*Tashmë është bërë e ditur që, ajo ndodhej në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qendror, kur mori vesh lajmin e rënies së monumentit. Por unë këtu dua të ndalem, të nesërmen e ditës së rënies së monumentit. Me sa më kujtohet, ishte ora rreth dymbëdhjetë e mesditës, kur u dëgjuan zërat e turmës që, kishin rrethuar hyrjet e bllokut. Me ç'na thanë, dëgjoheshin zëra që thërrisnin "ta djegim bllokun", dhe synimi ishte shtëpia e Enver Hoxhës. Në këto momente Nexhmija thirri tre fëmijët e saj, dhe iu tha: "merrni familjet tuaja dhe largohuni menjëherë nga shtëpia".Dhe sapo ata u larguan, thirri oficerin e rojës së shtëpisë dhe e urdhëroi: "Lajmëro komandantin e gardës, se nuk dua të ndodhi asnjë e shtënë kundër grumbullit të njerëzve, sikur edhe flakën t'ia vënë shtëpisë. Për mua, nuk ka asnjë vlerë shtëpia, para jetës së njerëzve. Nuk duhet të ndodhi kurrë që, në pragun e shtëpisë së Enverit, të derdhet gjak i popullit". Dhe kjo ishte ora e fundit që, ne të gjithë u larguam përgjithmonë, për të mos u kthyer kurrë më, në shtëpinë ku Enver Hoxha kishte kaluar një jetë.
Nga, Rezarta Delisula
Krijoni Kontakt