prodhon ullinj, ouzo metaxa, dhe agrumeshqiperia prodhon raki skrapari, dhe programi kombetar per kultivimin e arroreve
![]()
prodhon ullinj, ouzo metaxa, dhe agrumeshqiperia prodhon raki skrapari, dhe programi kombetar per kultivimin e arroreve
![]()
Kush mendon se Gjermania do tė shpėtojė Greqinė nga humnera, gabohet. Greqia bashkė me jevgjit e saj pėrveē se pėr turizėm nuk i duhet Evropės. Madje nqs rifusin dhrahminė, edhe turizimi do bėhet pėr qejf duke qėnė se nuk kushton shumė. Merkel ka hallin e Sarkozy-sė, kot nuk ka qėnė gati ēdo takim kokė mė kokė me tė. Ėshtė Franca me bankat e saj e pėrfshirė me anė tė kredive tė dhėna ndaj grekėve...dhe qėllimi ėshtė tė mos lejohet qė gjigandė francezė tė thyejnė kokėn, sepse atėherė po, e thyen kokėn komplet Euro-zona.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 06-11-2011 mė 06:22
Elegance is an attitude.
Hendeku i krizės greke
Opinion e Dielė, Nėntor 6th, 2011
EDLIRA GJONI
Greqia po vė Europėn nė provė. Jo vetėm Bashkimin Europian, por edhe shtetet qė kanė zgjedhur tė jenė jashtė tij apo aq mė keq, ata qė aspirojnė tė bėhen pjesė e kėtij bashkimi. Kriza aktuale, qė ka hyrė nė vitin e saj tė tretė, ka kapėrcyer nga faza e trazimit nė atė tė lėkundjes sė besimit nė politikėn dhe gjendjen e sotme tė Bashkimit Europian. Por, teksa dashamirės e studiues po merren me pasojat qė kriza greke po u sjell vendeve tė Bashkėsisė, pakkush nė media e nė politikė po mundohet tė gėrmojė nė gjetjen e arsyeve, rrėnjėve dhe prejardhjes sė kėsaj krize, qė sado dimension europian tė ketė, nuk ka si tė mos burojė nga Greqia vetė. Pėrse? Njė vėshtrim i lehtė nė historinė moderne tė kėtij vendi tė bėn tė kuptosh rastet e pėrsėritura tė krizės qė e kanė kapluar atė nė momente kyēe tė tij. Borxhi grek nuk lindi sot, as dje, as njė dekadė mė parė. Kredidhėnėsit ndėrkombėtarė, sponsorėt e huaj dhe bujaria e shteteve tė mėdha ndaj Greqisė kanė luajtur njė rol thelbėsor nė kėtė vend qysh prej krizės osmane nė Ballkan, nė vitin e largėt 1820. Financat, politika dhe zhvillimi ekonomik grek kanė qenė tė varur nga ndėrhyrja ndėrkombėtare qė nė hapat e parė tė Greqisė, qė kėrkonte tė rimėkėmbej nga prania turke. Ėshtė shumė interesante tė shohėsh se si pėrgjatė gjithė etapave tė dy shekujve tė fundit, Greqia ka qenė nė njė vorbull borxhesh e falimentimesh tė njėpasnjėshme, e pėrherė ia ka dalė mbanė tė pėrfitojė faljen e tyre apo nė kėmbim, paketa tė ndryshme financimesh. Nė vite atyre u ka ndryshuar vetėm dhėnėsi ose emri, kurse filozofia ka qenė e njėjtė si tani: ta shpėtojmė vendin nga rrėnimi qė vjen prej borxhit. Por, teksa deri disa vite mė parė Greqia ėshtė parė si faktor kyē nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, e nėn kėtė petk ajo ka pėrfituar shpesh financime, sot bota ka ndryshuar. Fqinji ynė jugor nuk ka mė rėndėsinė e dikurshme strategjike, qė i bėnte fuqitė perėndimore ta pėrkėdhelnin Athinėn me hua bujare pėrgjatė dhe pas Luftės sė Ftohtė. Greqia nuk paraqet mė as rėndėsinė e vendit qė me zhvillimin e tij mund tė pengojė zgjerimin e fuqisė apo ndikimit rus nė Mesdhe, siē parashikonin Franca dhe Mbretėria e Bashkuar kur vendosėn qė konfliktit me Turqinė ti vinin kapak nė favor tė shtetit modern grek, tė cilin e mbajtėn me ėmbėlsira financiare qė prej krijimit tė tij. Jo. Sot Greqia ėshtė pjesė e njė bashkėsie mė tė madhe. Qė prej pavarėsisė sė largėt tė saj, Mbretėria e Bashkuar nuk ėshtė mė e interesuar nė monedhėn e pėrbashkėt, Franca flet vetėm pas Gjermanisė dhe Rusia ėshtė shumė e zėnė me pėrpjekjet pėr mbijetesė, akoma larg ėndrrės sė tė qenit fuqi ndikuese e depėrtuese deri nė Mesdhe. Kohėt e zhvillimet, pra, kanė ndryshuar. Vetėm Greqia jo. Ajo vazhdon tė prodhojė kriza e tė ketė nevojė pėr falje borxhesh; herė pėr tė mbuluar mbishpenzimet, e herė pėr ti financuar kėmbadorazi ato.
Me tė drejtė, euroskeptikėt sot sjellin nė vėmendje huan prej 600 milionė frangash dhėnė Greqisė nė vitin 1826 nga Franca dhe Mbretėria e Bashkuar, tė cilat, nė kėmbim, rritėn prezencėn dhe ndikimin politik nė Athinė. Por, ironikisht, edhe atėherė huaja e marrė u pėrqendrua nė pak duar greke, qė pėrfituan shumė e jepnin pak borxh, me interesa shumė tė larta pėr bujqit e thjeshtė grekė, qė duhet tė punonin fort pėr tė mundėsuar ekonominė tė ishte nė gjendje tė shlyente huan. Por, borxhi i jashtėm grek njihte vetėm rritje, duke e penguar kėshtu vendin tė kishte akses nė tregjet ndėrkombėtare dhe tė shkaktonte krizėn e tė ardhurave pėr shtetin e sapokrijuar. Megjithatė, nė 1878-n, nė Kongresin e Berlinit, sėrish fuqitė e mėdha gjetėn arsye pėr tė qenė nė anėn e Greqisė. Kėtė radhė, me pretekstin pėr tė mbajtur nėn kontroll boshllėkun qė shkaktoi rėnia e Perandorisė Osmane nė Ballkan e pėr tė ruajtur zėvendėsimin e saj me Perandorinė Austro-Hungareze, fuqitė e mėdha favorizuan fuqizimin ushtarak grek. Ky fuqizim ndodhi, por erdhi bashkė me hendekun e parės tė borxhit tė papėrballueshėm publik nė vend. Nė pamundėsi pėr tė pėrballuar borxhet qė i zinin frymėn njėri-tjetrit, nė 1893-shin Greqia falimentoi. Asokohe, sipas historisė, Komiteti Ndėrkombėtar i Kontrollit Financiar mori nė dorė politikat fiskale dhe monetare tė shtetit grek, duke vendosur njė disiplinė strikte financiare nė vend, racionalizoi buxhetin, reformoi sistemin bankar etj. E, megjithatė, ekonomia greke nuk po e ngrinte dot kokėn. Zinxhiri i ngjarjeve vazhdoi tė pėrsėritej dhimbshėm i njėjtė pėr Greqinė; lufta e parė dhe e dytė ballkanike, Lufta e Parė Botėrore, lufta e saj me Turqinė e mė pas edhe periudha e Depresionit tė madh botėror, ishin shumė mė tepėr nga ēmund tė pėrballonte Greqia. Ndaj, nė vitin 1932 ajo falimentoi sėrish.
Lufta e Dytė Botėrore e rrėnoi fare ekonominė e saj, e kur lufta mbaroi, Mbretėria e Bashkuar shpalli lodhjen e saj pėr mbėshtetjen qė prej 1820-s, kėshtu qė vendosi tė tėrhiqej nga ushqimi pa rezultat qė u jepte grekėve prej gati 70 vjetėsh. Mirėpo ky nuk ishte momenti i duhur pėr tė hequr dorė nga Greqia, sepse lėnia e saj nė mėshirė tė fatit do tė thoshte qė Bashkimi i ri Sovjetik tė shtrinte lehtė dorėn atje ku kishte pasur qejfin e vet Rusia qė njė shekull mė parė. Ndaj, pas tėrheqjes britanike, dora e ndihmės u shtri nga fuqia e vetme qė skishte hedhur akoma parą nė humnerėn greke: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pra, Greqia mbetej njė pikė strategjike, interesi, e rėndėsishme pėr politikėn e jashtme herė tė njė fuqie, e herė tė njė tjetre.
E edhe pse mbėshtetėsit, kohėt, problemet, fuqitė nė shpėrthim e ato nė dėshtim kanė ndryshuar, Greqia ėshtė ajo qė vazhdon tė mbetet stoike nė problemet e saj: borxhe tė jashtme, shpenzime tė dala jashtė kontrollit, sistem politik pėrherė i akuzuar pėr padronizim nga qarqe tė mbyllura mbėshtetėsish, varėsi nga importi, sistem jo efektiv pėr mbledhjen e taksave, pėrjashtim nga tregjet ndėrkombėtare dhe varėsi tė pėrjetshme fiskale nga kreditorėt e jashtėm etj. Tė gjitha kėto janė probleme qė Greqia i prodhon, i ndesh e ndan ekzistencėn qysh prej krijimit tė saj si shtet modern. Deri mė sot, fuqitė e mėdha kanė pasur interes dhe nevojė tė ruajnė sigurinė dhe stabilitetin grek, por, me sa tregojnė bathėt, edhe pas 200 vjet serumesh financiare, Greqia vazhdon tė jetė e aftė tė prodhojė kriza e tė deformojė rrugėn e saj tė zhvillimit ekonomik.
Sot, teksa zhvillimet politike nė botė kanė ndryshuar, nuk ėshtė me e qartė nėse shtetet e Bashkimit Europian, apo fuqitė e reja nė shpėrthim, Kina, India apo kush e di edhe Brazili, mund tė kenė ndonjė interes qė tė parandalojnė dėshtimin ekonomik, politik apo social tė Greqisė. Ēmimi politik dhe financiar qė po paguajnė vendet e BE-sė pėr tė nxjerrė Greqinė nga kriza ėshtė rritur ndjeshėm qė prej fillimit tė krizės sė saj nė 2008-n. BE nuk e lejon dot falimentimin e Greqisė, sepse ajo ėshtė tashmė njė hallkė zinxhiri. Por, mbetet akoma pėr tu parė deri ku do ta testojnė ujin e kėsaj krize europianėt, sot qė Greqia nuk e ka mė rėndėsinė strategjike tė 200 apo 100 vjetėve mė parė.
Megjithatė, i mbyturi tė mbyt. Ndaj, Merkel, megjithėse po dėgjon e lexon mė shumė se kurrė mė parė pėr historinė e komplikuar greke me financat, vazhdon tė kėmbėngulė qė Greqia duhet nxjerrė nga uji; ndryshe, hallkat spanjolle, portugeze, italiane e irlandeze qė janė ngjitur me tė, mund ta bėjnė zinxhirin europian copė-copė; e, bashkė me tė, edhe aspiratat e njė tė ardhmeje mė tė sigurt pėr shtetet aspirante qė janė kapur pas kėtij zinxhiri.
Greqia vazhdon ti kushtojė shtrenjtė Perėndimit, por kėtė radhė debati rreth saj ka filluar tė bėhet mė i hidhur, sepse palėt po gėrmojnė nė arsyet e krizės, qė siē shihet, nuk kanė fare tė bėjnė me vitin e djeshėm 2008.
Historia pėrsėritet dhe nė kėtė aspekt specifik, Bashkimi Europian nuk dėshiron tė jetė dėshmitar. Ndaj, mbėshtetja ndaj Greqisė do tė vazhdojė, por nė raste tė ngjashme jo. E as nė tė njėjtėn mėnyrė.
panorama
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Greqi, Masialos: Nesėr emri i kryeministrit
ATHINE- Ministri i shtetit dhe zėdhėnės i qeverisė, Ilias Mosialos, deklaroi nė televizionin publik, grek NET, se po zhvillohen negociata per marrėveshjen pėr qeverinė e bashkėpunimit dhe se deri nesėr do tė duhet tė “zgjidhet emri i kryeministrit tė ri”.
Kur tė arrihet marrėveshja pėr tė dyja kėto, atėherė kryeministri Papandreu do tė japė dorėheqjen, tha Mosialos.
Ai shtoi se deri nė mesin e javės sė ardhshme do tė duhet tė jenė kryer tė gjitha procedurat dhe qeveria e re tė ketė marrė votėbesimin.
Pėrndryshe, sa sekretari i Demokracisė sė re, Andreas Likurentzos, aq edhe zėvendėskryetari i departamentit tė ekonomisė tė ND, Jaoanis Vrutsis, e lanė tė hapur mundėsinė qė pėrderisa arrihet marrėveshja pėr qeveri tranzicioni, kjo qeveri tė mos e ketė jetėgjatėsinė 6 javė.
Sot pasdite do tė ketė njė mbledhje informale tė kėshillit tė ministrave, ku Papandreu dhe ministri i financave, Venizelos, do tė informojė pjesėtarėt e qeverisė mbi vendimin e 26 tetorit dhe marrėveshjen e kreditimit, si dhe pėr ecurinė e bisedimeve. Gjithashtu do tė diskutohet mbi pėrgatitjet pėr disbursimin e kėstit tė gjashtė tė kredisė.
panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Athua ēka do te ndodhi nese edhe Kosoves i imponohet te ndrroje monedhen, cilen do e zgjedhi, Lekėt e Shqiperisė apo i duhet nje monedh e saj ?
Sa i perkete Greqis, e tham se nuk eshte kjo kriz e dy vjete por e kahershme, iu eshte terhequr vrejtja grekeve qe te behet regjistrimi i katastrit si dhe te mesohen te paguajne tatimin shtetit perndryshe do rrenohet, per kete ishin ne dijeni greket mos harroni, pastaj edhe miliarderet qe iu ikin ketyre tatimeve, investojne jashte vendit dhe hapin llogari kursimi ne bankat e huaja... sot pensioneret kane ngelur pa euro, ku ti marrin, qe nuk i paguan europa keta 80 miliardet e fundit do kapitulloje greku....tragjedi...
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
greket na paskan plot 200 miliarde euro neper llogari bankare ne zvicer. wow.
hajde evazion fiskal hajde!!!
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt