Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 80
  1. #51
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    13. Jackson u burgos mė 2005 me akuzėn se kishte abuzuar njė 13-vjeēar mė 2003. Ai ballafaqohej mė dėnimin me 20 vjet burgimi nėse shpallej fajtor.

    14. Burgimi 4-mujor pėrfundoi nė qershor tė 2005 duke e liruar atė nga tė gjitha akuzat. Jackson e kaloi kohėn nė Bahrain, Ireland dhe France pasi qė ai lirua nga akuzat.

    15. Pas disa dėshtimeve, Jackson dhe promotori i muzikės “AEG Live” pohuan se ai do tė performojė 50 koncerte nė London's O2 Arena. Jackson do tė duhej qė ta fillonte kėtė turne mė 13 korrik tė kėtij viti.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #52
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    16. Mė 24 qershor Michael Jackson u dėrgua nė drejtim tė spitalit, pas thirrjes nė 911.

    17. Kardiologu i spitalit “UCLA” i tha uebsajtit TMZ.com se Jackson vdiq pas njė ataku kardiak, Adhuruesit iu drejtuan spitalit vetėm disa minuta pasi qė morėn kėtė lajm.


    18. Vdekja e tij e tronditi tėrė botėn, ku nė mediat kryesore tė botės shfaqeshin skena shumė emocionale. Fansat e tij vendosen lule nė yllin e Michael Jackson-it nė “Hollywood Walk of Fame” nė Los Anxhelos
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #53
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Policia heton shkaqet e vdekjes tė mbretit Xhekson



    Policia ka nisur hetimet tė premten pėr shkaqet e vdekjes sė mbretit tė muzikės Michael Jackson, duke i pėrqėndruar hetimet nė trajtimin mjekėsor, ndėrsa ka kėrkuar tė marrė nė pyetje mjekun e pop-yllit, dhe ka sekuestruar njė makin,nė tė cilėn dyshohet se mund tė ketė tė drogė apo dėshmi tė tjera.
    Autopsia e Xheksonit filloi me ekzaminimet mjekėsore, policia nxori njė BMĖ nga njė shtėpi me qera "sepse ajo mund tė pėrmbajė medikamente apo dėshmi tė tjera qė mund tė ndihmojė hetuesit nė pėrcaktimin e shkakut tė vdekjes", tha zėdhėnėsja e policisė Karen Rayner.
    Ajo tha se vetura i takon njė mjeku tė Majkėll Xheksonit, tė cilin policia donte ta intervistonte. Rayner tha se ajo nuk e di identitetin e mjekut dhe theksoi se mjeku nuk ėshtė nėn hetime penale.
    Autopsia filloi tė premten nė mėngjes dhe pritet tė zgjasė disa orė, bėn tė ditur AP.
    Ende nuk ka njė pėrcaktim zyrtar pėr shkakun e vdekjes dhe kjo nuk pritet tė ndodhė pėr disa javė apo edhe mė shumė, derisa tė mos kompletohen analiza mė tė sofistikuara.
    Nė njė nė telefonin 911 tė lėshuar nga zjarrfikėsit, njė telefonues raportoi se Xheksoni ishte nė njė shtrat dhe nuk po merrte frymė ose nuk i pėrgjigjej CPR-sė. Telefonuesi i paidentifikuar tha se Xheksoni ishte me mjekun e tij personal nė atė kohė.
    "Kam nevojė pėr njė ambulancė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, zotėri," tha urgjentisht thirrėsi, por me sjellshmėri. "Ne kemi kėtu njė zotėri qė ka nevojė pėr ndihmė dhe ai nuk ėshtė ende duke marrė frymė. Ai nuk po merrė frymė dhe ne duhet tė - ne jemi duke u pėrpjekur ta pompojmė atė, por ai nuk ėshtė, nuk ėshtė ai."
    Ylli i Pop-it vdiq mė vonė tė enjtėn pasdite (sipas kohės amerikane) nė Qendrėn Mjekėsore UCLA.
    Refrene tė pikėllimit pėr megayllin janė pėrhapur kudo nė botė, nga burrat e shtetit te ikonat e muzikės deri tek mizėria e adhuruesve zemėrthyer.
    "Unė nuk mund tė ndalem sė qari. Kjo ėshtė shumė pikėlluese dhe tronditėse," tha Diana Ross, e cila ndihmoi nė nisjen e karrierės sė Xheksonit. "Unė jam e paaftė ta imagjinojė kėtė. Zemra ime po coptohet."
    Shtėpia e Bardhė gjithashtu pėr herė tė pare u tregua e peshuar, nėpėrmjet njė zėdhėnėsi tregoi se Presidenti Barack Obama e sheh Xheksonin si njė interpretues spektakolar dhe ikonė tė muzikės, i cili megjithatė nė jetėn e tij kishte aspekte pikėllimi dhe tragjike.
    Dhoma e Pėrfaqėsuesve mbajti njė moment heshtje.(I.M.)
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  4. #54
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Michael Jackson, gjeni i muzikės, ikonė e pasionit dhe krijimtarisė sė njė epoke



    Michael Jackson, njė nga artistėt mė tė adhuruar dhe mė me influencė tė tė gjitha kohėve, lė pas njė krijimtari gjigande nė muzikėn dhe kulturėn popullore amerikane, me pėrmasat e njė legjende tė pavdekshme. Duke komentuar pėr humbjen e tij, Sėr Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatės Sony, tha se "Michael Jackson ishte njė poet-muzikant lirik i shkėlqyer i brezit tė tij, njė gjeni, muzika e tė cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinė e njė epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan pėrjetėsisht skenėn e muzikės".
    Michael ishte nga ato talente mahnitėse qė rallėherė vinė nė jetė. Pesė nga albumet solo tė Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "HIStory" janė nga mė tė shiturit e tė gjitha kohėrave. Gjatė karierės sė tij tė jashtėzakonėshme, 13 nga kėngėt e tij zunė vendin e parė, u shitėn 750 milion incizime tė interpretimeve tė tij nė gjithė botėn dhe ai u pėfshi dy herė nė Hollin e Famės Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 ēmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award nė vitin 1993, si dhe ēmimin e Akademisė Amerikane tė Muzikės, "Artist i shekullit".

    Michael Jackson u lind mė 29 gusht 1958 nė Gary tė Indianės, i shtati ndėr nėntė fėmijė. Ai fitoi famė nė vitet 60-tė si kėngėtari kryesor i kompleksit Jackson Five, njė grup shumė i suksesshėm i muzikės pop, i pėrbėrė nga Michael-i dhe katėr vėllezėr tė tij. Me zėrin e tij unik dhe kėrcimin karakteristik "moonwalk" (shkarrje mbrapsht qė krijon pėrshtypjen e ecjes pėrpara), Jackson u bė kėngėtari solo me disqet mė tė shitura tė tė gjitha kohėve. Nė fillim tė viteve 80-tė, ai e shndėroi videon muzikore nė formė arti me krijime tė tilla si "Billie Jean", "Beat It" dhe albumin e tij epik "Thriller". Tingulli i Jackson-it, stili dhe mėnyra e tij e kėrcimit frymėzuan breza tė tėrė artistėsh mė tė rinj tė muzikės pop, soul, R&B dhe hip-hop.
    Me gjithė famėn dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i bėri njė jetė tė mbylluar. Ai kishte disa shtėpi, pėrfshirė "Neverland", njė pallat nė Kaliforni me kopėshtin e tij zoologjik dhe njė park lodrash pėr fėmijė. Michael shpesh argėtonte fėmijėt dhe gjithmonė e hapte shtėpinė e tij pėr aktiviteve bamirėse nė shėrbim tė tyre. Gazetarėt e kanė pėrshkruar atė si njė njeri qė jetonte nė botėn imagjinare qė krijoi vetė dhe kanė komentuar se kjo ishte pėrpjekja e tij pėr tė rifituar fėmijėrinė e humbur. Shumė njerėz besojnė se Jackson-i u pėrpoq gjithė jetėn e tij pėr fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fėmijė dhe duke e parė jetėn dhe punėn me pafajėsinė e njė fėmije.
    Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat nė jetėn e tij private. Ai u akuzua dy herė pėr abuzim seksual tė djemve tė vegjėl dhe pėr njė akt tė tillė, ndaj tij u ngrit njė padi gjyqsore nė vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet mė vonė, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.
    Mbreti i muzikės pop, Michael Jackson, vdiq papritur mė 25 qershor 2009 nė Los Anxhelos tė Kalifornisė, nė moshėn 50 vjeēare dhe pak para fillimit turneut tė tij me njė koncert nė Londėr. Ai u deklarua i vdekur dy orė pasi u ēua nga shtėpia e tij nė Qendrėn Mjekėsore tė Universitetit tė Kalifornisė, pasi pėsoi njė ndalim zemre nė shtėpinė e tij nė Los Anxhelos. I vėllai i Michael Jacksonit, kėngėtari Jermaine Jackson, u tha gazetarėve se njė ekip mjekėsor, pėrfshirė edhe mjekun personal tė Michael-it, u pėrpoqėn ta sjellin nė jetė artistin si nė shtėpi ashtu edhe nė spital. Njė zėdhėnės i zyrės sė morgut nė Los Anxhelos tha se trupit do t'i bėhet autopsia mė 26 qershor, por rezultatet priten pas 6-8 javėsh.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  5. #55
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Jackson nuk eshte babai biologjik i femijeve

    Dy jane temat kryesore qe diskutohen pas vdekjes se Michael Jackson: e para eshte qe Michael Jackson nuk ishte babai biologjik i tre femijeve te tij dhe as Debbie Rowe nuk eshte mamaja e tyre, dhe lajmi i dyte Michael Jackson ne testamentin e tij nuk ka futur kurre emrin e babait te tij duke ja lene gjithcka te emes dhe tre femijeve.
    Duke iu referuar burimeve te lidhura me lindjen e femijeve te Jackson faqja e internetit “TMZ” thekson se “Jackson nuk ishte dhuruesi i spermes me te cilen u konceptuan femijet, dhe nuk ishte as Deborah Rowe gruaja bartese e konceptimit por nje ‘nene e marre me qira’ identiteti i se ciles nuk eshte bere kurre i ditur”. Ndryshe nga c’mendohej deri me tani “TMZ” thekson se “qe te tre femijet e Michael jane te konceptuar ‘In vitro’.

    “Qe te gjitha keto zbulohen tani kur sapo ka nisur ‘beteja’ per trashegimine qe la pas Mbreti i Pop, Michael Jackson” – perfundon “TMZ”.

    Nderkohe qe “Wall Street Journal” shkruan se “Jackson nuk ka lene vetem nje testament dhe se versioni me i mundshem eshte qe te vihet ne zbatim nje dokument i vitit 2002 sipas te cilit Jackson le pasurine e tij te vleresuar rreth 1 miliard dollare, mamase Katherine, tre femijeve dhe disa shoqatave bamiresie, pa permendur fare babain e tij. Por flitet qe eshte te pakten edhe nje version tjeter i vullnetit te fundit te Jackson dhe prinderit e tij kane bere nje denoncim ne gjykate ku kane deklaruar se djali tyre vdiq pa i lane atyre asnje testament”- perfundon “Wall Street Journal”.

    Vdekja e Michael Jackson mbart ne vetvete fatin e miliona dollareve dhe kjo eshte arsyeja e perhapjes se shume hipotezave mediatike qe ndoshta koha do t’i verifikoje. Per momentin i vetmi lajm i sigurt eshte se mamaja e Jackson ka kujdestarin e perkoheshme te tre femijeve te tij
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  6. #56
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Thashethemet e para pas vdekjes se Michael

    Pas vdekjes se Michael Jackson jane ish te afermit dhe puntoret e tij ata qe dalin tani te flasin per jeten e tij ne ditet e fundit, ndoshta disa te verteta dhe disa genjeshtra, por nje gje eshte e sigurt qe Mbreti i Pop-it nuk do te mund as ti pohoje as ti mohoje dot me deklaratat e tyre.

    Kete rradhe eshte ish dado e tre femijeve te tij, 42 vjecarja nga Ruanda Grace Rwaramba ajo qe flet per momente nga jeta e Jackson para se te vdiste ne menyre te mistershme.

    “I kam kryer shume here pastrim te stomakut per t’i pastruar perzierjet e rrezikshme te barnave farmaceutike qe konsumonte. Merrte aq shume barna saqe ndonjehere dukej aq keq dhe une i ndaloja femijet qe ta shikonin. Nje dite thirra mamane dhe dhe motren e Michael dhe u thashe qe t’i mbushnin mendjen per te hequr varesine ndaj ilaceve, por kjo gje e nxehu jashte mase Michael i cili me pushoi duke me akuzuar per tradheti pas 17 vjet pune”- tha Grace Rwaramba.

    Sipas tabloidit anglez “News of the World” kujdestaren e femijeve te Jackson pak caste pasi ai ka vdekur e kane marre ne telefon familjare te tij dhe e kane pyetur “di gje se ku i mbante parate? Ne realitet Michael ishte shume troke detyrohesha i jepja karten time te kreditit per t’i blere dhurata femijeve te tij”- shprehet Grace Rwaramba.

    Por duket se polemikat jane te destinuara te zgjasin me muaj. Familja e popstarit akuzon dr. Conrad Murray kardiologun personal i Jackson si te paafte dhe fajtor ne vdekjen e tij.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne mediat gjermane lexova se thane ishte gay
    sepse jane intervistu dy persona qe thone kane bere seks me te
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    shum lajm i hidhur ishte , vdekje e pa pritur !

    Nje koncert e ka mbajtur per kosoven , keshtu te gjitha te hollat jan derguar ne kosove ishte nje kontribut shum i madh .

  9. #59
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    te burgosur te vertete filipinas qe kan bere thriller imitation te majkellit me perpara

    kte e kan ber pasi vdiq

    shume e vecante

  10. #60
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  2. Michael Jackson: "Fundi ėshtė afėr"
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  3. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12
  4. Michael Jackson i pafajshėm ?!
    Nga MI CORAZON nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •