Close
Faqja 5 prej 124 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #41
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga **** Lexo Postimin
    Greket gjithmon i kane urryer cifutet nuk eshte ndonje gje e re. Izraeli nuk ka pas problem as me Kosoven as me Shqiperin. Nuk na kane bere ndonje gje te keqe. Diplomati i Palestines i beri keq Kosoves duke e quajtur serbi. Prandaj Shqiperia te mbaj anen e Izraelit.
    Eshte e vertet ajo qe thua ti!

    Ne fund te fundit Arap njeri Arap tjetri! nuk kam as edhe nje konsiderat per asnjerin! nga nje here konflikti palestinezet-izrael me kujtojn vuajtjet e shqiptareve nga Greket dhe Serbet sidomos Kosoven!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #42
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Kriza greke

    shkaku i parasiteve te Ballkanit...



    Kriza greke, bankat evropiane humbin 10,5 miliardė euro

    Athinė, 12 gusht - Bankat evropiane mund tė kenė humbje prej 10,5 miliardė euro pėr shkak tė krizės greke, sipas "Citibank" Sipas raportit tė bankės, kėto humbje pėr sektorin bankar evropian mund tė jenė 10,5 miliardė euro.
    Nėse kėmbimi vullnetar i fletėobligacioneve shtetėrore greke zgjerohet dhe pėrfshin letrat me vlerė me afat tė dorėzimit deri nė vitin 2024, bankat evropiane do tė duhet tė parashohin parashikime pėr humbje deri 78 pėr qind pėr shkak tė ekspozimit tė borxhit grek, konsiderojnė analistėt nga bankės amerikane "Citibank".
    Sipas raportit tė bankės, kėto humbje pėr sektorin bankar evropian mund tė jenė 10,5 miliardė euro.
    Drejtori i Institutit pėr financa ndėrkombėtare Ēarls Dalara shprehi optimizėm nga rezultati i programit pėr pjesėmarrje nė sektorin privat nė pakon e dytė tė ndihmės financiare pėr Greqinė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #43
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Soros: Portugalia dhe Greqia larg Euros e BE

    (jashte!!)

    Soros: Portugalia dhe Greqia larg Euros e BE

    Balkanweb, 14 gusht 2011

    BERLIN- George Soros, filantrop amerikan i shndėrruar nė miliarder, u shpreh se Greqia dhe Portugalia duhet tė largohen nga BE-ja dhe zona euro pėr shkak tė krizės sė borxheve. "Problemi grek ėshtė trajtuar aq keq sa mė e mira pėr t'u bėrė tani, pėr Greqinė, mund tė jetė largimi nga BE-ja dhe zona euro'', deklaroi ai nė njė intervistė botuar sot nga revista gjermane ''Der Spiegel''.

    Ai sugjeroi qė Portugalia tė bėjė tė njėjtėn. "BE-ja dhe euroja do tė mbijetojnė", shtoi ai. George Soros u shpreh po ashtu se ishte koha qė anėtarėt e eurozonės tė pranonin emetimin e obligacioneve evropiane, tė quajtura ndryshe "eurobono", tė cilat Gjermania i ka kundėrshtuar plotėsisht. "Duan ata apo jo, euroja ekziston. Dhe qė kjo e fundit tė operojė si duhet, vendet e zonės euro duhet tė jetė nė gjendje tė rifinancojnė shumė prej borxhit tė tyre nė kushte tė njėjta", theksonte Soros.

    George Soros, i cili fitoi mė shumė se njė miliardė dollarė duke vėnė bast kundėr paundi britanik nė vitin 1992, tha se ai nuk kishte ndėrmend tė spekulonte kundėr euros. "Unė me siguri nuk dua tė bast kundėr euros. Kjo pėr faktin se kinezėt janė shumė tė interesuar pėr njė monedhė alternativė ndaj dollarit dhe do t'i shtyjė ata tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė ndihmuar evropianėt pėr tė shpėtuar euron", theksoi ai.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #44
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Greqia, e dyta nė botė pėr borxhin publik. Papunėsia rritet cdo muaj

    NGA: ANILA JOLE

    Greqia, e dyta nė botė pėr borxhin publik. Papunėsia rritet cdo muajATHINE-Greqia renditet e dyta nė listėn e vendeve tė botės, pėrsa i pėrket borxhit publik. Borxhi publik bruto ėshtė pėrqindja e prodhimit tė brendshėm bruto tė njė vendi, dhe nė kėtė listė Japonia rezulton tė jetė e para, pasi borxhi i saj ėshtė mė shumė se dyfishi vjetor i produktit tė brendshėm bruto, sipas vlerėsimeve nga FMN dhe Organizata pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

    Pas Japonisė renditet Greqia e mbėrthyer nga kriza, me njė borxh publik 157% tė prodhimit tė brendshėm bruto. Pas Greqisė, renditen Italia dhe Irlanda, vende ku niveli i lartė i borxhit ka sjellė shqetėsime tė mėdha muajt e fundit.
    Shtetet e Bashkuara kanė njė borxh publik qė ėshtė afėr 100 % tė prodhimit tė brendshėm bruto, gjė qė i rendit ato nė vend tė shtatė, njė pozicion mė i mirė se shtetet e mėsipėrme. Duke bėrė njė renditje tė 10 vendeve tė zhvilluara me borxhin publik mė tė madh krahasuar me prodhimin e brendshėm bruto, sipas Organizatės pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim kemi kėtė liste:
    1.Japonia - 213 pėr qind tė PBB-sė
    2.Greqia - 157 pėr qind
    3.Italia - 129 pėr qind
    4.Islanda - 121 pėr qind
    5.Irlanda - 120 pėr qind
    6.Portugalia - 111 pėr qind
    7.SHBA - 101 pėr qind
    8.Belgjika - 101 pėr qind
    9.Franca - 97 pėr qind
    10.Anglia - 89 pėr qind

    Ndėrkohė nė Greqi papunėsia rritet nga muaji nė muaj.
    Duke iu referuar shifrave zyrtare tė muajit Maj, pamja duket se ėshtė mjaft dėshpėruese.
    Nė 16.6% ka arritur shkalla e papunėsisė nė muajin maj 2011, nga 12% qė ka qenė njė vit mė parė.
    Numri i tė papunėve u rrit me 220 534 persona krahasuar me njė vit mė parė, ndėrsa krahasuar me prillin e kėtij viti nė maj kishim 36 260 tė papunė mė shumė.
    Popullsia joaktive ka arritur nė 4 383 374 njerėz, duke pėrfshirė nė kėto statistika edhe emigrantėt e huaj.
    Normat mė tė larta tė papunėsisė janė tek tė rinjtė e moshės 15-24 vjeē (40,1%) dhe nė moshat 25-34 vjet (22%).
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #45
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Ishalla Shteti Grek Rregullohet sa me Para gje qe nuk e besoj
    por pasi aty jetojn nje perqindje e mire Shqiptareve i uroj nje rregullim te shpejt
    Partizoni

  6. #46
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    [QUOTE=Gameness;3181304]

    1.Japonia - 213 pėr qind tė PBB-sė
    2.Greqia - 157 pėr qind
    3.Italia - 129 pėr qind
    4.Islanda - 121 pėr qind
    5.Irlanda - 120 pėr qind
    6.Portugalia - 111 pėr qind
    7.SHBA - 101 pėr qind
    8.Belgjika - 101 pėr qind
    9.Franca - 97 pėr qind
    10.Anglia - 89 pėr qind

    Ishalla shteti Grek rregullohet e permiresohet dhe eshte ne gjendje te arrit ne maje te kesaj liste, dhe te behet shteti i pare i botes, meqe, greket kan qejf te jen te paret...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  7. #47
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Finlanda rrezikon ndihmat greke

    Bruksel, 19 gusht – Duket se pakoja e ndihmave evropiane pėr Greqinė, e miratuar nė korrik, ka ardhur nėn pikėpyetje pėr shkak tė kėrkesės sė disa vendeve tė vogla anėtare tė Bashkėsisė Evropiane qė qeveria nė Athinė tė ofroj siguri pėr huat e tyre, shkruan mediat evropiane.
    Kėsaj iniciative i prinė qeveria finlandeze, e cila tė martėn ka njoftuar se me Athinėn ka arritur pėlqimin qė Greqia tė paguaj njė shumė tė caktuar tė parave si garanci pėr pjesėn finlandeze tė pakos prej 109 miliardė dolalrėsh, raporton portali EUobserver.
    Finlanda ka marrė qėndrim tė ashpėr pas kundėrshtari mė i madh pėr ndihmat greke, partia Finlandezėt e vėrtetė, ka marrė skenėn politike dhe nė zgjedhjet e prillit ka fituar 19,1 pėr qind tė votave.
    Marrėveshja greko-finlandeze ka shkaktuar domino efekt, dhe menjėherė pas Finlandės edhe Ausria, Holanda, Sllovenia dhe Sllovakia kanė kėrkuar tretman tė njėjtė.
    "Modeli duhet tė jetė i hapur pėr anėtaret e zonės sė euros. Do ta vėrtetojmė kėtė”, ka deklaruar pėr gazetėn finlandeze “Helsingin Sanoman” zėdhėnėsi i ministrisė austriake tė financave Harald Waigelin.
    Zėdhėnėsi i ministrisė holandeze Niels Redeker ka thėnė se Kopenhaga “ nė tė gjitha debatet nė Bruksel ka sinjalizuar se nėse Finlanda sigurohet me marrėveshje pėr kolateral, atėherė edhe ne e dėshirojmė kėtė”.
    Ministria sllovene e financave ka kumtuar pėr agjencinė AP se kėrkon “garanci tė mundshme” pėr huan e saj.
    Kėto vende kanė 11 pėr qind tė huas sė pėrgjithshme , kurse iniciativa e tyre rrėnon solidaritetin edhe ashtu tė brishtė nė zonėn e euros dhe rritė tensionet nė treg. (Qendra,info)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  8. #48
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Greqia do falimentojė deri nė fund tė 2011

    Qendra.info

    Athinė, 22 gusht - Greqia do tė falimentojė deri nė fund tė vitit 2011. Ky ėshtė vlerėsimi mė i ri, i bėrė sot nė Pekin nga kreu ekzekutiv i Standard & Poor’s, David Beers, analizėn e tė cilit e kanė publikuar mediat nė Greqi dhe mediat e huaja.
    David Beers vlerėson se Greqia do jetė ''e detyruar'' tė falimentojė nė mėnyrė selektive, pas aktivizimit tė planit tė zgjedhur nga liderėt e BE-sė nė samit pėr tė shlyerjen borxhin grek me pjesėmarrjen e sektorit privat.
    Sipas kreut ekzekutiv tė Standard & Poor’s, “Greqia do falimentojė, sepse kjo gjė do sjellė vetėm lehtėsimin e borxheve dhe jo larjen e tyre''.
    Edhe mė herėt agjencia e vlerėsimit tė aftėsive kredituese, Standard & Poor’s ka bėrė vlerėsime tė zymta pėr Greqinė, duke deklaruar ndėr tė tjera se ky vend nuk do tė jetė nė gjendje tė shlyejė borxhet dhe duke e renditur atė nė fund tė listės pėr sigurinė e investimeve.
    Nga ana e saj qeveria greke ka akuzuar agjencinė ndėrkombėtare tė vlerėsimit, Standard & Poor's, pėr rritjen e nivelit tė riskut pėr borxhet dhe se ka mėnjanuar krejtėsisht pėrpjekjet e saj pėr stabilizimin dhe kthimin e besimit nė tregun financiar.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #49
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Greqia nė panik nga falimentimi, thirrje pėr dorėzimin e parave

    Qendra.info

    Athine, 23 gusht - Greqisė i ėshtė pezulluar dhėnia e kėsteve tė paketės sė re tė shpėtimit, pasi Finlanda ka shprehur rezervat e veta pėr tė mbėshtetur kėtė masė. Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, i bėri thirrje dje Bashkimit Europian qė tė zbatojė menjėherė dhe tėrėsisht marrėveshjen e arritur muajin e kaluar pėr paketėn e re tė ndihmės me vlerė 109 miliardė euro.

    Ai i ka shkruar Presidentit tė Bankės Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishet dhe komisionerit tė BE-sė pėr ekonominė, Olli Rehn, si dhe ministrave tė Financave tė eurozonės. Disa anėtarė tė eurozonės i bllokuan marrėveshjen tė nxitur nga Finlanda, e cila kėrkon garanci nga Greqia pėr pjesėn e saj tė paketės. Kėsaj kėrkese iu shtuan Holanda, Sllovenia, Austria dhe Sllovakia. Ndėrkohė, vendi u zhyt nė dėshpėrim mė tė thellė pas vlerėsimit nga agjencitė e mėdha kreditore se Greqia do tė falimentojė deri nė vitin 2012, pėr shkak tė programit tė gabuar tė qeverisė pėr deficitin buxhetor, i cili duket se do ta ēojė kėtė vend, sipas tyre, nė borxhe mė tė thella.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #50
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    perhajr!

    Papunėsia nė Greqi po merr pėrmasa tė frikshme

    Shekulli, 23 gusht 2011


    Papunėsia nė Greqi po merr pėrmasa tė frikshme. Tė papunėt kanė arritur nė 16.6 pėr qind. Ekspertėt parashikojnė njė rritje deri nė fund tė 2012-s deri nė 25 pėr qind. Qeveria pritet tė nisė program pėr tė papunėt.

    Vera qė ka “tėrhequr” njerėzit nėpėr plazhe dhe ka lėnė tė “qeta” sheshet e protestave nė qendėr tė Athinės sikur kėrkon tė fshehė problemin e madh tė papunėsisė qė e sjellin ndėrmend ndėrkohė “gėrmadhat tregtare” tė krizės, kyēet nė dyqane qė shtohen pėrditė. 33.8 % ose 1 nė ēdo katėr dyqane tė rrugės “Stadhiu” ėshtė mbyllur, thonė statistikat mė tė fundit pėr papunėsinė alarmante nė tė gjitha degėt e ekonomisė dhe nė gjithė vendin. “Dikur nė Selanik dhe nė Maqedoninė qendrore ishin tė pajtuar nė punė rreth 80 000 punonjės. Sot nuk janė mė shumė se 10 000”, thotė pėrfaqėsuesi i Qendrės Punėtore tė kėtij qyteti grek, i dyti pėr nga numri i popullsisė pas Athinės.

    Tė papunėt, i vetmi “mall” qė shtohet

    Tė papunėt janė i vetmi “mall” qė shtohet, qofshin ata vendas apo imigrantė, kur buxheti familjar zvogėlohet, konsumi bie dhe tregu pėrthahet nga mungesa e parasė. “Gjendja ėshtė e vėshtirė. Pa punė jemi. Kam rreth njė viti e gjysmė pa punė. Kam dy fėmijė nė shkollė. Nuk mund tė paguajmė dritat, ujin, qiranė” thotė Ilia Memo pak para se tė marrė udhėtimin pėr nė vendlindje, me autobusin e linjės Athinė-Korēė, ku shpreson tė “harrojė” pėr njė farė kohe problemet e mbijetesės.

    Sipas Zyrės Statistikore Greke, gjatė muajit maj rreth 2.000 punonjės humbnin pėrditė punėn dhe pėr herė tė parė pėr shtatė muaj me radhė, qė nga muaji nėntor, numri i tė papunėve ka arritur nė rreth 251.846. Papunėsia totale arriti nė 16.6% nga 12% qė ishte tė njėjtėn periudhė tė vitit 2010 dhe numri i tė papunėve arriti nė 822 719 vetė. Shifėr rekord, ashtu si edhe numri i tė papunėve brenda vitit arriti nė 220 534 vetė, kurse ai i muajit maj tė kėtij viti nė 51 000 vetė.

    Papunėsi reale nė nivelin e viteve ‘60

    “Si pėrqindje shifrat na kthejnė nė vitet ‘50, por me tė dhėnat reale na kthejnė nė vitin 1961, ku sipas statistikave tė kohės kishim 864 000 tė papunė. Por atėherė zgjidhja ishte emigrimi drejt vendeve tė Evropės veriore si Gjermania, me tė ashtuquajturit “gastarbeiter”, thotė Savas Robolis, drejtori i Institutit tė Punės sė Konfederatės sė Pėrgjithshme tė Punonjėsve tė Greqisė. Robolis nuk ngurroi tė publikojė edhe kėsaj radhe shifra mė ogurzeza pėr fundvitin, por edhe vitin e ardhshėm kur edhe vetė qeveritarėt pranojnė se “dimri qė vjen do tė jetė skėterrė” pėrsa i pėrket papunėsisė.

    “Papunėsia statistikore, nga 18% qė do tė arrijė nė fund tė vitit 2011 do tė shtohet edhe 2% akoma. Papunėsia reale nė fund tė vitit 2012 do tė jetė 25% dhe do tė arrijė nė 1 250 000 vetė” dhe kjo nė kushte “me ritme zhvillimi zero dhe jo negative”, sqaron Robolis.



    Marrė nga Deutche Welle
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Faqja 5 prej 124 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •