Ka thene Gary:
"Politikėbėrėsit duhet tė paralajmėrohen pėr njė element rreziku shtesė nė Shqipėri. Pėr shkak tė trashėgimisė sė kaosit tė vitit 1997, ende AK-47 gjenden masivisht nė duart e popullatės. Nė rastin e njė kryengritjeje totale brenda kufijve tė mbyllur tė njė fushėbeteje urbane si Tirana, kėto armė mund tė shkaktojnė barazpeshim nė rast konfrontimi midis civilėve dhe forcave qeveritare.....................
........................"
Kush apelon per AK-47, e di ai dhe kushdoqoft se ku ja pasha AK-47 ten !!!!
Njehere thuajse flet si politikan zyrtare i Amerikes,e dyta duhet ta di Gary qe jeton ne Amerike se demokracia eshte proces dhe ne kete proces Shqiperia eshte ne hapat e pare, pasurimi i qeveritareve-vetvetes ,fortesimi i pozitave dhe perkrahja e familjareve dhe rrethit vet perkrahes eshte nje proces shume normal dhe shume i natyrshem...cdo gje fillon nga vetvetja ne jete dhe ne demokraci..keshtu zgjerohet rrethi me kohe, pastaj ja nis te pasurohet vendi, populli ne pergjithesi dhe fiton arsyja dhe qytetrimi...Per dallim nga definicioni i meparshem qe ishte per atdhetarin, ne demokraci populli i pasur eshte atdhetar( se vetem ai e ruan shtetin,se ka cka te ruaj,fillimisht do te ruaj pasurine e vet,fukarai qe nuk ka per veti e kalle edhe shtetin,pse ne jemi shkaperderdhur neper bote dhe kemi lene atdheun nga pasuria?- sa gjerman dhe sa francez jne duke emigruar ne Amerike?) andaj eshte synimi i nje demokracie ne progres te pasuroje relativisht gjithe kombin...por kjo rruge eshte e gjate...shume e gjate..gati pafund!!!
Si qytetar amerikan Geri le te therrasi ketu per AK-47, bile ka arsye te therrasi per atom ketu, se ketu zhvillohet nje demokraci cnjerezore, askund ne bote si ketu nuk dhunohet vota dhe deshira e nje kombi, askund ne bote si ketu nuk shenderrohet ne rob nje komb me voten e vet...eshte shenderruar amerikani ne nje mazohist te pastert me vetezgjedhje ,fuqi e votes kjo e keqperdorur barbarisht nga qeveritaret e vet.
Sa per Ameriken: vjedhjet me te medha ne bote behen ketu,vetem qe ketu vidhen me biliona dhe ne rradhe te pare nga ata qe perfaqsojne institucionet demokratike.
Populli amerikan ,perfshire edhe neve qe jetojme ketu ,eshte robotizuar ne nje makine te pandalshme pune,vend qe punohet me shume se ne cdo vend te botes( me shume se ne Japoni),vend ku kostoja e jetes dhe taksat shteterore dhe federale rriten ,vetem si shkak i vjedhjeve nga politikanet, nga menaxhimi i keq,dhe manipulimeve si me cmimet gazit,me vjedhjet permes fondacioneve qe ndahen per lufterat ,krejt keto vjedhje nga qeveritaret dhe krejt keto vjedhje i paguajm NE populli amerikan.
Vjedhesit me te medhenje ne bote nuk kane cti tregojne Berishes per vjedhje, sa per demokracine eshte pune tjeter,sigurisht se ne mesimin e rruges se demokracise dhe ne jetesimin e saj ka gabime dhe ka shume veshtiresi, dhe kur ke te besh me nje popull si populli yne si gjen dhe me popullin tone te dale nga nje ferr komunist krejt trauma dhe mosdurim ,kjo e ben edhe me veshtire...
Populli shqiptar ka ecur shume per 20 vite, dhe me me rendesi eshte se ka nisur te hapi syte e arsyes ja si me rastin e fundit ne Tirane, qytetaret e Tiranes perkrahen rendin dhe qytetrimin,shpetuan shume jetera dhe ate infrastrukture qe ka Tirana sot, shpetuan ate begati qe e kane krijuar qytetaret e Tiranes per keto vitet e fundit( kuptohet pos atyre makinave qe u dogjen nga vandalistat qe ky Geri i perkrah dhe mundohet ti unjesoje me popullin,)
Mendoj se Gary vjen nga nje familje e persekutuar nga komunizmi dhe kjo demonstron nje te vertete per njeriun shqiptar, shton pamendesine dhe anakronizmin e nje egoje shqiptare, kjo tregon se sa egoiste jane shqiptaret si te pergjithsuar qe nuk vejne gje tjeter perpara vetvetes-as atdheun,kjo tregon se edhe nje personalitet shqiptar qe flet nga panteoni i demokracise dhe kerrcenon me AK-47,ja rreshtohet shtrember per arsye shume te uleta-(pelqimin dhe mosdurimin personal ) pse ka mosdurim per Berishen nuk do tia njohi asnje sukses por, flet vetem per dobesite...krahasimet me vendet arabe dhe revolucionin e tyre e tregon urrejtjen per Berishen,epshin kerrcenues dhe luftenxites ...( por ngadale se do shohim si do dale puna atje!!!?)
AK-47 nuk eshte mjet qe shqiptaret duhet ta perdorin per te nderruar pushtetin demokratik,pa marre parasyshe ne sa autokrat qe te shenderrohet ai pushtet, eshte vota ajo qe duhet te nderroje pushtetin dhe eshte durimi dhe puna deri sa te kaloje mandati...jo pritja ne rruge ,dhe obstrukcioni qe ben opozita, jo thirrjet per zgjerim te plages me AK-47 nga njerez qe nuk ballafaqohen me realitetin egzistues dhe objektiv,por verbohen perpara te vertetes nga egoizmi patologjik dhe nga averzioni poashtu patologjik per nje shqiptar tjeter!
Sali Berisha eshte me i denje se cdo kukuvajke mbrenda dhe jasht shtetit demokratik te Shqiperise se sotme, ai jep kontributin faktik per zhvillimin e shtetit dhe demokracise shqiptare ne pergjithesi , nderkaq qe kukuvajkat shqiptare hileqare dhe inatcore mbrenda dhe jashta shtetit jo qe nuk i kontribojne demokracise shqiptare ,por ia zene frymen si procesit ashtu dhe vete popullit shqiptar..
Mandati i Berishes do te kryhet me shume suksese ne te gjitha drejtimet zhvillimore kombetare, dhe Shqiperia do te jete nje vend qe nuk ka qene kurre me pare ne historine e saj 100 vjecare, ne zgjedhjet e ardhshme shpresoj te vij dikush edhe me i mencur edhe me i mire ,edhe me i drejte, edhe me i sukseshem..por, me voten e shumices se elektoratit shqiptar dhe jo me AK-47.
Durimi i duhet shqiptarit me shume se cdo gje, vetem ai qe i qendron te keqes vetem ai qe punon dhe duron eshte fitimtari , nuk i duhet rruga shqiptarit , vetem puna dhe kanalizimi i zgjedhjes te cdo problemi ne menyre te kulturuar institucionale ,i duhet stervitje durimi gedhendje dhe qyteterim,keshtu vjen cdo e mire...
Mos e harron ate fjaline e urte qe e thua o populli im:
"E keqja vjen menjehere(vetshkatrrimi), e mira vjen ngadale "
Kam besim tek shqiptari

ek intelegjenca e tij ,tek shpirti ,tek zemra e madhe,tek dhembshuria,vetem pres qe sot qe jeton ne liri ,te stervisi durimin qe ti fisnikeroje te gjitha vyrtytet e veta !!!
Me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt