Gjithesecili ne nje kohe te caktuar ka patur dhe ka pervojat e tij jetesore me te cilat ai eshte perballur dhe vazhdon te perballet ne Shqiperi.
Cfare pervojash mund ti rrefeni forumit?
Konflikte, suksese, deshtime etj.
Gjithesecili ne nje kohe te caktuar ka patur dhe ka pervojat e tij jetesore me te cilat ai eshte perballur dhe vazhdon te perballet ne Shqiperi.
Cfare pervojash mund ti rrefeni forumit?
Konflikte, suksese, deshtime etj.
nje nga fenomenet qe do hasesh ketu ne tiron, eshte degjimi i nje historie pak a shume te njejte nga persona te ndryshem. te qellon ndonjehere ndonje muhabet qe eshte konsumar aq shume, sa qe per nje moment mendon me vete te ulerasesh aq forte sa te thyesh xhamat e lokalit. gje qe ti normal se bene, thjesht vazhdone ta degjosh personin ne fjale sikur ta kesh per here te pare qe e degjone ate muhabet. e degjon gjithe kersheri dhe i fut ndonje batute tek tuk gjate rrefimit sa per ta hallakat.
Without deviation from the norm, progress is not possible
Ne vitin 1992, pas fitores se PD-se ne zgjedhjet e 22 marsit 1992 u emerova te punoj drejtor i nje ndermarrje shteterore te prodhimit te materialeve te ndertimit.
Ishte mundesia ime e pare qe te provoj veten ne nje pozite te tille dhe ne nje kohe shume te veshtire.
Ishte koha kur nuk punonte askush, kur ne fuqi ishte 80% (pra punetoret dhe administrata paguhej duke qendruar papune), kur nuk kishte prodhim, kur mungonte çdo gje duke nisur nga sendet me elementare te jeteses, ku tensionet dhe konfliktet politike ishin maksimale etj.
Nje dite te bukur maji u gjenda ne zyren e drejtorit qe do ta zevendesoja dhe ne tryezen e tij ishin ulur drejtuesit e administrates, qe po prisnin paraqitjen e drejtuesit te ri.
Ata qe me paraqiten para administrates, tek largoheshin me thane se “tani i ke duart e lira”, qe mund ta perktheje si te doje.
U pershendeta me ta dhe mbylla deren. I pashe edhe nje here te gjithe dhe vura re se isha me i riu ne moshe. Zura nje vend anash tryezes dhe nisa te bej nje bisede njohese me ata qe nuk i njihja. Dhe me pas nisa te bisedoja me gjate me ato qe i njihja, me qellim qe te krijoja nje situate te qete.
Me pas pime nje kafe dhe gjate kafes i pyeta te gjithe drejtuesit e administrates se a keni deshire te punoni bashke me mua. U çuditen nga nje pyetje e tille dhe pane gjithe habi.
Habia e tyre ishte e lidhur me faktin se ne ndermarrje te tjera ishin kryer zevendesimet duke mos marre parasysh asgje, perveç kritereve politike.
Une u thashe kam vetem nje kerkese: “Ai qe pranon te punoje me mua, duhet te respektoje ligjin”.
Te gjithe u shprehen se pranojne me shume deshire qe te vazhdojne te punojne dhe se do te jepnin te gjithe energjite e tyre per ringjalljen e prodhimit, gjetjes se tregut, furnizimit me lende te para etj etj.
Ate mbremje punova gjithe naten nje plan pune per ringjalljen e prodhimit dhe te nesermen e propozova ne administrate dhe gjate paraqitjes u kerkova me ngulm bashkepunetoreve qe te bejne verejtje dhe te paraqesin propozimet e tyre.
Shkoi si nuk ka me mire dhe ky plan pas dreke u paraqit per njohje dhe tek sektoret e tjere te ndermarrjes, tek sindikatat per njohje.
U lashe kohen e duhur per njohje dhe miratim dhe i ftova serish qe te paraqesin verejtjet dhe propozimet e tyre.
U miratua plani dhe pika numer 1 e tij ishte – pastrimi i te gjithe territorit te ndermarrjes, lyerja e te gjitha sallave dhe mjediseve te punes, largimi ne nje vend te caktuar te te gjithe mbeturinave disavjeçare, rregullimi i dyerve dhe dritareve te demtuara e pa xhama, vendosja e plote e ndriçimit, vendosja e dusheve per punetoret, etj.
Territori i punes ishte kthyer ne nje vend norma pune dhe tashme duhej hedhur hapi i dyte.
Rikthimi ne pune i punetoreve, heqja e tyre nga skema e 80%, gjetja e tregut te shitjes sepse ndermarrja funksiononte me pavaresi te plote nga buxheti i shtetit.
Vazhdon.
Krijoni Kontakt