Close
Faqja 51 prej 124 FillimFillim ... 41495051525361101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #501
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Greqi, Papandreu dorėzon PASOK-un

    04/01/2012 18:35

    Pas largimit nga posti i kryeministrit, qė i la vend krijimit tė qeverisė sė teknokratėve tė udhėhequr nga Lukas Papadhimos, Jorgos Papandreu vendos tė lėrė edhe socialistėt grekė tė PASOK-ut.

    Vendimi i Papandreut iu ėshtė komunikuar anėtarėve tė partisė sė tij gjatė njė takimi tė mbajtur ditėn e mėrkurė.

    Pėrvec lėnies sė PASOK-ut, ish-kryeministri grek bėri publik edhe vendimin e tij pėr tė mos rikandiduar pėr kryeministėr tė Greqisė nė zgjedhjet qė pritet tė mbahen pas stabilizimit tė situatės financiare tė vendit, objektiv qė e ka qeveria aktuale e konsensusit e udhėhequr nga Papadhimos.

    Lajmi vjen nė njė kohė aspak tė favorshme pėr socialistėt grekė qė nė sondazhet e fundit kanė regjistruar mbėshtetjen mė tė ulėt popullore, rreth 12 pėrqind.

    Nuk ėshtė e qartė nėse vendimi i Papandreut do tė pasohet nga tėrheqja pėrfundimtare e tij nga politika apo do tė vijojė tė mbetet e tė japė kontributin e tij nė strukturat e PASOK-ut.

    top-channel

    http://www.youtube.com/watch?v=_9cWTxM69Ho

    Politikan qė e kuptoi se nuk ka se ē'ti japė mė Greqisė!

    Palikarit Jorgo tashmė i ka mbetur vetem dera e manastirit!
    ky dhelpra ishi "qerosi" me pak lesh, nje dekade e kacafiu me pare kur ishte zevendes minister nen qeverine e Kostas Simitis, ia futi sa krahu skiles arvanitase Theodhoros Pangalos (minister i jashtem) kur i ngeci ne dore krietari i PKK'se Ocallani .........babai i tij ishte hafia me e madhe e ameri-kolve dhe ata nuk e lene aq lehte tu iki nga grazhda.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  2. #502
    Kriza, Greqia mbyll doganėn e Rripsit e Sajadhės

    ATHINĖ- Kriza detyron shtetin grek tė mbyllė edhe doganat nė pikat kufitare me Shqipėrinė. Me urdhėr tė Ministrisė sė Ekonomisė Greke, prej 1 shkurtit nė gjithė Greqinė do tė pushojnė sė funksionuari disa pika kufitare e dogana. Urdhri i ministrit grek tė ekonomisė prek edhe dy pika doganore qė ndodhen nė kufirin shqiptaro-grek, qė lidh Sarandėn me gjithė rajonin e Thesprotisė.
    Kėtu bėhet fjalė pėr pikėn e kalimit kufitar tė hapur sė fundmi, atė tė Abelonės, nė afėrsi tė fshatrave Karroq e Zminec e njohur nga ana shqiptare si pika e kalimit kufitar tė Rripsit, e hapur katėr vite mė parė,dhe qė ka funksionuar vetėm pėr kėmbėsorė, kjo pėr arsye se pala shqiptare nuk ka qenė ende e pėrgatitur pėr tė kryer shėrbime edhe pėr automjetet.
    Ndėrkohė mėsohet se do tė pushojė sė funksionuari dhe dogana e Sajadhės, ku mjaft shtetas kryenin zhdoganimet pas kalimit tė kufirit shqiptaro-grek. Sipas mediave greke, mbyllja e pikave doganore, kryhet me qėllim zvogėlimin e kostove operative duke lėnė tė funksionojnė vetėm doganat e mėdha.
    Me urdhrin e fundit tė ministrisė greke tė ekonomisė, e vetmja pikė kufitare dhe doganore qė do tė funksionojė mes Shqipėrisė jugore, Sarandės me Thesprotinė dhe Igumenicėn, do jetė ajo e Qafė-Botės nga pala shqiptare dhe Mavromatit nga pala greke.

    panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #503
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    E cfar krize thoni ju.......... keta ne mars kane kerkuar te blejne 60 avione luftarak nga Gjermania
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #504
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    [QUOTE=prenceedi;3306831]E cfar krize thoni ju.......... keta ne mars kane kerkuar te blejne 60 avione luftarak nga Gjermania[/QUOTE
    Keto jane kushte qe s'jane ne dore te grekut... do borxh te thote i madhi.. te jap une po do me bleē edhe nja dy arropllana..
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #505

    Shqiptarėt nė Greqi ti hapin sytė!

    Ekonomia | 11.01.2012

    Kriza e borxheve - Po ngushtohen udhėt pėr Greqinė

    Prej 20 muajsh pacienti grek po trajtohet nė reanimacion. Ēdo tre muaj kryhet njė kontroll me themele i gjendjes shėndetėsore tė pacientit. Afati qė vjen ėshtė javėn e ardhshme.

    Kur ekspertėt e sė ashtuquajturės treshe (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar) tė nisin mė 167 janar misionin e tyre tė kontrollit nė Athinė, do ta gjejnė pacientin nė njė gjendje tė mjerė. Deficiti buxhetor prej 5,4 pėr qind pėr kėtė vit nuk do tė mund tė arrihet, pasi ekonomia po tkurret pėr tė pestėn herė me radhė dhe tė ardhurat nga taksat qėndrojnė pas pritjeve.

    Greqia ka falimentuar

    Greqia nuk paguan dot, dėshmon Rolf Langhammer, zėvendėspresident i Institut pėr Ekonominė Botėrore nė Kiel: "Me kalimin e kohės vendi nuk ėshtė nė gjendje t'i pėrmbushė detyrimet pa ndihmė tė huaj." Nuk bėhet fjalė pėr problem likuiditeti tė pėrkohshėm, po pėr problem insolvence, i thotė Langhammer faqes DW-WORLD.DE. Pa faljen e pjesshme tė borxheve Greqia rrezikon tė mbytet nga borxhet. Mirėpo negociatat pėrkatėse nuk po bėjnė pėrpara. Derisa Athina ngul kėmbė pėr njė falje tė borxheve prej mė shumė se 50 pėr qind, bankat dhe sigurimet kėrkojnė garanci mė tė mėdha pėr obligacione tė reja.

    Qeveria nė Athinė shpreson gjithashtu te paketa e dytė e ndihmės, me vlerė 130 miliardė euro, e cila u miratua nė samitin e fundit tė BE-sė. Pėr kėtė helenėt duhet tė pranojnė masa kursimi edhe mė tė ashpra, pėr shembull heqjen e pagės dysheme, shkurtime tė tjera tė pensioneve dhe pushime nga puna nė masė. Mirėpo, pėr shumė njerėz kufiri i dhimbjes ėshtė kaluar. Qė tani humbasin punėn gati 20.000 vetė ēdo muaj. Gati gjysma e nėn 24-vjeēarėve ėshtė pa punė.

    Bar i gabuar

    Fakti qė edhe pas kaq shumė aksionesh shpėtimi pacienti nuk ndihet mė mirė ėshtė pėr Holger Schmieding, kryemakroekonomist i bankės Berenberg, njė dėshmi se receta ka qenė e gabuara. "Masat e kursimit ishin tepėr drakoniane. Vendi gati vdiq sė kursyeri." Ajo qė i duhet vendit, ėshtė mė shumė kohė, pėr tė rimarrė veten nė planin afatgjatė me reforma qė nxisin rritjen ekonomike, por para sė gjithash me hapje tė tregut tė punės dhe me njė administratė mė eficiente, i thotė Schmieding televizionit Deutsche Welle (DW).

    Edhe ekonomisti Langhammer sheh te burokracia e padurueshme dhe te rregullat restriktive nė tregun e punės arsyen kryesore pėrse mungojnė investimet, qė Greqisė i duhen si ajri pėr tė jetuar. Nė treguesin Doing Business tė Bankės Botėrore Greqia ishte nė vendin e 109. Kjo ėshtė shumė mė keq sesa disa vende afrikane, thotė Langhammer: "Nė fakt, kjo nuk lejohet tė vlejė pėr njė vend anėtar tė eurozonės."

    Durimit po i vjen fundi

    Nė aftėsinė e Athinės pėr t'u reformuar dyshon sa vjen e mė shumė madje Fondi Monetar Ndėrkombėtar, njėri prej huadhėnėsve kryesorė. FMN-ja ėshtė veēanėrisht e zhgėnjyer prej reformave tė ngadalshme nė sistemin fiskal dhe nė privatizime. Edhe vende tė tjera tė eurozonės po e humbasin ngadalė durimin. Pėr shembull, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble kėrkon nga Athina, shėndoshje mė tė shpejtė tė buxhetit shtetėror. Shefi i bankės qendrore tė Ēekisė u sugjeron grekėve madje daljen nga eurozona. Deri kėtu nuk do tė vijė kancelarja gjermane. Ajo shprehet nė favor tė dhėnies Greqisė edhe tė njė shanci, ēka do tė thotė qė helenėve t'u jepet edhe njė shiringė pėr sė mbari parash.

    Deri nė mes tė marsit vendi mesdhetar ka nevojė pėr 89 miliardė euro. Vetėm mė 20 mars duhen zėvendėsuar me tė reja obligacione me vlerė 14,5 miliardė euro. Nė rast se nuk thithen para, Greqia ka falimentuar pėrfundimisht.

    Autor: Zhang Danhong/Elert Ajazaj

    Redaktoi: Lindita Arapi

    dw

  6. #506
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Athinė,ulje ēmimesh ,por tė shkruara nė SHQIP - Ē'thotė farmacistja greke nė ALBNOW

    http://www.albnow.com/emigracion/444...bnow-foto.html
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  7. #507

    Maqedonasit: Greqia na la!

    Maqedonasit: Greqia na la!

    15/01/2012 16:15

    Si njė vazhdim tė sfidave ndaj Athinės zyrtare konsideron shtypi grek atė ēfarė ka ndodhur nė karnavalet e Vevēanit, njė komunė e vogėl 14 kilometra nė veriperėndim tė Strugės si dhe publikimin mė pas tė fotografive provokuese nga kjo ngjarje nė mediat maqedonase.

    Nė mes tė qindra banorėve tė zonės qė merrnin pjesė nė kėtė festė lokale ėshtė shfaqur njė arkivol i mbuluar me flamurin grek dhe i shoqėruar me njė lajmėrim vdekjeje ku midis tė tjerash shkruhej: “Lajme tė mira! Pas shumė vitesh shqetėsimesh, fqinji ynė i dashur, ish-krahina turke, Greqia apo Junanistani, na la nė moshėn 181-vjeēare, nga protokolli i Londrės nė 1830, nė atė tė Hagės nė 2011. Mbajnė zi SHBA, BE, Rusia, Serbia.”

    Mė pas ėshtė djegur edhe flamuri i Greqisė. Ngjarja ka krijuar reagime tė mėdha nė shtypin grek, ndėrsa pritet reagimi i udhėheqjes politike.

    “Shkupi varrosi Greqinė” ėshtė titulli i gazetės mė tė madhe tė sė dielės ‘Proto Thema’, kurse proqeveritarja ‘Ethnos’ shkruan nė versionin online tė saj: “Varrosėn Greqinė dhe dogjėn flamurin e saj nė Shkup”.

    Ngjarja vjen vetėm disa orė pas mesazhit qė ēoi Athina drejt Shkupit pėr tė ndaluar politikėn e sfidave, provokimeve dhe sulmeve ndaj Greqisė dhe thirrjes pėr tė vėrtetuar nėse ekziston apo jo vullneti politik pėr zgjidhje nė ēėshtjen e emrit.

    Nėpėrmjet zėdhėnėsit tė Ministrise sė Jashtme, Grigoris Delavekuras, Greqia ka protestuar ndaj udhėheqjes sė Shkupit edhe pėr ngritjen e monumentit tė Portės sė Maqedonisė, inagurimi i tė cilit u bė para disa ditėsh. Ngjarjet e orėve tė fundit nuk lėnė vend pėr shpresa se negociatat e reja qė fillojnė kėtė javė nė Nju Jork midis pėrfaqėsuesve tė dy shteteve fqinje me ndėrmjetėsimin e pėrfaqėsuesit tė OKB Methiu Nimic, do tė sjellin diēka pozitive nė ēėshtjen kryesore qė rri pezull pėr mė se dy dekada midis Shkupit dhe Athinės.

    top-channel

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=226932&ref=fp

  8. #508
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Ku jane reagimet e politikes dhe shoqerise shqiptare ne kete rast , kundrejte Inaugurimit te Portes se Maqedonise ? Pse ne nuk kundershtojme genjeshtrat e Historise qe paraqesin Aleksandrin si maqedon ose grek , kur ai ishte ilir-shqiptar ??

  9. #509
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga Milkway Lexo Postimin
    Ku jane reagimet e politikes dhe shoqerise shqiptare ne kete rast , kundrejte Inaugurimit te Portes se Maqedonise ? Pse ne nuk kundershtojme genjeshtrat e Historise qe paraqesin Aleksandrin si maqedon ose grek , kur ai ishte ilir-shqiptar ??
    Pse ben pyetje retorike ??
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #510
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Pse ben pyetje retorike ??
    Pse nuk mirresh me temen po me mua ?

    Nese ske cka me thane mos e rendo forumin me shkrime pldh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •