Në letra e parë të shën Palit drejtuar Kishës së Korintit - e korintesave, kur thotë “Kokë të zbuluar” është dhe ka domethënien – njeriu pa flokë!
Dua të bëjë një sqarim fillimisht lidhur me mbajtjen e shamisë apo mos mbajtjen e shamive nga gratë tona apo femrat në përgjithësi.
Disaher e kam thënë dhe e përsëris se nuk mendoj se është e drejtë të pengohet femra të mbaj shaminë, e në veçanti, nëse ne shqiptarët pengojmë vajzat tona është shumë e gabuar. Nuk mendoj se ka te drejt askush të pengoj vajzën shqiptare ne vendin dhe shtëpinë e vet të ndihen të lirë dhe të pengohen apo te përjashtohet nga shkolla për arsye te mbajtjes së shamisë dhe te simboleve te veta fetare, kjo është shumë e gabuar dhe jo e drejt. Askush nuk ka te drejt ta pengoj. Kjo po ndodhë në vendet tona por është e pa drejt dhe diskriminuese. Sikurse nuk është e drejt dhe as e sinqertë qe para qe fëmija – vajza të plotësoj 18 vjet t’ia imponoj apo ta urdhëroj qe ta mbanë shaminë. Është mirë qe pasi ajo te rritet (mbi 18 vjet) dhe të din të vlerësoj me vullnet te lire, edhe të vendose nëse donë ta mbaje shaminë ose jo.
Të nënçmoj unë bartjen e shamisë, apo ta nënçmoj unë një femër shqiptare pse ajo e mbanë shaminë, për mu nuk është e mire sikurse nuk është edhe e natyrës time, edhe ma shume kur dihet se edhe nëna ime e ka mbajtur tërë jetën shaminë dhe te gjitha gjeneratat para meje, prandaj, nëse nënçmoj bartjen e shamisë, unë po nënçmoj te kaluarën time tradicionale dhe ne veçanti e shaj dhe e nënçmoj nënën time e cila më ka lindë dhe me ka rritur me shumë mund! Por një gjë duhet ditur, nuk është mbajtur shamia për arsye fetare por për arsye te traditës tonë.
Tash dua të shkruaj lidhur me bartjen shamisë në krishterim, nëse është ligj i Zotit për te krishterët apo zakon - traditë e ndoni kulture, vendi apo edhe diçka tjetër!
Po sjelli një shkrim qe flet për gruan "kokë të zbuluar" dhe natyrisht se këta rreshta dhe pikërisht letra e drejtuar Kishës s ë Korintit, shumher merret si shkas dhe "argument" se kinse femra duhet mbajtur shaminë si "urdhër i Zotit". Mirpor, nëse lexojmë dhe mësojmë mbi historinë shoqërore te asaj kohe në Korint, kuptohet se letra e pare drejtuar Korintasve ka një aplikim kulturor, është një shpjegim brenda koncepteve shoqërore te asaj kohe dhe nëse shihet momenti historik kur ishte shkruar kjo letër do te kuptohet arsyen pse gratë duhet te mbuloheshin në Korint, pra historia tregon se ajo qe thuhet ne letrën e parë te korintesave, nuk e ka kuptimin si urdhër ashtu si myslimanët e shtjellojnë por krejt një arsye dhe kuptim tjetër, në shkrim thuhet se;
"Gjykoni ju vetë: a ka hije që gruaja të lutet para Hyjit me kokë të zbuluar? Po a nuk ju mëson edhe vetë natyra, se nuk i ka hije mashkullit t’i lërë flokët e gjatë, kurse për femrën flokët e gjatë janë nder, sepse [asaj] i qenë dhënë si mbulesë. Por, në qoftë se ndokush mendon se ka të drejtë të kundërshtojë, le ta dijë se ky zakon nuk është ndër ne as në kishat e Hyjit." (1 e Kor; 11; 13-16)
“Kokë të zbuluar” është dhe ka domethënien – njeriu pa flokë. Në at kohë, në Korint, kishte gra qe I qethshin – (rruajshin) kokën për arsye qe të dalloheshin nga gratë tjera. Pra, gratë qe ishin "te përdala" ne atë kohe qetheshin, rruajshin kokën për t'u dalluar nga shoqëria, mirëpo ndërkohë ndodhi qe edhe ato te pendoheshin dhe të kërkonin kthimin kah Zoti. Kur ato merrnin hirin e Zotit dhe larjen e tij ne jetët e tyre, ato shkonin ne Kishe, turpi i qethjes se tyre nuk duhej te shfaqej me sepse Perëndia i kishte falur, prandaj Shën Pali thotë qe ato duhet te mbulohen dhe nuk kërkohet qe ato të jenë të dalluara nga gratë e tjera pasiqe janë penduar dhe kanë ndryshuar jetën. Pra apostulli Pali ne at shkrim kërkon qe ato te mbulohen pasiqe nuk kanë flokë sepse jeta e tyre nuk është me si ajo qe ato kishin bere me përpara, por është jete e re e mbuluar nga hiri, falja, mirësia e Zotit.
Sa per mbulesen, ka nje dallim te madh tek shembujt qe muslimanët paraqesin para opinionit;
“..kurse për femrën flokët e gjatë janë nder, sepse [asaj] i qenë dhënë si mbulesë.”
Fjala është për flokë dhe jo ashtu sikurse pretendohet.
Tjetra qe shumëher keqkuptohet apo keqinterpretohet është sepse në Shkrim të Shenjt behet fjale për mbulese gjate kohës se Shërbesës, lexojeni me vëmendje, e nuk thuhet se duhet mbulua gruaja se flokët e saje tundokan mashkullin, dmth e bëjnë te ndihet keq, e sa te vuaje ai, le te mbulohet ajo. As nuk thotë Bibla se kudo qe te jeni ne publik duheni mbulua. Jo, ky nuk është një udhët I Zotit qe paraqitet në Bibël se duhet mbulua gruaja se flokët e saje tundokan mashkullin.
Tjetra qe nuk kuptohet apo keqinterpretohet është se në pasazhin e Korintasve qe gjithnjë merret si shembull dhe servilet lexuesve qe nuk kanë njohuri mbi ketë realitet është se; letra e pare drejtuar Korintasve ka një aplikim kulturor, është një shpjegim brenda koncepteve shoqërore te asaj kohe dhe nëse shihet momenti historik kur ishte shkruar kjo letër do te kuptohet arsyen pse gratë duhet te mbuloheshin në Korint.
Sikurse edhe e theksova më pare pra; gratë qe ishin "te përdala" ne atë kohe qetheshin për t'u dalluar nga shoqëria, mirëpo ndërkohë – me shpalljen e fjalës së Zotit – Ungjillit, ndodhi qe edhe ato shfaqen dëshirën – vullnetin qe të kthehen kah Zoti dhe, kur ato merrnin hirin e Zotit dhe pendoheshin duke kërkuar edhe pagëzimin, ndryshonin ne jetët e tyre, ato shkonin ne kishë, prandaj sigurisht se turpi i qethjes se tyre nuk duhej te shfaqej me sepse ZOTI i kishte falur. Kjo ishte edhe arsyeja se Shën Pali - apostulli thotë qe ato duhet te mbulohen kokën, sepse jeta e tyre nuk është më si ajo qe ato kishin bërë më përpara, por është jetë e re e mbuluar nga hiri I ZOTIT, falja në emër të Jezusit, mirësia e Hyjit Atit tone qiellor qe është për secilin njeri qe pendohet.
Shamia mbetet dhe është vetëm një simbol dhe nuk është një urdhër I Zotit qe paraqitet në Bibël se duhet mbulua gruaja (femra) se flokët e saje tundokan mashkullin apo pse e shpëton shpirtin e njeriut. Shpirtin e njeriut e shpëton Hiri I Zotit dhe jo dukja e jashtme.
KIsha e Krishtit ka Sakramentet, ka Urdhërimet e Zotit dhe dashurinë shtyllë besimi e jo shamia apo diçka tjetër. Shamia është traditë e atyre popujve, në at vend apo rrethinë te krishterë – dhe jo fe, jo urdhër, jo BESIM, jo BES-LIDHJE me ZOTIN. Shamia nuk është shëlbimi – shpëtimi I jonë por Jezusi është Ai dhe besimi në Jezusin e pastron, ndriçon, korrigjon, ndryshon dhe shpeton njeriun.
Te krishterët janë liruar njëherë e përgjithmonë nga ato robëri të traditave dhe dukjeve, sepse parësore - Alfa dhe Omega është Jezus Krishti Biri I Hyjit te gjallë.
Në krishterim, e kam thënë unë dhe shumë te krishterë të tjerë se nuk varemi nga sendet dhe gjërat por shpëtimi I jonë është Krishti, qe do te thotë se ”Shfajësimi i plotë me anë të fesë” në Jezusin ZOT e jo me rregulla të njerëzve te përpiluara për qëllime te zakoneve. Krishti është shpëtimi ynë.
Krijoni Kontakt