Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Presidenti Topi: Politika te heshti, fjalen e ka drejtesia per 21 janarin

    KONFERENCĖ PĖR SHTYP E PRESIDENTIT TOPI LIDHUR ME AKTUALITETIN POLITIK NĖ VEND

    9 shkurt 2011

    Pėrshėndetje tė gjithėve!

    Kanė kaluar mė shumė se dy javė nga ngjarja tragjike e 21 janarit dhe akoma Shqipėria dhe shqiptarėt mbeten tė pasqaruar se ēfarė ndodhi dhe si ndodhi. Shteti i sė drejtės ėshtė nė punė pėr t’iu pėrgjigjur ligjit dhe moralit. Viktimat dhe familjarėt e tyre kėrkojnė tė vendoset drejtėsia, institucionet e dhunuara kėrkojnė tė veprojė drejtėsia, tė gjithė qytetarėt kėrkojnė drejtėsi, siguri dhe qetėsi.

    Por, fatkeqėsisht, kur duhet tė flasė vetėm drejtėsia dhe tė gjithė tė heshtin, beteja e gjatė politike, e cila nė fakt shkaktoi 21 janarin, vazhdon tė prodhojė fajtorė dhe tė fajėsuar, pėrgjegjės dhe bashkėpėrgjegjės, tė akuzuar dhe akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe pėrgjegjėsinė politike dhe duke penguar drejtėsinė nė tė gjitha hallkat e saj qė tė ndajė tė vėrtetėn nga e pavėrteta.

    Unė jam besimplotė se drejtėsia do tė dijė tė kapėrcejė kėtė sfidė, ashtu siē pohoj se kjo ėshtė sprova mė e madhe dhe historike pėr drejtėsinė shqiptare. Nėnshtrimi dhe frikėsimi ndaj pushteteve tė politikės do tė ishte fatale pėr shtetin e sė drejtės dhe demokracinė nė Shqipėri. Suksesi dhe pėrballja dinjitoze me presionin e politikės do tė rimėkėmbė besimin e humbur dhe do tė kthente shpresėn se Shqipėria ka njė tė ardhme tė sigurtė demokratike dhe se insitucionet janė tė qėndrueshme dhe tė pathyeshme ndaj presioneve tė individėve.

    Fryma e ligjit dhe ligjeve qė burojnė nga kushtetushmėria parlamentare mbi zgjedhjen e institucioneve tė pavarura nga Kuvendi i Shqipėrisė, mbėshtet pavarėsinė e ushtrimit tė pushtetit dhe jo vartėsinė e tyre nga Kuvendi, apo nga mazhoranca zgjedhėse apo ekzistuese. Ēdo interpretim ndryshe, nėnkupton nėnshtrimin ndaj atij qė e ka zgjedhur dhe bindjen e verbėr dhe nė shkallėn mė tė lartė ndaj tij.

    Fatmirėsisht, ndėrgjegjja dhe pėrgjegjėsia qytetare nė Shqipėri, shoqėria civile dhe opinioni publik kanė arritur njė stad tė tillė zhvillimi demokratik pėr tė kuptuar thellėsisht mendėsinė e pushtetit politik qė kėrkon tkurrjen, nėnshtrimin dhe shtrembėrimin e rolit dhe pavarėsisė sė institucioneve kushtetuese.

    Nė njė shtet demokratik, respekti ndaj ligjit dhe institucioneve pėrbėn shpirtin e shtetit dhe moralin e shoqėrisė. Qytetarėt e Shqipėrisė, sot qytetarė tė denjė tė njė vendi tė NATO-s, nuk mund tė lejojnė qė fryma e anti-ligjit tė shtyjė vendin prej njė rruge, prej sė cilės jemi larguar prej vitesh.

