Sėmundja e SIDA-s po merr pėrmasa alarmante nė qendėr tė Athinės, e kthyer me kohė nė “geto” nga klandestinėt afrikano-aziatikė dhe narkomanėt.
Edhe nė mes tė ditės pėrgjatė rrugės 3 Shtatori, njė nga arteriet kryesore tė qendrės sė Athinės, kalimtarėt hasin femra qė me veshjen dhe vėshtrimin e tyre tundues peshkojnė pėr “klientė”. Vajza tė reja, shumica me ngjyrė, kryesisht nga Nigeria dhe nga vende tė tjera tė Afrikės nga zona e Subsaharasė, por edhe tė bardha nga vendet fqinj pėrrreth qė shesin trupin e tyre pėr 30 euro. "25 bashkė me hotelin" u pėshpėrit kalimtarėve njė nigeriane nė rrugėn Hallkokondili, Anisa, qė largohet sapo kupton qėllimin e bisedės sonė duke kėrkuar me sy tutorin e saj, para kioskės pėrballė, dhe nuk pranon tė thotė asnjė fjalė mė tepėr pėr reportazhin tonė.
Afrikano-aziatiket pa kulturė kontraceptive
Nė pjesėn e tyre dėrrmuese viktima tė trafikimit dhe secila me dramėn e saj nė duart e tutorėve, kėto vajza tėrheqin tani vėmendjen e shoqėrisė greke pėr njė arsye tjetėr: seksi i tregtuar dhe pa masa kontraceptive, siē ndodh nė me shumicėn e tyre, evidentohet si shkaku kryesor i rritjes galopante prej 580% tė rasteve tė SIDA-s dhe tė sėmundjeve tė tjera infektive si sifilizi dhe hepatiti B dhe C gjatė vitit tė fundit. Kjo shifėr mėsohet nga njė studim i Qendrės sė Kontrollit dhe Parandalimit tė Sėmundjeve.
"Faktori mė kryesor ndėr kėto vajza qė vijnė nga vendet afrikano-aziatike mendoj se ėshtė mungesa e kulturės seksuale, nuk merret asnjė masė preventive si tabletat konraceptive apo prezervativi nė marrėdhėniet seksuale", i thotė DW-sė mjeku gjinekolog Jorgo Mano, i cili sheh arsye mė tė thella ekonomiko-sociale tė kėtij fenomeni tė favorizuar dhe nga apatia politike. "Shteti jo vetėm qė ka pėrgjegjėsi pėr prostitucionin e pakontrolluar por edhe pėr masat qė nuk merren, pasi kėto refugjate nuk kontrollohen kur hyjnė nė kufi. Madje duhet tė futen nė karantinė para se tė qarkullojnė nė shoqėrinė greke dhe nė shoqėrinė evropiane."
Apel nga ministri i Shėndetėsisė drejtuar burrave grekė edhe imigrantė
"Bombė nė themelet e shoqėrisė” e konsideron fenomenin e pėrhapjes sė sėmundjeve infektive edhe ministri i Shėndetėsisė Andreas Lloverdhos, qė sheh nėnvleftėsim tė tij jo vetėm nga strukturat shtetėrore, por edhe nga mediet dhe shoqėria vetė. “ I drejtohem qytetarit grek, tė mos bėhet klient i kėtyre grave. Duhet qė qytetari grek tė evitojė kontaktin me kėto gra, por edhe imigranti qė ėshtė kėtu duhet t'u qėndrojė larg, qė tė mos pėrcjellim problemin nė familjet tona", ėshtė apeli dramatik i ministrit aktiv qė njėkohėsisht thekson nė tė gjitha tonet se problemi nuk ėshtė vetėm grek, por ėshtė edhe evropian. Ai kėrkon madje zbatimin e njė "FRONTEX-i higjenosanitar" si njė barrierė pėr parandalimin e pėrhapjes sė sėmundjeve infektive nėpėrmjet prostitutave afrikano-aziatike qė synojnė tė kalojnė tranzit nga Greqia nėpėr vendet evropianoperėndimore.
