Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Familja Bajraktari E Drenasit Me Virtyte Të Larta Kombëtare

    FAMILJA BAJRAKTARI E DRENASIT ME VIRTYTE TË LARTA KOMBËTARE


    Ismajl Bajrakatari është pinjoll i një familje me taban të fortë kombëtar e atdhetar. Familje që asnjëherë nuk ishte pajtuar me regjimet antipopullore e që kurdoherë u kishte kthyer pushkën. Familje që kaq herë ishte gjakosur nga këto regjime, por që asnjëhrë nuk qe mposhtur e gjunjëzuar

    Dërgut Bajraktari, babyshi i Ismajlit do ta jepte shembullin më tipik për këtë qëndresë, për ta vazhduar këtë rrugë pastaj me përpikëri e me besnikëri edhe brezat e reja; dejmtë Bajrami e Aliu, pastaj Dibrani, Isamjli, Naimi e gjeneratat në vijim…

    Vetëm në luftën e fundit kjo familje nxori 12 luftëtarë të lirisë, prej të cilëve tashmë 9 dëshmorë.

    Në vazhdim, për aktivitetin e Ismajlit po japim një shkrim nga Gentiana Dema e Bekim Dobra
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Kryetari i FBKSH-së për Kosovë, për herë të parë shpalos idenë e tij të bashkimit kombëtar


    Një jetë të terë kushtuar kombit


    Ismajl Bajraktrari, kryetar i Frontit për Bashkimit Kombëtar Shqiptar për Kosovë tregon punën e tij shumëvjeçare kushtuar idalit për ribashkimin e trojeve shqipare

    Nga, Gentiana Dema dhe Bekim Dobra

    Drenas, 31 dhjetor – Nuk është vetëm publikimi i “Ëikeliksit” që tregon sekrektet amerikane për bashkimin e trojeve shqipatare deri në vitin 2015, por edhe puna shumë vjeçare e FBKSH-së. Ismajl Bajraktari,nga Drenasi, kryetar i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar për Kosovë, për herë të parë shpalos punen e tij shumëvjeçare për bashkimin e trojeve shqiptare. Ai tregon se ky aktivitet së bashku me anëtarë nga të gjitha trevat shqipare është nisur që nga vitet e 90-ta dhe vazhdon deri në realizimin e qëllimit të tyre. “Qëllimi jonë ka qenë dhe është ribashkimi i të gjitha trojeve shqipatre, dhe ky aktivitet nuk do të ndalet deri në realizimin e tij. Ditën që të ribashkohet Shqipëria Etnike ne e shuajm aktivitetin tonë”, nis tregimin kombëtar Bajraktari.

    Ai thotë se FBKSH-ja tani ka më shumë se 12 mijë anëtarë, ka kryesinë dhe zonat e ndara. Janë gjithsejt 6 zona të ndara në nivel të shqipatrëve. Sipas Bajraktarit, zona e parë është ajo e Shqipërisë Londineze, zona e dytë Kosova historike, zona e tretë Ilirida shqiptare, pjesa e shqipatëve të Maqedonisë, zona e katërt Malësia e Madhe, zona e pestë Çameria në Greqi dhe zona e gjashtë Kosova Lindore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Këtë aktivitet e kemi të organizuar edhe në mërgatën shqiptare nga Amerika e deri në Australin e largët.. Takimet tona janë nga bariu e deri të akademiku, te ne nuk ka ndasi, të gjithë që kanë idalin kombëtar shqiparë të ribashkimit tek ne është i mirëeseardhur”, thotëë Bajraktari. Ky i fundit tregon se aktiviteti i tyre është nisur që nga vitet e 90-ta, ndërsa pranon se kanë qenë dhe vazhdojnë te jenë në ilegalitet. Tregon se kur shqipatret janë në rrezik, edhe Armata Kombëtare Shqiptare (e ashtuquajtura AKSH) është në funksion të mbrojtjes së identitetit shqiptar që rrjedh nga FBKSH-ja. “Djemtë tanë që e dojnë ribashkimin e Shqipërisë Etnike ,aty ku rrezikohet shqiptari janë të gatshëm të riaktivizojnë Armatën Kombëtare Shqiptare vetëm që të mbrohet vendi ku i thonë bukës bukë e ujit ujë”, thotëë me plot idalizëm kombëtar shqipar Bajraktari. Ai kritikon disa shqiptar që kanë humbur këtë identitet të ribashkimit, madje kritikon edhe Kushtetutën e Rebublikës së Kosovës që nuk ka një nen ku ceket ribashkimi i trojeve shqipatre. “ Po habitem më politikën shqiptare, ku në politikën e tyre shkruan se janë djathtistë e në program nuk e kanë planin për bashkimin kombëtar”, thotëë ai dhe shton se “edhe çka tjetër duhet t’u ndodh shqiptarëve që të gjithë të kuptojnë se mbi këtë popull të lashtë dhe liridashës i drejtohet gishti i fajtorit pa të drejt. Në Ballkanin e trazuar Perëndimor, shqiptarët janë të vetmit popull të detyryar që të drejtat e tyre elementare dhe njerëzore ti kërkojnë më protesta, demostrata madje edhe më armë në dorë. Në kohën kur të tjerët ngriten në protesta për të kërkuar plotësim të kushteve më të mira për jetë, vende të punës, ulje taksash dhe subvencionim, ndërsa ndaj shqiptarëve ushtrohet ende apart’heid i vërtetë”, thotë Bajraktari.

    FBKSH-ja formacion politik mbarëkombëtar

    Bajraktari tregon se Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar është një formacion politik mbarëkombëtar që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare. “FBKSH-ja ua rikujton të gjithëve faktin se Republika e Shqipërisë është shteti i vetëm në botë që nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare”.

    Biografia e Ismajl Bajraktarit

    * Që nga vitit 1968, Ismajli ishte Organizator i demonstratave në shkollën e muzikës, i ftuar disa herë në biseda informative;
    *Në vitin 1979, me rastin e vizitës së Titos në Kosovë, për disa ditë ka mbajtur izolim shtëpiak;
    *Më 1981, e largojnë nga procesi i mësimdhënies në shkollën e Dobrashecit, si i papërshtatshëm politikisht;
    *Në 1988, së bashku me djalin e vëllait, Naimin e burgusin;
    *1991-me riformimin e PNDSH-së me seli në Gllogoc/Drenas, për disa vjet mbajti postin e kryetarit në Degës në Drenas dhe anëtar kryesie në nivel qendror;
    *1997, disa kryetar të partive në Drenas, formuan Shtabin e krizës, ku shumë parti politike nënshkruan mocionin për përgatitjen e njerëzve për luftë kundër Serbisë, ku pastaj më 1998, formuan Drejtorinë civile për marrëdhënie publike(Komunën) me seli në Krajkovë. Njëherësh nga shtabi i UÇK-ës u angazhua në informim në nivel të zonës;
    *Në vitin 2000, pas mbarimit të luftës u zgjodh kryetar i Bashkësisë nr.1, e cila numëronte 12.000 banorë (qyteti me disa fshatra përreth);
    *Me formimin e FBKSH-së pa hezituar u anëtarësua. Nga viti 2003-u zgjodh në sektorin për informim dhe propagandë, për FBKSH dhe AKSH në nivel të Kosovës.
    *Më 12.04.2003, për herë të parë në trojet shqiptare, në përvjetorin e dy dëshmorëve ku ishin prezentë me mijëra vetë promovon AKSH-në në mënyrë publike në Baicë të Drenasit; *Bajraktari ishte edhe kryetar i nënzonës së Mitrovicës ( për 5 komuna ), ndërsa tani është kryetar i FBKSH- së për Kosovë;
    * Njëkohësisht është edhe nënkryetar i shoqatës së të burgosurve politikë dhe veteran i UÇK-së;
    * Sot ka statusin i burgosur politik
    Punon në Komunen e Drenasit në seksionin e kulturës.

    Letërnjoftim i shkurtër familjar

    *Familje e përndjekur, e burgosur, e vrarë, gjeneratë pas gjenerate;
    *1903- Ali Bajraktari me Ahmet Delinë e organizojnë Kuvendin e Drenicës për likuidimin e konsullit Rus në Mitrovicë njeherit ishte edhe pjesëmarrës në lidhjen e Prizrenit.

    *Dërgut Bajraktari ( gjyshi i Ismajlit) . Likuidohet bashkë me disa krerë që e kanë kundershtuar regjimin e atëhershem vazhdimisht.
    *Bajram Bajraktari (axha ) komandant në luftën e Novi Pazarit në Sanxhak e Kolashin. Në këtë betejë vriten dy kusherinjtë: Hasani dhe Ramadani, ndersa Bajrami në luftën e Shaban Polluzhës likuidohet me urdhër të Ali Shukriut.
    *Ali Bajraktari ( babai ) luftëtar në Brigadën e Shaban Polluzhës, i burgosur, i përjashtuar nga të gjitha të drejtat civile.
    *Dibran Bajraktari(djali i axhës) i burgosur politik me Adem Demaçin në vitin 1964, i dënuar 13 vjet.
    * Nga kjo familje, në UÇK u inkuadruan 12 ushtarë, nga të cilët 9 të vrarë, prej tyre tre anëtarë të familjes së ngushtë.

    Vlen të përmendim me këtë rast një ngjarje që lidhet me Ali Bajraktarin, babain e Isamjlit. Besoj drenicakët të kenë dëgjuar për kullën famëkeqe, që më vonë, si sinonim i së keqes dhe torturës u quajt Kulla e Talit. Aty bëheshin totrurat më barbare e vrasjet më mizore e më çnjerëzore. Aliu, bashkë disa të tjerë, ka qenë njëri nga ata që është mbajtur gjithë natën i lidhur me tel. Vetëm gjatë asaj nate, me sopata e me kazama i kanë mbytur 12 veta. Aliu shpëton fal asaj se zbardhi drita dhe ditën pushoi ky aksion famëkeq. Kufomat e këtyre të vrarëve as sot nuk dihet se ku janë.

    Familja Bajraktari mban në mend edhe diçka tjetër shumë të keqe nga sistemi që shkoi. Ndiheshin keq edhe me miqtë e me shokët tjerë, sepse si familje “me njollë të zezë “ që ishte ( gjithmonë siaps sitemit ) ishte e vë shtirë për ta të rrinin me dikë ose të vinte dikush te ta, sepse po t’i flisnin këta dikujt, atij tjetrit mund t’i dilte problem me hyqymetin: “Pse të foli ai armiku i pushtetit” ose po t’u vinte dikush gjithashtu vizitorit mund t’i dilte problem. Kështu, siç deklarojnë familjarët Bajraktari, 25 familje të Drenasit i kanë përjashtuar pse po shkoni te Ali Bajraktari.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •