-
i/e regjistruar
Vritet për t'i shpëtuar tre burrat e Prekazit
Pas plot 13 viteve , burrat e Prekazit të lagjes Meha, rrëfejnë se si jetën e tyre ua shpëtoi Muhamet Idrizi nga fshati Beçiç i Vushtrrisë, dëshmori i pashpallur i kombit në ofanxivën e shtatorit të 98-s.
Në një takim ërastësishëm ca javë më parë në mes të disa përfaqësueseve komunalë me Haki Rushitin, punëtor në shkollën e Prekazit të Epërm, ky i fundit ka treguar një ngjarje të dëgjuar nga pleqtë e lagjes Meha për trimërine e treguar të nje Vushtrriasi, i cili vritet për të shpëtuar tre burrat e këtij fshati në fillim të ofensivës së shtatorit te 1998-s pikërisht më 22 shtator. Pas ca shkojmë në odën e Mujë Mehës në Prekazin e Ulët , tek i cili arrijnë edhe dy burrat tjerë Zeqir e Ali Meha, të tre tani rreth të 70-ve, të cilët rrëfejnë ngjarjen.
Rrëfimi për ngjarjen
"Fillon ofensiva e e shtatorit në Prekaz dhe ne detyrohemi t'i lëshojmë shtëpitë, për veq ne të tre rrinim të kujdesemi për bagëtinë, më pas edhe ne detyrohemi të kalojmë ne Mikushnicë, në shtëpi të Shyqyri Shabanit, por edhe aty rrethohemi nga forca të mëdha paramilitare, ushtarake e policore për t'u detyruar të vazhdojmë tutje maleve për të arritur tek një vend i quajtur "Proni i Bubës " në mes të fshatit Beçiç të Vushterrisë , Prellovcit e Krasaliqit. Duke e strehuar edhe fshehur pas një kamionete dhe veture "Llada" të lëna në rrugë ", rrëfen Muja, Ndërkaq rrëfimin e vazhon Zeqiri.
"Gjuajtjet nga snajperët nuk pushonin. U rrethuam nga forcat paramilitare e ushtarake të rregullta e më pas rrahjet me kondak pushke. Më pas ata hapin dyert veturave ku gjejnë uniforma të UÇK-së , dy automatë e një pushkë", thotë Zeqiri , teksa ndërhyn prapë Muja. " Perkundër rrahjeve të pamëshirshme , ne nuk pranojmë të jenë tonat edhe nuk kemi lidhje me to, por ato ishin te kota sa që pas goditjes në kokë të Zeqirit , ai alivanoset e unë mendova se vdiq. Në ato momente arrin një burrë gjithashtu i zënë rob diku më poshtë , i tëri i përgjakur nga rrahjet e mëdha dhe na pyet meqë ishim përtokë të shtrir nga rrahjet. " Nga jini burra ". Ne ia kthejmë se jemi nga Prekazit."A jeni kushërinj të Adem Jasharit?"-Vazhdoj ai. JO, por jemi të të njejtit fshat. Komandanti ushtarak serb e pyet atë, i cili nga bindja dukej të ishte rreth 57-vjeqar se a ne njeh ne dhe se armët a janë tonat. Ai ia kthen : " Jo armët janë të miat,uneë jam ushtar i UÇK-së. Njëra është e imja, tjetra e djalit që ëeshtënë mal dhe një tjetër e mikut të tij". Ku i ke marr armët?-pyet komandanti serb . Ai u përgjigj: " M'i ka dhënë Jakup Nura nga Prellovci ". Ai edhe pse ne gjendje te rëndënga rrehjet u tha ushtarakëve serbë. se e gjith qyqavica është përplot ushtarë të UÇK-së dhe do t'uvrasin të gjithëve . Neve në mbrëmje na liruan , gjersa atë që na shpëtoi jo. Ne u rikthyem në Mikushnicë, tek SHyqyri Shabani tëdërrmuar, por edhe me brengën se çdo të ndodhë me të panjohurin që na shpëtoi jetën. "Të gjitha këto vite të jetës sonë që nga paslufta, janë falë atij burri, atij trimi qe na shpëtoi jetën", thotë Muja, gjersa Zeqiri vazhdon me rrëfimin duke treguar se ditën e nesërme takojnë Nuhen nga Lubaveci, i cili u tregon se i "panjohuri" qe u ka shpetuar jetën është vrarë në fshatin Krasaliq me dy plumba prapa në lamën e Sherif Rxhës. "Më pas për nhjarjen na ka treguar Maksut Beka nga Kllodernica, për vrasjen e Muhametit, pasi ai ishte nip i familjes Idrizi në Beçiç" , thotë Zeqiri.
"Kemi qenë shumë të tronditur nga ekzekurimi i atij burri , trimi i cili dha jetën për të na shpëtuar neve ", thotë Aliu. Ne vazhdim të tre bashkëbisdeuesit shprehen interesimin e madh për t'u njohur familjarët e këtij burri i cili u shpëoj jetën. " Ikemi borxh jetën asaj familje dhe identifikuar trimi, ne dëshirojmë ta vizitojmë familjen e tij për t'u falur jetë tona atyre dhe treguar për burrërinë e prindit të tyre edhe pse psa 13 vitesh për per fat të keq", thotë Muja. Që të tre bashkëisedueit kanë shprehur habinë që Muhameti nuk është në listën e dëshmorëve të kombit.
Bali Metë ka ecur shumë për punët e çlirimit të vendit .
Vizitojmë familjen Idrizi edhe takojmë djemtë e tij Limanin ,Zeqirin,Faikun,gjersa Vehbiu, një nga eshtarët më të hershem të UÇK-së në këto anë, ishte në Austri punuar dhe jetuar . "E kemi diku për rastin në një masë , por jo se kush kanë qenë ata burra që kanë shpëtuar falë trimërisë së babait tonë dhe tani an vjen mirë që janë lajmruar të shpëtuarit", thotë Limani. Gjersa Faiku, djali tjetëi Muhametit gjithashtu pjesëtar i UQK-së thotë: "Bali Metë(Muhameti) ka ecur shumë për punët e qlirimit të vendit, nëpër të gjitha fshatrat e Drenicës, ai ka arritur edhe në Likoshan të arrijë në fillet e luftës në përpjekje t'u ndihmojë ushtarëve të UQK-së, ku edhe ka qenë cak i gjuajtjeve nga helikopteri tek lisi i Likoshanit. Në Llaushë gjithashtu ka shkuar shumë shpesh, ndërsa pas sulmit të këtij fshati nga forcat serbe ai edhe atje ka arritur që i pari të shkojë tek familja Geci (Jetullahu) duke ua hapur derën në podrumin e ngujuar të 60 burrave, gjersa në furnizim, qoftë me barëra e artikuj ushqimorë nuk është ndalur së punuari asniherë", shprehet Faiku, i cili ngjarjen e 22 shtatorit e kishte parë nga larg me sytë e tij. Limani thotë që kamioneta dhe dy armët e gjetura në të, kanë qenë të tyre private, ndërsa njëra ishte marrë nga Jakup Nura, gjersa automati tjetër ishte i mikut të tyre Miftar Recit. "Trupin e pajetëtë babait e ka gjetur Aziz Sallahu nga Krasaliqi tek ara e vet, gjersa unë e kam varrosur më 24 shtator të atij viti", thotë Faiku. Vëllezërit Idrizi tani ndjehen më të relaksuar pas dëgjimit të lajmit më të kompletuar për mënyrën burrërore të vdekjes së babait të tyre të treguar nga burrat e Prekazit. Një telefonatë e bërë nga oda e kësaj shtëpie mikpritëse, bujare, por dhe shumë punëtore në lagjen Meha në Prekaz të Ulët u la takimi i këtyre familjeve që me gjasë kanë se përse të takohen e të bisedojnë.
-
-
E kjo eshte burreri,vellazeri ,ta japesh jeten per vellezer dhe bashkombas .
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt