Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Fatos DACI* : Perse nuk zihet as me goje Dom Nikolle Kacorri shenjtori i pavaresise

    Fatos DACI* : Perse nuk zihet as me goje Dom Nikolle Kacorri shenjtori i pavaresise

    Me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pamvarsise se Shqipnise
    nga pushtuesi turk-osman
    Tė ndarė, se tė ndarė, madje tė ndarė kaq keq edhe nė ngjarjen mė tė madhe tė historisė sė popullit shqiptar, nė 100-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė. Tanimė, nuk janė tė ndarė vetėm politika e politikanėt, por edhe historia e historianėt. Jo vetėm qė nuk gjen dy historianė tė qė tė thonė e tė shkruajnė tė njėjtėn gjė, qoftė tė vėrteta, qoftė tė pavėrteta, por nuk gjen dhe njė tė vetėm qė t’i thotė tė gjitha. Prej muajsh kanė buēitur ekranet televizive, janė mbushur e tejmbushur faqet e gazetave ditore e periodike pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme nga historianė militantė tė partive politike, tė cilėt historinė janė mėsuar ta bėjnė vetėm bardhė e zi. Kam lexuar tė gjithė artikujt e shkruar pėr kėtė ngjarje tė madhe. Kam ndjekur edhe emisionet televizive nė stacione tė ndryshme, ku kanė dhėnė leksione njė apo mė shumė historianė, por gjithnjė janė tė njėjtėt, lajė e thajė vetėm disa, madje edhe dje po ata, edhe sot po ata, se ajo klasė sundon edhe nė media, edhe nė shtyp, sepse televizionet dhe gazetat janė bėrė si klube nate me tė njėjtėt kodoshė e tė njėjtat prostituta. Pėr mė keq, kėta qė ende nuk po e kuptojnė se sa tė bezdisshėm janė bėrė pėr shqiptarėt, shtrembėrojnė dhe tė vėrtetat historike, anashkalojnė protagonistėt e vėrtetė tė kėsaj ngjarje historike mbarėshqiptare.
    E para, nė vend qė tė gjitha komentet tė shkojnė pėr Ismail Qemalin e burrat e tjerė patriotė, tė cilėt realizuan shpalljen e pavarėsisė, ato shkojnė pėr Ahmet Zogun e shpurėn e tij, a thua se jemi nė pėrvjetorėt e monarkisė shqiptare. Ky nuk ėshtė ēasti i Zogut dhe nuk kemi pse tė merremi me problemin nė se Ahmet Zogu kishte apo nuk kishte merita, ndėrtoi shtet ligjor apo nuk ndėrtoi shtet ligjor, edhe pse njė gjė dihet: nga viti 1912 deri nė vitin 1924, kur Zogu mori nė dorė shtetin shqiptar kishin kaluar plot 12 vjet shtet shqiptar, nė tė cilin ishin zbatuar pėrvojat mė tė mira europiane e ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė shteti ligjor. Herė tė tjera, kur tė bėhet fjalė pėr Mbretėrinė, le tė flasin ēfarė tė duan, le tė shkruajnė ēfarė tė duan. Tani, jo, se ėshtė dita e Qemalistėve, nuk ėshtė dita e Ahmetistėve. Edhe ngritja e pėrmendores sė Ahmet Zogut, nė kėtė 100 vjetor, ėshtė pa justifikuar. Nė kėtė pėrvjetor tė 100-tė duhej tė ngriheshin pėrmendore tė tjera. E para pėrmendore, pas Ismail Qemalit, duhej tė ngrihej mu nė mes tė Tiranės pėr Dom Nikoll Kaēorrin nga Lura e Dibrės, shenjtorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pas tij, nė kryeqytet duhej tė ngriheshin edhe pėrmendoret e Vehbi Dibrės, Babė Dudė Karburanės, Aqif Pashė Elbasanit, Bektash Cakranit etj.
