Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Ju lutem octopus dhe master2006 që të mos e prishni temën dhe në rastëse doni me debatuar, hapni nji temë të re dhe sqarojuni atje për ato çështje që nuk jeni dakord.

    Ju faleminderit për mirëkuptim.
    Tema është për besimin Islam, pse duhet të hapim tema të ndryshme me përmbajtje të njëjtë?
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

  2. #32
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Octopus Lexo Postimin
    E të vjellësh gjatë namazit, ndoshta kjo lejohet? E si e përcaktoni ju lartësinë e zeqatit? Këtë me sa më kujtohet nuk e kam parë askund në Kur'an.
    Octopus, fillove te me marresh ne pyetje? Do me leshosh rend tani te te pyes edhe une diçka apo vazhdimisht te me besh ti pyetje, apo se paku me sqaro mendimin tend rreth pergjigjeve te mia qe t'i bera, a e lejonte Kurani te pjerdhe ne namaz apo jo.

    Sekti që i përket ti, ose që ke pikëpamjet e njëjta me ta, njihen si Kuranije.

    Mund t'i lexosh KËTU, por kanë edhe faqet tjera.
    Ndryshe quhen edhe neo-mutezilitë...
    E shikova ate faqe dhe askund nuk e pash se ata quhen Kuranije.
    E quajne ata veten Kuranije? Apo te tjeret u thone ashtu?

  3. #33
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 41: Nga çka është krijuar Muhamedi?


    Përgjigje: Ai është krijuar nga Nutfa [sperma – qitjet e mashkullit dhe femrës]



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Është Ai që të krijoi ty [njeriun e parë] nga dheu, pastaj nga Nutfa". [Gafir, 67]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Në secilin prej jush të gjitha komponentet krijohen në mitrën e nënës suaj për 40 ditë". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 42: Çfarë është statusi i xhihadit për hir të Allahut në Islam?


    Përgjigje: Ai është i detyrueshëm me jetën, me pasurinë dhe me të folur.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Marshoni, qoftë kur jeni të lehtë [të shëndoshë, të rinj dhe të pasur] apo të rëndë [të sëmurë, të moshuar dhe të varfër]. Përpiquni shumë me pasurinë tuaj dhe me jetët tuaja në kauzën e Allahut". [Teubeh, 41]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Luftoni kundër idhujtarisë me pasurinë, me jetën dhe me fjalën tuaj". [Transmetuar nga Ebu Daud]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 43: Ç'është Uelaa [miqësim dhe besnikëri]?


    Përgjigje: Uelaa [miqësim dhe besnikëri] është të duash dhe të ndihmosh besimtarët.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Besimtarët, mashkujt dhe femrat, janë ndihmues/mbrojtës të njëri-tjetrit". [Teube, 71]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Besimtarët janë si një mur tullash, secili e mbështet tjetrin". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 44: A është e lejueshme të kërkosh miqësinë dhe ndihmën e mosbesimtarëve?


    Përgjigje: Jo, kjo nuk është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Nëse ndonjëri prej jush i merr ata për ndihmës/mbrojtës, atëherë vërtet ai është njëri nga ata". [Ma'ide, 51]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Njerëzit e filan fisit nuk janë mbështetësit e mi". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 45: Kush është Uelii [mik]?


    Përgjigje: Uelii është besimtari i vërtetë, i cili ia ka frikën Allahut shumë.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Vërtet, Eulija [miqtë] e Allahut s'do të kenë frikë e as që do të pikëllohen". [Junus, 62-63]



    Dëshmi Suneti autentik:


    "Uelii i vetëm i imi është Allahu, pastaj më të devotshmit midis besimtarëve të vërtetë". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 19-02-2011 më 09:20
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #34
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Ramazan, pse te duhet per cdo gje qe flet Kurani, te sjellesh deshmi nga Suneti? Nuk ke besim te plote ne Kuran? apo te duket Kurani i manget?

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Octopus, fillove te me marresh ne pyetje? Do me leshosh rend tani te te pyes edhe une diçka apo vazhdimisht te me besh ti pyetje, apo se paku me sqaro mendimin tend rreth pergjigjeve te mia qe t'i bera, a e lejonte Kurani te pjerdhe ne namaz apo jo.
    As që më shkon ndërmend të të marrë në pyetje, vetëm desha të ta bëj me dije se muslimanët shembullin më të mirë e kanë Muhamedin, nuk është e kotë që e thërrisnin "Kur'an i gjallë".

    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    E shikova ate faqe dhe askund nuk e pash se ata quhen Kuranije.
    E quajne ata veten Kuranije? Apo te tjeret u thone ashtu?
    Më gjej një pasues të Muhammed ibn Abdulwahab-it që e quan veten "vehabi", apo një sufi që e quan veten të devijuar, fill pas kësaj vjen kundërargumenti
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Ramazan, pse te duhet per cdo gje qe flet Kurani, te sjellesh deshmi nga Suneti? Nuk ke besim te plote ne Kuran? apo te duket Kurani i manget?
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    "Thuaj: (O Muhamed njerëzimit) nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua dhe Allahu do t'ju dojë". [Aal-Imran, 31]
    Mafia
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

  7. #37
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Ramazan, pse te duhet per cdo gje qe flet Kurani, te sjellesh deshmi nga Suneti? Nuk ke besim te plote ne Kuran? apo te duket Kurani i manget?
    Master2006, kuptohe njiherë se çka është SUNNET dhe pastaj e gjn përgjigjen aty.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Pikërisht këtu bën gabimin master2006, kur e identifikon sunnetin me hadithin. Edhe pse gjatë kohës janë bërë sinonim të njëri-tjetrit, sunneti është një gjë e gjë tjetër është hadithi.
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

  9. #39
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Octopus Lexo Postimin
    Më gjej një pasues të Muhammed ibn Abdulwahab-it që e quan veten "vehabi", apo një sufi që e quan veten të devijuar, fill pas kësaj vjen kundërargumenti
    D.m.th. Sekti Kuranije qe e quan ti, ne fakt nuk ekziston. Kjo iu mvesh atyre, pasi qe per ty dhe shumicen e atyre qe e quajne veten Musliman, nuk mund te jesh musliman pa qene edhe sunni, apo sufi, apo kuranij. Une te them qe une jam vetem Musliman. Edhe ata ne ate webfaqe e quajn veten vetem Musliman. Ti e pranon edhe vet se je Sunni, e qe bie ne kundershtim me ate cfare thote Allahu ne Kuran. Ti nuk mund ta pranosh se ekziston vetem termi Musliman, pa i shtuar edhe prapashtesen Sunni.

    Muhamedi a.s. a ishte Sunni apo Shia?
    Apo ndjeku ate cfare e urdheroi Allahu ne Kuran?

    [6:159] Ata që ndajnë veten në sekte nuk besojnë me ju. Gjykimi i tyre është me Perëndinë, pastaj
    Ai do i njoftojë për çdo gjë që kishin bërë.

    [6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm? Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.

    [12:111] Në historinë e tyre ka mësim për ata që posedojnë inteligjencë. Ky nuk është Hadith i trilluar; ky (Kuran) konfirmon të gjitha shkrimet paraprake, furnizon hollësirat e të gjitha gjërave, dhe është fener dhe mëshirë për ata që besojnë.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    D.m.th. Sekti Kuranije qe e quan ti, ne fakt nuk ekziston. Kjo iu mvesh atyre, pasi qe per ty dhe shumicen e atyre qe e quajne veten Musliman, nuk mund te jesh musliman pa qene edhe sunni, apo sufi, apo kuranij. Une te them qe une jam vetem Musliman. Edhe ata ne ate webfaqe e quajn veten vetem Musliman. Ti e pranon edhe vet se je Sunni, e qe bie ne kundershtim me ate cfare thote Allahu ne Kuran. Ti nuk mund ta pranosh se ekziston vetem termi Musliman, pa i shtuar edhe prapashtesen Sunni.
    Natyrisht që ekziston, pse mendon që po trillojë diçka?! Ja KËTU kuranijeve nuk u vjen bezdi ta quajnë veten "quaranists"
    Ku kam thënë unë që nuk e pranoj termin musliman pa i shtuar edhe prapashtesën sunni? Je i lutur të më citosh ose të pranosh që ke gënjyer ndaj meje.



    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    [12:111] Në historinë e tyre ka mësim për ata që posedojnë inteligjencë. Ky nuk është Hadith i trilluar; ky (Kuran) konfirmon të gjitha shkrimet paraprake, furnizon hollësirat e të gjitha gjërave, dhe është fener dhe mëshirë për ata që besojnë.[/B]
    Nuk i kam verifikuar dy ajetet e mëparshme që ke sjellur, por shihet qartë që këtu po përdor një përkthim tendencioz. Shiko si e kanë përkthyer të tjerët këtë ajet:

    12:111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson. (Sherif Ahmeti)

    111. Vërtet që në ndodhitë e tyre (të Dërguarve) ka mësim për njerëzit me mend. Ai (Kur’ani) nuk është përrallë e trilluar, por pohim dhe përforcim i Librave të Parë të Allahut dhe shtjellim i imët i gjithçkaje si dhe udhëzues e përkujtim Mëshire për popullin besimtar. (DarusSelam)

    111. Në tregimet e atyre (pejgamberëve) ka këshilla për ata që janë mendarë. Kur’ani nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i (librave) që janë shpallë para tij dhe shpjegues i çdo gjëje, dhe udhërrëfyes e mëshirë për popullin besimtarë. (Hasan Nahi)

    111. Në tregimet e tyre ka mësime për ata që kanë mendjen! Dhe nuk ëshëtë bisedë e trilluar (Kur’ani), por përforcim i asaj që ishte para kësaj si edhe sqarim i çdo sendi, udhërrëfim e mëshirë për popullin që beson. (Feti Mehdiu)

    Master, master, kjo ishte shumë e ultë
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •