
Postuar mė parė nga
ramazan_it
Pastaj, mos harro se po i presim argumentet qė tė janė kėrkuar, po ta pėrsėris:
Mendoj se Xhilani r.a. nga ajo qė ka thėnė nė shkrimin e tij ėshtė bazuar nė hadithin e transmetuar nga isnadi i Abdur-Rezzakut me zingjir autoriteti qė shkon deri tek Xhebir ibn Abdullahu (Allahu qoftė I kėnaqur me tė) dhe qė ėshtė si nė vijim:
Ėshtė treguar se Xhebir ibn Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) I ka thėnė Profetit: O I dėrguari I Allahut, nėna dhe babai im u bėfshin kurban pėr ty, mė trego pėr sendin e parė qė Allahu e ka krijuar para tė gjitha sendeve tė tjera: Ai tha: O Xhebir, sendi I parė qė Allahu ka krijuar ishte drita e Profetit tėnd nga drita e Tij, dhe ajo dritė mbeti (ndezur) nė mesin e Fuqisė sė Tij derisa Ai deshi dhe nuk kishte nė atė kohė, Tablet apo Kalem apo Xhennet apo Zjarrė apo ndonjė Melaqe apo Qiell apo Tokė. Dhe kur Allahu deshi ta krijoj krijimin, ai e ndau atė Dritė nė katėr pjesė dhe nga e para ai e bėri Kalemin, nga e dyta Tabletėn, dhe nga e treta Arshin (Kurorėn), [dhe nga e katėrta cdo gjė tjetėr].
InshaAllah nė tė ardhshmen do tė kem mundėsi tė hulumtojė dhe tė sjellė mė shumė argumente nė lidhje me burimin e shkrimit tė Xhilanit ra.
Ne na intereson saktėsimi i kėtij hadithi ( sahih, hasen,daif...)!
Unė desha tė ti sjell disa fjalė ė All-llahut s.v.t., nė lidhje me kėtė ( dritėn ):
Ne e zbritėm Tevratin, nė tė cilin ėshtė udhėzimi i drejtė dhe drita. ( 5-44 )
Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė pranė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. ( 5-46 )
Ata (mohuesit) nuk e njohėn All-llahun sa duhet njohur Atė kur thanė; "All-llahu nuk i shpalli gjė asnjė njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me tė cilin erdhi Musai e qė ishte dritė e udhėrrėfyes pėr njerėz, e tė cilin ju e bėni tė shpėrndarė nė letra, qė disa i prezentoni, kurse shumicėn e fshehni. Dhe u mėsuat ēka nuk e dinit ju as prindėrit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lėri ata qė luajnė nė atė kotėsinė e tyre. ( 6-91 )
E pasi i shkatėrruam popujt e mėparshėm, Ne Musait i dhamė librin qė ėshtė dritė pėr njerėz dhe udhėzim e mėshirė qė tė marrin mėsim. ( 28-43 )
Atij qė All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin pėr besimin islam, ai ėshtė nė njė dritė tė sigurt prej Zotit tė vet. Tė mjerė janė ata qė nga zemėrfortėsia e tyre nuk pėrmendin All-llahun, tė tillėt janė nė humbje tė qartė. ( 39-22 )
Po kėshtu me urdhrin tonė Ne tė shpallėm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur ēka ėshtė libri (Kur'ani) as ē'ėshtė besimi, por Ne atė e bėmė dritė me tė cilėn e vėmė nė rrugė tė drejtė atė qė dėshirojmė prej robėrve tanė. Nė tė vėrtetė, edhe ti udhėzon pėr nė rrugėn e drejtė. ( 42-52 )
Ky (Kur'ani) ėshtė dritė e dijes pėr njerėz, ėshtė udhėzues e mėshirė pėr njė popull qė beson bindshėm. ( 45-20 )
Krijoni Kontakt