    Sė dyti, pothuajse nė unision, tė gjithė kėta tellallė shpalljen e pavarėsisė po pėrpiqen ta paraqesin jo mė vetėm si njė akt personal tė Ismail Qemalit, por edhe si njė akt familjar e farefisnor, dhe asnjė herė si njė akt kolektiv tė tė gjithė patriotėve shqiptarė. Madje, shkojnė aq larg, sa thonė e shkruajnė, se gjithė pėrgatitjet pėr ngritjen e flamurit na i paska bėrė Xhemil Bej Vlora, i cili na paska shpėrndarė edhe telegramet e ftesat nė tė gjitha anėt e paska marrė masat e duhura organizative, edhe pse ai vetėm 56 ditė mė parė, mė 3 tė vjeshtės II, pra tetor, kishte pėrzėnė nga shtėpia e tij Ismail Qemalin, pėr arsye qė ne i dimė, por mendojmė qė tė mos i bėjmė publike nė kėtė prag feste. Prandaj, ky lloj trajtimi ėshtė shtrembėrim skandaloz i fakteve historike.
    Dita e shpalljes sė pavarėsisė nuk erdhi si njė rrufe nga qielli, as si njė dhuratė nga ndokush, as si gjoksfryerje e ndokujt. Pėr tė ardhur deri kėtu luftoi Jugu e luftoi Veriu, tė gjithė shqiptarėt derdhėn lumenj gjaku, dhanė mijėra e mijėra jetė, sakrifikuan e bėnė heroizma. Lufta e shqiptarėve pėr liri e pavarėsi ka qenė njė sakrificė e obligim i kahershėm e shekullor i shqiptarėve, tė cilėt nuk e hoqėn asnjė herė pushkėn nga supet. Por, tė ngjeshura, tė pėrgjakshme e sakrifikuese qenė veēanėrisht vitet 1900 deri mė 1912. Nė kėto vite shqiptarėt, si njė trup i vetėm luftuan nė Qafė-Prush e Qafė-Duhėl, nė Prizren e Qafė-Morin, Ulqin e Tivar, nė Dibėr e Lumė, Gostivar, Shkup e Tetovė, nė Vlorė e Shkodėr, nė Plavė e Guci, nė Janinė e Follorinė, e ku tjetėr jo! Luftėtarėt patriotė tė Veriut luftuan heroikisht kundėr taborreve tė Durgut Pashės e Xhavit Pashės. Nė kėtė periudhė tė lavdishme e heroike u mbajt dhe njė kongres, Kongresi i Dibrės i vitit 1909, ku morėn pjesė mbi 300 delegatė nga tė katėr vilajetet e Shqipėrisė. Gjatė kėtyre viteve u shkruan dhe u nėnshkruan qindra ultimatume e peticione, u bėnė qindra e qindra kėrkesa popullore. Nė Bukuresht, Sofje, Selanik, Stamboll e gjetkė ishin ngritur, aktivizuar e riaktivizuar klube patriotike, tė cilat nė pėrgjithėsi shtronin pavarėsimin e Shqipėrinė dhe arsimin e gjuhėn shqipe.
    Nė anėn tjetėr miqtė e kohės e aleatėt e Shqipėrisė, si Austro-Hungaria, Rusia, Italia etj. ishin ngritur nė kėmbė e ishin bėrė pjesė e rezistencės shqiptare dhe e aspiratės sė saj pėr pavarėsi, mbėshtesnin e furnizonin kryengritėsit shqiptarė me armė e me para. Paralel me to, ngrinin shkolla shqipe e ndėrgjegjėsonin shqiptarėt pėr tė drejtat e tyre themelore pėr gjuhė e arsim amtar. Ėshtė fakt se tė gjithė kryengritėsit shqiptarė tė kėtyre viteve luftonin me pushkė italiane e ruse dhe merrnin rrogat nga parat e tyre. Po kėto shtete, veēanėrisht Austria lėshonte paratė lumė pėr tė financuar tė krishterėt verior. Pse i bėnin kėto? Se u digjej shpirt pėr Shqipėrinė. Jo! I bėnin tė gjitha kėto, se luftonin pėr sferat e tyre tė influencės. Tė gjithė ishin kundėr perandorisė turke dhe privilegjeve tė saj nė Shqipėri e Ballkan. Ndaj, donin me ēdo mjete sakrificė tė dėbonin turqit dhe sigurisht tė mendonin pėr veten e tyre, ashtu si bėhet dhe sot lufta mes fuqive tė mėdha, nė kurriz tė vendeve e popujve tė vegjėl. Por, duhet pranuar, synimet e tyre, puqeshin me synimet e shqiptarėve, qė tė shporrej Turqia osmane nga Shqipėria e Ballkani.
    Kryengritja mė e fuqishme e shqiptarėve nė kėto vite, qe kryengritja Kurbinit e viteve 1905-1907, tė cilėn e organizoi dhe e drejtoi Dom Nikollė Kaēorri, kryengritje qė lėkundi nga themelet Perandorinė Osmane. Dom Nikolla bashkėpunoi pėr realizimin e kryengritjes me Dodajt e Reēit, me Mark Doēin nė Kthellė tė Mirditės, me Shyqyri Koēin nė Burgajet tė Matit, me Hasan Muglicėn nė Okshtun tė Gollobordės, me Elez Koēin nė Ostren, me Pjetėr Ndreun nė malėsinė katolike tė Mbishkodrės, Saida Kertushėn nė Ishėm etj. Kryengritja e Kurbinit gjeti mbėshtetje tė fuqishme e tė gjerė popullore nė shumė krahina tė vendit, si nė Mbishkodėr, Lezhė, Mirditė, Mat, Dibėr, Kurbin, Malėsinė e Tiranės, Durrės dhe deri nė Kosovė. Pra, pėr tė ardhur deri te 28 Nėntori i vitit 1912, janė dashur shekuj, luftė e sakrifica tė pafundme tė mbarė popullit shqiptarė dhe tė tė gjithė prijėsve tė tij popullorė.
    Sė dyti, Ismail Qemali erdhi nga Stambolli dhe nga udhėtimi nė disa kancelari europiane. Ai zbriti nga vapori nė Durrės me shkop nė dorė dhe i gjeti gjitha masat e marra. Nikollė Kaēorri, u angazhua me organizimin e njoftimin e delegatėve pėr pritjen e atyre qė vinin prej pėrtej detit, u interesua dhe siguroi strehimin nė shtėpinė e tij, si dhe ndėr patriotė e qytetarėt e Durrėsit, pėr ushqimin e deri pėr sigurimin e rrugėtimin e tyre nė drejtim tė Vlorės, ku do tė bėhej mbledhja pėr shpalljen e pavarėsisė. Pra, mbledhja e parisė shqiptare ishte organizuar mė sė miri nga Dom Nikollė Kaēorri, i cili e priti nė Durrės Ismail Qemalin dhe i raportoi se tė gjitha masat ishin marrė. Pėr kėtė fakt ka plot dokumente qė mund tė sillen pėr argumentim shkencor. Flamuri u vendos tė mos ngrihej nė Durrės, por nė Vlorė pėr shkak tė kushteve dhe rrethanave politike tė pafavorshme, sepse divizioni i Xhavid Pashės kishte ardhur deri nė Fier, serbėt kishin ardhur deri nė Shkumbin, grekėt kishin ardhur deri nė Tepelenė e Himarė, ndėrsa Janina dhe Shkodra ishin gati tė binin. Madje, pėr shkak tė kushteve tė pafavorshme nė Durrės, ku kishin zbarkuar forcat serbe me Esat Pashėn nė krye, u mendua qė flamuri tė mos ngrihej nė Durrės dhe tė mos ngrihej mė 28 nėntor, po nė njė kohė tjetėr. Ishte Nikollė Kaēorri, i cili kėmbėnguli qė flamuri tė ngrihej sa mė parė. Ėshtė e njohur thėnia e tij prej njė patrioti tė madh e trimi tė rrallė: “Nė qoftė pėr tė vdekė nesėr, tė vdesim sot! Flamurin, o sot, o kurrė!”. Dhe ashtu u bė. Pėrkundėr kėsaj tė vėrtete tė madhe, mua mė habit fakti, pse askush nga kėta “historianė” nuk e zė nė gojė Dom Nikollė Kaēorrin as si emėr e mbiemėr? Mbase, se po ta zėnė nė gojė emrin e tij, diskutimi mbaron, se i vihet vula asaj ēfarė ndodhi mė 28 Nėntor. Por, kur nuk lėnė pa pėrmendur asnjė nga hyzmeqarėt apo nga rojet e tė parėve tė krahinave tė vendit, sikur ishin ata, qė organizuan ngritjen e flamurit dhe e realizuan atė, si nuk zėnė nė gojė as Vehbi Dibrėn. Dom Nikollė Kaēorri dhe Vehbi Dibra ishin protagonistė tė ngritjes sė flamurit dhe tė shpalljes sė pavarėsisė, sepse ata kryesonin edhe dy komunitetet mė tė mėdha fetare nė vend, myslimanizmin dhe katolicizmin. Dhe, kush tjetėr mund tė ishte mė i fuqishėm dhe mė i dobishėm se ata?!

