Ngjarjet e fundjanarit kane bere qe nje pjese e madhe e popullit shqiptar, njerez qe me se shumti shikojne hallet e tyre dhe punet e tyre, nuk meren me ekstremizma partiake dhe nuk u interesojne emrat e politikaneve, por punet qe bejne politikanet, te bejne disa hamendesime dhe t'u japin pergjigje disa pyetjeve qe ata i bejne vetes.
Nje nga keta pyetje eshte: Sikur te kishim Opozite...?!
Ne Shqiperi, megjithese kemi nje "Demo-Kraci" rreth 20 vjeēare, ajo eshte e paplote. Nje nga shkaqet kryesore eshte mos ekzistenca e opozites ose ekzistenca e saj vetem ne disa periudha te shkrutra. E nisim nga zgjedhjet e para pluraliste, te cilat, megjithese u tha se ishin te lira e te ndershme, u fituan nga Partia e Punes. Pra, Opozita e legjitimuar nga diktatura e atehershme u sfumua po nga ajo diktature. Por, populli i dha gjalleri ne zgjedhjet e parakohshme qe u zhvilluan atehere dhe Opozita e atehereshme i fitoi ato dhe u be pozita qeverisese e vendit.
Kjo Pozite, pasi fitoi zgjedhjet, filloi persekutimin e Opozites qe doli nga keto zgjedhje, pra ish Partise se Punes ose Partise Socialiste qe u formua pas renies se diktatures Enversite. U burgosen shume anetare te kesaj partie deri tek drejtuesi i saj. Ne kte kohe kemi nje inekzistence te opozites, pasi, edhe per shkaqet historike, kjo opozite akuzohej nga mbi gjysma e popullit Shqiptar si vrasese, burgosese, internuese dhe qe kishte kryer krime te renda ndaj popullsise Shqiptare ne 50 vite qeverisje. Populli e persekutonte kete opozite, pasi pavaresisht pastrimit qe iu bene radheve te partise, ne te ngelen akoma persona fort te urryer nga Shqiptaret, si psh Gramoz Ruēi, Skender Gjinushi, Servet Pellumbi etj, te cilet kishin qene funksionare te larte te diktatures komuniste ne Shqiperi.
Vijme ne vitin famekeq te 1997. Pas asaj lufte civile qe plasi ne kte vit te erret per te gjithe Shqiptaret e Shqiptarine, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet ndersa PD u detyrua te bente opoziten. Por, ngjarjet qe pasuan me pas ishin te renda. Kishim nje qeveri qe kishte qindra e mijera halle per te zgjidhur, e cila gjendej e nje pike kritike, dhe kishim nje opozite inekzistente, e cila e kishte ēdo dite te javes ne bulevard, duke protestuar per voten e vjedhur sipas tyre. Ne keto kushte, opozita pak ishte vete inekzistente, pasi nuk po respektonte institucionet e atehereshme dhe nuk po jepte ndihmen e saj ne ngritjen e institucioneve te reja, per te bere te mundur ngritjen e nje shteti demokratik, iu shtua dhe presioni i qeverise. Pika kulminante ishte vrasja e liderit te demokracise ne rrethana teper misterioze, nga njerez qe vishnin uniformen e policise. Kjo ngjarje u pasua nga demonstrata e dhunshme e 14 Shtatorit 1998, e cila i kushtoi shtrenjt Shqiperise qe kishte nevoje per dialog dhe per mbeshtetje per ringritjen e shtetit te shkaterruar ne 1997 dhe jo per nje tjeter dhune. Kjo sjellje e Opozites do te vijonte me apo pa te drejte, deri ne vitin 2003. Vlen per tu theksuar, qe opozita e asaj kohe, pas zgjedhjeve te vitit 2001, kishte njefare te drejte per vjedhjen e votave, pasi Gjykata Kushtetuese dha shume vendime ne kundershtim me ligjin, ndersa opozita kishte fakte te pakunedrshtueshme te vjedhjes se votave. Nje nga keto raste, ishte kapja ne flagrance e deputetit te Partise Socialiste, Luan Rama, me duart ne kutite e votimit.
Megjithate, me nje sjellje elokuente te qeverise si dhe me nje ndikim te nderkombetareve erdhi e u zbut situata, derisa ne vitin 2003, Partia Demokratike, e cila ishte ne opozite, e la rrugen dhe filloi te jape ndihmen e saj ne miratimin e disa ligjeve te rendesishme ne reformat e madhore te vendit. Pervec kesaj, Partia Demokratike nisi hartimin e nje programi te qarte qeverises qe t'ia paraqiste popullit si alternative ne zgjedhjet qe po afronin. Krijoi KOP-in (Komiteti i Orientimit te Politikave), ne te cilin u afruan te rinj te talentuar, te cilet kishin mbaruar studimet e larta me rezultate te shkelqyera brenda apo jashte vendit, dhe u kerkua mendimi i tyre per te hartuar nje program perfundimtar qe do t'ia paraqisnin Shqiptareve si alternative. Mos harrojme qe ne keto kohe Opozita u ul ne shume tryeza bisedimesh me qeverine dhe u moren shume vendime te rendesishme, ku vlen per t'u permendur zgjedhja ne menyre konsensuale e Presidentit, Kryeprokurorit e shume funksionareve te tjere te larte ne krye te institucioneve te pavarura.
Vijme ne vitin 2005. Opozita fiton zgjedhjet dhe Partia Socialiste e gjen veten ne opozite. Ne keto kohe PS nuk kishte shume kohe te bente opoziten, pasi kryetari i saj dha dorehqjen dhe brenda PS kishte nisur nje lufte e ashper se cili do te ishte ai qe do te merte drejtimin e partise. Pas shume peripecive, drejtimin e partise e mori Edvin Rama. Menjehere nisi zevendesimi i figurave te rendesishme te partise, me ēiliminj te bashkise. Pasi PS u be siē deshi Edi Rama, filloi edhe opozita aktivitetin e saj. Si pike kulmore ishte marreveshja PD-PS per prokurorin e pergjithshem. Me menyrat e tyre ata shkarkuan kryeprokurorin e atehershem dhe vendosen znj Ina Rama. Kjo mbahet dhe nje nga marreveshjet e vetme PS-PD ne kuader te reformimit te vendit. Me pas kemi momentin e zgjedhjes se Presidentit te vendit. PS nuk jepte ne asnje menyre konsesus per t'e zgjedhur nje njeri te pavarur dhe me integritet moral ne krye te vendit. Donte medoemos qe Presidenti te ishte nga radhet e PS ose e kaluara e tij te kishte lidhje me kete parti apo me partine meme te saj. Ne keto kushte, Fatos Nano, beri nje levizje te tijen, qe edhe sot eshte dyshuese menyra si u be, dhe dha 6 vota nga PS per te zgjedhur president Nen Kryetarin e Partise Demokratike, Z. Bamir Topi. Ne kete pike filloi dhe krisja e parikuperushme mes 2 partive (perjashto miratimin e kodit zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese). Opozita nuk jepte me konsensus per asnje ligj dhe per asnje reforme madhore te vendit. Per me keq, opozita e atehereshme filloi dhe luften brenda vetes. Ne vitin 2008 PS hartoi nje kod zgjedhor qe perjashtonte partite e saj te koalicionit nga Parlamenti qe do dilte nga zgjedhjet e Qershorit 2009. Per me keq, ajo miratoi disa ndryshime kushtetuese, te cilat lae pa mend te gjithe. Por ne fund te fundit kjo u be me nje konsensus te gjere mes dy partive me te medha te vendit. Ne kete moment fillon greva e urise e partive te vogla, te cilat, me ndryshimet kushtetuese dhe me kodin e ri zgjedhor nuk mund te kishin me asnje rol ne qeverisjen dhe reformimin e vendit.
Ne kohen kur Shqiperia po merte nje perkrahje nga nderkombetaret, e sidomos nga USA, te papare ndonjehere, Edvin Rama me shoke villnin vrer ndaj ketyre gjerave. Edvin Rama u mundua qe me instrumentet e tij, te nxinte dhe nje nga ditet me historike te popullit Shqiptar, viziten e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George W. Bush. Ai cilesoi si hajdut qytetaret e Fushe-Krujes, te cilet i akuzoi se i kishin vjedhur oren Presidentit te SH.B.A-se, por shyqyr Zotit qe amerikanet nuk jane aq palaēo sa ky, dhe dhane lajmin e sakte per ate qe kishte ndodhur. Ne kte dite te shenuar, Opozita dhe nje televizion Anti-Shqiptar, ofenduan mbare popullin e kombin Shqiptar.
Pastaj vjen momenti historik, antaresimi i Shqiperise ne NATO. Nderkohe qe delegacioni Shqiptar pritej nga asambleja e NATO-s per te mare lajmin e gezueshem, qe Shqiperia do te behej pjese e saj, ne Shqiperi, Partia Socialiste villte vrer ndaj ketij akti historit, qe Shqiptaret kishin vite e vite me radhe qe e prisnin. Opozita Shqiptare, ne kohen kur Shqiperia po merte garancite per anetaresimin ne NATO, i bente thirrje nderkombetareve qe mos e pranonin Shqiperine ne NATO pasi ne kte menyre ata do te humbnin zgjedhjet. Pra, ata po vinin interesat e tyre te ngushta mbi ato madhore te vendit. Por, askush nuk i degjoi ato dhe askush nuk mundi ti prese ne mes endrren e bukur Shqiperise, pavaresisht veprimeve e thirrjeve qe bene per ta prishur kete enderr.
Vijme ne zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. U zhvilluan zgjedhjet me te mira ndonjeher dhe kjo u pranua gjeresisht nga te gjitha palet, qeveria, opozita dhe nderkombetaret. Madje, kreu i PS pershendeti zgjedhjet. Me pas vjen levizja e habitshme por jo e papritur e LSI, e cila nepermjet kadidatit te saj per deputet, qe mesa duket e kishte siguruar postin, deklaroi se do te hyje ne koalicion me PD. Ky eshte momenti vendimtar i egersimit te pamat te Partise Socialiste dhe Opozites denstruktive qe do te bente nga ajo dite e deri me sot.
Edi Rama, nuk pranoi kurre zgjedhjet pas ketij deklarimi, megjithese ato u ēertifikuan nga nderkombetaret me gjithe disa probleme sporadike qe kishin. Edi Rama filloi nje sulm te pashembullt ndaj te gjitha pushteteve. Nuk njohu gjyqesorin madje nuk njohu as ligjin qe vete kishte miratuar. Partia Socialiste hodhi poshte dhe statutin e saj. Statut i cili percaktonte se kryetari qe humb zgjedhjet duhet te largohej nga drejtimi i partise. Por, Edi Rama, per te mos humbur drejtimin e Partise shpiku ideologjine e tij te vjedhjes se votave dhe hapjes se kutive, paēka se per kete nuk kishte asnje lloj fakti apo prove, perveēse hamendesimeve te tij apo ndonje picirruku tjeter qe e ndiqte nga pas. Ai filloi perdorimin e nje fjalori vulgar si dhe braktisi institucionet e shtetit dhe u instalua ne rruge, duke mos dhene ndihmen e tij per integrimin e Shqiperise por duke e mbajtur peng ate kembekryq ne rruge.
Dhe ketu kemi nje pike kulminante. Ne momentin qe Shqiperia do te merte garancine per levizjen e lire, opozita ngujohet ne rruge dhe ben thirrje qe te mos hiqet regjimi i vizave, sepse ata i kishin hyre nje greve. Raportuesit Socialiste ne Parlamentin Europian mundoheshin te nxinin sa me teper faqen e Shqiperise ne menyre qe vizat te mos mereshin, pasi kjo do te sillte atyre nje perfitim politik. Ēfare turpi!
Kemi dhe dy momente kur opozita turperoi veten e saj si dhe te gjith mbeshtetesit e saj.
1- Opozita kishte deklaruar qe nuk do te kishte asnje marredhenie me Kuvendin deri ne hapjen e kutive, por disa ore perpara skadimit te mandateve te deputeteve, ajo hyri ne Parlament dhe theu betimin e bere. Ne kete menyre ajo tradhetoi besimin e te gjithe perkrahesve te se majtes si dhe i zhgenjeu ata.
2- Kemi rastin kur opozita hyri ne te ashtuquajturen "Greve Urie" ne bulevardin perpara kryeministrise. Kryetari i Opozites deklaronte gjith krenari e vulgaritet se nuk do dilej nga greva pa kutite e hapura. Por ai serish tradhetoi se pari ata qe moren pjese ne greve dhe gjith perkrahesit e se majtes.
Po nese do te kishim opozite?
Nese do te kishim opozite konstruktive te gjitha keto qe permenda me lart nuk do te kishin ndodhur. Ndersa per ngjarjet pozitive, nese do te kishim opozite, ajo do te kishte qene nje katalizator teper i fuqishem per to. Do kishin ndodhur me shpejt. Kjo do sillte perfitim me te shpejte e me te madh per te gjithe Shqiptaret, madje dhe per vete opoziten. Nese do te kishim opozite, heqja e vizave do te kishte ndodhur njeheresh me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine e nuk do te ishim te fundit. Nese do te kishim opozite, anetaresimi ne NATO do te kishte qene me i shpejte.
Nese do te kishim opozite, pas zgjedhjeve te 2009, do te kishim mare dhe statusin e kandidatit dhe Shqiperia jone e dashur te kishte perfitime mjaft te medha ne te gjitha drejtimet. Politike, ekonomike, kulturore e sociale.
Por, opozita Shqiptare zgjodhi bojkotin e te gjitha institucioneve madje dhe te nderkombetareve. Ishte e turpshme se si opozita, nuk e vuri ujet ne zjarr fare per ēka kerkoi BE dhe USA, per miratimin e gjykatave administrative, te cilat do te rrisnin reformimin e drejtesise dhe do ta afronin me shume Shqiperine me BE. Por perseri, opozita vuri interesat e saj te ngushta mbi ato madhore te vendit.
Derisa vijme ne momentin e 21 Janarit. Opozita rekruton elemente te inkriminuar ne nje proteste te cilen e paralajmeroi te dhunshme. Lideri i Opozites paralajmeronte nje nate perpara per "ecje mbi kufoma", "Proteste paqesore por popullin nuk e permbajme dot". Dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Nje grup rrugeēerish sulmuan institucionet e vendit dhe nxine serish nje faqe te historise se Shqiperise. Opozita nuk doli ti bente thirrje protestuesve qe vete i nxorri ne rruge te ruanin qetesine. Opozita bente sehir dhe qeshte neper kafene kur policia sulmohej nga rrugeēerit. E kjo sjellje e ben pale Opoziten me sjelljen vulgare te nje grushti njerezish qe nuk kane lidhje me shumicen e popullit Shqiptar. Edhe me pas, opozita luan me jeten e viktimave te kesaj demonstrate te inspiruar nga ajo. Dalin opozitare qe kerkojne 13 mije viktima dhe thone se jane asgje perpara karriges se tyre te pushtetit.
Kur valle ne Shqiperi do te kete nje opozite qe do te ndihmoje vendin?
Kur valle Shqiptaret do te largojne me mosbindje civile maskarenjte qe na terheqin zvarre sa nga njera ane ne tjetren?
Kur valle Evropa do pushoje se qeshuri me ne?
Kur valle do jemi nje popull qe do te na respektojne?
Kjo do te ndodhe vetem kur ne te respektojme vetveten. Kur ne Shqiptaret te luftojme per interesat tona dhe jo te kryetareve te partive tona.
Krijoni Kontakt