ATHINE- Greqia ndodhet nė skaje kėshtu e titullon shkrimin e saj kryesor sot, gazeta greke To Vima, e cila bėn njė analizė tė situatės sė krijuar nė vend, pas vizitės sė fundit tė Trojkės, e cila u largua duke marrė me vete refuzimin e ministrit tė Financave pėr masa tė reja.
Zėvendėskryeministri dhe ministėr i Financave Evangelos Venizelos, pas ndėrprerjes sė bisedimeve me Trojkėn, tha se "nuk mund tė merrte pėrgjegjėsinė pėr masa tė tjera, pa folur mė parė me kryeministrin."
Ekipi i Trojkės do tė kthehet nė Greqi pas dhjetė ditėsh dhe kreu i tij z. Thomsen tha se "ne nuk mund tė kalojmė pėrgjegjėsitė tona" dhe se "njė zgjidhje duhet tė kėrkohet nė nivel mė tė lartė."
Ministri Venizelos ka pranuar se recesioni ėshtė i thellė dhe indirekt, qė deficiti ėshtė mė i lartė.
Ndėrkohė qė sipas shtypit, kėrkohet shkurtimi i 50 000 vendeve tė punės nė administratė, FMN duhet tė marrė vendimin urgjent pėr kėstin e gjashtė tė ndihmės pėr Greqinė, pasi nė arkėn e shtetit ka para vetėm pėr pagesat e muajit shtator.
Kjo klimė po ravijėzon skenaret e zgjedhjeve tė parakohsme pavarėsisht nga fakti se kryeministri Jorgos Papandreu nga foltorja e Konferencės me rastin 37 vjetorit tė krijimit tė PASOK deklaroi se "njerėzit do tė na gjykojnė nė vitin 2013". Mbėshtejta pėr partinė e tij PASOK ka rėnė nėn 20%, duke bėrė qė Demokracia e Re tė jetė nė avantazh tė dukshėm, ndėrkohė qė shumica e qytetarėve kėrkojnė njė qeveri koalicioni, qė do ta nxirrte vendin nga kriza.
(s.g/balkanWeb)
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...jne-69256.html
Krijoni Kontakt