Sheshi Sintagma nė AthinėSheshi Sintagma nė Athinė
"Versioni shqiptar" i prostitucionit
Pjesė e pandarė edhe e kėsaj ane tė realitetit grek janė imigrantėt shqiptarė si Vladimir Dhima, qė frekuenton shpesh sheshin Omonia, dhe ku nuk ngurrojnė tė flasin edhe pėr “mėkatin” e tyre nė pėrhapjen e fenomenit. "Shkojnė jo vetėm shqiptarė tė pamartuar por edhe ata qė kanė krijuar familjet e tyre. Ėshtė njė rrezik i madh pėr familjet dhe sidomos fėmijėt qė kėshtu nuk e kanė tė garantuar jetėn nga rreziku i SIDA-s", shprehet Vladimiri kur statistikat thonė se rreth 1 milionė vetė tė popullsisė sė aftė pėr seks nė Greqi janė klientė tė prostitucionit rastėsor ose periodik. Vladimiri pranon me 'dhimbje' edhe faktin se ndėr prostitutat janė edhe shumė shqiptare, qė kriza i shtoi edhe mė tepėr." Janė edhe shqiptare, por edhe romune e sidomos bullgare. Janė tė trafikuara por ka edhe nga ato qė e bėjnė me vullnetin e tyre, ose nxirren forcėrisht nė rrugė nga burrat e tyre", thotė Vladimiri qė megjithėse shprehet i rreptė pėr 'doraset' nuk mund tė mos pranojė se 'nė thelb kėto gra janė viktima nė radhė tė parė vetė'. Aq mė tepėr pėr rastet kur preken edhe nga virusi i SIDA-s. "Vetė unė kam trajtuar raste tė femrave nga Shqipėria qė janė pekur nga SIDA", pohon mjeku Jorgo Mano.
Rritje e shfrenuar 1.000 % e SIDA-s ndėr narkomanėt
Aty ku SIDA bėn kėrdinė janė narkomanėt, qė sa herė ndiqen nga policia vetėm sa ndėrrojnė rrugė apo shesh ku me shiringat e drogės nė dorė flirtojnė me “parajsėn iluzive” dhe vdekjen. Si nė sheshin Klafthmonos, para Ministrisė sė Punės, ku nuk mund tė kalosh pėrmes lulishtes nga era e rėndė. "Jam dėshmitar okular pėrditė kėtu i pamjeve tė turpit qė shpalosen para syve tė mi. Mėngjes, drekė, darkė marrin drogė me shiringa, kėtu flenė, kėtu bėjnė nevojėn e tyre, kėrcėnojnė, bėjnė sherr dhe vjedhin dyqane, katėr herė e vodhėn dyqanin pėrbri", i thotė DW-sė banori i zonės Sofoklis Beqiraqis, qė flet pėr 'vatra infeksioni' po aq tė rrezikshme sa prostitucioni dhe shiringat nė pėrhapjen e SIDA-s dhe tė sėmundjeve tė tjera infektive. Nė radhėt e narkomanėve rastet e SIDA-s janė shtuar 1.000% vitin e fundit paralajmėron Qendra e Konrollit dhe Parandalimit tė Sėmundjeve, e cila qė nga data 9 qershor dėrgon nė sheshet e Athinės ekipe ambulante mjekėsore. "Nė Evropė i akordohen ēdo narkomani 30 shiringa nė vit, kurse nė Greqi vetėm 3", i thotė DW-sė mjeku epidemiolog i Qendrės Jorgos Nikollopullos, i cili kėrkon "trajtim antiretroik nėpėr spitale, informim mė tė mirė dhe me fletushka nė gjuhė tė huaja pėr imigrantėt."
Rivendosja e normalitetit nė qendėr tė Athinės ėshtė njė imperativ pėr mbrojtjen nė radhė tė parė tė shėndetit publik. "Nuk ėshtė vetėm SIDA, ėshtė hepatiti, janė dhjetėra sėmundje, akoma edhe kolerė do tė bjerrė kėtu", thotė Beqiraqis, qė e kupton mirė se kriza e mahisi plagėn dhe aksionet e policisė vetėm sa e zhvendosin problemin. Duhen nisma si ajo e ministrit tė Shėndetėsisė, qė nga data 12 shtator hap dyert e spitaleve pėr trajtimin me metadon tė narkomanėve.
Autor: Niko Anagnosti
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora
http://www.dw-world.de/dw/article/0,...ed-alb-609-xml
Krijoni Kontakt