Kisha me ja be nje pyetje Masterit se a ju jep mes'h kembeve ?
Selam !
Kisha me ja be nje pyetje Masterit se a ju jep mes'h kembeve ?
Selam !
Per te qene sa me Korrekt, po i sjelli te njejtin ajet por ne gjuhen arabe:
LEKAD KANE FI KASESIHIM ‘IBRETUN LI’WLIL-’ELBABI MA KANE HEDITHÆN JUFTERA WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILE KULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE (JUSUF: 111).
Ke ndonje shpjegim?
Pse mendon se Allahu kur e permendi fjalen HADITH, kishte fjalen per dicka tjeter e jo per hadithin qe po flasim ne?
Kush, çka ishte shume e ulte?Master, master, kjo ishte shumë e ultë![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 19-02-2011 më 11:28
All-llahu s.v.t., na dërgoi Pejgamberin Muhammedin s.a.v.s., për të qenë shembëlltyrë për ne. Po ta sjell një ajet nga Kur'ani dhe besoj se do ta kuptosh përgjigjen që e meriton:
" O ithtarë të librit, ju erdhi i Dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send. " ( 5-19 )
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Pyetja 46: Përse Allahu shpalli Kur'anin?
Përgjigje: Për ta zbatuar atë në jetët tona të përditshme.
Dëshmi nga Kur';ani Fisnik:
"Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt". [A'raf, 3]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Lexoje Kur'anin dhe zbatoje atë, e mos e bëj atë mjet jetese". [Transmetuar nga Ahmed]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 47: A mjafton për ne vetëm Kur'ani pa hadithe [thëniet, veprat, dhe miratimi i heshtur i pejgamberit].
Përgjigje: Jo, nuk mjafton.
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:
"Dhe Ne ta zbritëm [O Muhamed] përkujtuesin dhe këshillën [Kur'anin] që të mund t'u shpjegosh njerëzve çfarë u është shpallur atyre, dhe se ndoshta do të mendojnë". [Nahl, 44]
Dëshmi në Suneti autentik:
"Vërtet, më është dhënë Kur'ani dhe së bashku me të edhe diçka e ngjashme me të". [Transmetuar nga Ebu Daud]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 48: A duhet t'i japim përparësi opinioneve tjera ndaj Fjalës së Allahut dhe të dërguarit të Tij?
Përgjigje: Jo, në s'duhet ta bëjmë këtë.
Dëshmi nga Kur'ani fisnik:
"O ju që keni besuar, mos avanconi [mos u ngutni të vendosni] në praninë e Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Huxhurat, 1]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"S'ka bindje ndaj krijesës nëse kjo do të thotë ta kundërshtosh Krijuesin". [Transmetuar nga Ahmed]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 49: Çfarë duhet të bëjmë nëse dallojmë në çështjet fetare?
Përgjigje: Ne duhet t'i referohemi Kur'anit dhe Sunetit.
Dëshmi nga Kura'ni Fisnik:
"Nëse nuk pajtoheni mes veti për ndonjë gjë, atëherë referojani atë Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Nisa, 59]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Po i lë dy gjëra me ju. Ju kurrë s'do të humbisni nëse mbaheni fort për to. Ato janë Libri i Allahut dhe Suneti". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 50: Ç'është risia në fe [bidati]?
Përgjigje: Është çdo gjë që nuk bazohet në dëshmi nga ligji Islamik.
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:
"Apo, a mos kanë ata ortakë me Allahun që kanë krijuar fe për ta, të cilën Allahun nuk e ka lejuar?" [Shura, 21]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Kushdo që shton diçka të re në çështjen tonë [Islamin], ajo s'do të pranohet". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Master, të kam thënë që po përdor një përkthim tendencioz, me qëllim e keni lënë (sekti juaj, normalisht) të papërkthyer fjalën hadith në atë ajet kur’anor. Po të shkojmë me metodë të këtillë të përkthimit kushedi se çfarë do të ishte bërë me Librin e Shenjtë.
Mos e merr personalisht sepse nuk kam gjë kundër teje, por shihet qartë që sekti që ka bërë përkthimin në këtë mënyrë e bën me qëllim që të krijojnë konfuzion.
Që ata (quranists) me qëllim i shtrembërojnë ajetet, po të sjell si provë edhe përkthimet tjera:
There was certainly in their stories a lesson for those of understanding. Never was the Qur'an a narration invented, but a confirmation of what was before it and a detailed explanation of all things and guidance and mercy for a people who believe. (Sahih International)Indeed in their stories, there is a lesson for men of understanding. It (the Quran) is not a forged statement but a confirmation of the Allah's existing Books [the Taurat (Torah), the Injeel (Gospel) and other Scriptures of Allah] and a detailed explanation of everything and a guide and a Mercy for the people who believe. (Muhsin Khan)In their history verily there is a lesson for men of understanding. It is no invented story but a confirmation of the existing (Scripture) and a detailed explanation of everything, and a guidance and a mercy for folk who believe. (Pickthall)There is, in their stories, instruction for men endued with understanding. It is not a tale invented, but a confirmation of what went before it,- a detailed exposition of all things, and a guide and a mercy to any such as believe. (Yusuf Ali)In their histories there is certainly a lesson for men of understanding. It is not a narrative which could be forged, but a verification of what is before it and a distinct explanation of all things and a guide and a mercy to a people who believe. (Shakir)Nuk mendoj se do të gjesh ndonjë përkthim të ngjashëm jashtë sektit të kuranijeve, nëse ekziston ndonjë, do të më interesonte ta shihja.Indeed in their narratives is already a lesson to (the ones) endowed with intellects. In no way is it a discourse fabricated, but a (sincere) verification of what is before it, (Literally: between its two hands) and an expounding of everything, and a guidance, and a mercy to people who believe. (Dr. Ghali)
Siç thash edhe më herët, e konsideroj akt të ultë shtrembërimin e ajeteve Kur’anore me qëllim të vërtetimit të broçkullave të ndonjë sekti. E kam fjalën tek ai që e ka përkthyer në këtë mënyrë, normalisht.
Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.
Nuk mu pergjigje ne pyetjen time. E quajte te ulet shkrimin tim vetem pse ne ajet e permenda fjalen Hadith e nuk e perktheva. Por ne shkrimin origjinal ne Kuran, pra arabisht, eshte fjala HADITH. Pse mendon se eshte gabim i madh nese edhe ne shqip i themi Hadith? Mos u merr me perkthime te tjera e as me perkthimin tim, por merre Kuranin ne gjuhen origjinale. Pse mendon se fjala Hadith ne Kuran ka te bej me diqka tjeter e jo per Hadithin per te cilin po flasim ne? Te njejtin kuptim ne shqip e ka edhe hadithi (fjalet e Pejgamberit), por edhe Hadithi qe permendet ne Kuran. Ke ndonje shpjegim per kete?
Pyetja 51: A ka risi [bidat] të mirë në fe?
Përgjigje: Jo, s'ka bidat të mirë në fe.
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:
"Këtë ditë Unë kam përsosur për ju fenë, kam plotësuar dhuntinë Timë ndaj jush dhe kam zgjedhur për ju Islamin si fe tuajën". [Ma'ide, 3]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Ruajuni nga gjërat e reja [në çështjet e fesë], se çdo gjë e re është bidat, çdo bidat është herezi, dhe çdo herezi çon në Zjarr". [Transmetuar nga Nesa'i]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 52: A ka gjë të tillë si Sunet i mirë [Suneh Haseneh]?
Përgjigje: Po, ka Sunet të mirë. Këto janë veprat e mira [siç është dhënia e lëmoshës].
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik
"Dhë na bëj udhëheqës të të devotshmëve". [Furkan, 74]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Kushdo që prezanton një praktikë të mirë në Islam, do të shpërblehet për të dhe do të ketë shpërblimin e atyre që ndjekin praktikën e tij, dhe megjithatë ata s'do të humbasin gjë nga shpërblimi i tyre". [Transmetuar nga Muslimi]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 53: A mjafton për një person që ta reformojë vetveten?
Përgjigje: Jo, është detyrë e tij që t'i reformojë edhe të afërmit e tij poashtu.
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:
"O ju që besoni, ruajeni vetveten dhe familjet e juaja nga Zjarri". [Tahrim, 6]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Vërtet, Allahu do ta pyes çdo çoban [përgjegjës] për tufën e tij, se a e ka mbrojtur atë apo e ka humbur?" [Transmetuar nga Nesa'i, i cili e cilësoi si hasen]
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja 54: Kur do të fitojnë muslimanët?
Përgjigje: Kur ta zbatojnë Kur'anin dhe Sunetin [krejtësisht] në jetët e tyre.
Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:
"O ju që besoni, nëse ju e ndihmoni kauzën e Allahut, Ai do t'ju ndihmojë juve dhe do ta forcojë qëndrimin tuaj". [Muhamed, 7]
Dëshmi nga Suneti autentik:
"Gjithmonë do të jetë një grup fitimtarë nga populli im". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Krijoni Kontakt