Eshte hera e dyte qe shkruaj.Shpresova te shikoja edhe une dicka me shume se fjale te hedhura e te pritura.Kjo nuk do te thote qe jemi ne Rumani.Perderisa tema eshte Shqiptare ne rumani ,atehere te kete te pakten dicka brendja dhe jo dialoge pa pike kuptimi.Pata durimin dhe kokfortesine te lexoja deri ketu dhe vetem dikush nga lutja e dikujt pershkroi pak jeten ne Rumani por edhe ajo shume ngushte e treguar.
Une di te them vetem kaq: Kam 10 vjet ketej dhe kam jetuar periudhen me te bukur te jetes.Jeta studentore eshte me e bukura kudo qe t'a jetosh por ketu mundesia per te bere qef eshte me e madhe se ne shqiperi(ose te pakten sesa ne kohen time) Ne rumani kam ardhur te bej mjeksine sepse shkolla rumune mbahet nder me te mirat ne europe,qe ketu edhe ardhja e studenteve nga vende te ndryshmereqi, vendet arabe,Gjermani, Bullgari..etj, por edhe fakti qe eshte me lire sesa ne keto vende po t'a besh shkollen me pagese.
Nder mjeket me te mire shqiptare jane ata qe kane mbaruar ne rumani
Pervec kesaj, eshte nje vend shume shume i bukur si natyre.Te ofron nga te gjitha.Eshte shume piktoresk dhe ne peisazhin e mrekullueshem gjen kulturen dhe traditen bashke me mbeturinat shekullore.
Nerezit jane mikprites dhe te dashur.Ndoshta jo deri ne ate piken e shqiptarituke e kripe e zemer-por shume me te dashur sesa te tjere popuj.
Jane njerez me kulture qe i kane dhene historise figura te medha ne te gjitha fushat.
Desha te shtoja edhe faktin qe jemi shume te ngjashem ne shume drejtime, kulture,tradita,temperament, gjuhe.Qe ne kohet e hershme kemi pasur mardhenie shume te ngushta,vetem po te kujtojme qe shume nga figurat e shquara te rilindjes kane bere shkollen ose kane jetuar ne rumani.
Ne perfundim ,Rumania eshte nje vend i bukur ,me njerez te mire dhe me potencial per te ecur perpara (me te madh se neve),por perseri Shqiperia ,per ne ,mbetet e para.
Krijoni Kontakt