Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 90
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Keta socoialistet nuk e kane per gje te nxjerrin edhe koburen ne kuvend.

    E kane bere edhe me pare kete me 5 plumba ndaj Azem Hajdarit.
    haha, e mbaj mend

    kak njeri, *** tjetri. Keshtu eshte kjo pune
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  2. #22
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Ja dhe videoja:





    Vampiret dun gjak!!!!!!!!!!!!!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Sherri në seancë, Byroja e parlamentit përjashton 3 deputetë të PS-së

    Sherri në seancë, Byroja e parlamentit përjashton 3 deputetë të PS-së

    Konkretisht, ajo vendosi përjashtimin me nga dy javë nga punimet e Kuvendit për Paulin Stërkajn, Armando Prengan dhe Saimir Tahirin


    ABC News
    10 shkurt 2011 16:03

    Kuvendi
    Byroja parlamentare pasi analizoi seancën plenare të paradites së sotme, vendosi përjashtimin e 3 deputetëve të Partisë Socialiste.

    Konkretisht, bëhet fjalë për përjashtimin me nga dy javë nga punimet e Kuvendit për deputetët Paulin Stërkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri.

    Kjo pasi ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Socialiste kishte mbërritur sot në parlament me qellim bllokimin e punimeve të seancës.

    Seanca degjeneroi në dhunë fizike të deputetëve të saj ndaj atyre të mazhorancës, ndërsa këta të fundit kishin marrë fjalën për të balancuar minutazhin e fjalës 35 minutëshe të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

    Demokratit Edi Paloka, jo vetëm i është hequr mikrofoni, nga Paulin Stërkaj, por edhe është qëlluar në fytyrë nga socialisti tjetër, Armodo Prenga.

    -----------------------------------------------


    Opozita importon dhunën në Kuvend dhe braktis seancën. Mazhoranca: Edi Rama po përdor 4 viktimat e “grushtit të shtetit”, për interesa të ngushta politike
    10-02-2011 / Gazeta 55


    Dhunës së huliganëve të rrugës nuk i ka shpëtuar as Kuvendi i Shqipërisë, aty ku deputetët socialistë Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga kanë qëlluar deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Seanca është ndërprerë për disa minuta, ndërsa në rinisje të saj opozita ka braktisur punimet pas tollovisë që krijoi edhe pse në të vërtetë duhet të jepte llogari në institucionin ligjvënës për demonstratën e dhunshme të 21 janarit si dhe përgjegjësitë që duhet të mbajë si organizatore e “grushtit të shtetit”



    Kuvendi i Shqipërisë rinisi punimet në këto momente pas një ndërprerje për disa minuta sipasojë e përplasjeve mazhorancë-opozitë. Opozita ishte autore e një incidenti mes deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka dhe atij socialist Paulin Sterkaj cka coi në ndërprerjen për 15 minuta të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Revolta e socialistëve ka shkuar dhe më tej, duke pretenduar për të drejtën e një replike të kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit me arsyetimin se bie ndesh me rregulloren. Ndërsa në momentin kur ka marrë fjalën deputeti Paloka, socialisti Sterkaj i ka tërhequr mikrofonin duke mos e lejuar edhe të flasë dhe duke shkaktuar kështu një incident të panevojshëm. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka. Ka qënë ndërhyrja e gardës dhe të deputetëve të dy kaheve që ka bërë edhe mos tensionimit më tej të situatës.
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #24
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    PS-ja nuk fshihet me pas fasades, ka dal ne "shesh" ashtu si e ka bere "nena". Me shum keqardhje konstatoj se jan nje tuf horrash, vagabondesh, hajdutesh, lakenjsh......Nuk e di nese kan apo jo nje pik gjak shqiptari n'venat e tyne.....


    Turp-turp-turp!!!!!!!!!!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    perse nuk i lejojne te armatosur deputetet dhe ndoshta bejne kasapane me njeri-tjetrin

  6. #26
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    eshte per tu habitur kur gjithcka shkon ne rregull ne parlamentin tona por akte te tilla jane bere te perhershme atje. turp edhe pret populli qe keta te marrin vendime edhe te udheheqin vendin.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dhuna në parlament, Byroja përjashton 3 deputetë të PS

    Byroja parlamentare ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëve të Partisë Socialiste pas akteve të dhunës në seancën e sotme parlamentare. Deputetët Paulin Stërkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri do të përjashtohen me nga dy javë nga punimet e kuvendit. Në këto punime Partia Socialiste morri pjesë me qëllim bllokimin e punimeve të seancës.

    TV Klan

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po tu hiqet te gjithe deputeteve imuniteti, po te punonte sic duhet prokuroria, ai deputeti qe qelloi me grusht do te gdhihej sot ne birucen e policise. Dhe pastaj e shikon se sa shume shajne e godasin ata deputetet e tjere te parlamentit, kur e shikon se cfare i pret.

    Keta kokederra duhet te mesojne se nuk jane mbi ligjin.

    Albo

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Është vërtet e turpshme për tu parë ajo që ndodhi në Parlament. Me sa duket Edvin Rama dhe të përzgjedhurit e tij janë kapur për opcionin e dyt të hakmarrjes duke prishur rendin edhe aty ku është i parashikuar në kuvend. Veprimet e tilla priten, por jo nga njerëz intelektual, por me sa duket nga ai intelektualiteti i zymt ka mbetur shumë pak tek deputetët dhe përfaqësuesit e lartë të PS-së. Atë që nuk mundën ta arrinin me atë "demostratë" që nuk ishte një e tillë mendojnë ta arrin me veprime të tilla, është vërtet gjendje mjeruese brendapartiake që po kalon PS-ja.
    Sui generis

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    keto bandita qe kane hyre ne Parlament nen siglen e PS duket sikur kane marre zemer keto 24 oret e fundit ....

    jane bere me te dhunshem se c'kane qene deri me 21 janar ....

    kur keta ushtrojne dhune ndaj deputeteve, ushtrojne ndaj Institucioneve te shtetit, ushtrojne dhune ndaj forcave te rendit dhe gardes imagjinoni se c'mund ti bejne qytetareve te thjeshte neser nqse vine ne pushtet ....





    ,
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 10-02-2011 më 13:52
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •