Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 80
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka shume kenge te tij qe ende i ndegjoj...po qe kur filluan problemet me personalitetin e tij dhe gjithe ato marrezira qe beri,pak me rralle e vendosi ta ndegjoj.Se per kenge nuk arrihet.Mbreti i popit ka qene dhe do mbetet!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Besoj se do ringjallet fuqishem pas vdekjes se tij, kjo eshte menyra qe njerezimi respekton sot.

    Dito.

  3. #13
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Lajmi me i fundit: Jackson fton femije ne fermen e tij madheshtore ne Santa Barbara.

    3 autobuze me femije te shoqeruar nga prinderit e tyre mberrijne ne fermen e quajtur "Neverland" per te kaluar nje mbasdite te tere ne shoqerine e yllit te pop-it, Michael Jackson. ferma permban nje kopsht te madh ku qendet nje park lojrash dhe nje kopsht zologjik me kafshe te ndryshme me te cilat mund te argetohen femijet e ftuar.


    FLOWER
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e JaM_Si_XeMeL
    Anėtarėsuar
    17-04-2005
    Vendndodhja
    Luzern
    Postime
    25

    Question Michael Jackson???

    se pari pershendetje per te gjith...

    pasi qe ky njeri nje koh te gjat esht para gjykimit... qfare mendoni per ket gjykim a esht i drejt?? apo vetem po i a ngjesin keto te bera per te marr te holla nga Jackson-i???

    pres mendimet ...

    me nderime
    XeMLa
    Sa isha e VoGeL luajsha me QiKa, tash jam rrit e madhe dhe po luaj me TiPa

  5. #15
    Per here te pare kur kam degjuar nuk mu ka dukur edhe aq e cuditshme, me ka tingelluar sikur nje genjeshter ne baze te se ciles mund te fitosh dicka. Gjithashtu me sa e di une kjo pune ka perfunduar tani dhe Michael eshte liruar, sepse i akuzuari ka pranuar genjeshtren, mbaje ne mend vetem kete, shume me heret e kam lexuar ne Yahoo.

  6. #16
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Michael Jackson



    Majkėll Xhekson, kėngėtari me ngjyrė, mė i suksesshėm nė historinė e muzikės

    Mbreti i pop-it mbush 47 vjeē


    Michael Jackson
    Deri para njė muaji e gjithė skena mediatike rrotullohej rreth tij. Gjatė njė periudhe mė shumė se 20-vjeēare tė gjitha rekordet i pėrkisnin atij. E mbiquajtėn apo e quajti veten mbret i pop-it kjo nuk dihet, por ėshtė e sigurt qė kėtė fron e ka merituar. Majkėll Xhekson, pas njė sezoni tė zhurmshėm pranverė-verė, ėshtė zhytur nė heshtje. Madje edhe dje, pėr datėlindjen e tij tė 47-tė gjithēka kaloi nėn hije dhe pa u vėnė re. Kjo, ndryshe nga 17 vjet mė parė kur pėrvjetori i tij shėnoi njė eveniment gjigant nė sheshin e Nju-Jorkut qė u celebrua edhe me marrjen nė pronėsi tė tė drejtave tė publikimit tė katalogut tė Bitėllsave. Kohė mė parė tė ēmimit tė madh tė karrierės, edhe pse nuk kishte arritur ende njė moshė tė mesme. Ai e nisi karrierėn e tij si lideri i grupit “The Jackson 5” nė vitet 1960 dhe realizoi albumin e tij tė parė solo nė moshėn 13-vjeēare. Por karriera e tij e vėrtetė nisi mė 1979-ėn dhe qė prej asaj kohe ėshtė bėrė artisti mė ngjyrė mė i suksesshėm nė historinė e muzikės.

    Brenda familjes
    Familja e tij ishte njė grup i tėrė muzikor, duke filluar nga prindėrit, e ėma kėngėtare dhe babai kitarist, ndėrsa vėllezėrit e tij mė tė mėdhenj e shoqėronin duke kėnduar. Tė pesė vėllezėrit Xhekson tė ndihmuar nga i ati formuan njė grup muzikor. Falė muzikės ekstremisht ritmike dhe Majkėllit nė krye, grupi kaloi nga shfaqjet vendase nė njė kontratė tė rėndėsishme me anė tė sė cilės arritėn tė nxirrnin nė treg rreth 15 albume, katėr prej tė cilave kishin si protagonist Majkėll Xheksonin si solist. Ai vendosi qė tė hyjė nė karrierėn solistike nė moshėn 20-vjeēare.

    Nė librin Gines
    Kontrata e tij zhvendoset me shtėpinė e madhe diskografike “Epic” nė bashkėpunimin me tė cilėn realizon albumin “Off the wall”. Por megjithatė, bashkėpunimet me vėllezėrit e tij janė tė vazhdueshme. Albumi i tij i dytė, “Thriller”, i publikuar mė 1982, nxori nė dritė shtatė hite muzikore, theu rekordet e shitjeve dhe hyri nė librin Gines si albumi mė i shitur nė historinė e muzikės. Video muzikore e “Billie Jean” qė u realizua pėr tė promovuar albumin u bė videoklipi i parė i njė artisti me ngjyrė qė transmetohej nė MTV. Kjo video prej shtatė minutash u bė mė e shitura dhe konsiderohet nga kritikėt e industrisė si njė nga videot muzikore mė tė mira tė tė gjitha kohėrave. Kjo kėngė hyri nė histori edhe pėr performancėn e veēantė dhe karakteristike tė kėngėtarit. Gjatė njė shfaqjeje, Majkėll Xhekson interpretoi pėr herė tė parė kėrcimin e quajtur “moonwalk” qė u bė njė nga lėvizjet skenike mė tė famshme, si dhe karakteristikė qė identifikohet me kėngėtarin e pop-it. Falė kėtij albumi, ai arriti tė fitonte tetė ēmime nė MTV, tetė ēmime “Grammy”, si dhe njė ēmim special qė iu dhurua nė Shtėpinė e Bardhė nga presidenti Ronald Regan. Nė bashkėpunim me Lionel Richie, Majkėll Xhekson realizoi kėngėn “We are the world” qė u publikua nė ’85-ėn, fitimet e sė cilės, qė ishin natyrisht kolosale, shkuan nė ndihmė tė fėmijėve afrikanė. Suksesi i tij arriti majat, duke ēmendur me miliona fansa nė mbarė botėn, por akuzat pėr abuzim seksual ndaj tė miturve dhe ndėrhyrjet kirurgjikale e kthyen atė nė gjahun e preferuar tė mediave.

    Polemikat
    Ngjyra e lėkurės dhe operacionet plastike kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes po aq sa edhe hitet e tij. Lėkura e Majkėll Xheksonit u zbardh gradualisht qė nga viti 1982. Ai ia atribuon kėtė ndryshim tė ngjyrės sėmundjes sė lėkurės vitiligo, kur trupi zhvillon antitrupa kundėr pigmentit tė tij, duke e bėrė kėshtu trupin plot njolla. Por me gjithė deklarimet e doktorėve dhe dermatologėve tė Xheksonit, ende mendohet se mbreti i pop-it i ėshtė nėnshtruar operacioneve plastike pėr tė zbardhur ngjyrėn e tij tė lėkurės.
    Ai ka pėrdorur edhe operacione tė tjera plastike pėr tė modifikuar pamjen e tij. Megjithatė, ai pretendon se ka bėrė vetėm tri operacione, dy prej tė cilave kanė qenė tė domosdoshme pėr tė riparuar hundėn e thyer nė njė incident gjatė kėrcimit. Pavarėsisht akuzave apo polemikave, mbreti i pop-it arriti qė tė festonte datėlindjen e tij tė 47-tė nė liri tė plotė, me njė karrierė ende rrjedhė.
    Po ose jo fajtor

    Akuzat pėr abuzim seksual ndaj tė miturve e kanė shoqėruar Majkėll Xheksonin qė nė vitin 1993. Ato u paraqitėn nga babai i njė djaloshi, por kėngėtari arriti tė dilte nga gjyqi duke paguar 25 milionė dollarė, gjė qė vuri nė dyshim institucionet mediatike. Por paratė nuk bėnin mė punė, kur mbi Xheksonin u hodhėn shumė akuza tė tjera pėr abuzim ndaj fėmijėve. Gjatė pranverės sė kėtij viti gjyqi i Majkėll Xheksonit ishte njė ēėshtje e ditės nė arenėn muzikore. Lajmi i parė pėr hetimin e kėngėtarit u bė publik nė nėntor tė vitit 2003, kur policia bėri kėrkime nė fermėn e tij Neverland nė Kaliforni. Ferma mendohej si vendstrehimi pėr fėmijėt qė akuzonin Xheksonin. Mbi tė rėndonin disa akuza disa prej tė cilave ishin pėr sjellje tė turpshme ndaj njė tė mituri 14-vjeēar, duke rrezikuar me tetė vjet burg pėr secilėn. Ai e deklaroi veten tė pafajshėm ndaj akuzave pėr abuzim seksual dhe deklaroi se mė mirė do tė kishte vrarė veten sesa t'i kishte bėrė keq njė fėmije. Mė 13 qershor ai u la i lirė dhe u shpall i pafajshėm ndaj 11 akuzave qė rėndonin mbi tė.

    Jetėshkrimi
    Emri: Michael Joseph Jackson
    Datėlindja: 29 gusht 1958
    Vendlindja: Gary, Indiana, SHBA
    Profesioni: Kėngėtar, autor kėngėsh, producent, balerin
    Hite muzikore:
    “Billie Jean”
    “Bad”
    “Black or white”
    “Remember the time”
    “Earth song”

    Albume:
    “Thriller”
    “Bad”
    “Dangerous”
    “History”
    “Dance on the dance floor”
    “Invincible”

    Personale
    Mė 1994-ėn Majkėll Xhekson u martua me Lisa Marie Presley, vajzėn e Elvis Preslit. Martesa e tyre u kritikua shumė nga media dhe zgjati mė pak se dy vjet. Menjėherė pas divorcit, Majkėll Xhekson u martua me Jeane Rowe me tė cilėn ka dy fėmijė. Njė divorc i dytė u zhvillua pas tre vjetėsh dhe mbreti i pop-it u bė pėr tė tretėn herė baba nga njė grua e panjohur.

    “Thriller”
    Albumi “Thriller” i vitit 1982 mban aktualisht titullin si albumi mė i shitur nė histori, me 60 milionė kopje tė shitura nė mbarė botėn. Veē albumeve, Xhekson gjithashtu ka incizuar 13 hite qė kapėn vendet e para tė paradave muzikore. Lėvizjet e veēanta skenike, videot muzikore dhe apelimi kanė frymėzuar dhe ndikuar shumė nga kėngėtarėt e sotshėm.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #17
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Arrow Michael Jackson

    Cfar mendimi keni per kengetari Michael Jackson
    A beri gabim qe jeten e tij ja kushtoi me shum
    operacionve Dhe aju ka pelquer ndo njeher
    si kengetar

    Ja tju le dhe linkun e nje vido pasi ketu se vendos
    dot si vidio dhe.Dhe kjo esht muzika qe me ka pelquer me
    shume qe e kan nje permbledhje te turneve qe ka ber Michael Jackson

    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  8. #18
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Si kengetar gjithmone me ka pelqyer, por sipas mendimit tim gabim qe jeten ja kushtoi vetem operacioneve plastike duke ndryshuar lekuren. Duke e ditur qe e gjithe bota e njihte edhe si kengetar me ngjyre, beri operazion plastik. Hec mo te kish bere vec ndonje korrigjim....por u be i tere nga koka ke kembet.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  9. #19
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Zorro i ri, Majkell Xhekson me maske

    Sapo pėrhapen lajme se Mbreti i Pop, Majkell Xhekson po pėrmirėsohet, gjėrat shkojnė keq edhe mė keq. Tabloidi The Sun publikoi sot imazhet mė tė reja shokuese tė yllit tė Pop. Pėrshtypja e parė tė krijon filmin e famshėm spanjoll, me protagonist rebelin Zorro. “Por, jo ai nė foto nuk ėshtė Antonio Banderas qė ka vėnė maskėn e Zorro”, shpjegon The Sun. Eshte ai, dora vete Majkell Xhekson qe i fshihet diellit per shkak te problemeve ne lekure prej shume vitesh qe kur kreu operacionin e plastik per tu kthyer i bardhe. Xhekson ėshtė fotografuar teksa po bėnte shopin nė njė nga dyqanet e Los Anxhelosit. Superstari duket i qetė, por prapė tė krijon dyshimin se do tė rikthehet nė skenė ashtu si ai ka premtuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  10. #20
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Michael Jackson, ne lufte me vdekjen

    Michael Jackson po lufton me vdekjen, pasi vuan nga nje semundje e rralle dhe vetem nje transplant mund t’i shpetoje jeten. Megjithate, ylli i popit eshte aq in dobet, saqe edhe operacioni do te ishte teper me rrezik per te. Lajmin e ben te ditur ish-gazetari i revistes “Rrolling Stone”, Ian Hleperin, ne nje biografi, qe pritet te shkaktoje reagime te adhuruesve te kengetarit.

    Gazetari eshte i njohur per investigimet e tij. Sipas shkrimtarit kanadez, Jackson vuan nga nje semundje gjenetike, e njohur si Alpha 1-antitrypsin deficiency, qe shkaktohet nga prodhimi i glikoproteines Alpha 1 ne gjak dhe ne mushkeri dhe qe mund te rezultoje fatale.

    “Ka nevoje per transplant te mushkerive, por gjendja e tij shendetesore nuk mund ta perballoje operacionin”. Michael vuan edhe nga enfizema dhe ka hemorragji gastrointestinale kornike, qe sipas mjekeve mund t’i shkaktoje vdekjen. Halperin thote se gjendja e tij eshte perkeqesuar, edhe pse prej vitesh ai perpiqet te mbaje nen kontroll problemin me mushkerite.

    Thuhet se Jackson ka humbur shikimin 95 perqind nga syri i majte. Zbulimet dramatike te Halperin nuk jane konfirmuar ende, por vellai i madh i Michael, Jermaine, duket se e ka pranuar gjendjen e tij. “Vellai im nuk eshte mire keto kohe, nuk eshte moment i mire per te”, tha ai ne nje interviste per Fox TV.

    Disa dite me pare Jackson u fotografua rrugeve te Los Anxhelos ndersa dilte nga nje spital, i veshur me nje maske te cuditshme, qe i ngjante asaj te Zorros.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  2. Michael Jackson: "Fundi ėshtė afėr"
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  3. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12
  4. Michael Jackson i pafajshėm ?!
    Nga MI CORAZON nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •