Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Edi Rama hap thesin e parave për të rikthyer vizat për shqiptarët

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po tenton të interferojë situatën politike në vend me procesin e liberalizimit të vizave, duke lobuar me anë të një eurodeputeti në Parlamentin Evropian për të ngrirë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen. Eurodeputeti rumun, Viktor Boshtinaru është njeriu, i cili është kontraktuar nga Rama për të kërkuar nga Parlamenti Evropian bllokimin e lëvizjes së lirë, duke tentuar nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Pas dështimit të lobimit për bllokimin e procesit të heqjes së vizave, Rama nuk tërhiqet nga qëllimi i tij për të penguar shqiptarët që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ai ka nisur një fushatë të re lobimi duke hapur thesin e parave të përfituara nga korrupsioni me lejet e ndërtimit dhe për të paguar njerëz që të bërtasin në Bruksel dhe Strasburg për të kërkuar bllokimin e heqjes së vizave për shqiptarët. Pas organizmit të protestës së dhunshme më 21 janar, ku humbën jetën katër persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mes tyre dhe efektiva të policisë, Edi Rama po infiltron eurodeputetin Boshtinaru që të përdorë në PE situatën e krijuar politike si motiv për të pezulluar vendimin e BE, në mënyrë që për shqiptarët të rikthehet sërish regjimi i vizave. I nxitur nga Edi Rama, Boshtinaru, është i vetmi eurodeputet i cili ka reaguar mjaft i ashpër në të gjitha diskutimet e komisioneve të Parlamentit Evropian lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë para 15 dhjetorit të 2011, datë në të cilën BE vendosi unanimisht rrëzimin e murit Shengen për shqiptarët. Madje në seanca të caktuara të PE, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga pala shqiptare, deputeti socialist Taulant Balla ka kërkuar nga Boshtinaru ngritjen e zërit kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët, nën argumentin se ende nuk është zgjidhur ngërçi politik, ndërkohë që kjo e fundit nuk përfshihej në kriteret e komisionit për regjimin pa viza. E njëjta situatë është përsëritur edhe në ditën kur PE do të miratonte vendimin, ku Boshtinaru i porositur nga Rama ka bërë të pamundurën që qëndrimin kundër heqjes së vizave për shqiptarët ta kërkonte edhe nga eurodeputetë të tjerë. Por, megjithë përpjekjet e Ramës nga Tirana në Bruksel, për të bllokuar këtë proces, Parlamenti Evropian miratoi me një shumicë absolute prej 538 votash pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Edhe në prag të vendimit që do të merrnin ministrat e Brendshëm të BE për këtë proces, Rama nisi drejt Brukselit një delegacion me deputetë të PS, të cilët pikërisht kur autoritetet e larta të BE njëzëri vlerësonin përmbushjen e të gjitha kushteve nga qeveria shqiptare, ngrinin shqetësime artificiale mbi gjoja krizë politike në vend, rritje të kriminalitetit apo korrupsionit. Përgjigjen më të mirë, për të gjitha tentativat për të bllokuar vizat, Rama e mori nga të gjitha strukturat më të larta evropiane, Parlamenti, Komisioni si dhe Bashkimi Evropian, të cilat me votë unanime konstatuan përmbushjen e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit për këtë proces.

    Burimi: Partia Demokratike e Shqiperise
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Mos ja fusni kot tani se e bëtë baltë fare.
    Gënjeni por me masë, me karar, pak më hollë o njerëz, më hollë.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Station, qe ka patur tentativa per bllokimin e tyre duhet ta pranojm te gjith, ose te pakten ne qe jetojme ne Shqiperi, e dime se sa vrer kan vjelle kundra vizave.

    Edhe une ashtu si ty, besoj se ky lajm eshte shume i ekzagjeruar. Nuk deshiroj ta besoj. Por ama, le te presim se çfare ndodh dhe le te presim se çfare hapash do ndermare ky Rumuni. Nese ai vertet do kerkoje ate qe citon PD, do te ishte turpi me i madh per Shqiperine dhe gjith Shqiptaret.

    Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Te RD bazohesh ti?
    Te hapi une ty 120 tema duke marr shkrime tek Zeri i popullit

    'Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume' seriozisht ke dyshime per kete?
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Station, qe ka patur tentativa per bllokimin e tyre duhet ta pranojm te gjith, ose te pakten ne qe jetojme ne Shqiperi, e dime se sa vrer kan vjelle kundra vizave.

    Edhe une ashtu si ty, besoj se ky lajm eshte shume i ekzagjeruar. Nuk deshiroj ta besoj. Por ama, le te presim se çfare ndodh dhe le te presim se çfare hapash do ndermare ky Rumuni. Nese ai vertet do kerkoje ate qe citon PD, do te ishte turpi me i madh per Shqiperine dhe gjith Shqiptaret.

    Une personalisht shpresoj te jete nje deklarate e forte emotive partiake e asgje me shume.
    Në Shqipëri jetoj edhe unë.
    Fjala e raportimit të Miroslav Lajçak në Parlamentin Europian ndër të tjera ishte:
    "Ata kanë shumë frikë se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten që kjo të mos ndodhë.........
    Të dy palët po shohin mundësinë e dialogut..........bla, bla, bla.

    Pra edhe në qoftëse ndodh vërtet (gjë të cilën unë nuk e besoj), do të ndodhi jo për faj të Ramës ose se po e kërkon Rama por për faj të politikës shqiptare në tërësi ku peshën dhe përgjegjësinë kryesore e mban Sali Berisha dhe PD si partia që qeveris Shqipërinë.

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Babygirl, Shqiptaret e thjeshte nuk dine me ç'te besojne! Shiko ne nje ane e keq, shiko anen tjeter e me keq. Ndaj thashe dhe ate qe ti e ke bere me bold. Edhe nese neser apo pasneser kjo gje do dilte e sakte nuk do çuditesha fare. Tashme nga palo politikanet tane mund te presesh gjithçka.

    Station, e lexova dhe une deklaraten e Lajçak dhe me erdhi me te vertete rende tek lexoja ato rrjeshta. Me vjen vertet rende se si u katandisem ne kte gjendje, kur shume mire tashme mund te ishim nje vend kandidat dhe mund te kishim me shume hapesira veprimi te tere si popull, duke filluar nga politikanet e deri nga njerezit e thjeshte.

    Por, lufta per ate karrigen, u ka errur syte te tereve. Ne Tirane degjon vetem fraza te tipit:

    "Nese vjen PS ne pushtet, Tom Doshi me ka premtuar kete post"

    "Sa te mbarojne pak kto trazirat, dhe Saliu do shperbleje te gjithe ata qe e mbrojten me 21 Janar"

    "Ja sa te behet Edi kryeminister dhe direkt do jem ne kte post, atehere do me shohesh mua"

    Jemi bere per te ardhur keq...
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Burimi: Partia Demokratike e Shqiperise
    Ok, burimi thotë gjithçka.
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sillni informacione nga burime te besueshme dhe jo te njeansheme.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Sikur ta dinim ne mesin e shqiptareve a po lindin me nanat tona Avni Rrustema e Isa Boletina.
    Vendi po digjet flak e ne 15 milion shqipfolesa po shikojm seri. Athua qka eshte ka bahet. O burra Shqiptaret mbaruan. Qdo brez i ka pas njerezit e vete qe e kan mbrojt vendin nga shfarosja. Gjergj Fishta ka thene ;
    O zot ruje Shqiperin nga shqiptaret.
    Eshte obligim moral, kombetar, fetar dhe njerezor qe njeriu ta mbroj vendin e vete nga kush do qe te jete aj.
    I bajm lutje Zotit, Allahut, Perendise apo qysh do qe i thone Shqiptaret qe te shpetojme Shqiptaret. Tregone veten aty ku mundeni. Por ne situata ekstreme siq jemi ne sot kerkohet pergjigjeje e menjehershme. Kurr nuk kemi qene me te dishem dhe me te forte.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Hasmi i vete shqipetareve ,per fate te keqe jane vete shqipetaret !!

    Populli frigacak dhe jo i guzimshem, i lexohet historia per s'brapmi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •