Close
Faqja 7 prej 124 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #61
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    eshte per te ardh keq kur shumica ketu i uron nje shteti te renohet e te shkatrohet
    pse o njerz te mir nuk mendoni se aty ka mbi 1000000 shqiptar qe punojn edhe mbajn familjet e tyre ne greqi edhe shqiperi jeni cik te llogjikshem sjan te tere njerzit te keqinj
    sic ka edhe grek serb turk te keq ka edhe shqiptar te keq qe jan me te keq se vet keta me siper

    p/s mos sja vlen te uresh dike ne jet se do jesh gjithmon vet i uryer

    i uroj greqis nje rimbikembje sa me te shpejt
    Partizoni

  2. #62
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin

    sic ka edhe grek serb turk te keq ka edhe shqiptar te keq qe jan me te keq se vet keta me siper

    i uroj greqis nje rimbikembje sa me te shpejt
    faleminderit per komplimente i "mire".

    po nese urimet e tua shkojn drejt ne qiell dhe neser Greqia ngritet ne kembe dhe behet nje superfuqi, per mendimin tend, ky fakt do ishte pozitiv per qeshtjen shqiptare?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #63
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar mė parė nga Gameness Lexo Postimin
    faleminderit per komplimente i "mire".

    po nese urimet e tua shkojn drejt ne qiell dhe neser Greqia ngritet ne kembe dhe behet nje superfuqi, per mendimin tend, ky fakt do ishte pozitiv per qeshtjen shqiptare?

    gameness ne radhe te par do te lutesha te citoje tere postimin tim edhe jo nje fjali
    tani do i pergjigjem nje fjalie tend nese greqia rimbikembet kjo dmth gje e mir per shqiptaret qe jetojn atije qe kan vite edhe mos te shkatrohen perseri me placka neper supe

    tjetra greqia ska per tu ber kur superfuqi prandaj eshte e kote te flasesh
    kurse per ceshtjen shqiptare kjo ska te bej hic me ta ceshtja shqiptare na takon ne edhe vetem ne. ne e kemi prish edhe e kemi ndertuar sic deshem vet

    ne jemi fajtoret qe vendi jon eshte i coptuar vite me radh sna i ka fajn serbi greku apo turku nuk e shikon si jemi te percar Kosovar,Shqiptar>??????

    p/s te flasim ketu per nje gje te mir edhe jo se cka ndodh ne te kaluaren me grekun apo serbin turkun kjo eshte e jeta sote edhe kemi shum bashkpatriot qe jetojn atije prandaj te urojm qe ata te jen sa me mire edhe ne kete rast ti urojm vendit grek nje Rimbikemje sa me te shpejt[gje qe nuk e besoj anyways ]

    rrespekte
    Partizoni

  4. #64
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin
    gameness ne radhe te par do te lutesha te citoje tere postimin tim edhe jo nje fjali
    tani do i pergjigjem nje fjalie tend nese greqia rimbikembet kjo dmth gje e mir per shqiptaret qe jetojn atije qe kan vite edhe mos te shkatrohen perseri me placka neper supe

    tjetra greqia ska per tu ber kur superfuqi prandaj eshte e kote te flasesh
    kurse per ceshtjen shqiptare kjo ska te bej hic me ta ceshtja shqiptare na takon ne edhe vetem ne. ne e kemi prish edhe e kemi ndertuar sic deshem vet

    ne jemi fajtoret qe vendi jon eshte i coptuar vite me radh sna i ka fajn serbi greku apo turku nuk e shikon si jemi te percar Kosovar,Shqiptar>??????

    p/s te flasim ketu per nje gje te mir edhe jo se cka ndodh ne te kaluaren me grekun apo serbin turkun kjo eshte e jeta sote edhe kemi shum bashkpatriot qe jetojn atije prandaj te urojm qe ata te jen sa me mire edhe ne kete rast ti urojm vendit grek nje Rimbikemje sa me te shpejt[gje qe nuk e besoj anyways ]

    rrespekte
    edhe ti e ki rrespektin tim.

    siē shihet, rreth "Greqis" kemi opinione jo t'perputhta.

    rri ku je, un do bej poashtu.

    kalimera
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #65
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Interesat e titujve tė Greqisė, rekord i ri

    Balkanweb, 25 gusht 2011

    Nėse nė lojėrat olimpike do tė kishte njė disiplinė qė pėrfshinte dėshtimet nė financė, Greqia do tė ishte kampione e padiskutueshme dhe rekordmene e re nė sportin “falimento i pari.” Interesat e titujve me skadencė dhjet vjecare po vazhdojnė rritjen e tyre prej tetė ditėsh
    , prej frikės se kėrkesa e Finlandės pėr njė garanci ndaj borxhit do tė influencoj paketėn e dytė tė ndihmave pėr Greqinė.

    “Tregjet janė nė dyshim nėse paketa e dytė e ndihmės pėr Greqinė do tė aprovohet apo jo, nga shtetet anėtare.” – tha Marius Daheim, drejtues nė Bayerische Landesbank nė Mynih. “Nuk ka gjė tjetėr qė mund ta pėrkeqėsoj situatėn mė tepėr se c’gjendemi tani.”

    Interesat e titujve 10 vjecar u rritėn 45 pikė dhe shkuan nė 18.34% nė orėn 4:33 p.m. nė Londėr, pasi arritėn njė vlerė prej 18,55%. Interesat e titujve 2 vjecar u rritėn 184 pikė qė i cuan interesat nė 45.87%. Kostoja e titujve tė garancisė tė borxhit grekė u rrit 3 pikė nga 2,253 pikė, mė e larta nė mė tepėr se njė muaj.

    Ndėrkohė Finlanda kėrkon prej Greqisė garanci mė tė forta pėr borxhet e saj. Nėse marrėveshja Greqi-Finlandė nuk ėshtė e pranueshme pėr tė tjerėt, i pėrket shteteve anėtare tė ndėrtojnė njė model qė mund ta pranojnė tė gjithė.

    Premtimi i borxhit prej 365 miliard euro pėr Greqinė, Portugalinė dhe Irlandėn, gjithashtu edhe 96 miliard euro tituj tė blerė nga banka qendrore europiane, pėrvecse tė rregullojė ekonominė e atyre vendeve duhet tė parandalojė sulmet spekulative ndaj Spanjės dhe Italisė.

    Banka qendrore europiane bleu tituj tė shtetit Spanjoll dje, sipas tre personave qė morėn pjesė nė transaksion, pėr tė shkurtuar kostot e huamarrjes pėr Spanjėn. BQE-ja ka blerė edhe tituj Italian, sipas personave qė dėshiruan tė ngelnin anonim duke qenė se transaksionet ishin konfidenciale.

    Interesat e titujve 10 vjecar tė Sapnjės ranė 2 pikė dhe shkuan nė 4.99%, ndėrkohė qė ato 2 vjecar ranė 7 pikė dhe shkuan nė 3.25%.

    Iteresat 10 vjecar tė Italisė ndryshuan pak dhe shkuan nė 5.05%, ndėrkohė qė 2 vjecarėt shtuan 2 pikė dhe shkuan nė 3.36%. Qeveria planifikon tė shesė 8.5 miliard euro tituj 6 mujor dhe 2 miliard euro nė obligacione 2 vjecare.

    BQE bleu titujt qeveritar gjatė tre javėve tė fundit pėr tė shmangur infektimin nga Greqia, Irlanda dhe Portugalia dhe tė ulte nėn 5% interesat e titujve 10 vjecar tė Italisė dhe Spanjės.

    Interesat e titujve 10 vjecar gjermanė ranė 2 pikė dhe shkuan nė 2.19%, pasi ishin rritur nė 2.28%, vlera mė e lartė qė prej 17 gushtit. Interesat 2 vjecar ranė 6 pikė dhe shkuan nė 0.66%.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #66
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    “Ekathimerini”: Kriza greke, emigrantėt shqiptarė nė kthim masiv

    Kriza ekonomike qė po pėrjeton Greqia po detyron me mijėra emigrantė shqiptarė tė kthehen nė vendlindje. E pėrditshmja greke “Ekathimerini”, flet pėr njė kthim masiv veēanėrisht tė emigrantėve shqiptarė qė prej dy dekadash jetojnė e punojnė nė shtetin helen. Por kush ėshtė impakti nė ekonominė tonė? Efektet negative nė dy ekonomitė e vendeve fqinjė, ēfarė humbasin shtetet respektive nga kjo krizė, nga ikja emigrantėve dhe rėnia e shkėmbimeve tregtare
    Pakėsim i tė ardhurave nė familjet shqiptare, pėr rrjedhojė, ulja e shpenzimeve familjare dhe ulja e konsumit, rritja e numrit e tė papunėve nė vend, por edhe prurja e kapitalit tė emigrantėve nė vendlindje etj., do tė shkaktonte njė sėrė impaktesh ekonomiko-sociale, por edhe politike nė rast kthimi nė masė tė emigrantėve shqiptarė qė prej dy dekadash jetojnė e punojnė nė shtetin fqinj, Greqi. Por ē’po ndodh aktualisht me emigrantėt tanė nė vendin fqinj, tė cilėt kriza mė e fundit ekonomike greke ka prekur me mijėra familje tė papuna qė dita ditės janė duke bėrė gati “valixhet” pėr t’u kthyer nė Shqipėri ! Pėrgjigjen mundohet ta japė njė hulumtim i tė pėrditshmes sė famshme greke “Ekathimerini”, botuar njė ditė mė parė nga njė ndėr gazetaret mė tė famshme greke, Ioanna Fotiadi, e cila mendon se “Kriza ekonomiko qė ka pėrfshirė vendin fqinj, Greqi, detyron emigrantėt tė kthehen nė vendlindje. Dhe se ndėr mė tė prekurit, janė shqiptarėt tė cilėt po braktisin shtetin helen nė pamundėsi tė mos pėrballimit tė gjendjes ekonomike dhe papunėsisė sė madhe qė ėshtė zhytur Greqia, edhe pėr vetė vendasit”. Sipas Fotiadit, ndėr komunitetet mė tė prekura qė jetonte nė Greqi janė emigrantėt shqiptarė ku veēanėrisht muajt e fundit po braktisin gjithnjė e mė shumė vendin sė bashku me familjet e tyre. Ndėrsa lagje tė Athinės qė nė kėto dy dekada janė tė njohura pėr popullimin e madh emigrantėve, si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janė duke u braktisur gjithnjė e mė shumė nga emigrantėt shqiptarė tė vendosur aty nė fillim tė viteve ’90. Nė artikullin e saj me titull “Tė goditur nga kriza ekonomike, emigrantėt kthehen nė shtėpi”, gazetarja greke pėrmend se ata qė mbeten mė shumė tė zbrazėt janė apartamentet e vogla apo bodrumet, nė tė cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase. Ndėrsa kujton se “qindra emigrantė nė mesin e atyre qė filluan tė vinin nė Greqi nė fillim tė viteve ‘90 pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė pėr veten dhe familjet e tyre, tashmė janė duke liruar shtėpitė dhe duke paketuar plaēkat pėr t’u kthyer mbrapsht nė shtėpi, tė detyruar nga kriza ekonomike”. “Dalja mė e madhe ėshtė vėrejtur nė mesin e komunitetit shqiptar nė Greqi, i cili i ka ndjerė efektet e rėnies ekonomike, sidomos nė sektorin e ndėrtimit. Nė lagjet e shumta rreth kryeqytetit ju do tė shihni shqiptarė qė i ēojnė fėmijėt e tyre nė sheshe lojėrash ose kalojnė kohė nė kafene dhe lokale pėr shkak se nuk kanė njė punė ku tė shkojnė. Gratė, pėr mė tepėr, shumė prej tė cilave punonin pėr ndihmė shtėpiake, janė duke parė heqjen mė shumė se tė tjerėt nga puna”, citon “Ekathimerini”. Duke shtuar se “shumė prej tyre po mendojnė rreth kthimit nė shtėpi qė nga viti i kaluar, por fėmijėt e tyre, shumė prej tė cilėve shkojnė nė shkollė greke dhe nuk flasin shqip, janė arsyeja pse ata po hezitojnė”. Ndėr personazhet e intervistuar rreth kėtij problemi, pėrmendet Flutura Tafilaku, njė anėtare e Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare nė Athinė, ku shprehet se “qeveria shqiptare i ėshtė pėrgjigjur fluksit tė riatdhesimeve mes “politikave tė inkurajimit pėr kthim”. Ndėrsa thekson se shumica shohin pėrpara pėr tė filluar njė biznes tė tyre ose si tė vetėpunėsuar. Sipas Tafilakut, ka ngastra tė mėdha tė tokės bujqėsore nė Shqipėri qė janė braktisur, por tė gjithė nė fakt duan tė lėvizin nė qytet pėr tė filluar aty njė biznes tė vogėl. Ndėrkohė qė nga ana e tij, Tzanetos Antypas, kreu i organizatės joqeveritare “Praxis” pohon se: “Shumė shqiptarė kanė investuar nė zonėn bregdetare, tani janė nė kthim prapa”, ndėrsa shton se “disa i kanė hedhur tashmė themelet pėr kėtė”. Veē kėtyre, gazetarja Frida Bedaj qė jeton nė shteti fqinj vė nė dukje se: “Njė pėrqindje e madhe e bashkatdhetarėve tanė janė planifikuar tė emigrojnė Perėndim, nė Kanada dhe nė SHBA”. Sipas saj, “Ėshtė vlerėsuar se nga 500.000 shqiptarė qė jetojnė nė Greqi, 50.000 prej janė kthyer nė shtėpi qė nga viti 2004. Tė tjerėt, ndėrkohė, janė nė kėrkim pėr mė tutje”. Pėr t’u rikthyer nė origjinėn e problemit, Fotiadi mendon se “ fenomeni nuk ėshtė se ka prekur vetėm emigrantėt shqiptarė, megjithėse, janė ata tė parėt emigrantė nė Greqi qė janė duke gjetur mė pak arsye pėr tė qėndruar nė kėtė vend” . Sipas “Ekathimerini”, rumunėt, bullgarėt dhe polakėt, tani qytetarė tė Bashkimit Evropian, janė gjithashtu tė vendosur qė kthehen nė vendet e tyre, tė cilėt janė duke pėrjetuar njė rritje tė ndjeshme qė nga aderimi i tyre nė BE. Gjithashtu, edhe disa emigrantė aziatikė janė gjithashtu duke menduar idenė e lėnies sė Greqisė si dhėnėse e punės, duke i vėnė lejet e tyre tė qėndrimit nė rrezik. Ky opsion ėshtė duke u konsideruar kryesisht nga tė rinjtė qė kanė vajtur nė Greqi nga India, Pakistani dhe Bangladeshi.

    Prononcime:
    Ionna Fotiadi, gazetare e “Ekathimerini”: “Ndėr komunitetet mė tė prekur qė jetonte nė Greqi janė emigrantėt shqiptarė ku veēanėrisht muajt e fundit po braktisin gjithnjė e mė shumė vendin sė bashku me familjet e tyre. Dalja mė e madhe ėshtė vėrejtur nė mesin e komunitetit shqiptar nė Greqi, i cili i ka ndjerė efektet e rėnies ekonomike, sidomos nė sektorin e ndėrtimit”.
    Flutura Tafilaku, anėtare e Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare nė Athinė: “Qeveria shqiptare i ėshtė pėrgjigjur fluksit tė riatdhesimeve mes “politikave tė inkurajimit pėr kthim”. Shumica shohin pėrpara pėr tė filluar njė biznes tė tyre ose si tė vetėpunėsuar. Ka ngastra tė mėdha tė tokės bujqėsore nė Shqipėri qė janė braktisur, por tė gjithė nė fakt duan tė lėvizin nė qytet pėr tė filluar aty njė biznes tė vogėl”.
    Tzanetos Antypas, kreu i organizatės joqeveritare “Praxis”: “Shumė shqiptarė kanė investuar nė zonėn bregdetare, tani janė nė kthim prapa. Disa i kanė hedhur tashmė themelet pėr kėtė”.
    Frida Bedaj, gazetare qė jeton nė shteti fqinj: “Njė pėrqindje e madhe e bashkatdhetarėve tanė janė planifikuar tė emigrojnė perėndim, nė Kanada dhe nė SHBA”.

    standart
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prenceedi : 03-09-2011 mė 06:25

  7. #67
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kriza greke, ikja e emigrantėve sjell kapitalin nė Shqipėri
    Nga Teuta Shamku
    Madhesia e germave:

    Efektet negative nė dy ekonomitė e vendeve fqinjė, ēfarė humbasin shtet respektive nga kjo krizė, nga ikja emigrantėve dhe rėnia e shkėmbimeve tregtare
    Kriza greke, e krijuar nga kriza botėrore dhe qė tashmė po jep efekt edhe nė vendet e BE-sė, njė ndėr vendet qė prek direkt ėshtė Shqipėria. Vendi ynė e ka Greqinė partnerin e dytė tregtar pas Italisė dhe po ashtu numri mė madh i emigrantėve qė jetojnė, punojnė ėshtė nė shtetin fqinj, afro 400 mijė. Efektet e krizės qė krijojnė papunėsi dhe vėshtirėsi nė shumė sektorė tė ekonomisė greke, padyshim do tė sillnin edhe humbje tė vendeve tė punės pėr mijėra emigrantė, tė cilėt do tė detyroheshin tė ktheheshin, nga pamundėsia pėr tė jetuar pa pasur njė punė tė qėndrueshme. Sipas statistikave tė publikuara nė mediet greke, papunėsia ka prekur tė gjithė sektorėt publikė dhe privatė, por mė shumė kjo ndjehet nė sektorin e ndėrtimit dhe turizmit ku edhe punojnė 50% e emigrantėve shqiptarė dhe mund tė thuhet se kjo kategori ėshtė goditur shumė nga efektet e krizės gjė e cila mund tė sjellė kthimin e njė numri tė konsiderueshėm tė tyre nė vendin e vet. Qė kriza ka ndikuar ndjeshėm nė tė ardhurat e emigrantėve shqiptare, duket edhe nga dėrgesat e tyre, tė cilat vetėm nė tremujorin e parė tė vitit tė shkuar ranė me 170 milionė euro. Dėrgesat e emigrantėve shqiptarė nga Greqia e kanė ndjerė krizėn dhe kjo mund tė ndikojė negativisht akoma mė tepėr nė vitet nė vazhdim. Njė fakt shqetėsues, sidomos pėr sa i pėrket dėrgesave tė tyre monetare drejt Shqipėrisė, ėshtė edhe ulja e numrit tė individėve tė punėsuar me kohė tė plotė. Nėse nė vitin 2008, 60% e emigrantėve ishin tė punėsuar me kohė tė plotė, nė 2009-n ky nivel zbriti nė 54%. Sipas Qendrės pėr Kėrkime Monitore, e cila intervistoi rreth 1100 emigrantė shqiptarė nė dhjetor tė vitit tė shkuar, rreth 65% e emigrantėve tė anketuar konfirmuan se dėrgojnė herė pas here para nė Shqipėri, por vetėm 40% kanė mundur tė dėrgojnė para gjatė vitit tė shkuar. Pjesa dėrrmuese e kėtyre, ka njė nivel mesatar mujor tė ardhurash familjare 1,000-3,000 euro. Kriza greke pritet ketė ndikime tė konsiderueshme nė rajon, por sidomos nė Shqipėri pėr shkak tė numrit shumė tė madh tė emigrantėve shqiptarė, tė cilėt dominojnė dy sektorė nga mė tė prekurit nga kriza: ndėrtimin dhe turizmin. E vetmja gjė pozitive, pavarėsisht uljes sė remitancave tė emigrantėve, ėshtė se ata mund tė sjellin kapital pėr tė investuar nė Shqipėri nė rast se vendosin tė braktisin Greqinė pėrfundimisht.

    Nė Shqipėri ushtrojnė aktivitet 110 biznese greke
    Numri i bizneseve greke nė Shqipėri llogaritet nė 110 dhe Greqia ėshtė partneri i dytė tregtar i Shqipėrisė, pas Italisė, ndėrsa sipėrmarrjet greke kanė realizuar njė volum investimesh me mbi 1 miliardė euro dhe kėto janė kryesisht nė shėrbime apo nė tregun bankar. Investimet greke pėrbėjnė rreth 30 pėr qind tė investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri, d.m.th. njė shumė prej afro 800 milionė USD dhe grekėt zotėrojnė sektorėt kryesorė tė shėrbimeve, siē janė furnizimi me lėndėt djegėse dhe mallrat e konsumit tė pėrditshėm. Kompanitė greke janė shndėrruar nė aktore tė para tė ekonomisė shqiptare me 50% tė totalit tė investimeve tė huaja nė Shqipėri. Por nėse kriza ekonomike do tė thellohet nė Greqi, kėto sipėrmarrje qė rrėnjėt i kanė nė Greqi do tė kenė vėshtirėsi me kapitalin e tyre.

    Efektet nė ekonominė tonė tek remitancat, papunėsia, tregtia
    Ndikimi i parė i drejtpėrdrejtė ėshtė pakėsimi i tė ardhurave nė familjet shqiptare, qė vijnė nga emigrantėt, ēka do tė thotė ulje e shpenzimeve familjare e pėr rrjedhojė ulje tė konsumit. Thellimi i krizės do tė rriste numrin e tė papunėve nė vend, pasi do tė kishim kthim masiv tė emigrantėve. Por e gjithė kjo duket se ka edhe njė efekt pozitiv, emigrantėt do tė sjellin me vetė kapitalin e tyre (kursimet e viteve tė punės nė Greqi) dhe me to do tė kėrkojnė tė ngrenė biznese tė vogla qė do tė mbajnė familjet. Ndėrsa nga aspekti i partneritet tregtar me Greqinė, kriza e saj do tė japė ndikim nė volumin e eksporteve “made in Albania” pėr nė territorin helen dhe e kundėrta veēanėrisht nė zonat kufitare. Po ashtu, Greqia ka 1/3 e investimeve tė drejtpėrdrejta tė huaja nė Shqipėri, ndaj dhe kriza nė atė vend do t’i tkurrė. Njė argument tjetėr ėshtė edhe fakti qė nė vendin tonė 1/3 e bankave nė Shqipėri zotėrohen ose pėrfaqėsohen nga bankat mėmė qė janė nė Greqi dhe meqė kredidhėnia nė Greqi ėshtė nė ulje kjo do tė shoqėrohet dhe me kėtė tregues edhe nė vendin tonė.
    standard
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 03-09-2011 mė 10:22
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #68
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Kriza greke, ikja e emigrantėve sjell kapitalin nė Shqipėri
    Nga Teuta Shamku
    Efektet nė ekonominė tonė tek remitancat, papunėsia, tregtia
    Ndikimi i parė i drejtpėrdrejtė ėshtė pakėsimi i tė ardhurave nė familjet shqiptare, qė vijnė nga emigrantėt, ēka do tė thotė ulje e shpenzimeve familjare e pėr rrjedhojė ulje tė konsumit. Thellimi i krizės do tė rriste numrin e tė papunėve nė vend, pasi do tė kishim kthim masiv tė emigrantėve. Por e gjithė kjo duket se ka edhe njė efekt pozitiv, emigrantėt do tė sjellin me vetė kapitalin e tyre (kursimet e viteve tė punės nė Greqi) dhe me to do tė kėrkojnė tė ngrenė biznese tė vogla qė do tė mbajnė familjet. Ndėrsa nga aspekti i partneritet tregtar me Greqinė, kriza e saj do tė japė ndikim nė volumin e eksporteve “made in Albania” pėr nė territorin helen dhe e kundėrta veēanėrisht nė zonat kufitare.
    standard

    Efektet negative tė krizės Standarti Qeveritar mė shumė i ka pėrmendur sesa i ka sqaruar. Kurse efekti pozitiv na del si fant spathi se ashtu i do zogu kėsaj zogut qė ka bėrė artikullin.

    Eksportet shqiptare janė qesharake sepse prodhimi shqiptar ėshtė qesharak. Ne nuk do arrijmė tė pėrfitojmė hiē nga boshllėku nė treg qė do vijė nga kriza greke sepse nuk kemi kapacitete prodhuese dhe kemi politika ekonomike anti-prodhuese.
    Por sigurisht kėto nuk i thotė Standarti i Qeverisė Bum-ologe.
    -

  9. #69
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    5 milionė tė papunė nė vendet e BE, nė krye Spanja e Greqia

    BRUKSEL-Sipas tė dhėnave tė njė raporti tė Eurostat pėr muajin Korrik 2011, 5 milion vetė tė vendeve tė BE, kryesisht tė rinj, janė tė papunė.
    Kampione tė papunėsisė sė tė rinjve janė Spanja me 45,7% , e ndjekur nga Greqia me 38,5%.
    Shkaqet e papunėsisė pėr Greqinė dhe Spanjėn janė kriza e borxheve dhe deficitet publike.
    Nė Spanjė, ku njė nė dy tė rinj ėshtė i papunė, nuk ka thjesht mungesė vendesh pune, por fakti qė korrupsioni dhe masat shtrėnguese tė qeverisė sė Zapateros nuk lėnė mundėsi pėr rimėkėmbje. Edhe pse nė tremujorin e parė tė 2011 kishte njė rritje minimale 0.3% PBB-sė, kjo ndodhi nė sajė tė eksporteve tė Gjermanisė dhe Francės, ndėrkohė qė nuk janė hapur vende pune.
    Gjithashtu nė Greqi, kriza ekonomike ka ulur ndjeshėm mundėsitė pėr punėsim, nė kushtet kur shumė vende pune janė mbyllur e pritet tė mbyllen dhe mjaft tė rinj qė pėrfundojnė shkollat, nuk kanė ku tė ushtrojnė profesionin e tyre.
    Norma tė larta tė papunėsisė sė tė rinjve ka gjithashtu Italia (27.8 %), Irlanda (26.9%) dhe Portugalia (26.8 %).
    Britania me 19.6% tė rinj tė papunė, sidomos njerėz me ngjyrė dhe me origjinė jo vendase.

    Sė fundi, Gjermania me 9,1 % papunėsi tek tė rinjtė zė vendin e tretė nė shkallė papunėsie, pas Hollandės (7.1%) dhe Austrisė (8.2 %).

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...qia-69322.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #70
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Greqi, rikthehen protestat nė sheshin “Sintagma”

    ATHINE- Rikthehen protestat e “Qytetarėve tė zemėruar” nė sheshin qėndror tė Athinės. Mbrėmjen e 3 Shtatorit ata u mblodhėn pėr herė tė pare, pas njė ndėrprerjeje qė patėn grumbullimet e tyre gjatė ditėve tė verės. Me tubimin ishin bashkuar edhe studentėt, tė cilėt protestojnė kundėr ndryshimeve nė arsim.
    Policia arrestoi mbrėmė 10 persona tė cilėt u bėnė protagoniste tė incidenteve gjatė pėrpjekjeve pėr tė bllokuar rrugėt pranė sheshit Sintagma. 7 persona u arrestuan me akuza pėr pengim tė transportit publik dhe 3 pėr sulme ndaj policisė.

    "Filluam protestėn dhe sė shpejti do tė jemi masivisht nė kėtė shesh, derisa tė largohen pėrgjegjėsit qė na sollėn ne kėtu – thuhet nė njė deklaratė tė lėvizjes.

    Nė njė gjest simbolik rreth 30 gra formuan njė zinxhir njerėzor para Varrit tė Ushtarit tė panjohur, pėr tė dėshmuar nė kėtė mėnyrė natyrėn paqėsore tė tubimit. Por tensioni nuk mungoi kur grupe ekstremistėsh tė djathtė e grupe anarkistėsh i janė afruar tubimit.

    Ndėrkaq, pritet qė tė shtunėn nė 10 shtator, protestat tė prekin Selanikun, pasi kjo datė pėrkon me hapjen e panairit tė madh tė pėrvitshėm kombėtar nė kėtė qytet, ku si cdo vit do tė jetė i pranishėm edhe kryeministri Papandreu e anetare te tjere te qeverise.
    (s.g/balkanweb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...gma-69271.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Faqja 7 prej 124 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •