
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Realpolitika amerikane dhe shqiptarėt
Nga Geri Q. Kokalari
Ndėrsa shohim se si shpalosen ngjarjet nė Egjipt nuk ėshtė e vėshtirė tė bėhen krahasimet me Shqipėrinė.Qė tė dy vendet sundohen nga regjime autoritare dhe tė korruptuara qė kanė humbur sensin e realitetit. Qeveritė imorale tė drejtuara nga Mubaraku dhe Berisha kanė pėrfituar nga njė politikė e jashtme amerikane qė ka pėr tendencė tė marrė anėn e stabilitetit nė kurriz tė lirisė e tė dinjitetit. Politikėbėrėsit amerikanė dhe europianė u bėjnė thirrje shqiptarėve tė shmangin protestat, kėrkesė kjo qė ėshtė nė tė mirė tė interesave tė tyre, por jo detyrimisht nė tė mirė tė interesave te shqiptarėve. Nė fund tė fundit, diplomatėt amerikanė qė kėrkojnė vetėpėrmbajtje, gradohen mė shumė pėr shfryrje tė situatave tė krizės se sa pėr promovim tė ndryshimeve politike.
Me gjithė faktin qė shqiptarėt nė mėnyrė naive i kanė vėnė nė piedestal, tė dėrguarit amerikanė nė Rrugėn e Elbasanit kanė njė histori tė gjatė sjelljesh tė dyshimta, ku pėrfshihet roli i tyre nė aferėn AEY, Gėrdec, dhe new world TELECOM. Ata vazhdimisht kanė mbyllur njė sy pėr korrupsionin e qartė tė qeverive Nano dhe Berisha nė shkėmbim tė dėrgimit tė ushtarėve shqiptarė nė Afganistan dhe nė Irak.
Amerikanėt, nė bazė tė shkollės sė real politikės nė marrėdhėniet me jashtė, e cila shpesh pėrdor trajtimin e kulaēit dhe tė kėrbaēit, kanė gabuar nė shumė raste nė tė kaluarėn.
Shembulli mė famėkeq i strategjisė sė bazuar nė realpolitikėn ėshtė dėshtimi me rėnien e Shahut tė Iranit. Amerikanėt e pėrkrahėn Shahun fuqimisht, pavarėsisht se ai kryesonte njė regjim tė korruptuar dhe brutal. Pasojat e kėtij dėshtimi ende e prekin politikėbėrjen nė Uashington.
Gjatė procesit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, Berishės iu dha kulaē me tė tepėrt dhe pak kėrbaē. Pėrpara se Shqipėrisė ti lejohej hyrja nė NATO, qeveria Berisha duhej tė detyrohej tė bėnte reforma reale dhe tė matshme pėr sa i pėrket forcimit tė institucioneve demokratike, luftės kundėr korrupsionit dhe zbatimit tė sundimit tė ligjit tė vėrtetė dhe transparent.
Meqenėse zyrtarėt e NATO-s e humbėn njė mundėsi tė tillė, tani Shqipėria po troket nė dyert e BE-sė pra kemi njė shans tė dytė. Pėr tė dy palėt, popullin shqiptar dhe vendet anėtare tė BE-sė ėshtė nė interesin afatgjatė tė tyre qė reformat kuptimplotė tė jenė pjesė detyruese e formulės pėr pranimin e Shqipėrisė nė BE.
Njėlloj si Berisha, Mubaraku me kujdes ka bashkėpunuar me amerikanėt pėr interesat e tyre kryesore strategjike rajonale. Pėr tre dekada, politika e jashtme amerikane ka pasur objektiv konstant demokratizimin e Egjiptit. Por Mubaraku arrinte ti shtynte pafundėsisht reformat demokratike, sepse ai me dinakėri shfrytėzonte prioritetin amerikan tė ruajtjes sė paqes me Izraelin. Mubaraku gjithashtu ushqente imazhin e personit-rojė kundėr zgjerimit tė islamit radikal nė Egjipt. Gjė qė ofronte pėrkrahjen e fuqishme nga Uashingtoni.
Pas zgjedhjeve tė vitit 2005, Berisha dhe Amerika patėn rastin e artė pėr ta reformuar Shqipėrinė dhe pėr tė forcuar institucionet demokratike. Fatkeqėsisht, Berisha shfrytėzoi ēdo mundėsi pėr tė pasuruar veten dhe miqtė e tij, ndėrsa forconte pushtetin e vet. Njėkohėsisht amerikanėt nxitėn programe demilitarizimi tė municioneve me rrezikshmėri tė lartė dhe duartrokitėn Berishėn sa herė ēonte djem tė rinj pėr tė rrezikuar jetėn nė Afganistan dhe nė Irak.
Nuk ėshtė sekret pėr Uashingtonin qė Shqipėria vuan nga institucione politike dhe juridike tė papjekura. Ishte mjaft shqetėsuese qė zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit qėndruan mėnjanė ndėrsa themelet e kėtyre institucioneve gėrryheshin nga qeveria Berisha. Pasojat negative pėrfshinė dėshtimin e qeverisė Berisha pėr tė organizuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, lejimin e lulėzimit tė korrupsionit nė nivelet mė tė larta qeveritare, shtypje tė lirisė sė fjalės dhe sabotim aktiv tė parimeve tė sundimit tė ligjit.
Gjatė gjithė kėsaj kohe, Shtetet e Bashkuara kanė pasur fatin tė kenė njė marrėdhėnie speciale me popullin shqiptar. Kjo provohet nga fakti qė shqiptarėt janė ndėr pėrkrahėsit mė tė fortė tė SHBA-sė. Nė njė kohė kur ėshtė e vėshtirė tė kesh miq. Pėr momentin njė marrėdhėnie e tillė mbetet e paprekur, gjithsesi nėse SHBA-ja vazhdon ta injorojė keqtrajtimin e shqiptarėve nga liderė tė korruptuar si Berisha ky idil dashurie mund tė marrė fund. Sot ka shumė vende ku Amerika ofendohet sepse Amerika predikoi demokraci, por nė realitet pėrqafoi regjime despotike dhe tė korruptuara. Fatmirėsisht ndjenja anti-amerikane nuk do tė lėshojė kurrė rrėnjė ndėrmjet shqiptarėve.
Pėr tė evituar turbullirat civile dhe gjakderdhjen nė Shqipėri qė do tė destabilizonte Ballkanin, udhėheqėsit europianė dhe amerikanė duhet tė kėrkojnė qė Berisha menjėherė tė bėjė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, pėrtej ēdo ndryshimi. Personat nė politikėn e jashtme amerikane tė cilėt ndihen mirė me instrumentet e realpolitikės pėr tė bashkėpunuar me despotė, duhet tė rikalibrojnė instrumentet e tyre politikė. Ardhja e internetit dhe e masmedias ėshtė njė paradigmė e re pėr tė promovuar dhe pėr tė pėrfituar nga turbullirat politike qė zhvillohen pėrpara syve tė popullit nė kohė reale. Kjo duhet tė kihet parasysh nga pushtetmbajtėsit nė Uashington ndėrsa po pėrpunojnė njė kurs veprimi pėr marrėdhėniet e Amerikės me Shqipėrinė.
Politikėbėrėsit duhet tė paralajmėrohen pėr njė element rreziku shtesė nė Shqipėri. Pėr shkak tė trashėgimisė sė kaosit tė vitit 1997, ende AK-47 gjenden masivisht nė duart e popullatės. Nė rastin e njė kryengritjeje totale brenda kufijve tė mbyllur tė njė fushėbeteje urbane si Tirana, kėto armė mund tė shkaktojnė barazpeshim nė rast konfrontimi midis civilėve dhe forcave qeveritare. Shqiptarėt nuk kanė aspak dėshirė pėr tu kthyer tek anarkia dhe konflikti i armatosur. Gjithsesi ėshtė krejt e qartė qė ata nuk kanė dėshirė pėr njė diktaturė tė stilit tė Enver Hoxhės. Thjesht shqiptarėt duan tė realizojnė ėndrrėn e tyre pėr tė jetuar nė njė demokraci tė vėrtetė. Kėtė ėndėrr ua vodhi pėrpara syve tė tyre Sali Enver Hosni Berisha.
Gazeta Tema
Krijoni Kontakt