Dhe Mutafa Nano eshte terbuar bashk me vampire te tjere pse Arvizu nuku eshte ne rresht si ushtar i ed Rucit..
Ishin mesuar me Widhersin..
E ki pak neutral po u a ngre nervat.. Pucistave..
Ja si reagon kulishi i neveritshem i Pucistave te Mafies se Betonit.. mustafa Vampiri..
-------------
Dhuna ėshtė dhunė, por tė vrarėt janė tė vrarė, z.Arvizu!
Mustafa Nano
| 15/02/2011
Duket sikur i jam qepur me bukė nė torbė ambasadorit amerikan (ėshtė e disata herė qė e pėrmend nė shkrimet e mia; po se mos vetėm unė!), por nė fakt ėshtė ai qė na ėshtė qepur e bėrė rrodhe tė gjithėve. Ambasadori amerikan ka dalė nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtypin me kreun e policisė sė shtetit.
Doli nė fillim me kryeprokuroren, dhe tani me kryepolicin. Kėshtu si e ka nisur, nesėr do tė dalė me drejtorin e TVSH-sė, me guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, me drejtoreshėn e institutit tė statistikave, me pronarin e gazetės 55, dhe nė fund fare, me gardistėt e arrestuar. Pėr t'i balancuar pakėz ēalltisjet publike, po gjeti kohė mund tė bėjė edhe njė vizitė nė shtėpinė e ndonjėrit prej viktimave. Po luan rolin e babait putativ tė kombit, pa e ftuar njeri qė ta luajė kėtė rol. E kur e luan kėtė rol pa ta kėrkuar kush, bėhesh i bezdisshėm. Shpresoj qė ta kuptojė.
Me siguri, e dini ē'tha nė takimin me Burgajn. Po pėrsėris do pasazhe tė marra nga site-i "Balkanweb", ora 17.00, tė cilat na bėjnė me dije, se ky njeri gabon sa herė qė hap gojėn. Pasazhi i parė: "Hetimi duhet tė pėrfshijė tė gjitha fazat, duke filluar nga organizatorėt, protestuesit, si edhe ata qė qėlluan duke ēuar nė vdekjen e 4 demonstruesve (shikoni ndjeshmėrinė e ambasadorit; e ka ndjeshmėri kronologjike; e fillon me organizatorėt, pastaj vijon me protestuesit, e pastaj e mbyll me ata qė qėlluan duke ēuar nė vdekjen e katėr demonstruesve, por duke shtuar frazėn ndėrlidhėse 'si edhe', qė ne tė tjerėve na shėrben sa herė qė duam tė shtojmė nė fund tė njė fjalie enumerative diēka pa shumė vlerė).
Arvizu i dorėzoi kryepolicit njė raport nga ekspertėt (nuk del shumė e qartė, por duhet tė jenė ekspertė amerikanė, qė kanė hetuar ngjarjen) qė shqyrtojnė rrethanat e demonstratės sė 21 Janarit. Raporti - po vijoj me raportimin e Balkanweb-it - merret nė mėnyrė specifike me pėrgatitjet dhe qėndrimin e Policisė sė Shtetit gjatė demonstratės sė 21 Janarit. Nė njė moment, ambasadori amerikan tha se "policia e shtetit pati njė plan operacional tė mirėzhvilluar pėr njė demonstratė qė do zhvillohej dhe ekzekutuan planin operacional mė sė miri". Ē'ėshtė ky? Si i lejon vetės tė japė konsiderata tė tilla mbi njė operacion konkret tė policisė sonė? Me ē'tė drejtė na ēaprashit gjėra tė tilla?
Njė dreq e di. Por kjo s'e ka penguar qė tė vijojė duke thėnė: "Gjatė dhunės ekstreme [tė protestuesve] Burgaj inicjoi masa tė jashtėzakonshme qė tė mbante nė kontroll situatėn, duke pasur parasysh burimet shumė tė kufizuara. Policia nė pjesėn mė tė madhe ishte e pambrojtur. Ata qėndruan pa lėvizur duke u goditur nga gurė, shkopinj e bomba molotov. Ata qėndruan pėrballė kėtyre sulmeve duke zbatuar urdhrat." Dhe kėtė vrull ligjėrimor e mbyll me frazėn: "Dhe nuk u hakmorėn kur u sulmuan". Nuk u hakmorėn? Ē'do tė thotė tė marrėsh hak nė njė rrethanė tė tillė? Nėse s'ėshtė punė pėrkthimi, duhet thėnė se ky njeri nuk ėshtė nė vete, mė duket. Nuk ėshtė nė vete edhe pėr njė arsye tepėr tė thjeshtė: Pas protestės, policė e gardistė (nuk merrej vesh se ē'ishin) kanė ushtruar njė dhunė kafshėrore mbi kėdo qė gjetėn afėr e brenda kullave binjake (nėse s'ka parė gjė, le tė shkojė tė kėrkojė pamjet e transmetuara nė programin Zonė e Ndaluar tė Andi Bushatit.
Kur t'i shohė ato pamje, ka pėr t'i ardhur turp pėr fjalėt qė ka thėnė dje).
A nuk ėshtė vendi pėr tė pyetur veten, se mos i gjithė ky animozitet ndaj ambasadorit mė vjen, ngaqė qėndrimet e tij bien ndesh me tė miat? Jo, s'ka lidhje.
Ky animozitet mė vjen, ngaqė sė pari ndihem i nėpėrkėmbur dhe i pėrqeshur prej nakatosjes aspak elegante tė njė tė huaji nė punėt e vendit tim. Tė njėjtėn gjė kam provuar edhe mė parė pėrballė sjelljes publike tė ambasadorėve tė tjerė, amerikanė ose jo; dhe kam shkruar nė tė njėjtėn mėnyrė. Sė dyti (po e harroj tė parėn e po e zė qė Arvizu ka gjithė tė drejtėn e mundshme pėr tė marrė pjesė nė jetėn politike e publike shqiptare), mė duket se Arvizu nuk dėshiron tė shohė e tė kapė thelbin e asaj qė ndodhi nė 21 janar (dhe njė dreq e di pse).
Ta fillojmė nė mėnyrė kronologjike, bash si e ka qejf ai. Atje u ndesh njė turmė e dhunshme njerėzish tė paarmatosur e tė pambrojtur me policinė. Pėrsėris: ishin tė parmatosur e tė pambrojtur, rrjedhimisht tė parrezikshėm qoftė pėr rendin kushtetues, qoftė pėr integritetin fizik tė ndokujt. Ishte hera e parė qė ambasadori sheh protestues tė dhunshėm tė ndeshen me policinė? Nga vjen Arvizu-ja? Nga Koreja e Veriut? Po faktin qė ata njerėz ishin pėrqeshur prej kryeministrit e zėvendėsit tė tij, tė cilėt mohuan me arrogancė, pafytyrėsi e faqe botės njė sjellje korruptive tė pėrjetėsuar nė celuloid, e merr nė konsideratė ambasadori? Apo mendon se dhuna ishte e planifikuar? Po, jua them dhe unė, qė dhuna ia bėnte mu, se ishte e planifikuar. E pastaj? Ē'gjėmė ka nė kėtė mes? Ajo dhunė e planifikuar ishte mė e pakta qė duhej bėrė disa ditė, pasi zv.kryeministri ishte kapur nė flagrancė duke planifikuar (ky po, qė ėshtė planifikim) plaēkitjen e pasurisė publike.
Dhe atė dhunė me ēadra kineze e me listela qė mbajnė sloganet e parrullat qė u pa atė ditė, edhe unė do isha i gatshėm ta ushtroja mbi policėt e skafandruar. Do ish si njė valvulė shkarkimi e zemėrimit prej korrupsionit tė qeverisė, ndėrsa policėt nuk do t'i gjente asgjė. Siē nuk i gjeti. Kaq. A do duhej tė ndiqesha penalisht pėr atė dhunė? Punė e madhe, le tė ndiqesha. E nė kėtė kuptim, le tė ndiqen penalisht dhe ata qė e ushtruan! Le tė burgosen (ca ditė apo javė burg pėr motive tė tilla i bėjnė nder ēdo qytetari nė botė)!
Ah, sikur tė ishte mbyllur me kaq! Dhe po tė ishte pėr protestuesit, me kaq do ish mbyllur; dhe me kaq, nė fakt, u mbyll. Nuk di se si do tė rridhnin ngjarjet tė nesėrmen, por atė ditė u mbyll me aq. Kur krejt papritur morėm vesh nė mbrėmje se gjatė protestės kish patur tė vrarė. Mbetėm tė topitur tė gjithė. Katėr vetė tė vrarė. Tė qėlluar nga garda e republikės, ndėrsa ishin nė bulevard. Tė qėlluar pa asnjė arsye.
Katėr, zoti Arvizu. Nuk janė katėr viza amerikane. As katėr takime tuajat me Berishėn. As katėr karafila, qė ju i gjetėt tė nesėrmen nė bulevard. Janė katėr shqiptarė, qė u vranė sepse ishin opozitarė. Dhe qė ju mezi ua nxė goja, Arvizu. E unė nuk e di pse. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Gary Younge nė numrin e sotėm tė the Guardian-it: Qėndrimi ndaj ngjarjeve ne Egjypt provoi se leader-ta tanė e shohin lirinė e demokracinė nė vende tė tjera si njė ēėshtje strategjie, e jo si njė ēėshtje parimi? Apo ka diēka mė tė ndyrė se sa Real-politika nėn rrogoz?
---------
Krijoni Kontakt