-
i/e regjistruar
Kush duhet (do) te jete Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves
Kush duhet (do) tė jetė Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Kosovės
Pėr personalitete tė shquara tė politikės amerikane, ai ėshtė shembėlltyrė e gjeneratės sė shekullit njėzetenjė. Pėr Prishtinėn, ai do tė jetė pasqyrė e sė ardhmes sė ndritur dhe qeverisjes sė mire tė shtetit tė ri.
Nga: Luan Mazreku *
Chicago, IL, U.S.A.
9 Shkurt 2011
Realiteti i pozitės sė Kosovės nė sferėn ndėrkombėtare pas mbajtjes sė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme dhe dėmtimit tė imazhit tė vendit tek opinioni ndėrkombėtar rrezikon tė ketė pasoja tė paparashikueshme dhe afatgjate pėr tė ardhmen e vendit nėse vazhdohet tė ndiqet e njėjta strategji e politikės sė jashtme. Pėr tė rritur numrin e njohjeve, rindėrtuar dhe avancuar imazhin, si dhe pėr ta ngritur Kosovėn nga pozicioni humbės i mbrojtjes nė njė pozicion pėrfundimisht fitues ndaj ofensivės diplomatike serbe, Kosova duhet tė pėrfaqesohet jashtė nga Faton Bislimi nė cilėsinė e ministrit te jashtėm. Faton Bislimi do tė luajė rol jetėsor dhe shumė mė tė suksesshem se ministrat e deritashėm nė mbrojtjen e interesave tė Kosovės nė domenin e sofistikuar dhe kompleks ndėrkombėtar sepse ai personifikon pavarėsinė mė tė lartė politike, profesionalizmin mė tė thellė, dhe komandon respekt te padiskutueshem tek institucionet ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, ai gėzon admirimin e popullatės nė vend, ėshtė perfaqesues i shoqėrisė civile, dhe do tė pėrkrahej nga partitė politike dhe parlamenti.
Pa marrė parasysh sfidat e mėdha qė e presin Kosovėn nė luftimin e varfėrisė dhe korrupsionit, Evropa dhe Amerika qė kanė mbėshtetur pavarėsinė dhe investuar nė ndėrtimin e shtetit mė tė ri demokratik presin qė etika e pakontestueshme, kredibiliteti dhe pavarėsia profesionale, si dhe pėrdorimi i kapaciteteve njerėzore vetanake tė jenė tiparet kryesore tė diplomacisė kosovare. Fundja, njė qeveri me duar tė pastra dhe mė profesionale po kėrkohen edhe nga pėrfaqėsuesit e huaj nė Kosovė. Kosova ėshtė e pasur nė aftėsitė e njerėzve tė saj, dhe Faton Bislimi ėshtė pėrfaqėsuesi mė i denjė qė Kosova mund ta perdorė si zėrin e saj nė punė tė jashtme. Faton Bislimi ėshtė pėrfaqėsues i fortė i njė gjenerate tė re me edukim dhe pėrvojė tė admirueshme, i cili do fitojė betejat diplomatike aspak tė lehta ndaj kundershtarėve tė vjetėr antishqiptarė. Populli i Kosovės nuk mund tė pėballojė apo tė pranojė pasojat politike dhe diplomatike qė do tė vijojnė nga vazhdimi i ēasjes sė deritanishme nė rrafshin diplomatik. Nė kėtė mjegull tė zymtė qė e ka kapluar vendin nė sferėn e jashtme, duhet tė bėhet shumė e qartė se sakrifikimi i mbrojtjes sė duhur tė interesave shtetėrore pėr interesa partiake a personale do tė krijojė njė deficit tė legjitimitetit tė vetė egzistencės sė shtetit tė Kosovės para botės. Mungesa e legjitimitetit tė njė shteti tė njomė si Kosova para fuqive solide botėrore jo vetėm se ėshtė pėrdhosje e vullnetit tė popullit pėr pavarėsi tė mirėfilltė, por paraqet njė kėrcėnim serioz pėr konsolidimin e democracisė nė njė kohė kur avancimi i positės ndėrkombėtare tė Kosovės po minohet gjithnjė e mė shumė nga armiqėsitė e grupimeve tė ndryshme politike. Prandaj, dėshtimi pėr tė pėrmbushur me pėrpikėmėri prioritetet mė tė larta tė diplomacisė sė shtetit do tė ishte njė ēmim kategorikisht i papranueshem dhe pėr kėtė arsye, e vetmja alternativė e mundshme mbetet udheheqja e ministrisė sė jashtme nga Faton Bislimi i cili do te mbush vakuumin e njė perfaqesuesi qė e afirmon Kosovėn me kapacitetin e tij profesional, lidhjet me rrjetin e vendim-marrėsve dhe qendrat e vendim-marrjes, dhe forcėn apeluese tė karakerit etik.
Ministria e jashtme duhet tė udhehiqet nga Faton Bislimi sepse ai perfaqeson pavarėsi tė dėshmuar dhe tė palėkunder politike; ka pėrgaditje dhe pėrvojė jashtezakonisht tė lartė profesionale nė ēėshtjet e jashtme; gėzon respektin e klasės politike, akademike, dhe tė popullit nė vend; dhe ka ēasje nė rrethet e vendim-marrjes nė Bruksel dhe Washington D.C. Pėr mė tepėr, Bislimi duhet tė zgjidhet udhėheqes i ministrisė sė jashtme sepse puna e tij e palodhur evidencon pėrkushtimin e tij tė thellė pėr tė mbrojtur interesat kombėtare tė Kosovės nė fusha tė ndryshme. Nė kohėn kur vendi ynė po polarizohet gjithnjė e mė shumė si rrjedhojė e animoziteteve tė vjetra dhe tė reja mes partive politike, ministria e jashtme e udhėhequr nga njė person si Faton Bislimi do te mundėsonte qė shteti i Kosovės tė sigurojė njohje tė reja me njė ritėm mė tė shpejtuar, dhe tė vendosė Kosovėn si shtet shembullor nė Ballkan, dhe rindertojė imazhin e vendit.
Neutraliteti politik e ka karakterizuar karrierėn e spikatur tė Faton Bislimit gjatė jetės sė tij publike nė fushėn publicistike, akademike, dhe kėrkimeve shkencore. Ky fakt i garanton popullit tė Kosovės por edhe partive politike se ministria e jashtme do tė jetė nė shėrbim te qytetarėve dhe shtetit tė Kosovės. Nė kėtė situatė tė ndjeshme, neutraliteti politik i shkallės mė tė lartė i jep profesionalizmit besim, liri tė kreativetit qeverisės, dhe legjitimitet para botes sė lirė. Vetėm pavarėsia e padiskutueshme politike e Faton Bislimit nė njė kohė kur besimi ne institucionet ėshtė aq eluziv mund tė sjell njė dozė tė freskėt tė besimit tek qeveria si nga ana e popullit e po ashtu nga ana e botes demokratike.
Faton Bislimi posedon disa nga kualifikimet mė tė larta profesionale tė mundshme pėr tė udhėhequr ministrinė e jashtme gjatė kėsaj faze kritike pėr tė ardhmen e vendit. Kalibri i profesionalizmit tė tij bazohet nė edukimin e tij tė shkelqyer nė disa nga universitetet me tė njohura te Amerikes Veriore si dhe nė pervojėn e tij tė gjėrė si ligjerues i ēėshtjeve ekonomike, shkencave politike, kėrkimeve shkencore, dhe udhėheqės i shumė projekteve me karakter hulumtues. Ai ka mbaruar me nderimet mė tė larta akademike Fakultetin e Matematikes dhe Shkencave Kompjuterike nė Texas nė 2005; ka magjistruar nė universitetin prestigjioz tė Harvardit nė Administratė Publike dhe Zhvillim Nderkombėtar me titull nderi Kennedy Fellow nė vitin 2007, ndėrsa ka mbaruar njė magjistraturė tė dytė nė Marredhėniet Ndėrkombėtare nė shkencat politike nė universitetin e mirėnjohur Dalhousie University nė 2010 dhe tani po mbaron doktoraturėn po ashtu nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė tė njėjtin universitet. Gjatė qėndrimit tė tij nė SHBA ai ka punuar aktivisht dhe shumė ngushtė me Ligėn Qytetare Shqiptaro-Amerikane si dhe organiza tė tjera tė shqiptarėve nė Amerikė ku ka mbrojtur me dinjitet te larte interesat shtetėrore tė Kosovės pėr liri, pavarėsi, dhe paqe. Po ashtu gjatė kėsaj kohe, Faton Bislimi sherbeu me devotshmėri nė Komitetin pėr Marredhenie me Jashtė nė Kongresin Amerikan nė 2004 ku ai mori pervojė tė dorės sė parė mbi dinamikat e pėrditshme tė politik-bėrjes dhe vendim-marrjes nė Washington D.C.
Prandaj, Faton Bislimi ka krijuar njė reputacion tė larte tek disa nga personalitet mė tė larta dhe mė me ndikim nė shtetin mė tė fuqishėm nė botė. Pėrvec veprimtarisė sė tij me ndikim nė SHBA, Faton Bislimi ka bėrė prezantime nė njė varg konferencash ndėrkombėtare pėr ta sensibilizuar opionin botėror nė lidhje me disa nga problemet mė akute nė vend sic janė mungesa e njė edukimi kualitativ, ekonomia e pazhvilluar, dhe shkalla e lartė e papunėsisė.
Faton Bislimi ka treguar aftėsite e tij tė larta edhe nė fushen akademike dhe publicistike. Ai ka punuar si ligjėrues nė disa universitete nė Kosovė (duke pėrfshirė edhe Universitetin Amerikan), dhe tani ligjeron pranė Dalhouese University mbi zhvillimin ekonomik dhe pranė Mount Saint Vincent University mbi ekonominė dhe shkencat politike. Ne fushėn publicistike, ai ka botuar njė opus artikujsh dhe raportesh mbi shoqėrine civile, zhvillimet e gjithanshme nė vend, si dhe sfidat e politikave publike me tė cilat Kosove perballet nė sferėn e brendshme dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
Persiatjet mbi jetėn ne Kosovė mbesin vetėm aq nėse nuk materializohen nė veprime konkrete per tė krijuar nje urė qe lidh trurin intelektual tė vendit me mundėsite edukative tė SHBA-ve. Dedikimi mbresėlenes i Faton Bislimit pėr ofrimin e mundėsive pėr tė studjuar jashtė vendit mund tė shihet edhe tek puna e Fondacionit Grupi Bislimi i cili ka mundėsuar dhėnien e bursave tė plota pėrmes Universitetit Luteran tė Texasit pėr studentėt e talentuar tė Kosovės pėr vite me rradhė. Kjo tregon se Bislimi nuk ia ka kthyer shpinėn tė ardhmes sė Kosoves: tė rinjėve tė etur pėr dituri.
Kjo pėrgatitje e suksesshme nė arsimin e larte tė Faton Bislimit tregon per intelektin e tij te rrallė per tė kuptuar ne tėrėsi jo vetėm praktikat mė moderne tė qeverisjes demokratike dhe profesionale por edhe aplikimin e mjeteve tė duhura nė manovrimin frutdhėnės tė diplomacise ndėrkombėtare. Nė kohėn kur Kosova po pėrjeton njė skleroze te njohjeve tė pavarėsisė nė rrafshin diplomatik, dhe njė rėnie tė pėrshkallėzuar tė besimit tė qytaterėve dhe botės sė lirė te Kosova dhe institucionet qeverisėse tė saj, alternativa e udheheqjes sė ministrisė se jashtme nga Faton Bislimi ėshtė nevojė urgjente.
Fundja, dilema pėr mandatarin e qeverisė sė re, kryeministrin Thaēi, dhe pėr koalicionin e ri, ėshtė e lehtė: interesi i Kosovės dhe miqėsia e saj me vendet mė me ndikim nė botė mbeten prioritet i Kosovės. Faton Bislimi gjithėsesi i shėrben kėtij interesi. Pėr figura tė njohura tė politikės amerikane si kongresisti Tom Lantos, senatori John McCain, senatori Bob Dole, etj., ai ėshtė shėmbėlltyrė e gjeneratės sė shekullit njėzetenjė. Pėr Prishtinėn, Bislimi duhet tė bėhet pasqyrė e Kosovės pėr qeverisje tė mirė.
*Luan Mazreku ka mbaruar fakultetin e Studimeve Politike Ndėrkombėre nė Universitetin e Drurit si dhe ka magjistruar nė Administratė Publike nė Universitetin Shtetėror te Missourit.
-
-
-
-
qysh jan kah i shkjon punt ksaj qeveri pa legjimitet nuk esht larg mendje qe minister i jashtum te jet ndonje nga minoritetet
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga beni33 : 10-02-2011 mė 19:30
Arsyeja: teknik
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt