Lushnje, sekuestrohen nė bunker lėndė plasėse, armė dhe drogė, tre nė pranga
Nė kuadėr tė operacionit policor tė koduar “Bunkeri” efektivėt e komisariatit tė Lushnjes nė bashkėpunim me ata tė Fierit pas informacioneve dhe kontrollit tė ushtruar nė njė bunker qė ndodhej pranė fshatit Konjat tė komunės Dushk kanė sekuestruar njė armė zjarri, njė sasi tritoli dhe njė sasi lėnde narkotike tė fshehura brenda nė bunker. Pas konfiskimit tė provave, nė orėn 22.00 tė mbrėmjes sė tė shtunės policia e finalizoi operacionin e saj “Bunkeri” me prangosjen nė flagrancė tė tre personave.
Tė arrestuarit nė fjalė janė qė tė tre banues nė fshatin Konjat tė Komunės Dushk tė qytetit tė Lushnjes.
43-vjeēari Lirim Ramadan Spahiu, u vu nė pranga pasi nė banesėn e tij u gjetėn 1.055 kg Cannabis Sattiva; 29-vjeēarit Artan Hamit Badini, tė cilit nė banesėn e vet iu gjetėn 0.965 kg Cannabis Sattiva si dhe u arrestua 46-vjeēari Ramazan Gani Pėrgjegji, i cili u arrestua pasi nė pronėn e tij nė njė gropė iu gjetėn dhe sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale njė armė automatike model 56, 9 kallėpe lėndė plasėse tritol, katėr kapsolla detonatore dy prej tė cilave tė lidhura me fije elektrike, 7.3 fitil zjarrpėrcjellės.
Po kėshtu blutė e Durrėsit thanė se nė njė bunker pranė pronės sė Ramazan Pėrgjegjit, nga i cili mori emrin operacioni policor, u gjetėn dhe sekuestruan njė qese plastike me 2.1 gr lėndė narkotike e llojit Cannabis sattiva.
Pas hetimeve tė policisė, tė tre tė arrestuarit i kanė kaluar tashmė nė dispozicion tė hetimit prokurorisė sė Lushnjes, e cila i akuzon ata veprat penale tė prodhimit dhe mbajtjes pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake si dhe prodhimit e shitjes sė lėndėve narkotike.
---------------------------------------------------------------
U asegjesua nje bande edo-nghelisto-gjinusho-majko banditesko te llojit perplkave. 3 bandit me pak ne shqypni.
Krijoni Kontakt