Me Interesantja esht me kta tipat qe flasin nga kendi fetar apo urrejtjes .
Me Interesantja esht me kta tipat qe flasin nga kendi fetar apo urrejtjes .
Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman
70% e kurdeve votoin per partin e erdoganit,turqia nuk do te luftoi me izraelin ,turqit bejn zhurme kunder izraelit per te fitu simpatin e arabeve,greku me mire le te rri rahat se izraeli ka shume probleme e nuk ka kohe te merret me greqin e falimentuar,izraelit i duhet greqia vetem per ta shfrytezu hapesiren e saje ajrore.
Une mendoj qe Turqia shkon qe Izraelin te izoloje ekonomikisht dhe teritorial do ti lene hapsire vetem neper rruget detare,Turqia i ka rregulluar mardhenjet me shtetet arabe te cilat jane baze e naftes qe nuk mund te paramandohet funksionimi i ushtrise dhe industrise evropjane,fundi i fundit kur eshte puna e kurdeve dhe teritoreve muslimane , te gjithe jane ne gjendje te mobilizohen kunder Izraelit ,kurse Izraeli do te detyrohet qe shpetim te gjeje tek amerikanet sepse Evropjanet nuk besoj qe do e mbeshtesin sic kane mbeshtetur me pare ,sepse ka ardhe koha ti thone stop terrorit cifut jo vetem ne Palestine por edhe me gjere, sa per Greqine ,nuk luan asnje rol ne asnje aspekt ,sepse nuk ka kapacitet as ekonomik e as ushtarak ti beje balle Turqise dhe fundja ngele te shohim se cfar do te ndodhe
Greqi, qeveria miraton masa tė ashpra antikrizė
ATHINE- Greqia vendosi sot marrjen e masave mė tė ashpra pėr tė siguruar mė shumė ndihmė financiare.
Qeveria Papandreu vendosi tė mėrkurėn qė tė reduktojė pensionet, tė rris tatimin nė pronė dhe tė pezullojė nga puna dhjetėra mijėra punėtorė nė sektorin publik.
Vendimi erdhi pas bisedimeve intensive qė u zhvilluan gjatė dy ditėve tė fundit me pėrfaqėsues tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe autoritetet evropiane.
Greqia synon tė marrė njė paketė tė dytė ndihmese prej 8 miliardė eurosh nga kėta mekanizma-ndihmė kjo e nevojshme pėr tė paguar shpenzimet qeveritare, pėrfshirė pagat nė sektorin publik dhe pensionet.
Menjėherė pas marrjes sė masave nga qeveria, sindikatat kanė bėrė thirrje pėr njė tjetėr grevė tė pėrgjithshme mė 19 tetor.
panorama
keto para i ka te mara........dhe jane te destinuara per shpenzime te brendeshme
Problemi kryesor i greqise nuk eshte tani por ne Mars, kur i duhet te paguaje disa keste borxhesh.......aty do te duket me te vertete se cdo te ndodhe.
Ky kest i tanishem prej 8 miliardesh u dha per te fituar kohe.
Kriza e vertete akoma nuk ka ardhur................
Nuk shkruhet bangat por bankat, nejse kjo s'ka rendesi.
Perpara se te shkruash per Gjermanine, duhet ti mesosh dhe ca gjera nga historia e gerqise qe kane lidhje me mbret Otto i gerqise(gjerman), kryeministrin Ludvig von Armansperg 3500 ushtaret bavareze qe sollen me vete, si dhe kapadainjte(kapedanet se harrova) arvanitas qe formuan shtetin grek.
Gjermania nuk eshte e detyruar te ndihmoje bythken e helenkes qe i pelqen te shkoje nat per nat ne buzuqi, helenka te shtrengoje bythken(ose sumcen, njesoj eshte) dhe bashke me greqerit te punoje dhe te paguaje taksat.. per me teper lexo artikullin me poshte.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkruan:Artan Lame
'DEJA VU' helenike
Ma ka pasur gjithnjė ėnda qė pėr atė ē’ka ndodh kėtu nė Shqipėri tė sjell shembuj tė ngjashėm nga e shkuara, pėr tė treguar se historia jonė ėshtė vazhdimisht njė “deja vu”. Mirėpo me ē’po duket, kjo mėnyrė e tė bėrit tė gjėrave nuk ėshtė punė shqiptarėsh, por punė ballkanasish, sepse e gjithė kriza e sotme greke po tė shihet ca mė thellė, edhe ajo s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė “deja vu” e madhe ballkanike.
Konferenca e Londrės, ajo qė dimė ne e vitit 1913 pėr tė shpallur Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėr tė na dhėnė njė mbret, nė fakt nuk ėshtė e para e llojit tė vet. 80 vjet pėrpara saj, mė 1832, ishte mbledhur njė tjetėr Konferencė e Londrės me qėllimin pėr t’i dhėnė pavarėsinė Greqisė dhe pėr t’i caktuar njė mbret. Nga ajo Konferencė e Fuqive tė Mėdha, Greqia doli me njė mbret gjerman, ashtu si ne 80 vjet mė pas. Mbret i Greqisė u caktua princi Otto, i biri i mbretit tė Bavarisė dhe qė nė kohėn qė i dhanė kurorėn ishte 17-vjeēar. Ai u nis nė mbretėrinė e tij tė re i shoqėruar nga konsensusi i Fuqive, sė bashku me njė grup kėshilltarėsh bavarezė dhe prusianė, si edhe me 3500 ushtarė bavarezė qė do t’i siguronin jetėn nėpėr sherret e shkrepave tė Epirit.
Kryeministėr i mbretėrisė sė re, u caktua konti Josef Ludėig von Armansperg, tė cilin mbreti e kishte sjellė me vete. Ky konti gjerman, kishte qenė ministėr i Financave tė Bavarisė dhe, nėpėr qarqet financiare tė Europės kishte namin e njeriut qė kishte shėndoshur bilancin e Bavarisė. Tani e ēuan tė shpėtonte edhe financat e Greqisė sė re. Dėshtoi me tė tėra. Ishte e pamundur qė kokave tė nxehta tė Ballkanit t’u imponoje rregullat dhe sistemet perėndimore. Nė fund, i dėshpėruar, pas 5 vjetėsh pėrpjekjesh, bavarezi dha dorėheqjen nė fillim tė vitit 1837, pėr t’u zėvendėsuar si Kryeministėr i Greqisė nga njė tjetėr gjerman, baroni Ignaz von Rudhart, qė vinte nga posti jo i lehtė i Kėshillit tė Shtetit tė Bavarisė.
Por nėse konti pėrpara tij kishte rezistuar 5 vjet pėr t’u bindur qė financat greke nuk ndreqeshin, baronit iu deshėn vetėm dhjetė muaj, ndaj nė fund tė po atij viti edhe ai dha dorėheqjen. Arsyet ishin tė thjeshta. Gjermanėt, burokratė tė lindur, thoshin se pėr tė ngritur Greqinė nga themelet, duheshin parį, tė cilat meqenėse nuk bien nga qielli, duhen mbledhur nga taksat. Mirėpo meqenėse Turqia ia kish varur punėve tė Ballkanit dhe nuk mblidhte gati fare taksa, tani nėn shtetin e tyre i binte qė grekėt tė paguanin shumė mė tepėr taksa sesa kur ishin nėn Turqinė. Kjo nuk ishte e lehtė t’u shpjegohej trimave tė maleve (mė tė shumtit arvanitė qė rronin me kobure nė brez). Pastaj qė tė ngjallej bujqėsia, gjermanėt thanė se duhej bėrė reforma agrare, duke shpronėsuar manastiret dhe pronarėt e mėdhenj, por hajt t’ua shpjegojė kėtė priftėrinjve dhe zengjinėve. Pastaj me qėllim qė tė lidhte Greqinė antike me atė moderne, mbreti vendosi transferimin e kryeqytetit nga Nauplia pėr nė Athinė, e cila asokohe kishte nja 5 a 6 mijė banorė tė mbledhur nė lagjen Plakė, pra tė gjithė arvanitė. Pėr etėrit e Revolucionit, qė as qė e dinin se ishin grekė, kjo ishte edhe mė e tepėrta. Nė fund, pėr t’i vėnė kapak, ishte edhe njė hua prej 60 milionė franga, e dhėnė nga Fuqitė dhe qė donte shlyer, ndėrsa pėr grekėrit kjo duhej tė shihej si dhuratė. Me pak fjalė, tė gjithė qenė tė pakėnaqur, se shtetin e tyre e donin, por nga vetja s’donin tė lėshonin gjė.
Pasi ikėn gjermanėt, grekėt i morėn vetė gjėrat nė dorė dhe punėt shkuan si shkuan. Kur elita politike greke e pa tė tepėrt edhe mbretin dhe institucionet perėndimore, iu drejtua frymės sė patriotizmit popullor pėr t’ju kundėrvėnė mbretit derisa e detyruan tė abdikojė nga froni dhe tė kthehet nė Bavarinė e tij me rregulla e ligje. Sot historianėt thonė se ai e dashuronte vendin e tij tė ri me gjithė zemėr dhe ishte pėrpjekur ta fuste atė nė udhėn e qytetarisė me sinqeritet prej mbretit Otto, qė i kishin ardhur nė majė tė hundės atdheshitėsit patriotė qė e rrethonin, na ka mbetur vetėm thėnia lapidare: “Patriotizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve”, shprehje qė aq shpesh po e pėrdorim edhe kėtu e pėr kėtu.
Grekėrve nė histori u eci fati gjatė. Tė fundit qė i ndihmuan e i mbajtėn gjallė, qenė amerikanėt me Planin Marshall e me NATO-n mė pas. Nga frika se mos Greqia binte nėn komunistėt e Moskės, paratė e Perėndimit rrodhėn lumė nė vendin e helenėve pėr shumė dhjetėvjeēarė rresht. Mirėpo erdhi dita qė frika e komunizmit vdiq bashkė me komunizmin dhe paratė filluan tė shterojnė derisa shterėn fare. Pastaj edhe paratė e Europės pėr kushėririn e varfėr shterėn dhe ... po tani si i bėhet?
Greqia nė pragun e falimentit financiar, gjendet sėrish me njė gjerman (ose mė saktė me njė gjermane) qė po pėrpiqet ta shpėtojė. Sėrish si atėherė, gjendet me borxhe kolosale, tė cilat megjithėse i ka marrė dhe i ka ngrėnė, i duken sikur tė tjerėt ia kishin pėr borxh t’ia jepnin. Sėrish si atėherė, gjendet me njė klasė politike tė diskretituar, qė si tė vetmin shpėtim gjen t’i drejtohet nacionalizmit spekulativ. Sėrish si atėherė, gjendet me njė popull qė e ka tė vėshtirė tė kuptojė se ditėt pa taksa mbaruan e se duhet shtrėnguar rripi. Mirėpo, edhe gjermanėt janė sėrish si atėherė, po ata tė njėjtit e 150 vjetėve tė shkuar, rruga e shpėtimit qė dinė tė ofrojnė ėshtė po ajo e kontit tė dikurshėm bavarez: grekėt duhet tė shtrėngojnė rripin, tė paguajnė taksat, t’i shtrohen punės dhe t’i lėnė mėnjanė pėrrallat nacionaliste. Pėr herė tė parė nė historinė e tyre tė re, grekėt duhet tė kuptojnė se nuk janė mė tė pėrkėdhelurit e Ballkanit dhe se vlerat e qytetėrimit antik helen nuk bėjnė fajdé nė kompjuterėt mbi tė cilėt mbėshtetet sistemi financiar i sotėm.
Natyrisht qė gjermankės sė sotme, zonjės Merkel, ia kanė referuar edhe llogaritė e koklavitura financiare tė sotme, por edhe historitė e paraardhėsve tė saj gjermanė nė Greqi, por shpresoj qė ajo nė fund tė mos i mbyllė pėrpjekjet e saj me frazėn e tė shkretit mbretit Otto se “patriotizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve”.
p.s. Nuk dua qė lexonjėsit tė mė marrin pėr grekofob. Nė fund tė fundit, ne shqiptarėt u sollėm me mbretin gjerman qė na ra pėr pjesė, edhe mė keq se grekėrit. Vidi i shkretė iku nga sytė kėmbėt, ndėrsa ne i kėndonim nga pas jo pėr patriotizėm, por pėr “dum Babėn”.
Ballkan pazar hesapi!
Shkrimi ėshtė botuar nė SHQIP.
http://www.indeksonline.net/?page=1,8,8311
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 24-09-2011 mė 07:36
Grekėt e hėngrėn tė parėt sepse janė mė qylaxhinjtė (u shkon pėr shtat kjo fjalė se ėshtė edhe fjalė orientale).
Por e ardhmja e tė gjithė shteteve ajo ėshtė: Superfuqi ose Faliment. Rrugė tė mesme s'ka.
Vėrtet nuk po ndodh pėr arsyet qė parashikonte xhaxhi Marksi, po qė po ndodh po ndodh.
Greqia ėshtė gogla e parė e tehspijeve. Tė tjerat pritet tė vijnė.
-
Nė falimentim, 40 000 familje greke, nuk mund ti paguajnė kreditė
Athinė, 1 shtator - 40 000 familje nė Greqi janė tė paafta pėr tė shlyer borxhet qė kanė ndaj bankave duke deklaruar kėshtu falimentimin. Ndėrkohė qė frika e falimentimit tė shtetit sa vjen e rritet, dhjetėra mijėra familje kanė shkuar tashmė nė falimentim pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė paguar detyrimet ndaj bankave, ndaj kanė bėrė kėrkesė nė gjykatė pėr zgjidhje gjyqėsore, nė bazė tė ligjit.
Deri tani kanė qenė mė shumė se 30 000, regjistrimet individėve nė bazė tė ligjit qė rregullon raportin mes individėve dhe borxhit dhe pritet qė deri nė fund tė vitit ky numėr tė arrijė nė 40 000 aplikacione nė gjithė vendin. 30 % e kėtyre kėrkesave vijnė nga persona qė kanė marrėdhėnie tė varur nga shteti, raporton BalkanWeb.
Rreth 80% e aplikuesve janė pensionistė nga IKA, si dhe punonjėsit aktualė tė qeverisė dhe tė sektorit tė gjerė publik. Pėr shkak tė reduktimit tė vazhdueshėm tė pagave dhe pensioneve, ata deklarojnė paaftėsinė e pjesshme ose tė plotė pėr tė paguar kreditė e tyre.
Pjesa mė e madhe e kėtyre huamarrėsve kanė shtėpitė tė blera me kredi nga bankat, makinat, biznese tė vogla etj dhe shpresojnė ti mbajnė ato nė zotėrim. Kjo ėshtė arsyeja pse ne thelb kėrkojnė mbrojtjen e ligjit.
Mėsohet se deri mė tani, 40% e kėrkesave janė refuzuar dhe 60% janė pranuar nga gjykatat, tė cilat kanė lėshuar vendime tė shlyerjes sė borxheve nė njė sasi mė tė ulėt sesa detyrimi.ditė
edhe vet greku nuk meret me keto lajme sa merremi ne shqiptaret![]()
dy tema per krizen greke
http://www.forumishqiptar.com/showth...121413&page=13
Krijoni Kontakt