
Postuar mė parė nga
PLAKU
I nerumi Sharri lubonja,ju falenderoj ne mire kupetim. Cfare thon keta te opzites?
Opozita: Pazar politik
Subjektet politike qė janė pėrcaktuar tė rrinė nė opozitė kanė kritikuar vendimin e PDK-sė pėr tė lidhur koalicion me Aleancėn Kosova e Re, duke i lėnė kėsaj tė fundit, postin e presidentit.
Lidhja Demokratike e Kosovės, pėrmes pėrgjegjėsit pėr informim Kujtim Shala, ka thėnė se ajo qė doli nga takimi i djeshėm i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė, i cili dha dritėn jeshile pėr koalicionin e ardhshėm qeverisės, ishte njė proces i pastėr politik dhe i interesave e ambicieve personale tė personave tė caktuar.
Ky ėshtė njė proces i pastėr politik, marrėveshje politike, apo mė saktėsisht njė kushtėzim politik. Ju e dini se presidenti duhet tė jetė pėrfaqėsues qė duhet tė pėrfaqėsojė vullnetin e gjithė qytetarėve tė Kosovės jo vetėm tė partive politike dhe kur njė president dominohet nė njė mėnyrė tė tillė, ska si ta ketė atė funksion, tha Shala.
Anėtarė brenda PDK-sė patėn insistuar qė kandidat pėr president tė jetė Jakup Krasniqi, por nė takimin qė zgjati tre orė, u morr vendim, qė ky post ti lihej AKR-sė.
Visar Ymeri nga Lėvizja Vetėvendosje, tha se marrėveshja ėshtė njė pazar politik e lidhur mes dy kryetarėve tė partive, pėr interesa personale.
Ymeri hedh dyshime se Pacolli, qė ėshtė kandidat pėr president i AKR-sė, pėrfaqėson unitetin e kombit.
Ai nuk pėrfaqėson popullin shqiptar fare. Duhet ta kemi parasysh se nuk ėshtė puna vetėm e votave. As AKR-ja e as Pacolli nuk kanė numra tė mjaftueshėm tė votave pėr ta pėrfaqėsuar popullin shqiptar, por e dyta qė ėshtė mė serioze dhe mė e rėndėsishme ėshtė qė programi i Bexhet Pacollit dhe deklarimet e tij politike nuk janė fare pėrfaqėsuese e as mbrojtėse tė interesit tė vullneti tė popullit tė Kosovės".
"Prap po e them, qė Pacolli do tė bėhet ndoshta president i Kosovės vetėm si pjesė e njė pazari politik, e assesi si pėrfaqėsues e as si meritė e tij dhe as pėr shkak tė besimit, qė i ėshtė dhėnė nga qytetarėt e Kosovės, tha Ymeri.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila u tėrhoq nga negociatat pėr koalicion meqė PDK-ja nuk plotėsoi kushtin e saj qė posti i kryeministrit ti takojė kėsaj partie, apo qė nė krye tė ekzekutivit tė mos jetė Hashim Thaēi e vlerėson koalicionin e ardhshėm si shkatėrrues pėr institucionet.
Nėnkryetari Ahmet Isufi shpjegon mė shumė...
E vlerėsojmė si marrėveshje tė mėhershme pėr shkatėrrimin e institucioneve tė Kosovės, sepse tė dy partitė kanė kontribuar qė vendi ėt shkojė nė gjendje tė jashtėzakonshme dhe kjo ka ndodhur si pasojė e tė gjitha zhvillimeve edhe nga zgjedhjet qė kanė dalė me shumė diskutime dhe qė kanė rezultuar me votėn e manipuluar".
"Prandaj, krejt pėrgatitjet qė nė fillim kanė qenė qė tė ndodhi kjo qė ka ndodhur dje nė ditėn e tė dashuruarve normalisht qė ka treguar njė simbolikė, pėr kėto dy parti, tha Isufi.
Partitė opozitare hedhin dyshime edhe pėr programin e ardhshėm qeverisės, meqė siē thonė, nuk ka pėrputhje mes subjekteve qė janė pjesė e Koalicionit Kosova e Re.
Nga ky koalicion, janė zgjedhur deputetė nga radhėt e Partisė sė Drejtėsisė, asaj Social-Demokrate dhe tė grupit tė ekspertėve.
Kujtim Shala i LDK-sė thotė se do tė jetė vėshtirė qė tė pėrafrohen qėndrimet.
Nuk ka njė program qeveritar. Nuk e dimė pėrbėrjen e qeverisė, tė asaj qė do tė propozohet si kabinet, e qė do tė votohet ose jo. Ne skemi parė njė program qeverisės, por duke pasur parasysh pėrbėrjen e Koalicionit pėr Kosovėn e Re, ku janė parti politike totalisht tė ndryshme, mendoj se ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė pėrafrohen, qė tė kenė pikėtakime tė shumta themelore, qė do tė mund tė prodhonin njė program qeverisės efikas, tha Shala.
Ahmet Isufi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės thotė se nė koalicionin e ardhshėm qeverisės PDK-AKR, strukturat janė tė pėrziera dhe pa profil tė caktuar.
Paramendoni qe partia e z Pacolli ka vetėm katėr deputetė, duke mos llogaritur ata qė kanė hyrė nga partitė tjera nė koalicion dhe ēfarė uniteti mund tė paraqesė pėr Kosovėn, sidomos edhe me tė gjitha ato qė janė thėnė nė opinion. Prandaj konsiderojmė se janė kalkulime nė dėm tė qytetarėve tė Kosovės dhe kjo do ta dobėsojė edhe mė shumė imazhin e Kosovės, qoftė nė arenėn ndėrkombėtare, qoftė te qytetarėt e Kosovės, u shpreh Isufi.
Nė anėn tjetėr, Lėvizja Vetėvendosje, qė ka qenė gjatė gjithė kohės, kundėr negociatave me Serbinė, shfaq druajtjen se koalicioni i ardhshėm do bėjė koncesione me Serbinė nė dėm tė Kosovės.
Visa Ymeri thotė se tė dėmshme nuk do tė jenė vetėm bisedimet, por edhe zhvillimet e brendshme, siē ėshtė privatizimi.
Ky koalicion do tė jetė koalicion i negociatave me Serbinė, ku do tė diskutohen, jo ēėshtjet teknike siē po thuhet, por rregullimi territorial dhe institucional i Kosovės, pra vetė statusi i vendit. Do tė jetė koalicion i privatizimit tė egėr tė ēdo gjėje publike qė do tė synojė tė fillojė me PTK-nė, pėr tė vazhduar me KEK-un, Trepēėn e kėshtu me radhė, theksoi Ymeri.
PDK i ka bėrė ftesė tė hyjė nė koalicion edhe Listės Ibrahim Rugova, qė ka vetėm njė deputet dhe komuniteteve pakicė. Nė ditėt e ardhshme pritet tė konkretizohen detajet e marrėveshjes si dhe ndarja e resorėve.(rel
Krijoni Kontakt