
Postuar mė parė nga
juanito02
Nga Filip Ēakuli
Duke dėgjuar pėrditė Sali Berishėn tė bėrtasė pėr puēe dhe grusht shteti, instinktivisht kėrkova veprat e udhėheqėsit tė tij shpirtėror dhe politik, shokut Enver.
Lexo prognozat e tij pėr grupet puēiste antiparti, pėr komplote pėr eliminimin fizik tė tij dhe dėgjo Kryeministrin pėr tė njėjtėn temė, tė duket sikur ngatėrrohesh e nuk e kupton: ku fillon Enveri e ku mbaron Saliu. Ndoshta jam shprehur gabim, se duket qė Enveri ėshtė i pari, i dyti ėshtė kopja e keqe e tij.
Dhe siē e kanė thėnė klasikėt e tyre, personazhet historike pėrsėriten dy herė: njė herė nė mėnyrė tragjike, herėn e dytė nė mėnyrė komike.
E qė tė mos zgjatemi me muhabete pa bereqet, hyjmė drejt e nė temė:
Saliu Tė dashur qytetarė e qytetare shqiptare!
Jam sot kėtu para jush pėr tju informuar mbi zhvillimet e dy ditėve tė fundit, pas dėshtimit tė puēit, tė pėrpjekjes pėr tė marrė me dhunė Kėshillin e Ministrave
Enveri Tė dashur shokė e shoqe!
Sot dėshiroj tju informoj rreth dėshtimit tė puēit nė ushtri, tė pėrpjekjeve tė armiqve tė partisė e tė popullit, pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor
Saliu - Disponohen tė dhėna tė plota, mbi armėt e sofistikuara, ēadrat pistoletė, stilolapsat pistoletė, thikat me helm qė do pėrdoreshin nė stadet e caktuara tė kėtij grushtit tė shtetit
Enveri Pas hapjes sė kasafortės sė Mehmetit, disponohen tė dhėna tė plotė mbi armėt e sofistikuara qė do tė pėrdoreshin deri te bastuni pistoletė
qė do tė pėrdoreshin nė grushtin e shtetit
Saliu -Po, unė kisha informacion pėr planin B tė puēit, ndaj nuk isha aspak i papėrgatitur. Nė kėto kushte, ministri lidhet nė telefon me Prokuroren e Pėrgjithshme dhe i thotė se nė rast se arrestohen pa hetuar
Enveri Ata harrojnė qė ne kishim informacion tė plotė pėr planin B tė ramifikuar komplotist. Kur ministri i Brendshėm u lidh me Kryeministrin, i vajti nė zyrė dhe i thotė se nė rast se arrestohet Enveri
Saliu Tė nesėrmen, ministri mė thotė se kishte njė takim me Presidentin nė orėn 10.00.
E pyes se pėrse e kishte kėrkuar kėtė takim dhe mu pėrgjigj pėr arrestimin
Enveri Ditėn tjetėr Njaziu mė thotė se i kishte kėrkuar njė takim Kryeministri nė orėn 11.00 Pėrse do ta takosh? - e pyes. Po, ja, pėr arrestimin e shefit tė shtabit
Saliu Ky ishte njė grusht shteti qė dėshtoi dhe qė nuk mund tė realizohej dot kurrė. Askush nuk mund tė marrė Kėshillin e Ministrave apo ndonjė institucion tjetėr, sepse ato janė kėshtjella lirie tė qytetarėve shqiptarė
Enveri Ky komplot dėshtoi siē kanė dėshtuar gjithė komplotet e tjera. Tė gjithė ta kenė tė qartė: askush nuk mund tė prekė muret e kėshtjellės sonė tė patundur prej graniti
Saliu Pas 5 orėsh barbarisht mbi Policinė e Shtetit dhe Gardėn e Republikės, grushti dėshtoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjė shans, zero shans
Enveri Pesė orė na u deshėn tė bėnim tė dėshtonte barbaria dhe terrorizmi i bandės. As ata, as padronėt e tyre nuk kanė asnjė shans pėr tė na ulur neve vigjilencėn
Saliu Ndėrkohė ne kishim informacione tė plota pėr atė qė mund tė ndodhte
Cili ishte shkaku dhe arsyeja, ēfarė ia lidhi sytė dhe i shurdhoi veshėt Shėrbimit Informativ Shtetėror?
Enveri Partia jonė kishte informacion tė plotė pėr komplotin qė po pėrgatitej. Kėtu duhet tė vė nė dukje se komploti i rrezikshėm dhe komplotet e mėparshme janė zbuluar nga partia dhe udhėheqėsit e saj dhe asnjė nga Sigurimi i Shtetit. Pėrse? Sepse ministri i Brendshėm ishte agjent
Mund tė vazhdonim edhe mė gjatė. Por pėr tė dalluar cilėsinė e verės nuk ėshtė nevoja tė pish gjithė fuēinė, mjafton njė gotė, thotė njė fjalė e urtė tropojani.
Krijoni Kontakt