Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    edhe une jam te prit pergjigjen tende a lejohet apo jo nese po pse dhe nese jo pse ku eshte i shkruar ky ajet
    Po e prish ore si nuk e prish, pa avdes nuk ka namaz. Ne Kuran kjartesohet cfare e prish avdesin dhe kjo mjafton. Nuk ka nevoj te thote ne Kuran per x vepren se e prish namazin, nese e njejta veper e prish avdesin. Por nuk befasohem fare me shkrimet dhe pyetjet e juaja
    dhe sipas teje kjo gje a e prish abdesin apo ndoshta se prish
    jo sipas meje por sipas Kuranit PO, me siguri ti as qe e ke lexuar ne Kuran cfare e prish avdesin, ngase je i preokupuar me hadithet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 17-02-2011 më 18:07

  2. #22
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Po e prish ore si nuk e prish, pa avdes nuk ka namaz. Ne Kuran kjartesohet cfare e prish avdesin dhe kjo mjafton. Nuk ka nevoj te thote ne Kuran per x vepren se e prish namazin, nese e njejta veper e prish avdesin. Por nuk befasohem fare me shkrimet dhe pyetjet e juaja


    jo sipas meje por sipas Kuranit PO, me siguri ti as qe e ke lexuar ne Kuran cfare e prish avdesin, ngase je i preokupuar me hadithet.
    ne cilin ajet shkrun nje gje e till dhe si po e din se e prish pasi une kam lexu kuranin mbi pes her por askund se kam vrejtur nje gje te till

    a ka mundsi mem tregu ajetin deri neser pres pergjigjen tende sepse tash po bie ne gjum
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #23
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ne cilin ajet shkrun nje gje e till dhe si po e din se e prish pasi une kam lexu kuranin mbi pes her por askund se kam vrejtur nje gje te till

    a ka mundsi mem tregu ajetin deri neser pres pergjigjen tende sepse tash po bie ne gjum
    Si? 5 here e ke lexuar Kuranin dhe nuk e ke pa se leshimi i gasit e prish avdesin?

    Nga perkthimi i Sherif Ahmetit:

    4:43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç‟flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.

    Pra, nevoja e madhe (sic i themi ne), nevoja e vogel, gasi, cdo qitje nga mbrapa perben jashteqitje.


    Une e kam para vetes perkthimin tjeter te Kuranit, dhe nuk me eshte dashur 5 here ta lexoj qe ta kuptoj:

    [4:43] O ju që besoni, të mos i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) duke qenë të dehur, që ta dini çka jeni duke thënë. As pas orgazmës seksuale pa u larë, pos nëse jeni në rrugëtim; nëse jeni të sëmurë ose duke udhëtuar, ose patët jashtëqitje urinore apo fekale (p.sh. gaz), ose patët kontakt (seksual)
    me gratë, dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni Tejemum (avdes të thatë) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe duke fshirë fytyrat dhe duart me të. Perëndia është Shlyes Mëkatesh, Falës.


    Te kam thene or Xim, mos u bazo ne vetem nje perkthim te Kuranit, ngase mund te kete leshime (te paqellimta) ne perkthim.

  4. #24
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Sjelli faktet te lutem, jam shum kurioz te shoh se ku paskam mohuar Pejgamberin.


    Une nuk kam refuzuar sunnetin, sepse sunneti eshte vete Kurani, kam thene se nuk ka nevoj per dicka tjeter perpos Kuranit, ngase te gjitha i kemi aty. Kam thene te mos marrim per baze asgje tjeter. Kur them te marrim per baze vetem Kuranin, ateher nenkuptoj se me Kuran i perfshijme te gjitha.


    te pershendes.
    Master2006, me ty e kam thënë shumë herë që është e kotë me biseduar, sepse ti të është fisuar ajo që ti mendon dhe nuk pranon nga të tjerët asgjë!

    Faktet që ke kërkuar janë të shumta, se ti e mohon fjalën, veprën dhe sjelljen e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., dhe a ka ma mohim se kjo???!!!

    Ti the se nuk e refuzon Sunnetin, dhe sipas teje Sunneti është vetë Kur'ani!

    Këtu je shumë i luhatshëm master2006, sepse nji herë e mohon sunnetin ( hadithet ) dhe në anën tjetër thue se Sunneti qenka vetë Kur'ani! Po mirë o master2006, me ty siç thashë më parë, se është e kotë të diskutohet, por këtë nuk e bëj që të sqarohem me ty, por të kuptojnë të tjerët realitetin e atyre që mohojnë Sunnetin!

    Ne në Kur'an shumë gjëra nuk i kemi të qarta, mbasi jemi të dobët për ti kuptuar ato pa ndihmën e Dijetarëve, nji shembull: Si të veprojmë me nji të vdekur ( si ta lajmë atë, qefinosim, si duhet falur namazi atij, si ta varrosim, etj...), si të agjërojmë Ramazanin, si të japim Zekatin, si ta kryejmë Haxhin, e shumë gjëra të tjera që në Kur'an nuk sqarohen?

    Dhe të mos e bëhemi shumë monoton, me shumë e shumë pyetje të tjera, sepse janë shumë, por nji njeri që ka mendje të shëndoshë menjëherë do ta kuptojë që shumë gjëra që nuk i ka sqaru All-llahu drepërsëdrejti në Kur'an, por nëpërmjet të Dërguarëve të Tij po na i përcjell ne, që ne sot praktikojmë fenë tonë pa mangësi fare.

    All-llahu s.v.t. thotë në suren Hakka:

    44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
    45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
    46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
    47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.

    Ai i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., nuk ka thënë asgjë që nuk i përshtatet Kur'anit, por je ti master2006, që nuk e pranon Sunnetin gjoja ti mer vetëm prej Kur'anit dhe nuk pranon Sunnetin. Po të trillonte i Dërguari i All-llahut, a mos vallë ta linte All-llahu Pejgamberin të trillon diçka???

    Pastaj All-llahu s.v.t., ka thënë:

    4-42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.

    4-59. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.

    4-115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.

    4-152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.

    6-48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.

    7-158. Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.

    9-63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi i madh.

    14-44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?

    24-56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.

    64-12. Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.

    Dhe shumë ajete të tjera që All-llahu na spjegon rëndësinë e të respektuarit të të Dërguarit të tij, që ne si besimtarë kemi ndjekur atë që atij ( Muhammedit ) ju shpall Kur'ani, kurse ai ( Muhammedi ) na e sqaroi atë në Sunnetin e tij, në vepra dhe fjalë, kështu që për ne të jetë më lehtë, ngase vetë All-llahu s.v.t. na ka mësuar që të lehtësojmë dhe kjo ( Sunneti ) për ne është lehtësim nga ana e All-llahut s.v.t..

    All-llahu s.v.t. na e ka pru si argument për ne Muhammedin s.a.v.s., si Pejgamber të fundit dhe si Vula e Pejgamberëve dhe si të mos marim mësim prej tij dhe ta refuzojmë Sunnetin e tij, kur vetë All-llahu na garanton për të?

    Lusim All-llahu s.v.t., që të na begatojë me dituri të hajrit dhe të na largojë nga dyshimet e kota që shejtani na i sjell për të na devijuar.

    Shpesh e ke përmendur ti master2006 se, ne bëjmë dallim ndaj të Dërguarve!!!

    Asnjëri nuk bën dallim mbi të Dërguarit të All-llahut o master2006, përveçse asaj që ka bërë dallim All-llahu vetë në Kur'anin Famëlartë dhe ne jemi duke thënë atë që ka thënë All-llahu dhe i Dërguari i Tij dhe hiç ma tepër.

    Në rastëse ke argument se ne kemi bërë dallim ndaj tyre, na e fakto këtë gjë, që ne kemi folur me hamendje?

    A mos vallë që kemi thënë se i Dërguari i Fundit është vula e Pejgamerëve?


    Selam alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 17-02-2011 më 19:04
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #25
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 31: Çfarë është vendimi në lidhje me ligjet joislamike?


    Përgjigje: Kjo është akt mosbesimi?



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Kushdo që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu është mosbesimtar". [Ma'ide, 44]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kur udhëheqësit nuk gjykojnë me Librin e Allahut [Kur'anin] dhe zgjedhin të mirën nga ajo që ka shpallur Allahu, Allahu do të shkaktojë konflikt midis tyre". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 32: A është e lejueshme të bëjmë be me tjetër veç Emrit të Allahut?


    Përgjigje: Jo, kjo s'është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Thuaj: Po, pasha Allahun, ju me siguri do të ringjalleni". [Tegabun, 7]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që bën be me tjetë veç Allahut, ai i ka shoqëruar ortakë Allahut". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 33: A duhet të mbajmë hajmali për fat të mirë?


    Përgjigje: Jo, ne s'duhet t'i mbajmë ato.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Nëse Allahu ju godet me ndonjë dëm, askush veç Tij s'mund ta largojë atë". [En'am, 17]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që mban hajmali, ai bën shirk". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 34: Me çka ne mund të kërkojmë ndërmjetësim te Allahu?


    Përgjigje: Me emrat dhe cilësitë e Tij.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe emrat më të mirë i përkasin Allahut, pra luteni Atë me ta". [A'raf, 180]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Të lus me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar veten Tënde". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 35: A kërkon ndërmjetësim njerëzor ndonë lutje ndaj Allahut?


    Përgjigje: Jo, lutja nuk kërkon ndonjë ndërmjetësim njerëzor.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe kur robërit e Mi të pyesin [O Muhamed] për Mua, atëherë vërtet Unë jam afër [ndaj tyre me dijen Time]". [Bekare, 186]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Ju i luteni Atij që dëgjon gjithçka, dhe Ai është afër dhe është me ju". [Transmetuar nga Muslim]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #26
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 36: Çfarë është ndërhyrja [uesiteh] e të dërguarit?


    Përgjigje: Ndërhyrja e të dërguarit është përhapja e porosisë së Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "[O i dërguar i Allahut, Muhamed] trego atë që të është zbritur nga Zoti yt". [Ma'ide, 67]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "O Allah, a e tregova porosinë Tënde? O Allah, dëshmo! [Në përgjigje të thënies së shoqëruesve të tij:"Vërtet, dëshmojmë që ti ke treguar porosinë".] [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 37: Prej kujt ne mund ta kërkojmë ndërmjetësimin e të dërguarit?


    Përgjigje: Vetëm prej Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Thuaj: Allahut i përket ndërmjetësimi". [Zumer, 44]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "O Allah, jepi atij [pejgamberit] ndërmjetësim për mua". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 38: Si ta demonstrojmë dashurinë tonë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij?


    Përgjigje: Duke u bindur dhe duke ndjekur urdhërat e Tij.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Thuaj: (O Muhamed njerëzimit) nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua dhe Allahu do t'ju dojë". [Aal-Imran, 31]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Asnjë prej jush s'do të ketë besim të përsosur derisa t'më dojë më shumë se prindërit e tij, fëmijët e tij, dhe gjithë njerëzimin". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 39: A duhet ta teprojmë në lavdërimin që ia bëjmë të dërguarit?


    Përgjigje: Jo, ne s'duhet ta teprojmë në lavdërimin që ia bëjmë atij.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Thuaj: Unë jam vetëm njeri si ju. Unë jam frymëzuar që zoti i juaj është një Zot". [Kehf, 110]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Mos e teproni kur t'më lavdëroni, se unë jam vetëm një rob, por thoni rob dhe i dërguar i Allahut". [Transmeton el-Buhari]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 40: Kush ishin krijesat e para?


    Përgjigje: Nga njerëzit ishte Ademi dhe nga gjërat ishte Pena.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Përkujto kur Zoti yt u tha engjëjve: Vërtet Unë do të krijoj njeri nga balta". [Sa'd, 71]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Gjëja e parë e krijuar nga Allahu ishte Pena". [Transmetuar nga et-Tirimidhi dhe Ebu Daud]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Si? 5 here e ke lexuar Kuranin dhe nuk e ke pa se leshimi i gasit e prish avdesin?

    Nga perkthimi i Sherif Ahmetit:

    4:43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç‟flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.

    Pra, nevoja e madhe (sic i themi ne), nevoja e vogel, gasi, cdo qitje nga mbrapa perben jashteqitje.


    Une e kam para vetes perkthimin tjeter te Kuranit, dhe nuk me eshte dashur 5 here ta lexoj qe ta kuptoj:

    [4:43] O ju që besoni, të mos i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) duke qenë të dehur, që ta dini çka jeni duke thënë. As pas orgazmës seksuale pa u larë, pos nëse jeni në rrugëtim; nëse jeni të sëmurë ose duke udhëtuar, ose patët jashtëqitje urinore apo fekale (p.sh. gaz), ose patët kontakt (seksual)
    me gratë, dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni Tejemum (avdes të thatë) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe duke fshirë fytyrat dhe duart me të. Perëndia është Shlyes Mëkatesh, Falës.


    Te kam thene or Xim, mos u bazo ne vetem nje perkthim te Kuranit, ngase mund te kete leshime (te paqellimta) ne perkthim.
    Pyetja ishte a guxojmë të pjerdhim gjatë namazit, na gjej ndonjë ajet që flet për këtë. Askush nuk pyeti si duhet t'i afrohemi atij.

    Personalisht nuk jam kundër haditheve, kuptohet atyre që janë të sakta dhe që nuk bijnë në kundërshtim me Shpalljen. Por të kuptohemi, hadithi dhe sunneti nuk janë e njëjta gjë, besoj që e ke kuptuar këtë.

    Nuk pijnë ujë, master2006, këto që i propagandon sekta të cilës i përket ti, nëse mund të quhet sekt një grup prej 200-300 personash.
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

  8. #28
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Octopus Lexo Postimin
    Pyetja ishte a guxojmë të pjerdhim gjatë namazit, na gjej ndonjë ajet që flet për këtë. Askush nuk pyeti si duhet t'i afrohemi atij.

    Personalisht nuk jam kundër haditheve, kuptohet atyre që janë të sakta dhe që nuk bijnë në kundërshtim me Shpalljen. Por të kuptohemi, hadithi dhe sunneti nuk janë e njëjta gjë, besoj që e ke kuptuar këtë.
    .
    Guxon.

    Por ateher nuk ke avdes, sic e thash edhe me heret, nuk ka nevoj te thote Kurani per x vepren a e prish namazin a jo, nese e njejta veper e prish avdesin.

    Nuk pijnë ujë, master2006, këto që i propagandon sekta të cilës i përket ti, nëse mund të quhet sekt një grup prej 200-300 personash
    Nuk jam sekt, mundohem te jem vetem Musliman. Sa i perket numrave, as qe me shkon mendja ndonjeher te mendoj se sa te tille mendojn si une. Une ndjek ate cfare thote Kurani, nese ty te terheq me shume numri sesa cfare thote Kurani, une nuk e kam ate kompleks.

    Te pershendes.

  9. #29
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ju lutem octopus dhe master2006 që të mos e prishni temën dhe në rastëse doni me debatuar, hapni nji temë të re dhe sqarojuni atje për ato çështje që nuk jeni dakord.

    Ju faleminderit për mirëkuptim.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    E të vjellësh gjatë namazit, ndoshta kjo lejohet? E si e përcaktoni ju lartësinë e zeqatit? Këtë me sa më kujtohet nuk e kam parë askund në Kur'an.

    Sekti që i përket ti, ose që ke pikëpamjet e njëjta me ta, njihen si Kuranije.

    Mund t'i lexosh KËTU, por kanë edhe faqet tjera.

    Ndryshe quhen edhe neo-mutezilitë...
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •