Peripecia e shėndetit tė njė fėmije shqiptar qė vuante nga sėmundje tepėr e rėndė, pak vite mė parė, kishte vėnė nė lėvizje opinionin arsimor tė Greqisė, qė ishte mobilizuar tė guzmbullonte para pėr kurimin jashtė shtetit tė nxėnėsit.
Pas njė viti e gjysmė trajtim nė njė klinikė speciale tė Parisit, djaloshi ėshtė kthyer tashmė nė Selanik, nė gjendje tė mirė shėndetėsore, dhe tepėr mirėnjohės, pasi peripecia e tij ishte shkaku dhe shembulli i gjallė i solidaritetit ndėrmjet dy popujve fqinjė, por edhe i humanizmit tė njė shoqėrie qė sfidoi pengesat e dallimeve raciale.
Elton Demiri nga Korēa, nxėnės atėherė nė klasėn e 5-tė tė shkollės fillore tė Efkarpias, u dignostikua nė vitin 2008 se vuante nga sėmundja e rėndė e osteosarkomės (gangrenė) nė kėmbė, ēka ishte e sigurt se do ta ēonte drejt vdekjes.
Prindėrit e nxėnėsit vunė nė dijeni arsimtarėt dhe me iniciativė tė drejtorit tė shkollės, Aleksandros Filipidis, u krijua njė rrjet mes tė gjitha shkollave, por edhe qytetarėve tė vendit, me qėllim qė tė grumbulloheshin mbi 80.000 euro pėr ndėrhyrjet e domosdoshme kirurgjikale dhe kimioterapitė e djaloshit.
Sensibilizimi i njerėzve ishte i madh dhe pėrfundimisht u mblodhėn 120.000 euro, brenda njė viti e gjysmė qė Eltoni qėndroi pėr kruim nė Paris, raporton agjencia shtetėrore e lajmeve tė Greqisė.
Shpenzimet ishin tė mėdha, pasi pėrveē terapisė qė zgjati 18 muaj, nevojiteshin para edhe pėr nevoja tė tjera, si qėndrimi i prindėrve, barnat etj., thotė z.Filipidis.
Babai i Eltonit kujton vėshtirėsitė me tė cilat u pėrballėn pėr gjetjen e klinikės speciale nė Paris (nė Greqi nuk ka klinikė tė tillė), vėshtirėsitė e komunikimit (u desh pėrkthyes), por edhe vendimin e madh pėr tu ndarė pėr njė periudhė tė madhe kohore nga vajza e tyre e vogėl, tė cilėn e lanė tek gjyshėrit nė Shqipėri.
Ishte njė periudhė shumė e vėshtirė, kryesisht pėr arsye ekonomike, sepse duhej tė mbulonim shpenzimet sa nė Francė, aq edhe Greqi ku kishim lėnė gjysmėn e familjes, tregon z. Demiri.
Nė pranverė 2010 familja u bashkua pėrsėri, teksa nxėnėsi e pėrfundoi terapinė dhe u kthye me prindėrit nė Selanik. Tani ai ndjek mėsimet nė klasėn e parė gjimnaz nė Efkarpia dhe, siē thonė prindėrit dhe mėsuesit, ndonėse e ka humbur njerėn kėmbė, ėshtė optimist, i mbushur jetė e fuqi dhe me interesim tė madh pėr mėsimet e tij.
U lidhėm shumė me banorėt e Efkarpias, qė treguan me vepra bashkė me grekėt e tjerė, dashurinė e tyre. Greqia ėshtė nė zemrėn tonė, ėshtė nė vendin e parė dhe do tė bėjmė gjithēka pėr tia dėshmuar kėtė njerėzve, thotė me mirėnjohje zoti Demiri.
http://www.noa.al/news/artikull.php?id=195326
Krijoni Kontakt