Close
Faqja 8 prej 124 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #71
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Greqi, shtypi: Vendi nė situatė kritike, paratė po mbarojnė

    ATHINE- “Greqia ndodhet nė skaje” – kėshtu e titullon shkrimin e saj kryesor sot, gazeta greke “To Vima”, e cila bėn njė analizė tė situatės sė krijuar nė vend, pas vizitės sė fundit tė Trojkės, e cila u largua duke marrė me vete refuzimin e ministrit tė Financave pėr masa tė reja.

    Zėvendėskryeministri dhe ministėr i Financave Evangelos Venizelos, pas ndėrprerjes sė bisedimeve me Trojkėn, tha se "nuk mund tė merrte pėrgjegjėsinė pėr masa tė tjera, pa folur mė parė me kryeministrin."

    Ekipi i Trojkės do tė kthehet nė Greqi pas dhjetė ditėsh dhe kreu i tij z. Thomsen tha se "ne nuk mund tė kalojmė pėrgjegjėsitė tona" dhe se "njė zgjidhje duhet tė kėrkohet nė nivel mė tė lartė."

    Ministri Venizelos ka pranuar se recesioni ėshtė i thellė dhe indirekt, qė deficiti ėshtė mė i lartė.

    Ndėrkohė qė sipas shtypit, kėrkohet shkurtimi i 50 000 vendeve tė punės nė administratė, FMN duhet tė marrė vendimin urgjent pėr kėstin e gjashtė tė ndihmės pėr Greqinė, pasi nė arkėn e shtetit ka para vetėm pėr pagesat e muajit shtator.

    Kjo klimė po ravijėzon skenaret e zgjedhjeve tė parakohsme pavarėsisht nga fakti se kryeministri Jorgos Papandreu nga foltorja e Konferencės me rastin 37 vjetorit tė krijimit tė PASOK deklaroi se "njerėzit do tė na gjykojnė nė vitin 2013". Mbėshtejta pėr partinė e tij PASOK ka rėnė nėn 20%, duke bėrė qė Demokracia e Re tė jetė nė avantazh tė dukshėm, ndėrkohė qė shumica e qytetarėve kėrkojnė njė qeveri koalicioni, qė do ta nxirrte vendin nga kriza.
    (s.g/balkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...jne-69256.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #72
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Greqi, tė rinjtė duan tė ikin nga vendi, shkak kriza

    (jasht, jasht...)

    ATHINE- Rreth 75% e tė rinjve duan tė ikin nga Greqia. Ankthi i papunėsisė i bėn ata tė hedhin sytė jashtė vendit, si e vetmja zgjidhje pėr njė tė ardhme mė tė mire.

    Nė njė kohė kur papunėsia po rritet nė mėnyrė tė shfrenuar nė Greqi, njerėzit kėrkojnė mundėsi tė reja dhe njė prej tyre ėshtė largimi jashtė vendit pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

    4 nga 10 grekė sipas sondazheve, janė gati pėr tė ikur, nėse u jepet mundėsia.

    Tek tė rinjtė e moshės 18-24, tė cilėt janė tė prekur veēanėrisht nga papunėsia, shifra ėshtė 75%, ndėrsa nė grupmoshėn 25-44, norma ėshtė 50%.

    Edhe vetė prindėrit, nė masėn 53% thonė se duan qė fėmijėt e tyre tė ikin nga Greqia.
    (Anila Jole/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...iza-69267.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #73
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Qendra e Athinės nė "mėshirėn" e SIDA-s

    Sėmundja e SIDA-s po merr pėrmasa alarmante nė qendėr tė Athinės, e kthyer me kohė nė “geto” nga klandestinėt afrikano-aziatikė dhe narkomanėt.


    Edhe nė mes tė ditės pėrgjatė rrugės 3 Shtatori, njė nga arteriet kryesore tė qendrės sė Athinės, kalimtarėt hasin femra qė me veshjen dhe vėshtrimin e tyre tundues peshkojnė pėr “klientė”. Vajza tė reja, shumica me ngjyrė, kryesisht nga Nigeria dhe nga vende tė tjera tė Afrikės nga zona e Subsaharasė, por edhe tė bardha nga vendet fqinj pėrrreth qė shesin trupin e tyre pėr 30 euro. "25 bashkė me hotelin" u pėshpėrit kalimtarėve njė nigeriane nė rrugėn Hallkokondili, Anisa, qė largohet sapo kupton qėllimin e bisedės sonė duke kėrkuar me sy tutorin e saj, para kioskės pėrballė, dhe nuk pranon tė thotė asnjė fjalė mė tepėr pėr reportazhin tonė.

    Afrikano-aziatiket pa kulturė kontraceptive

    Nė pjesėn e tyre dėrrmuese viktima tė trafikimit dhe secila me dramėn e saj nė duart e tutorėve, kėto vajza tėrheqin tani vėmendjen e shoqėrisė greke pėr njė arsye tjetėr: seksi i tregtuar dhe pa masa kontraceptive, siē ndodh nė me shumicėn e tyre, evidentohet si shkaku kryesor i rritjes galopante prej 580% tė rasteve tė SIDA-s dhe tė sėmundjeve tė tjera infektive si sifilizi dhe hepatiti B dhe C gjatė vitit tė fundit. Kjo shifėr mėsohet nga njė studim i Qendrės sė Kontrollit dhe Parandalimit tė Sėmundjeve.

    "Faktori mė kryesor ndėr kėto vajza qė vijnė nga vendet afrikano-aziatike mendoj se ėshtė mungesa e kulturės seksuale, nuk merret asnjė masė preventive si tabletat konraceptive apo prezervativi nė marrėdhėniet seksuale", i thotė DW-sė mjeku gjinekolog Jorgo Mano, i cili sheh arsye mė tė thella ekonomiko-sociale tė kėtij fenomeni tė favorizuar dhe nga apatia politike. "Shteti jo vetėm qė ka pėrgjegjėsi pėr prostitucionin e pakontrolluar por edhe pėr masat qė nuk merren, pasi kėto refugjate nuk kontrollohen kur hyjnė nė kufi. Madje duhet tė futen nė karantinė para se tė qarkullojnė nė shoqėrinė greke dhe nė shoqėrinė evropiane."

    Apel nga ministri i Shėndetėsisė drejtuar burrave grekė edhe imigrantė

    "Bombė nė themelet e shoqėrisė” e konsideron fenomenin e pėrhapjes sė sėmundjeve infektive edhe ministri i Shėndetėsisė Andreas Lloverdhos, qė sheh nėnvleftėsim tė tij jo vetėm nga strukturat shtetėrore, por edhe nga mediet dhe shoqėria vetė. “ I drejtohem qytetarit grek, tė mos bėhet klient i kėtyre grave. Duhet qė qytetari grek tė evitojė kontaktin me kėto gra, por edhe imigranti qė ėshtė kėtu duhet t'u qėndrojė larg, qė tė mos pėrcjellim problemin nė familjet tona", ėshtė apeli dramatik i ministrit aktiv qė njėkohėsisht thekson nė tė gjitha tonet se problemi nuk ėshtė vetėm grek, por ėshtė edhe evropian. Ai kėrkon madje zbatimin e njė "FRONTEX-i higjenosanitar" si njė barrierė pėr parandalimin e pėrhapjes sė sėmundjeve infektive nėpėrmjet prostitutave afrikano-aziatike qė synojnė tė kalojnė tranzit nga Greqia nėpėr vendet evropianoperėndimore.

    Sheshi Sintagma nė AthinėSheshi Sintagma nė Athinė

    "Versioni shqiptar" i prostitucionit

    Pjesė e pandarė edhe e kėsaj ane tė realitetit grek janė imigrantėt shqiptarė si Vladimir Dhima, qė frekuenton shpesh sheshin Omonia, dhe ku nuk ngurrojnė tė flasin edhe pėr “mėkatin” e tyre nė pėrhapjen e fenomenit. "Shkojnė jo vetėm shqiptarė tė pamartuar por edhe ata qė kanė krijuar familjet e tyre. Ėshtė njė rrezik i madh pėr familjet dhe sidomos fėmijėt qė kėshtu nuk e kanė tė garantuar jetėn nga rreziku i SIDA-s", shprehet Vladimiri kur statistikat thonė se rreth 1 milionė vetė tė popullsisė sė aftė pėr seks nė Greqi janė klientė tė prostitucionit rastėsor ose periodik. Vladimiri pranon me 'dhimbje' edhe faktin se ndėr prostitutat janė edhe shumė shqiptare, qė kriza i shtoi edhe mė tepėr." Janė edhe shqiptare, por edhe romune e sidomos bullgare. Janė tė trafikuara por ka edhe nga ato qė e bėjnė me vullnetin e tyre, ose nxirren forcėrisht nė rrugė nga burrat e tyre", thotė Vladimiri qė megjithėse shprehet i rreptė pėr 'doraset' nuk mund tė mos pranojė se 'nė thelb kėto gra janė viktima nė radhė tė parė vetė'. Aq mė tepėr pėr rastet kur preken edhe nga virusi i SIDA-s. "Vetė unė kam trajtuar raste tė femrave nga Shqipėria qė janė pekur nga SIDA", pohon mjeku Jorgo Mano.

    Rritje e shfrenuar 1.000 % e SIDA-s ndėr narkomanėt

    Aty ku SIDA bėn kėrdinė janė narkomanėt, qė sa herė ndiqen nga policia vetėm sa ndėrrojnė rrugė apo shesh ku me shiringat e drogės nė dorė flirtojnė me “parajsėn iluzive” dhe vdekjen. Si nė sheshin Klafthmonos, para Ministrisė sė Punės, ku nuk mund tė kalosh pėrmes lulishtes nga era e rėndė. "Jam dėshmitar okular pėrditė kėtu i pamjeve tė turpit qė shpalosen para syve tė mi. Mėngjes, drekė, darkė marrin drogė me shiringa, kėtu flenė, kėtu bėjnė nevojėn e tyre, kėrcėnojnė, bėjnė sherr dhe vjedhin dyqane, katėr herė e vodhėn dyqanin pėrbri", i thotė DW-sė banori i zonės Sofoklis Beqiraqis, qė flet pėr 'vatra infeksioni' po aq tė rrezikshme sa prostitucioni dhe shiringat nė pėrhapjen e SIDA-s dhe tė sėmundjeve tė tjera infektive. Nė radhėt e narkomanėve rastet e SIDA-s janė shtuar 1.000% vitin e fundit paralajmėron Qendra e Konrollit dhe Parandalimit tė Sėmundjeve, e cila qė nga data 9 qershor dėrgon nė sheshet e Athinės ekipe ambulante mjekėsore. "Nė Evropė i akordohen ēdo narkomani 30 shiringa nė vit, kurse nė Greqi vetėm 3", i thotė DW-sė mjeku epidemiolog i Qendrės Jorgos Nikollopullos, i cili kėrkon "trajtim antiretroik nėpėr spitale, informim mė tė mirė dhe me fletushka nė gjuhė tė huaja pėr imigrantėt."

    Rivendosja e normalitetit nė qendėr tė Athinės ėshtė njė imperativ pėr mbrojtjen nė radhė tė parė tė shėndetit publik. "Nuk ėshtė vetėm SIDA, ėshtė hepatiti, janė dhjetėra sėmundje, akoma edhe kolerė do tė bjerrė kėtu", thotė Beqiraqis, qė e kupton mirė se kriza e mahisi plagėn dhe aksionet e policisė vetėm sa e zhvendosin problemin. Duhen nisma si ajo e ministrit tė Shėndetėsisė, qė nga data 12 shtator hap dyert e spitaleve pėr trajtimin me metadon tė narkomanėve.

    Autor: Niko Anagnosti

    Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

    http://www.dw-world.de/dw/article/0,...ed-alb-609-xml
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #74
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Greqia ka ngecur nė vend me reformat - Irlanda merr mbėshtetje tė mėtejshme

    (ncuk-ncuk...)

    Reforma financiare nė Greqinė e zhytur nė borxhe po ecėn mė ngadalė nga sa shpresohej. Kreditorėt ndėrkombėtarė i kėrkuan qeverisė nė Athinė tė ripunojė buxhetin pėr vitin 2012. Edhe pėr Italinė pati paralajmėrime.


    Pėr shkak tė paqartėsive, pėrfaqėsuesit e tė ashtuquajturės Trojka pėr Greqinė, BE, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN, e pezulluan pėrkohėsisht shqyrtimin e masave tė kursimit tė Greqisė dhe u larguan nga Athina. Edhe shifrat e reja nga Greqia nuk kontribuojnė pėr qetėsimin e situatės: sipas vlerėsimeve tė paraqitura nga ministri i Financave Evangelos Venizelos, ekonomia greke kėtė vit mund tė tkurret me rreth 5%, pra shumė mė tepėr nga sa pritej fillimisht. Kjo mund tė cėnojė edhe aftėsinė e Athinės pėr tė arritur objektivin e saj pėr reduktimin e deficitit buxhetor.

    Nga qarqet e BE-sė u tha se ka pėrfytyrime tė ndryshme pėr shifrat e Athinės pėr deficitin dhe se si duhet trajtuar ai. Zyrtarisht BE, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN nė njė deklaratė tė pėrbashkėt thanė se do t'u japin kohė autoriteteve greke tė pėrfundojnė punėn e tyre. Pritet qė deri nė mes tė muajit shtator grupi i punės tė rikthehet nė Athinė pėr tė pėrfunduar vlerėsimin dhe pėr tė vazhduar bisedimet.

    Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos.Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos. Athina pėrpiqet tė qetėsojė

    Athina ndėrkaq u shpreh me nota qetėsuese: ndėrpreja e punės sė kontrollorėve ka qenė e planifikuar, deklaroi Venizelos, ndryshe nga raportet nga Brukseli. Trojka ka ngulur kėmbė pėr reforma mė tė shpejta strukturore dhe ka dashur tė shohė projektbuxhetin pėr vitin e ardhshėm, thuhet nė raportet qė flasin pėr diferenca mes palės greke dhe Trojkės. M.q.s. projektbuxheti nuk do tė jetė gati para javės sė ardhshme, bisedimet do tė vazhdojnė pas dhjetė ditėsh. Njė ditė mė parė dha dorėheqjen kryetari i Zyrės sė sapongritur tė Buxhetit nė Greqi, pas mosmarrėveshjeve me Ministrinė e Financave.

    Evangelos Venizelos, ministri grek i Financave, e kishte cilėsuar kėtė instancė tė paaftė, pasi ajo kishte shprehur dyshime pėr arritjen e objektivave tė kursimit. Ministri i Financave theksoi se qeveria nuk do tė marra asnjė masė tė re pėr shtimin e tė ardhurave buxhetore, pėrtej atyre tė miratuara nga Parlamenti.

    Paralajmėrime pėr Italinė

    Edhe problematika e borxheve tė Italisė ėshtė rivendosur nė fokus: nė njė intervistė pėr gazetėn italiane "Il Sole 24 Ore", shefi i Bankės Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet, i bėri thirrje Italisė tė vėrė nė jetė paketėn e kursimeve pėr reduktimin e krizės sė borxheve. Qeveria nė Romė nė fillim tė gushtit njoftoi masa kursimi me njė volum prej 45,5 miliardė eurosh, por pak ditė mė parė vendosi ndryshime nė paketė.

    Ngjarjet nė Itali vėzhgohen me vėmendje edhe nga Brukseli. Njė zėdhėnės i komisionerit pėr politikėn monetare, Olli Rehn, deklaroi se objektivat e miratuar tė kursimit nė Itali nuk mund tė vihen nė pikėpyetje.

    Njoftime pozitive pati pėr Irlandėn dhe Portugalinė. FMN miratoi kėstin e radhės tė kredisė pėr Irlandėn. Edhe BE dha dritėn e gjelbėr pėr mbėshtetje tė mėtejshme financiare pėr Irlandėn. Portugalia, e cila mbėshtetet me 78 miliardė euro nga partnerėt ndėrkombėtarė, sipas njė njoftimi tė BE-sė do tė marrė kėstin e radhės prej 11,5 miliardė eurosh.

    Njoftime pozitive vijnė edhe nga Madridi: Parlamenti miratoi me shumicė tė qartė vendosjen e njė mekanizmi frenues pėr borxhet. Tani ai duhet miratuar nga Senati, ku nuk pritet tė ketė pengesa.

    Autor: Marko Langer / E. Xhani (dapd, dpa rtr)

    Redaktoi: Bahri Cani

    http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15362605,00.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #75
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Gjenerata "e humbur" greke

    Nė Athinė, 20-30 vjeēarėt quhen "brezi 700". Ata kanė shkollim tė mirė, por fitojnė vetėm rrogėn minimale me tė cilat nuk mund tė jenė tė pavarur, as tė themelojnė familje.


    Kur Panajotis Cacaklas bisedon me klientėt, ai ndihet mirė: qė prej tri vjetėsh 28 vjeēari punon nė njė kompani tė madhe ofruese tė shėrbimeve me celularė, kujdeset pėr klientėt. Por shumė para ai nuk mund tė fitojė me punėn e tij.

    "700 euro. Nuk ėshtė mė e mira qė mund tė gjesh, por unė jam mė se i lumtur qė kam punė dhe arrij nė njėfarė mėnyre ta shtyj", thotė ai.

    Beqarėt kanė nevojė pėr mė shumė


    Nė orėn 14 Panajotis e mbyll dyqanin. Vetėm tri orė mė vonė dyqani nė lagjen e Athinės Ampelokipi do tė hapet sėrish. Panajotis dhe kolegėt e tij e shtyjnė kohėn deri atėherė nė qendėr tė qytetit, sepse thuajse pėr asnjėrin nuk ia vlen tė shkojė nė shtėpi e tė kthehet sėrish. Nė bisedat e kolegėve dėgjon qė ata janė tė tė njėjtit mendim, se kur je beqar mund tė mbijetosh edhe me pak para. Por tė qenė i lumtur tė duhet mė shumė se kaq, mendon Niko Bourbulias, njė ekonomist i diplomuar: "Nuk bėhet fjalė qė tė mbijetosh. Fjala ėshtė qė tė bėsh njė jetė njėfarėsoj cilėsore. Kur ke dy fėmijė, punon nga mėngjesi nė darkė dhe kur nuk ke kohė pėr familje, kur nuk arrin tė dalėsh pėr qejf tė paktėn njė herė nė javė, atėherė nuk ke mund tė thuash se bėn jetė cilėsore. Ti jeton pėr tė punuar."

    Kėtė problem e njohin mirė edhe Rallou Santarinaiou dhe shoku i saj, Anton Darwiras. Ēifti jeton qė prej njė viti bashkė. Ata jetojnė nė njė apartament me dy dhoma, tė mbajtur mirė, 55 metra katrorė. Pėr mirėmbajtjen e apartamentit, ata morėn njė kredi. Por pastaj Antoni ngeli papritur i papunė: "Ėshtė shumė e vėshtirė. Nuk dalim mė pėr qejf, hamė vetėm gjėrat mė tė nevojshme, shpesh ushqimet na i sjellin prindėrit, gatuajnė dhe bėjnė pazarin pėr ne."

    Nė kėrkesė pune

    Nė Greqi, njė i papunė merr njė shumė aforfe prej mė pak se 450 eurosh nė muaj. Pėr njė vit. Pas kėsaj nuk ka mė. Antoni ka kohė edhe 4 muaj. Pėrditė ai kėrkon oferta nė internet. Vėrtet qė ai merr herė pas here oferta pėr profilin e tij nė internet. Por tė gjitha ofertat vijnė nga bota e jashtme, para sė gjithash nga SHBA: "Tė shpėrngulesh ėshtė njė vendim i madh. Mua mė pėlqen Greqia, mė pėlqen tė jetoj kėtu, po kur shohim se diku tjetėr ka njė perspektivė mė tė mirė, pse jo?"

    Autor: Rodothea Seralidou/Auron Dodi

    Redaktoi: Bahri Cani

    http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15346857,00.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #76
    Shqiptaret i ke qe me 8 te mengjezit ne vendin e punes jane puntore nuk them....
    e kush ju a ka fajin ketyre familjave qe vene me to per 5 ero?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #77
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    “Financial Times”: Vjeshta do tė jetė e nxehtė nė Greqi

    SHBA- “Zyrtarėt e lartė grekė janė tė shqetėsuar pėr mundėsinė e shpėrthimit tė demonstratave gjatė vjeshtės nė Athinė, tė ngjashme me ato tė Korrikut” - shkruan nė numrin e sotėm “Financial Times”.

    Siē vė nė dukje korrespondenti i “Financial Times” nė Athinė, frikė e madhe ekziston edhe pėr demonstrata tė mėdha nė Selanik, gjatė vizitės sė kryeministrit nė kėtė qytet, nė kuadėr tė hapjes sė Panairit tė pėrvitshėm.

    Pakėnaqėsia popullore pėr politikat ekonomike tė qeverisė pėrhapet, ndėrkohė qė ekonomia zhytet mė tej nė recesion dhe pritet edhe njė valė tjetėr masash.

    Artikulli thotė se edhe nė qoftė se qeveria greke do tė shmangė marrjen e masave shtrėnguese tė reja kėtė vit, duhet tė vazhdojė tė pėrparojė me reformat strukturore si kusht pėr dhėnien e kėstit tjetėr tė ndihmės.

    Sipas shkrimit, duket se Greqia ka rėnė dakord me Trojkėn pėr tė reduktuar 150 000 vende pune nė administratė deri nė 2014, kryesisht pėrmes shkrirjes dhe mbylljes sė operatorėve dhe nė kėtė fushė janė regjistruar vonesa.

    “Financial Times” vlerėson se Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Financave, Evangelos Venizelos do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė qetėsuar reagimet nga masat e reja, por edhe pėr tė krijuar njė projektbuxhet tė besueshėm pėr 2012.

    Nė fund artikulli shkruan se nė kėtė klimė, Greqisė duhet tė shfrytėzojė 1 000 000 000 € ankand bono thesari tė martėn, qė e pėrshkroi si "test" pėr bankat greke.
    (e.m/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...eqi-69358.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  8. #78
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Atmosferė e rėndė pėr Greqinė nė BE

    BRUKSEL- Presidenti i Bankės Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompui kėrkojnė zbatimin e plotė tė Memorandumit nga qeveria greke dhe njėkohėsisht pėrgėnjeshtrojnė daljen e Greqisė nga Eurozona.

    Pezullimi i bisedimeve me Trojkėn, dėshtimi i Greqisė pėr tė arritur objektivat fiskale dhe ndryshimet strukturore qė ishin parashikuar nė Planin Afatmesėm tė Masave, kanė krijuar njė atmosferė shumė negative pėr Greqinė nė radhėt e BE-sė, duke u dhėnė shkas anėtarėve tė koalicionit qeveritar tė Gjermanisė tė rikthejnė skenaret e daljes sė Greqisė nga eurozona – shkruan sot e pėrditshmja Kathimerini.

    Nė kėtė atmosfere, vazhdojnė edhe sot nė Bruksel bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė ministrave tė financave tė Eurogrupit, mbi propozimin e qeverisė greke pėr tė ndryshuar objektivat e deficitit 2011 dhe 2012 nė mėnyrė qė t’i shpėtojė detyrimit pėr marrjen e masave shtesė, por me sa duket vendimi qė do tė merret nuk do tė jetė pozitiv.

