
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Opozita: PDK-AKR, pazar politik15-02-2011 12:38 CET Subjektet politike qė janė pėrcaktuar tė rrinė nė opozitė kanė kritikuar vendimin e PDK-sė pėr tė lidhur koalicion me Aleancėn Kosova e Re, duke i lėnė kėsaj tė fundit, postin e presidentit.
Lidhja Demokratike e Kosovės, pėrmes pėrgjegjėsit pėr informim Kujtim Shala, ka thėnė se ajo qė doli nga takimi i djeshėm i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė, i cili dha dritėn jeshile pėr koalicionin e ardhshėm qeverisės, ishte njė proces i pastėr politik dhe i interesave e ambicieve personale tė personave tė caktuar.
Ky ėshtė njė proces i pastėr politik, marrėveshje politike, apo mė saktėsisht njė kushtėzim politik. Ju e dini se presidenti duhet tė jetė pėrfaqėsues qė duhet tė pėrfaqėsojė vullnetin e gjithė qytetarėve tė Kosovės, jo vetėm tė partive politike dhe kur njė president dominohet nė njė mėnyrė tė tillė, ska si ta ketė atė funksion, tha Shala.
Anėtarė brenda PDK-sė patėn insistuar qė kandidat pėr president tė jetė Jakup Krasniqi, por nė takimin qė zgjati tre orė, u morr vendim, qė ky post ti lihej AKR-sė.
Visar Ymeri nga Lėvizja Vetėvendosje, tha se marrėveshja ėshtė njė pazar politik e lidhur mes dy kryetarėve tė partive, pėr interesa personale.
Ymeri hedh dyshime se Pacolli, qė ėshtė kandidat pėr president i AKR-sė, pėrfaqėson unitetin e kombit.
Ai nuk pėrfaqėson popullin shqiptar fare. Duhet ta kemi parasysh se nuk ėshtė puna vetėm e votave. As AKR-ja e as Pacolli nuk kanė numra tė mjaftueshėm tė votave pėr ta pėrfaqėsuar popullin shqiptar, por e dyta qė ėshtė mė serioze dhe mė e rėndėsishme ėshtė qė programi i Bexhet Pacollit dhe deklarimet e tij politike nuk janė fare pėrfaqėsuese e as mbrojtėse tė interesit tė vullneti tė popullit tė Kosovės".
"Prapė po e them, qė Pacolli do tė bėhet ndoshta president i Kosovės vetėm si pjesė e njė pazari politik, e assesi si pėrfaqėsues e as si meritė e tij dhe as pėr shkak tė besimit, qė i ėshtė dhėnė nga qytetarėt e Kosovės, tha Ymeri.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila u tėrhoq nga negociatat pėr koalicion meqė PDK-ja nuk plotėsoi kushtin e saj qė posti i kryeministrit ti takojė kėsaj partie, apo qė nė krye tė ekzekutivit tė mos jetė Hashim Thaēi e vlerėson koalicionin e ardhshėm si shkatėrrues pėr institucionet.
Nėnkryetari Ahmet Isufi shpjegon mė shumė...
E vlerėsojmė si marrėveshje tė mėhershme pėr shkatėrrimin e institucioneve tė Kosovės, sepse tė dy partitė kanė kontribuar qė vendi ėt shkojė nė gjendje tė jashtėzakonshme dhe kjo ka ndodhur si pasojė e tė gjitha zhvillimeve edhe nga zgjedhjet qė kanė dalė me shumė diskutime dhe qė kanė rezultuar me votėn e manipuluar".
"Prandaj, krejt pėrgatitjet qė nė fillim kanė qenė qė tė ndodhi kjo qė ka ndodhur dje nė ditėn e tė dashuruarve normalisht qė ka treguar njė simbolikė, pėr kėto dy parti, tha Isufi.
PDK i ka bėrė ftesė tė hyjė nė koalicion edhe Listės Ibrahim Rugova, qė ka vetėm njė deputet dhe komuniteteve pakicė. Nė ditėt e ardhshme pritet tė konkretizohen detajet e marrėveshjes, ndėrkohė qė seanca konstituive e Kuvendit ėshtė mė 24 shkurt. /REL/
Krijoni Kontakt