
Postuar mė parė nga
Albo
I dashur president.
E lexova te plote konferencen tuaj, dhe me vjen keq qe je katandisur si paardhesit e tu: Mejdani e Moisiu. Je katandisur ne ate pike, sa je irelevant ne cdo aspekt te jetes shoqerore, institucionale, politike te vendit. Dhe me poshte do te ta shpjegoj perse, qe ta mesosh, pasi ne ate mendjen tende, te duket sikur "qendron me lart se te gjithe".
1. Eshte turp per presidentin e vendit, kreun e shtetit shqiptar, qe te mbaje nje konference te tille shtypi me mediat dy jave pasi ndodhi nje ngjarje e zeze ne historine e ketij populli, si 21 janari 2011. Eshte turp akoma ma i madh, qe ti u ben bisht pyetjeve te gazetareve, qe jane edhe pyetjet e shqiptareve, dhe fshihet si kermilli pas guackes ligjore kushtuese. Ka nje ligj themelor te pashkruar ne kushtetute: TRANSPARENCA ME PUBLIKUN SHQIPTAR! Nuk ke kurajon te na thuash se cfare mendon per ate qe ngjau ne 21 janar. Nuk ke kurajon te na thuash se ku ishe fizikisht ate dite. nuk ke kurajon te na thuash qe nuk ke kontaktuar ne menyre institucionale me kryeministrin e vendit i cili u sulmua ate dite. Nuk ke kurajon te takohesh me njerezit e zgjedhur te Kuvendit te Shqiperise ne Presidence per te deshmuar per publikun dhe per historine qendrimin tend ate dite. Nuk ke kurajon te pranosh qe drejtesia shqiptare po deshton hapur me ceshtje si Gerdeci, por ama ti je i bindur qe Prokuroria e vendit eshte e afte te zbardhi ate qe ngjau ne 21 janar. Perse u hyn ne pune nje president i tille shqiptareve, i nderuar president?
2. Nje sulm ndaj nje institucioni demokratik eshte nje sulm ndaj te gjitha institucioneve demokratike, eshte nje sulm ndaj gjithe rendit kushtetues. Historia ka per te bere me faj, qe nuk thirri menjehere Keshillin e Sigurise kombetare pas asaj qe ndodhi ne 21 janar. Eshte kompetenca tende ta beje kete gje. Eshte kompetenca tende qe tu kerkoje llogari te gjithe titullareve te institucioneve te vendit ne ate mbledhje, se cfare pune e veprimesh kane bere ate dite. Eshte detyra tende qe se bashku me ate keshill te merni masa qe ajo qe ndodhi ne 21 janar te mos ndodhi perseri. Eshte detyra tende qe pas atij takimi, te dilje ne nje konference shtypi para mediave e gjithe shqiptareve, e t'i siguroje ata qe rendi kushtetues ne vend do te mbrohet me cdo kusht, qe qetesia e normaliteti nuk do te prishet, qe prona nuk do te dhunohet, qe vendi nuk do te beje hapa mbrapa por vetem perpara. Ti nuk bere asnje nga keto i nderuar president, ti nuk bere detyren tende kushtetuese, ti nuk bere as detyren si qytetar i atij qyteti e atij vendi.
3. Te eshte tiposur ne koke, qe presidenti qendron mbi partite politike, dhe detyrimisht qe nuk te takon ty te japesh mendime mbi politiken shqiptare, por vetem tu besh moral politikaneve. E ke kuptuar gabim detyren dhe institucionin qe drejton i nderuar president. Eshte detyra juaj qe te shpreheni publikisht, e te kritikoni cdo parti politike, cdo politikan, qe bojkoton zgjedhjet, qe ben thirrje per dhune, qe organizon demostrata qe ne shenjester kane institucionet demokratike te ketij vendi. Eshte detyra juaj qe publikisht te kritikoni edhe kryeministrin e vendit, kur mendoni se gjuha qe ai po perdor eshte banale. Eshte detyra juaj si kreu i gjyqesorit shqiptar, ti kerkoni Prokurorise qe te hetoje ngjarje si Gerdeci e 21 janari, dhe kur deshtojne ne detyren e tyre, ashtu edhe sic kane deshtuar me Gerdecin, t'i kerkoni titullares se ketij institucioni doreheqjen. Sa hetime do te deshtojne ne ate vend, qe Kryeprokuroria e vendit te mbaje pergjegjesine e saj profesionale per paaftesi?! Boll e "shkundet" prokurorine me fjale, merrni hapa institucionale qe te largoni nga Prokuroria dhe Gjykatat te paaftet dhe te vendosni njerez profesioniste qe dine te vene ne vend drejtesine ligjore. Shqiptaret kane 20 vjet qe presin qe vendi te kete nje gjyqesor te pavarur. Sa dekada te tjera duhet te presin?
4. Eshte turp per ty dhe institucionin qe ti drejton, qe shqiptaret pas asaj qe ndodhi ne 21 janar, kur pane se si ti u bere memec e nuk denjove qe te beje transparencen me ta, i kthyen syte nga nderkombetaret: nga ambasadoret e SHBA e BE ne vend. Eshte turp per ty dhe institucionin qe ti drejton, qe ata ambasadoret e akredituar ne vend kane mbajtur me shume konferenca shtypi per publikun shqiptar, se sa ti qe je president i vendit. Shqiptaret duhet te prisnin 2 jave qe ti te dilje para gazetareve ne ne konference shtypi. Dhe kur dole, u bere bish pyetjeve te gazetareve, qe jane edhe pyetjet e gjithe shtetasve shqiptare ne bote per ty.
Perse na duhet nje president si ty, sa per te mbajtur ngrohte kolltukun e presidentit dhe per te buzeqeshur para kamerave televizive?!
Albo
Krijoni Kontakt