    Trichet, Merkel dhe Van Rompui i kanė dėrguar njė mesazh tė qartė Athinės, pėr tė vazhduar zbatimin e programit dhe reformave, qė qeveria kishte premtuar qė nė fillim. Ata theksuan se nuk bėhet fjalė pėr largimin e ndonjė vendi nga eurozona, pasi njė gjė e tillė do tė ndikonte negativisht nė stabilitetin e monedhės unike.
    (m.a/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...-be-69392.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #79
    Gjyqi grek kundėr Gjermanisė

    13/09/2011 00:25


    Me interes tė madh ndjek opinioni publik nė Greqi fillimin e gjyqit tė shumėpritur nė Hagė, pėr njė prej masakrave mė famėkeqe nė vend, atė tė Distomos, qė kanė kryer nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Nė emėr tė interesit kombėtar, Athina zyrtare nėpėrmjet vetė kryeministrit Papandreu, ka shprehur para disa muajsh pėrkrahjen ndaj njė grupi qytetarėsh grekė qė kanė ngritur padi prej vitesh kundėr Gjermanisė, duke kėrkuar prej saj tė paguajė dėmshpėrblim pėr kėtė krim ndaj dhjetėra tė pafajshmėve nė njė fshat tė prefekturės sė Viotias.

    Masakra ka ndodhur nė 10 qershor tė 1944 nė Distomo, kur me urdhėr tė kolonelit Hans Zampel, janė pushkatuar 218 banore tė fshatit,117 gra dhe 101 burra. Midis viktimave ishin 20 foshnja, 45 fėmijė dhe 42 tė moshuar.

    43 vjet mė vonė ka filluar odiseja gjyqėsore pėr kėtė masakėr, kur tė afėrmit e viktimave, kanė kėrkuar nga shteti gjerman dėmshpėrblim moral dhe material pėr krimet e ushtarėve tė Rajhut tė 3, njė akt ky i pa precedent sepse pėr herė tė parė u kėrkuan dėmshpėrblime nga individė.

    Pavarėsisht se kanė fituar procesin nė njė gjykatė vendase,vendimi nuk ėshtė njohur nga Gjermania me pretendimin se gjykatat greke nuk kanė juridiksion ndėrkombėtar tė nevojshėm pėr tė ndjekur penalisht krime tė tilla tė luftės.

    Pas shumė vitesh pėrpjekjesh tė afėrmit e viktimave tė Distomos e kanė fituar cėshtjen edhe nė Gjykatėn e Lartė tė Italisė, por mė pas shteti gjerman ka bllokuar cdo veprim duke cuar procesin nė Gjykatėn Ndėrkombėtare.

    Sot nė Hagė Greqia kėrkon nė radhė tė parė drejtėsi morale, qė nėnkupton dėnimin e krimeve tė kryera nga ushtria pushtuese nė njė vend tė huaj, autoret e te cilave janė ende tė pandėshkuar. Kjo do t’u hapė rrugėn pretendimeve pėr kompensim monetar tė afėrmve tė viktimave dhe jo vetėm.

    E ndodhur tashmė nė rrethana inferiore, sepse e ardhmja e ekonomisė varet nė njė shkallė tė madhe nga Berlini, Athina ndjek nė heshtje, por me interesim tė madh procesin qė lidhet edhe me dėmshpėrblimet e luftės, ndėrsa nuk mungojnė zėra nė kabinetin Papandreu qė deklarojnė se nėse ky gjyq fitohet, ėshtė momenti mė i mirė pėr t’i kėrkuar Gjermanisė kompensimet, tė cilat vlerėsohen nga 70 deri nė 170 miliard euro, gati sa gjysma e borxhit grek.


    top-channel

  10. #80
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Shteti grek praktikisht ka falimentu.. matematikisht..
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

Faqja 8 prej 124 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •