
Postuar mė parė nga
shigjeta
Ironia e fatit. Kot nuk thone "bota eshte me rrota"...
***
Duam tė shkojmė nė Stamboll - Grekėt emigrojnė nė Turqi
Nė Greqi nuk dėgjohet fjalė tjetėr veē krizės, prandaj shumė grekė janė duke u larguar nga vendi. Krahas objektivave klasikė, si pėrtej oqeanit apo Evropėn perėndimore grekėt shohin me interes dhe Turqinė.
Njė qytetare e Athinės u shpreh nė njė stacion televiziv. Unė do largohem me tim shoq dhe vajzėn time. Pėr vajzėn time nuk ka kėtu tė ardhme. Sigurisht qė ēdo fillim i ri ėshtė i vėshtirė, po kudo tjetėr ėshtė mė mirė se kėtu. Nėse ia arrijmė qėllimit, ne duam tė shkojmė nė Stamboll. Nėse nuk shkojmė dot atje, atėherė do tė provojmė nė Australi. Kryesorja ėshtė tė ikim prej kėndej".
Armiku bėhet mik nė rast nevoje
Stambolli ėshtė zgjedhja e parė. Turqia kthehet nė vendin e premtuar pėr grekėt. Nė raportet mes dy vendeve ka patur aq shumė ndryshime, mendon profesori Dimitrios Triantaphyllou, i cili jeton qė prej njė viti nė Stamboll: Qė ka filluar koha e ētensionimeve midis dy vendeve, 12 vjet mė parė, ka ndryshuar diēka nė kokat e njerėzve tek tė dy popujt, nė perceptimin e tjetrit. Ky ndryshim ka bėrė qė grekėt, nė varėsi tė arsimit, krah objektivave tradicionale tė largimit si pėrshembull nė Britani tė Madhe, SHBA, Gjermani apo Francė, tė pyesin edhe "pse nuk e provoj fatin tim edhe nė Turqi?"
Pėr prof. Dimitrios Triantaphyllou opcioni turk ėshtė model i suksesshėm. Ai drejton njė qendėr pėr studimet ndėrkombėtare dhe evropiane nė Universitetin Kadir Has tė Stambollit. Pėr akademikėt Turqia ėshtė vend shumė interesant: Si akademikė ne kemi marrė vesh nga statistikat, se dy nga 100 universitetet mė tė mira nė botė ndodhen nė Turqi. Nė Greqi ne nuk kemi njė tė tillė."
"E pabesueshme para 20 vjetėsh!"
Sigurisht qė nuk mund tė flitet pėr lėvizje masive tė njerėzve drejt Turqisė. Triantaphyollou e di qė 20 akademikė janė vendosur nė Turqi po ashtu si 300 studentė, qė flasin tani rrjedhshėm turqisht. Frika kontakti nuk ka tek njerėzit e rinj, thotė kolegu i Triantaphyllous-it, profesor Nikos Usunolu: Tė rinjtė qė nuk kanė patur pėrvoja tė kėqija nė Turqi, duan tė qėndrojnė nė Stamboll. Ata janė tė impresionuar nga skena kulturore dhe dinamika e qytetit. Sigurisht qė ky ėshtė fillimi. Statistika nuk ekzistojnė. Por, para 10 apo 20 vjetėsh kėrkush nuk do tė besonte njė gjė tė tillė. Pėr t'u pėrmendur ėshtė edhe numri i pilotėve grekė, qė qėndrojnė nė pultin e komandimit tė avionėve tė shoqėrive ajrore turke.
Afrimi nxjerr nė dritė tė pėrbashkėtat
Tė gjithė ata kanė qenė mė parė anėtarė tė forcave ajrore greke. Turqia ėshtė vend emigrimi jo vetėm pėr shkak tė ekonomisė nė lulėzim. Afėrsia me atdheun bėn tė mundur qė emigrantėt tė mos largohen me tė gjithė familjen, dhe nė rast nevoje tė jenė megjithatė shpejt pranė tyre. Pėrveē kėsaj ekziston edhe afėrsia nė mėnyrėn e jetesės. Kjo vlen veēanėrisht pėr Stambollin, thotė Professor Triantaphyllou: Unė mendoj se nėse grekėt vijnė kėtu, veēanėrisht nė Stamboll, sepse Stambolli ėshtė ndryshe nga pjesa tjetėr e Turqisė, pra kur grekėt vijnė kėtu, atėherė shohin sa afėr janė tė dy popujt nė shumė karakteristika, nė kulturėn e ushqimit, nė jetėn e natės e kėshtu me radhė. Kjo lehtėson shumė marrjen e vendimit pėr tė ardhur kėtu.
Po ashtu klima dhe konsumi janė shumė tė ngjashme. Shpesh ato dallojnė vetėm nga emri, ajo qė nė Greqi quhet uzo nė Turqi quhet raki, dhe nė vend tė gyros thuhet dėner. Nė fund tė fundit Stambolli u ka pas quajtur dikur Kostandinojė.
Autor: Christian Buttkereit/Aida Cama
Redaktoi: Lindita Arapi
DW
Krijoni Kontakt