    Pėr shpalljen e pavarėsisė dhe ngritjen e flamurit nė Vlorė, mė 1912, nuk kontribuoi vetėm njė dominancė fetare, si ka ndodhur nė vendet e tjera afėr ose larg nesh, ku ka pasur njė shumicė tė caktuar fetare dhe ishte vetėm akt i kėsaj shumice. Edhe nė Shqipėri kishte shumicė e pakicė fetare. Myslimanėt shqiptarė pėrbėnin 78% e popullsisė sė vendit, ndėrsa mė pak se njė e katėrta, ose 22 % e popullsisė ishin pakicė e krishterė, katolike e ortodokse, por nė kėtė ngjarje kulmore tė historisė sonė kombėtare dominoi jo ndasia fetare, por bashkimi dhe toleranca fetare. Ndaj, dy komunitetet ishin bashkė, aktorė e regjisorė tė pavarėsisė sė vendit. Madje, edhe nė hierarkinė e pushtetit tė dalė nga kuvendi i Vlorės, tė dy komunitetet u pėrfaqėsuan nga kryetarėt e tyre, Dom Nikollė Kaēorri dhe Vehbi Dibra, qė morėn dhe postet mė tė larta pas Ismail Qemalit. Pastaj, dihet fare mirė se kush ishin mė tė rėndėsishmit e kush ishin mė pak tė rėndėsishėm nė kėtė ngjarje tė madhe. Kėtė e pėrcaktuan vetė delegatėt pjesėmarrės me votėn e tyre. Ata qė ishin mė tė rėndėsishėm dhe kishin kontribuuar mė shumė, morėn dhe postet mė tė larta, ata qė kishin mė pak rėndėsi, ose aspak rėndėsi, morėn poste tė vogla, ose nuk morėn poste fare. Nikollė Kaēorri mori tė parin postė tė nėnkryetarit tė parė tė njė qeverie shqiptare, me 100 % e votave tė delegatėve, ndėrsa Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Senatit tė atėhershėm, i parlamentit tė sotshėm. Dhe, si mund tė shmangen sot, pas 100 vjetėsh kėta burra, si mund tė kalohet nė heshtje kontributi i tyre i madh dhe rėndėsia qė ata patėn nė kėtė ngjarje, tė cilėn ne e festojmė tani, pėrsėri tė ndarė e tė pėrēarė? Por, ka edhe plot dokumente qė e vėrtetojnė kėtė gjė. Kush tė dojė le tė lexojė kronikat nga Vlora tė datės 28 Nėntor tė botuara mė datė 29 nėntor 1912, ku kronisti i ngjarjes shkruan me tė zezė mbi tė bardhė, rėndėsinė e numrit dy, Nikollė Kaēorrit, sepse menjėherė pas emrit tė Ismail Qemalit, rreshton fjalėt pėr Dom Nikollėn, pas tij pėr Luigj Gurakuqin, pastaj pėr Isa Buletinin, pastaj pėr Babė Dudė Karbunarėn-delegatin e Beratit etj. Kjo kronikė zgjidh njė herė e mirė, edhe orėn e shpalljes sė flamurit dhe orėn kur Ismail bej Vlora bėri deklaratėn e pavarėsisė. Kėtė gjė kronisti e saktėson radhė-radhė, por saktė. Ja si e pėrshkruan kjo kronikė e posaēme kėtė ngjarje tė madhe:
    “Tė gjithė, mė 3 vrapojnė t’i zėnė fronat rreth sofrės sė gjatė, nė sallėn e jashtme tė shtėpisė sė Xhemil Beut. Njėri pas tjetrit hyjnė shumė burra tė ardhur pėr kėtė ditė nga tė gjithė viset e tokės shqiptare, toskė e gegė, muhamedanė e tė krishterė, delegatė tė Kosovės e tė Ēamėrisė, tė Bregut tė Detit e tė Shkodrės jetike, tė Korēės sė bukur e tė Malėsisė sė Gjakovės. Gjithė krahinat janė pėrfaqėsuar. Mė 3 e gjysmė hapet mbledhja. Salla ėshtė plot. Nė krye tė sofrės rri Ismail Qemali. Kurrė nuk ėshtė dukur mė i ri. Fytyra e tij e ėmbėl fiton, me tė parė, zemrat dhe nderimin e atyre qė e qarkojnė… Afėr tij ėshtė Dom Kaēorri. Gjithmonė buzėqesh, sytė e tij tepėr tė lėvizshėm kėrkojnė miqtė ndėr tė gjitha qoshet e sallės pėr t’u thėnė atė “Njatjeta”, pėr tė cilėn i nderuari kish njė theksim tė veēantė. Aty, pranė, gjendet Luigj Gurakuqi.
    Midis tė tjerėve qė kanė njė emėr mė shumė a mė pak tė famshėm, tėrheq vėmendjen fytyra e Isa Buletinit…. Por askush nuk mund ta shikojė Isa Buletinin, pa vėnė re edhe plakun qė rri matanė sofrės. Ėshtė Babė Dudė Karbunara, delegat i Beratit.
    …Kish kaluar ora 8 e gjysmė kur u ngrit Ismail Qemali dhe, ngadalė, me kthjelltėsi, tregoi qėllimin e mbledhjes. Ndėr tė tjera, ai, tha: “Zinxhiri qė e mbajti lidhur Shqipėrinė me mbretėrinė e Sulltanėve mė shumė se 400 vjet, sot ėshtė kėputur. Kombi shqiptar, qė ka dėrguar kaq shumė pėrfaqėsonjės tė ndershėm, mund tė durojė kur tė hyjė nėn njė skllavėri tė re, mė tė keqe se tė parėn?”
    -“Kurrė” e “kurrėnjėherė”!- ėshtė pėrgjigja e shpejtė qė del nga goja e gjithė burrave…”
    Pas Ismail Qemalit, shkruan nė kujtimet e tij Jahja Ballhysa, fjalėn e mori Dom Nikollė Kaēorri. Pra, edhe fjala e dytė nė atė kuvend burrash tė kombit ishte e Dom Nikollės. Ndėrsa, Dhimitėr Berati, po nė kujtimet e tij, shkruan: “Zemra na u mbush me gaz dhe me shpresė. Qysh tė mos lindnin kėto ndjenja duke parė skenėn e prekshme tė vėllazėrimit: myftiut tė Dibrės, Vehbiut, qė u pėrqafua me Dom Nikollė Kaēorrin, ortodoksi beratas Babė Dudė Karbunara, mjekėrgjati qė puthi nė ballė katolikun shkodran, Luigj Gurakuqin, Isa Buletini i Kosovės me famė trimie e nė shumė kryengritje kundėr turqve puthi dorėn e Ismail Qemalit.”
    Mė vonė, baronesha Amali fon Godin, nė librin e saj “Aus dem neuem Albanian”, shkruan pėr Nikollė Kaēorrin: “ I menēur, i kulturuar, energjik, i dashur dhe njeri i thellė pėr botėn. Ky burrė punoi gjithmonė pėr Shqipėrinė e bėri ē’mundet… Atdheu i tij qėndronte nė zemėr mė afėr se kisha, prelat i sė cilės ishte ai.” Ky ishte Nikollė Kaēorri, i cili kishte luftuar vite tė tėra me armė nė dorė kundėr Perandorisė Osmane, ai qė nga Kongresi i Manastirit e nė vijim kishte luftuar si askush pėr gjuhėn e shkollėn shqipe, ai qė ishte tėrhequr zvarrė nga xhandarėt e Portės sė Lartė dhe ishte burgosur disa herė prej tyre.
    Po tė vėshtrosh listėn e nėnshkrimeve nė aktin e shpalljes sė pavarėsisė, dallon qartė se i pari, pas I.Qemalit, qė ka nėnshkruar kėtė akt ėshtė Dom Nikollė Kaēorri. Dhe ky ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm se pas Ismail Qemalit, burri numėr dy qe Dom Nikollė Kaēorri, i cili u zgjodh me 100 % e votave edhe numri dy i shtetit tė ri shqiptar. Me rastin e rivarrimit tė eshtrave tė tij nė kishėn e Durrėsit, ku ai kishte shėrbyer pėr vite tė tėra, Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė, nė fjalėn e tij, ndėr tė tjera, tha: “Sot jemi mbledhur nė kėtė ceremoni kishtare, pėr t’u pėrulur me nderim tė madh, pėr tė shprehur sė bashku me tė gjithė shqiptarėt, mirėnjohjen mė tė thellė, ndaj njėrit prej burrave mė tė shquar tė historisė sonė kombėtare, ndaj njėrit prej personaliteteve, arkitektit kryesor tė pavarėsisė sė vendit, Dom Nikollė Kaēorrit, burrit qė do tė zbriste nga kreshtat e Lurės pėr tė mbetur pėrjetė kreshtė e virtyteve shqiptare, pėr tė mbetur kreshtė frymėzimi dhe besimi tė shqiptarėve tek Zoti, tek vendi i tyre, tek flamuri, tek e ardhmja.” …”Faktikisht ky kishte qenė arkitekti, ndėrtuesi i saj nė territorin shqiptar dhe e vėrteta ėshtė, qė pavarėsia e Shqipėrisė, erdhi si njė akt konjukturor.”,… “Dom Nikoll Kaēorri ėshtė dhe do tė mbetet shenjtori i pavarėsisė sė kombit shqiptar…” Atėherė, si mund tė shmanget ky burrė i madh nė bisedat televizive e artikujt e gazetave, si mund tė shmanget nga protokolli qeveritar, si mund t’i lihet harresės arkitekti e shenjtori i pavarėsisė sė vendit dhe tė mos i planifikohet pėr tė qoftė edhe njė veprimtari qeveritare e tė mos i bėhet as dhe njė bust a njė shtatore nė Tiranėn tonė tė dashur?!
    Ka edhe mė. Prej vitesh pasardhėsit e Dom Nikollė Kaēorrit kėrkojnė me ngulm, qė tė sigurojnė nga Qarku i Dibrės njė leje pėr tė ndėrtuar shtėpinė e tij, pikėrisht mbi themelet e vjetra nė Fang tė Krejė-Lurės. Lodhen e lodhen kėta pasardhės tė kėtij burri tė madh tė kombit e lejen s’e marrin dot. Pra, ky burrė i madh, ky shenjtor dhe arkitekt i pavarėsisė ende vazhdon tė jetė i “pastrehė”… …
    Asgjė nuk mund tė bėhet e pėrsosur, por tė arrish gjer kėtu, nuk ėshtė mė vetėm gabim!

    *Publicist-historian

    1- http://www.sot.com.al/index.php?opti...ale&Itemid=595

    2- http://www.albdreams.net/perse-nuk-z...-i-pavaresise/

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Pas Ismail Qemalit, shkruan nė kujtimet e tij Jahja Ballhysa, fjalėn e mori Dom Nikollė Kaēorri. Pra, edhe fjala e dytė nė atė kuvend burrash tė kombit ishte e Dom Nikollės. Ndėrsa, Dhimitėr Berati, po nė kujtimet e tij, shkruan: “Zemra na u mbush me gaz dhe me shpresė. Qysh tė mos lindnin kėto ndjenja duke parė skenėn e prekshme tė vėllazėrimit: myftiut tė Dibrės, Vehbiut, qė u pėrqafua me Dom Nikollė Kaēorrin, ortodoksi beratas Babė Dudė Karbunara, mjekėrgjati qė puthi nė ballė katolikun shkodran, Luigj Gurakuqin, Isa Buletini i Kosovės me famė trimie e nė shumė kryengritje kundėr turqve puthi dorėn e Ismail Qemalit.”
    Mė vonė, baronesha Amali fon Godin, nė librin e saj “Aus dem neuem Albanian”, shkruan pėr Nikollė Kaēorrin: “ I menēur, i kulturuar, energjik, i dashur dhe njeri i thellė pėr botėn. Ky burrė punoi gjithmonė pėr Shqipėrinė e bėri ē’mundet… Atdheu i tij qėndronte nė zemėr mė afėr se kisha, prelat i sė cilės ishte ai.” Ky ishte Nikollė Kaēorri, i cili kishte luftuar vite tė tėra me armė nė dorė kundėr Perandorisė Osmane, ai qė nga Kongresi i Manastirit e nė vijim kishte luftuar si askush pėr gjuhėn e shkollėn shqipe, ai qė ishte tėrhequr zvarrė nga xhandarėt e Portės sė Lartė dhe ishte burgosur disa herė prej tyre.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •