? Jehona e zgjedhjes sė Behgjet Pacollit nė mediat ndėrkombėtare do tė jetė kjo: “Kuvendi i Kosovės zgjodhi president tė vendit njė biznesmen, i cili dyshohet tė ketė korruptuar klanin e Jelcinit gjatė viteve 90-tė”. Mandati i presidentit zgjat 5 vjet. Ėshtė njė periudhė vendimtare pėr Kosovėn. Gjatė kėtyre viteve do tė dihet a bėhet Kosova shtet funksional apo dovlet i dėshtuar. Kushtetuta e Kosovės parasheh shkarkimin e presidentit vetėm nė rast se ai shkel rėndė Kushtetutėn, nėse dėnohet pėr krim tė rėndė dhe nėse s’mund tė ushtrojė funksionin pėr shkak tė sėmundjes. Lehtė ėshtė tė zgjidhet njė kandidat i padenjė pėr kėtė post, por vėshtirė tė hiqet pastaj. Por, me kėto ēėshtje nuk merret gati askush nė PDK, me rėndėsi tani ėshtė qė tė ndahet kulaēi i pushtetit, tė vazhdojė manipulimi i tenderėve dhe firmat e njėjta, tė lidhura me ministra, tė ndėrtojnė objekte shtetėrore, pastaj fitimi tė ndahet pėrpjesėtimisht. Me kėtė mendėsi vazhdojmė tė jetojmė si nė vaktin e Salep Sulltanit.

    Enver Robelli

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    uroj qe mos ta bej presidentin ashtu sic ecen ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #313
    Presidenti i Republikes se kosoves Behgjet Pacolli homazhe te varret e dėshmorėve.





    Presidenti i AKR-sė, Behgjet Pacolli, i shoqėruar edhe nga prof. Muhamet Mustafa, dr. Ferid Agani dhe nėnkryetarėt e AKR-sė prof. Ibrahim Gashi e Ibrahim Makolli, pėr nder tė pėrvjetorit tė tretė tė pavarėsisė sė Kosovės, bėnė homazhe tė varri i komandantit legjendar Adem Jashari, te varri i presidentit historik dr.Ibrahim Rugova dhe te varrezat e dėshmorėve nė Gllogjan.
    Me kėtė rast Pacolli dhe delegacioni qė e shoqėroi, vizituan familjen Rugova, familjen Jashari dhe familjen Haradinaj.
    Mesazhi i tyre ishte se kontributi i kėtyre familjeve dhe i popullit tė Kosovės nė luftėn pėr ēlirim pėrkujtohet me pijetet tė lartė ēdo 17 shkurt.
    Koalicioni pėr Kosovė tė Re, duke vlerėsuar lartė kontributin e kėtyre familjeve zotohet se do tė jap kontributin e vet pėr forcimin e shtetėsisė sė Kosovės, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj nė familjen e popujve tė botės sė qytetėruar evropiane dhe euroatlantike, synim dhe ideal ky i dėshmorėve tė kombit.

    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=0&id=104754

  4. #314
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Rusja Masha Pacolli zonja e parė e ardhshme e Kosovės




    KOSOVĖ- Kandidati pėr president i Kosovės Behxhet Pacolli nuk ėshtė parė kurrė nė shoqėrinė e bashkėshortes sė tij, as gjatė fushatės zgjedhore, e as nė aktivitete tjera.
    Madje as nė shkrimet e shumta pėr biografin e tij nuk shkruan se kush ėshtė bashkėshortja e tij. Rasti i rrallė qė Pacolli kishte pėrmendur bashkėshorten e tij, por pa emėr, ėshtė njoftimi qė ditė mė parė ka bėrė nė “Facebook” pėr lindjen e djali tė tij Diarit.

    Mediat serbe kanė mundur tė sigurojnė informacione pėr gruan e Pacollit duke i’u referuar njė interviste tė botuar nė revistėn kroate “Nacional” nė vitin 2007. Shkrimi zbulon se bashkėshortja e kandidatit pėr president tė Kosovės ėshtė Masha Pacolli, lindur nė St. Petersburg tė Rusisė, e cila tani ėshtė 33-vjeēare.
    Zyra e shtypit e Behxhet Pacollit ėshtė treguar shumė e rezervuar ne nxjerrjen e informacioneve lidhur me jetėn private tė tij.
    “Nuk mund tė ju pėrgjigjem ne lidhje me kėtė pa u konsultuar me z. Pacolli”: - ėshtė shprehur zėdhėnėsi i AKR-sė, Arbėr Geci.

    Nė librin biografik “Nga sfida nė sfidė jeta, Behgjet Pacolli”, ai shkruan se ka katėr fėmijė, tri vajza e njė djalė, duke pėrfshi edhe dy vajzat nga martesa e parė, ndėrsa fėmija i pestė i ka lindur nė janar tė vitit 2011. Por, ajo qė tashmė dihet ėshtė se Pacolli pėr disa vite ka qenė i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Nėse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit tė Kosovės pėr president tė vendit, rusja 33-vjeēarja Masha Pacolli do tė jetė zonja e parė e Kosovės.


    Pse more flisni kur nuk e dini te verteten jeni ber si keto fletushkat bulevardeske te kosoves

    Bashkshortja e Behgjet Pacollit, Masha Pacolli nuk esht russe o shipca por shtetase russe me origjin Gjermane (Familja e Masha Pacolli esht me origjin gjermane)

  5. #315
    Citim Postuar mė parė nga Silverwings Lexo Postimin
    Hajde ta bėjmė Salep Sulltanin president!



    Enver Robelli

    Ka filluar te ulurisin keta zagaret e Veton Sorre Surrojt e gazetart e Vecerni-Novostit e Blicit te Beligradit ne Kroaci kot e ke o Enver Rrebeli se nuk ta fute Pacolli

  6. #316
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anėtarėsuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar mė parė nga Hard Lexo Postimin
    ....per pijanic e di qe u kan , e per kopil qe te kuka kan qetash e morra vesh....

    p.s. mundet me dal edhe ma keq .....
    A kshtu leht manipulohesh vetem pse njoni ha m.... ti menjeher pas ti se paska pas zor shkau met kthy kah vetja.

  7. #317
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Djema boll shitet patriotizem ketu dhe boll sulmuat padrejt jeten private te pacollit. Fundi i fundit nese mendoni te akuzoni per nder dhe moral dikend, ateher keta i keni ne qeveri, te cilet me shum qendrojn neper shtepi publike se sa neper shtepi te tyre.

    Nese patriotizmin e shifni si kriterin kryesor per te funksionuar nje shtet, ateher kjo nuk qendron sepse pikerisht patriotat me te medhenje te kosoves ne menyre patriotike e kan vjedh dhe persekutu kosoven deri ne vdekje.

    Sot ka ardh koha qe patriotizmin ta leni neper objekte arkeologjike, ndersa te kapet kazmja dhe te pervilet kraht ne pune, te cilet vetem pacolli eshte ne gjendje ta bej, keta tjeret skan mundesi sepse krevatat i kan te gjata dhe nuk shofin prej syzeve.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    A kshtu leht manipulohesh vetem pse njoni ha m.... ti menjeher pas ti se paska pas zor shkau met kthy kah vetja.
    ky hard llap loti ben monolog por pretendon se eshte duke ber dialog!
    tash hard-llapat serbet i ben vellezer edhe ruset po ashtu, u dhane hise armiqve te shqiptarve ne drejtimin e shtetit!

    llapi ka shume ftyra me te gjitha nofkat i thot derrit daj!
    vakti po henka kashten llap- hard-loti!

    bac keta jane horrat qe ta kane leshue edhe ne lufte !
    bac nuk u krye perseri me ata qe te vran u bashkua rrenci me i madh te shqiptaret!

    bac u bashkuan armiqet te cilet ti i luftove !
    u bashkuan per te te maskruar perseri !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 17-02-2011 mė 17:52

  9. #319
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Prishtina.C Lexo Postimin


    Bashkshortja e Behgjet Pacollit, Masha Pacolli nuk esht russe o shipca por shtetase russe me origjin Gjermane (Familja e Masha Pacolli esht me origjin gjermane)
    edhe sikur te jete ruse nuk ka asgje te keqe, ajo eshte ne moshe te vogel vetem 33 vjece.
    Bexhet Pacolli ka qene i zhgenjyer nga ex-gruaja e tij shqiptare, ana oxa dhe me vone qenka martuar me nje femer te urte nga st petersbourgu per me i rrit femijet.

  10. #320
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anėtarėsuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    ky hard llap loti ben monolog por pretendon se eshte duke ber dialog!
    tash hard-llapat serbet i ben vellezer edhe ruset po ashtu, u dhane hise armiqve te shqiptarve ne drejtimin e shtetit!

    llapi ka shume ftyra me te gjitha nofkat i thot derrit daj!
    vakti po henka kashten llap- hard-loti!

    bac keta jane horrat qe ta kane leshue edhe ne lufte !
    bac nuk u krye perseri me ata qe te vran u bashkua rrenci me i madh te shqiptaret!

    bac u bashkuan armiqet te cilet ti i luftove !
    u bashkuan per te te maskruar perseri !

    Ah bre G2 mos se ma djege zemren, po ishalla nuk eshte ashtu si po thu ti.
    edhe pse Bacin keta e vran dhe tash po e kendoj siq e ka pas zakon shkau.

Faqja 32 prej 110 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •