Maqedonasit: Greqia na la!
15/01/2012 16:15
Si njė vazhdim tė sfidave ndaj Athinės zyrtare konsideron shtypi grek atė ēfarė ka ndodhur nė karnavalet e Vevēanit, njė komunė e vogėl 14 kilometra nė veriperėndim tė Strugės si dhe publikimin mė pas tė fotografive provokuese nga kjo ngjarje nė mediat maqedonase.
Nė mes tė qindra banorėve tė zonės qė merrnin pjesė nė kėtė festė lokale ėshtė shfaqur njė arkivol i mbuluar me flamurin grek dhe i shoqėruar me njė lajmėrim vdekjeje ku midis tė tjerash shkruhej: Lajme tė mira! Pas shumė vitesh shqetėsimesh, fqinji ynė i dashur, ish-krahina turke, Greqia apo Junanistani, na la nė moshėn 181-vjeēare, nga protokolli i Londrės nė 1830, nė atė tė Hagės nė 2011. Mbajnė zi SHBA, BE, Rusia, Serbia.
Mė pas ėshtė djegur edhe flamuri i Greqisė. Ngjarja ka krijuar reagime tė mėdha nė shtypin grek, ndėrsa pritet reagimi i udhėheqjes politike.
Shkupi varrosi Greqinė ėshtė titulli i gazetės mė tė madhe tė sė dielės Proto Thema, kurse proqeveritarja Ethnos shkruan nė versionin online tė saj: Varrosėn Greqinė dhe dogjėn flamurin e saj nė Shkup.
Ngjarja vjen vetėm disa orė pas mesazhit qė ēoi Athina drejt Shkupit pėr tė ndaluar politikėn e sfidave, provokimeve dhe sulmeve ndaj Greqisė dhe thirrjes pėr tė vėrtetuar nėse ekziston apo jo vullneti politik pėr zgjidhje nė ēėshtjen e emrit.
Nėpėrmjet zėdhėnėsit tė Ministrise sė Jashtme, Grigoris Delavekuras, Greqia ka protestuar ndaj udhėheqjes sė Shkupit edhe pėr ngritjen e monumentit tė Portės sė Maqedonisė, inagurimi i tė cilit u bė para disa ditėsh. Ngjarjet e orėve tė fundit nuk lėnė vend pėr shpresa se negociatat e reja qė fillojnė kėtė javė nė Nju Jork midis pėrfaqėsuesve tė dy shteteve fqinje me ndėrmjetėsimin e pėrfaqėsuesit tė OKB Methiu Nimic, do tė sjellin diēka pozitive nė ēėshtjen kryesore qė rri pezull pėr mė se dy dekada midis Shkupit dhe Athinės.
top-channel
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=226932&ref=fp
Krijoni Kontakt