    Unė flas dhe duhet tė flas nė emėr tė qytetarėve dhe jo nė emėr tė partive politike. Presidenti pėrfaqėson interesat e tė gjithė shtetasve dhe shtresave tė shoqėrisė. Unė mbetem zėdhėnėsi edhe i atyre qė nuk ndihen tė pėrfaqėsuar politikisht, edhe i atyre, zėri i tė cilėve nuk mbėrrin tek veshi i politikanėve, edhe i atyre qė janė tė pakėnaqur nga politika, nga qeveria apo opozita, pavarėsisht se mund tė kenė votuar edhe pėr to, edhe i atyre tė cilėt sot janė tė pėrhumbur nė mjegullnajėn politike tė pas 21 janarit. Dhe kėta natyrisht qė janė shumė! Shumė mė tepėr se ata qė frikėsohen nga e vėrteta e 21 janarit, shumė mė tepėr se ata qė pėrpiqen tė shpėrndajnė pėrgjegjėsinė duke njollosur institucionet, shumė mė tepėr se ata qė betejėn politike pėr pushtet e fshehin nėn petkun e qytetarisė dhe kėrkesave tė saj pėr liri dhe mė shumė tė drejta dhe barazi shoqėrore.

    Unė i qėndroj betimit tim tė bėrė nė Kuvendin e Shqipėrisė nė momentin e zgjedhjes sime si President: “Unė si, President i Republikės, nuk i takoj mė njė pjese. I takoj, sė pari qytetarit, dhe e gjithė veprimtaria ime shndėrrohet nė insitucionale nė respekt tė ligjeve dhe tė interesit kombėtar”.

    Kjo mbetet qėllimi im i palėkundur edhe sot, nė kėto ēaste tė vėshtira pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe mė bėn luftėtarin e paepur pėr tė drejtėn, pėr drejtėsinė, pėr shtetin e sė drejtės, pėr pavarėsinė e institucioneve, pėr respektimin e Kushtetutės, dhe pėr mbrojtjen e interesave tė qytetarėve.

    Pas deklaratės pėr shtyp, Kreu i Shtetit shqiptar iu pėrgjigj pyetjeve dhe interesimit tė pėrfaqėsuesve tė shumtė tė mediave tė shkruara dhe elektronike.

    Elja Zotka, Televizioni ‘Klan’: Zoti President, kemi dėgjuar Kryeministrin e vendit tė thotė qė nė 21 janar, kur Selia e Kryeministrisė ishte rrethuar pėr rreth 5 orė nga protestuesit, ju nuk keni kontaktuar me tė. Nė tė vėrtetė, pse ka munguar komunikimi me Kreun e Ekzekutivit? - pyetja e parė. Pyetja e dytė: Ndėrkohė qė po afrojnė zgjedhjet e 8 majit, kemi parė deklarata tė pėrfaqėsuesve tė opozitės qė thonė se nuk do tė bėhen pjesė e kėtyre zgjedhjeve. Ata shohin vetėm zgjedhjet e parakohshme si njė mundėsi pėr zgjidhjen e krizės. Ju, si President i Republikės, a mendoni qė zgjedhjet lokale janė njė moment ku partitė politike duhet tė marrin pjesė dhe janė njė moment qė mund tė shihen dhe si zgjidhje e kėsaj krize politike?

    Presidenti Topi: Unė jam deklaruar nė mėnyrė tė qartė edhe ditėn e 21 janarit, nėpėrmjet njė deklarate publike, e cila pėr fat tė keq, ishte e vetmja nė ato momente tė vėshtira. Sigurisht, ju tė medias, e keni mundėsinė, por natyrisht keni dhe detyrimin qė ta rishpalosni. Unė sigurisht qė i kam tė cituara nė mėnyrė kronologjike dhe falė kėsaj teknologjie, sot asgjė nuk shkon dėm. Gjithēka regjistrohet nė kohė reale, memorizohet dhe kthehet nė njė vlerė shumė tė rėndėsishme pėr tė rivendosur tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, edhe atėherė kur ajo sulmohet. Sigurisht, tė gjithė kontaktet e Presidentit tė Republikės, nė tė gjitha cilėsitė, kanė qenė dhe mbeten, dhe do tė mbeten institucionale. Ju mund tė keni dėgjuar njė zė, por keni dėgjuar dhe zėra tė tjerė pėr njė komunikim me mjaft shqetėsim tė Presidentit pėr situatėn. E kam thėnė dhe vazhdoj ta them, dhe kjo duhet tė jetė edhe nė vėmendjen dhe ndėrgjegjen e politikanėve, njė parandalim, njė profilaksi ėshtė njėqind herė mė e vlefshme se njė terapi, se njė mjekim. Duke iu referuar kėtij momenti shumė tė rėndėsishėm, po ju kujtoj mbrėmjen e datės 20 janar, qė duke shfrytėzuar njė komunikim me Trupin Diplomatik nė Pallatin e Brigadave, duke parė njė tension politik totalisht tė papranueshėm, jam shkėputur nga leximi i fjalimit, dhe kėtė mund ta vėrtetoni, sepse e keni me zė e me figurė, dhe kam thėnė kėto fraza qė vlejnė shumė. Citoj: “Nė ēdo moment, edhe nė kėto ēaste qė ne po flasim, forcat politike, individėt politikė, edhe nė ato momente kur tensioni politik konsiderohet mjaft i lartė, edhe atėherė kur ndjeshmėria qytetare ėshtė prapė e lartė, tė gjithė aktorėt e rėndėsishėm politikė, aktorėt institucionalė duhet tė gjejnė maturinė, duhet tė gjejnė qetėsinė! Duhet tė gjejnė ekuilibrin qė tė rivendosin dialogun politik, sepse interesat e Shqipėrisė sikurse e kanė thėnė edhe rilindasit tanė, janė mbi tė gjitha, mbi interesat e vogla, mbi interesat meskine! Bashkėpunimi ėshtė shumė i rėndėsishėm! Ai ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm nė njė ditė. Bashkėpunimi midis tyre pėr interesat e popullit ėshtė i rėndėsishėm nė ēdo ēast dhe nė ēdo ditė tė vitit”. Kjo ka qenė nė vėmendje tė politikės, tė politikanėve dhe tė gjitha institucioneve, kjo e thėnė afėr orės 20.00 tė mbrėmjes sė datės 20 janar.

    Pėr t’iu kthyer datės 21 janar, nė njė vlerėsim nė kulmin e situatės sė krijuar para Kryeministrisė, unė e quaj tė tepėrt qė ta risjell deklaratėn time, por ka qenė njė deklaratė e shpejtė, shumė efikase dhe fatkeqėsisht nuk pashė qė t’i bashkangjiteshin zėra tė tjerė pėr tė qetėsuar situatėn, pėr t’i dhėnė mbėshtetje institucioneve. Por, duke parė peshėn e kėtij momenti shumė tė rėndėsishėm dhe pėr t’i qartėsuar gjėrat edhe artėherė kur tė tjerėt i kanė tė qarta dhe tentojnė t’i errėsojnė, unė po citoj vetėm ekstraktin e deklaratės sė datės 21 janar. “Presidenti i Republikės bėn thirrje pėr qetėsi dhe maturi! U bėn thirrje tė gjithė faktorėve politikė qė tė qetėsojnė demonstruesit dhe tė garantojnė sa mė shpejt tė jetė e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbėshtetjen e forcave tė policisė, qė tė garantojnė ruajtjen e rendit, tė institucioneve shtetėrore dhe nė mėnyrė tė veēantė, qetėsinė dhe sigurinė e qytetarėve. Presidenti Topi u bėn thirrje faktorėve politikė t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe tė marrin pėrgjegjėsitė politike pėr ruajtjen e stabilitetit tė vendit. Shqipėria ka nevojė tė shėrojė plagėt, jo tė hapė plagė tė reja!”

    Kėto janė deklarata tė Presidentit dhe natyrisht qė tė vendosesh nė pozicionin e kritikuesit pėr substancėn e mesazhit tė Presidentit, sė paku duhet tė kesh kurajo, cilido qė tė jetė ai, pavarėsisht. Institucioni i Presidentit ėshtė institucion mbi tė gjithė, ėshtė Kreu i shtetit, ėshtė ai qė jep mesazhe dhe garanton harmoninė institucionale dhe kurrsesi nuk mund tė bėhet pjesė e debateve apo sherrnajave politike. Ėshtė njė profesion qė unė e njoh mirė se nga politika vij. Por politika duhet tė dijė tė respektojė, tė respektojė institucionet. Unė e di qė politika bėn debate tė ashpra nė shumicėn e rasteve, sidomos duke ardhur dhe simptomat bėhen mė tė rėnda. Vijnė jo vetėm duke e ashpėrsuar gjuhėn e tyre, por duke e banalizuar. Ky ėshtė motivi? Ky ėshtė misioni i politikės? Natyrisht qė jo. Do tė bjerė Presidenti nė kėto rrethana pėr tė bėrė atė qė s’e ka bėrė asnjėherė nė jetėn e tij, pėr tė pėrkeqėsuar sadopak mėnyrėn e komunikimit. Por kurrsesi pėr ta banalizuar. Ēėshtja ėshtė qė tė gjithė faktorėt politikė, tė gjithė institucionet, sikurse e thashė edhe nė deklaratėn time, duhet tė mėsohen qė nė Shqipėrinė, vend i NATO-s, qė ka standarde tė mirėpėrcaktuara, duhet tė respektojnė institucionet. Nuk ėshtė e rastit qė lufta mė e ashpėr bėhet ndaj institucioneve tė pavarura, edhe pse ndėrkombėtarėt, partnerėt tanė mė tė rėndėsishėm bėjnė thirrje tė vazhdueshme: ‘Rregulloni komunikimin politik midis jush, por kurrsesi mos u hidhni nė sulm frontal kundėr institucioneve tė pavarura’. Vetėm shteti i sė drejtės ėshtė ai shtet qė do t’u garantojė tė gjithėve, nė radhė tė parė qytetarit tė thjeshtė, qetėsinė, sigurinė dhe ne urojmė qė ky shtet i sė drejtės, i institucioneve tė pavarura, pavarėsisht problemeve qė kanė, tė dinė tė rrisin ēdo ditė performancėn e tyre dhe tė na japin bindjen qė ne vėrtet do tė jetojmė nė Shqipėrinė demokratike, europiane dhe euroatlantike.

    Pėrsa u pėrket zgjedhjeve, po nė mesazhin e datės 20 janar kam folur pėr zgjedhjet e 8 majit. Kush mė shumė se sa Presidenti nuk do tė flasė pėr atė ditė qė e ka dekretuar vetė? Mos harroni qė kam folur edhe nė njė datė tjetėr. Referojuni, sepse tė gjithė deklarimet e mia kanė qenė konsistente, kanė qenė nė njė linjė, nuk kanė qenė tė devijuara dhe padyshim dhe njėherė bėj thirrje qė partitė politike t’i rikthehen dialogut. Pushteti i partive politike kurrsesi nuk mund tė kthehet nė pushtet individėsh. Partitė politike kanė marrė nė dorė misionin pėr tė pėrfaqėsuar njerėzit qė i simpatizojnė, qė i votojnė, por kurrsesi pėr tė mos i lėnė ata pa pushtetin demokratik qė ėshtė natyrisht nė shėrbim tė tyre. Faleminderit!

    Anduela Gega, Televizioni ‘Planet’: Kisha dy pyetje nėse ėshtė e mundur: E para, nė kushtet kur nė datėn 21 janar, siē e pamė tė gjithė, Kryeministria u sulmua pėr disa orė nga demonstruesit e organizuar nga opozita. A duhet tė kishit thirrur ju Kėshillin e Sigurimit Kombėtar pėr tė sqaruar mė tej situatėn, qė ēoi nė kėtė lloj situate qė u krijua? Dhe e dyta: Pavarėsisht se Kushtetuta nuk ju detyron juve qė tė paraqiteni nė Komisionin Hetimor tė ngritur nga mazhoranca pėr tė dėshmuar pėr ngjarjet e 21 janarit, a do tė kishte qenė mė e udhės pėr tė qenė transparent, edhe nė lidhje me akuzat qė janė bėrė nga mazhoranca nė drejtimin tuaj, duke qenė si pjesė e organizimit tė kėsaj demonstrate, tė kishit patur njė anėtar tė Institucionit qė ju pėrfaqėsoni?

    Presidenti Topi: Sė pari, institucionet, tė gjitha, sidomos nė vėmendje tė ngjarjes sė 21 janarit, janė nė punė mė shumė se kurrė. Duke parė zhvillimin e ngjarjeve, duke mbėshtetur institucionet e pavarura, duke mbėshtetur pikėrisht atė qė unė sapo e thashė, linjėn e njė hetimi tėrėsor, tė paanshėm, profesional, qė do tė thotė jo politik, nė kėto kushte, institucionet operojnė pėr tė kaluar situatėn dhe sidomos kur situatat janė akute, natyrisht secili i ka fare tė qarta pėrgjegjėsitė e veta ligjore. Nėse ėshtė thirrur ose jo nė momente tė veēanta, Kėshilli i Sigurimit Kombėtar thirret atėherė kur vėrtet gjėrat duhet tė jenė pėr t’u analizuar, pėr tė gjetur pikėrisht atė qė nuk ka funksionuar si duhet dhe pėr tė vazhduar nė mėnyrė shumė korrekte punėn e institucioneve. Kėshtu qė unė mendoj, qė jemi plotėsisht nė detyrimet tona kushtetuese dhe institucionale, se tė gjitha institucionet, sikurse thashė, janė nė punėn e tyre. Mėnyra se si e shprehin pastaj ėshtė ēėshtje e secilit institucion.

    Pėrsa i pėrket komunikimit me Kuvendin, lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar, referuar ligjshmėrisė pėr komisionet hetimore, ėshtė absolutisht mėse legjitime qė Kuvendi, pavarėsisht qė ėshtė trajtuar nė mėnyrė unilaterale, pra vetėm njė krah, ka tė drejtėn tė ngrejė komisione hetimore parlamentare. Sikurse ka ndodhur nė tė kaluarėn, ka sot, do tė ketė edhe nė tė ardhmen. Ėshtė njė mekanizėm demokratik i Institicionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Komunikimi i Kuvendit tė Shqipėrisė me Institucionin e Presidentit, po t’u referoheni thėnieve apo kėrkesės sė Komisionit Hetimor, ka qenė qė Presidenti duhet tė vijė tė dėshmojė. Kam pasur njė komunikim publik, sepse nė Shqipėri ėshtė shumė mirė qė ajo qė duhet tė bėhet mė shumė se ēdo gjė tjetėr, duhet tė jetė transparenca publike, sepse politika gjithmonė tenton t’i ndryshojė, t’i denatyrojė gjėrat dhe i jep mesazhin publikut ashtu siē do ajo. Ndoshta duke qenė nė njė transparencė publike, dhe ju e dini qė unė kam njė asistencė juridike mjaft tė mirė, kam dalė publikisht dhe kam thėnė qė Presidenti, duke iu referuar Kushtetutės, duke cituar gėrmėn e Kushtetutės, pranon tė dėshmojė, ashtu sikurse e thotė Kushtetuta, nė Selinė ku zhvillon veprimtarinė e tij. Menjėherė pas kėtij reagimi, vjen njė kėrkesė tjetėr qė ‘ne, Presidentin nuk e kemi kėrkuar tė dėshmojė’ - ėshtė bėrė publike apo jo, ‘kemi kėrkuar qė tė informojė’. Atėherė, nėpėrmjet zotit Peēi, meqėnėse ndryshon objekti, referuar po prapė Kushtetutės sė Shqipėrisė, ka njė paragraf shumė tė qartė. Presidenti, si Kreu i shtetit, merr, kėrkon informacion nga tė gjitha institucionet dhe kurrsesi nuk detyrohet qė tė japė informacion. Sidoqoftė, e gjithė korrespondenca e Presidentit me institucionet e tjera ėshtė totalisht zyrtare. Nuk punohet me numra ekstra, por ka njė procedurė aq tė rregullt, zyrtare, ligjore, protokollare, sa herė qė kėrkohet tė dihet se ē’letėr nga kėto institucione ėshtė futur nė Presidencė apo ē’letėr nga Presidenti ka shkuar nė kėto institucione, kjo gjendet fare mirė nė institucionet pėrkatėse. Pra, edhe njėherė e them, Presidenti ka qenė gjithmonė dhe do tė jetė gjithmonė nė respekt tė kuadrit tė tij kushtetues, aty ku detyrohet dhe aty ku ka tė drejtėn. Aty ku ka tė drejtėn, natyrisht ka dhe detyrimin, sepse, nė rast se Presidenti do tė shkojė diku pėr tė treguar dhe pėr tė demonstruar, dhe njė gjest qytetar sportiv jashtė kornizės sė tij, mund t’i thuhet: ‘President, ke gabuar!’ Pse? Sepse Presidenti, jo rastėsisht, me Kushtetutė ka kėtė kornizė tė detyrueshme ligjore. Edhe njėherė dėshiroj t’ju them qė ėshtė nė njė vėmendje tė jashtėzakonshme, nė njė vėmendje rigoroze, qė e gjithė veprimtaria e Institucionit tė jetė brenda parametrave tė Kushtetutės dhe Presidenti e ka tė mirėpėrcaktuar kėtė punė.

    Rajmonda Lajthia, Televizioni ‘Vizion Plus’: Zoti President, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dje gjatė raportimit nė Komisionin Hetimor Parlamentar tha se ju kishte dėrguar njė letėr, dy ditė pas demonstratės, ku shprehte shqetėsimin e saj, tė themi, lidhur me qėndrimin tuaj pėr kėtė ngjarje. A mund tė na jepni ndonjė detaj lidhur me kėtė letėr dhe ēfarė ju kėrkonte Kryetarja e Kuvendit? – pyetja e parė. E dyta: Kėto ditė kemi parė, zoti President, qė tė akuzuarit kryesorė tė ngjarjes sė Gėrdecit kanė dalė, janė liruar. A ėshtė ky njė dėshtim i drejtėsisė shqiptare?

    Presidenti Topi: Lidhur me pyetjen tuaj tė parė, nė natyrėn e komunikimit mes institucioneve natyrisht qė ka edhe komunikime tė karakterit konfidencial. Por, pėrderisa linja e konfidencialitetit nuk u respektua, unė do vazhdoj ta respektoj, sepse jam qytetar dhe e njoh shumė mirė natyrėn e institucionit. Por, pa prekur linjat konfidenciale qė ju siguroj qė nuk janė private, as pėr ēėshtje tė karakterit privat apo personal, por linja konfidenciale pėr njė kėrkesė qė i ėshtė bėrė Presidentit tė Republikės pėr tė ndėrhyrė nė njė institucion tjetėr tė pavarur, kam kthyer njė pėrgjigje nė sensin figurativ do ju thoja, tė kopsitur nga pikėpamja ligjore, qė Presidenti do tė akuzohej nėse do tė ndėrhynte se si mbas kuadrit kushtetues, neneve tė caktuara tė saj, Presidentit nuk i lejohet tė ndėrhyjė nė asnjė lloj institucioni pėr ēėshtje konkrete. I gjithė kuadri kushtetues qė pėrcakton marrėdhėnien e Presidentit me tė gjitha institucionet e tjera janė marrėdhėnie qė janė tė shkruara, qė janė nė frymėn dhe nė gėrmėn e Kushtetutės.

    Pra, pa u futur nė linja tė tjera, sepse gjithēa mbetet, do tė doja qė duke e interpretuar njė korrespondencė konfidenciale, do tė doja qė askush, kėtė e them konkretisht dhe nė parim, nuk duhet t’i jap nota dramaciteti, as duke e perifrazuar, as duke paragjykuar. Ju siguroj qė brenda kėsaj linje, gjithēka ėshtė kushtetuese dhe korrekte. Dhe nėse dikush kėrkon tė mos ta respektojė linjėn e konfidencialitetit, unė jam i hapur qė nėse dėshiron qė gjithēka tė bėhet publike, unė jam i hapur qė gjithēka tė bėhet publike. Ia lė nėnēmimin tė tjerėve. Pra, asgjė nuk ėshtė konspirative, gjithēka ėshtė kushtetuese dhe zyrtare.

    Pėrsa i pėrket pyetjes tjetėr qė ėshtė gjithashtu shumė e rėndėsishme, po bėhen tre vjet nga ai shpėrthim i 15 marsit nė Gėrdec, qė krijoi jo vetėm njė tragjedi kombėtare, por i veshi institucionet me njė mjegullnajė tė pafund.

    Sigurisht kemi folur, janė bėrė shumė moralizime pėr kėtė ēėshtje. Unė i qėndroj linjės sė fjalės qė mbajta dhe sot me ju, qė e drejta dhe vetėm e drejta, duhet tė dalė dhe kjo duhet tė jetė garancia pėr ēdo qytetar. Qoftė pėr viktimat, qoftė pėr familjarėt e viktimave tė Gėrdecit, qoftė dhe pėr tė ndarė tė vėrtetėn nga e pavėrteta, sistemi i drejtėsisė ka sfidėn e madhe qė tė vendoset nė ballė tė kėsaj rruge, e cila nė shumė momente nga qytetarėt kritikohet me tė drejtė. Unė, edhe pėr kėtė ēėshtje kam paralajmėruar kur isha pėr njė vizitė nė Pogradec. Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė kishte paralajmėruar pėr kėtė ēėshtje. Ėshtė ngritur me porosinė time njė Inspektoriat i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i cili nė bashkėpunim me Inspektoriatin e Ministrisė sė Drejtėsisė tė shkojė dhe tė verifikojė aspektet proceduriale dhe ligjore. Ju e keni parė lojėn e avokatėve sepse keni qenė ju, qė e keni transmetuar sa herė ka pasur proces. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė drejtėsia tė reflektojė nė tė gjitha hallkat e saj, por duke e njohur shumė mirė sot plagėn e drejtėsisė, duhet tė kuptojmė tė gjithė qė defektet e njė politike jobashkėpunuese kanė bėrė qė shumė reforma nė fushėn e drejtėsisė tė mbesin pa realizuar, duke krijuar vakuume. Unė nuk dėshiroj t’i futem situatės sė gjykimit politik tė kandidaturave shumė profesionale. Nuk dėshiroj t’i kthehem sepse ėshtė njė temė shumė e rėndė pėr jetėn e institucioneve demokratike shqitpare. Gjithkush duhet tė kuptojė qė ky vend ka Kushtetutė dhe ka njė kuadėr ligjor! Sa kohė gjėrat janė tė sanksionuara dhe sa kohė kandidaturat u referohen me pėrpikmėri parametrave tė ligjit, askush nuk ka tė drejtėn qė tė paragjykojė politikisht, duke i futur insitucionet e drejtėsisė nė njė impas, duke i lėnė kokė mbas kohe dhe nė njė vakuum, sikurse ishte rasti i fundit i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kur u detyrua Konferenca Gjyqėsore qė tė marrė fatet e veta nė dorė pėr tė mos ia lėnė asaj politike, e cila pambarimisht e zvarriti, e zvarriti dhe e la sistemin e drejtėsisė nė pikėn e hallit. Kjo ėshtė arsyeja qė edhe njė herė, vėrtet drejtėsia ka problemet e veta. Ata natyrisht duhet tė shkunden mirė nė tė gjitha drejtimet, se problemet janė tė ndryshme, jo thjesht pėr tragjeditė e kėsaj natyre, por edhe pėr ēėshtje civile tė ndryshme! Ju i dini. Njerėzit, me tė drejtė revoltohen, njerėzit kanė tė drejtė tė ndihen tė hutuar kur shikojnė qė shumė gjėra nuk shkojnė ashtu siē duhen. Edhe njėherė do i bėj thirrje nga kjo tribunė partive politike, qė edhe nė kėtė sens, edhe nė fushėn e drejtėsisė, tė rregullojnė bashkėpunimin e tyre, tė reformojnė mė tej sistemin e drejtėsisė, nė mėnyrė qė tė rrisim standardet e dhėnies sė drejtėsisė.

    Ilir Nikolla, gazeta “55”: Zoti President, ka pasur shumė interpretime pėr 21 janarin, sidomos pėr praninė tuaj fizike. A ka mundėsi ta dimė se ku keni qenė nga ora 13.00 deri nė orėn 17.00 tė asaj dite, qė tė shuajmė edhe kureshtjen e publikut? Edhe njė pyetje tė dytė, nėse ka mundėsi: “Meqenėse ka dėshtuar marrėdhėnia e Presidentit me Kuvendin lidhur me Komisionin Hetimor, a mund tė dėshmoni publikisht, cili ėshtė qėndrimi juaj pėr demonstratėn e 21 janarit? Si mund ta karakterizoni atė?

    Presidenti Topi:Pėr kėtė pyetje, nė rast se ju keni marrė ndonjė certifikatė qė jeni pjesė e Komisionit Hetimor, unė me kėnaqėsi jua jap pėrgjigjen.

    Ju duhet tė dini qė Presidenti jeton nė Tiranė. Nuk e ka pasur zakon gjatė tre viteve e gjysmė tė ushtrimit tė detyrės sė tij, qoftė edhe pėr njė natė tė vetme tė qėndrojė nė rezidencat shtetėrore. Kjo do tė thotė se jetoj nė Tiranė dhe gjatė kėtyre viteve, nga pikėpamja e ushtrimit tė sė drejtės pėr tė bėrė pjesė nė shoqėri, padyshim qė jeta ėshtė varfėruar. Jeta ime nė kėto vite ėshtė koncentruar nga zyra e shtetit, nė zyrėn time nė shtėpi. Padyshim qė i gjithė aktiviteti i Presidentit ėshtė shumė transparent dhe ėshtė shumė institucional. Uroj qė edhe tė tjerėt, qoftė pėrfaqėsues tė institucioneve, qoftė pėrfaqėsues tė medias tė varur apo tė pavarur, tė kenė sensin e realitetit! Vetėm sensi i realitetit do tė bėjė qė ēdo individ, ēdo person, ēdo gazetar, ēdo politikan tė jetė afatgjatė, tė mos jetė afatshkurtėr dhe i mbuluar me turp.

    Bledar Hoti, Gazeta Shqiptare: Kohėt e fundit jeni bėrė objekt i sulmeve tė ashpra nga Kryeministri, nga Kryetarja e Parlamentit duke ju akuzuar ju pėr tė ashtuquajturin “puē tė shtetit”. A mendoni se Komisioni Hetimor do ta zhvendosė hetimin drejt institucionit tuaj duke ju akuzuar pėr pėrfshirje nė tė ashtuquajturin puē?

    Presidenti Topi: Sė pari do tė thoja qė unė kam kohė qė nuk vendos diagnoza. Kjo do tė thotė qė merrem vetėm me aktivitetin tim shumė institucional dhe padyshim qė ky institucion ėshtė transparent nė tė gjithė aktivitetin e tij. Ėshtė nė tė drejtėn e ēdolloj institucioni qė tė zhvillojė aktivitetin e tij brenda parametrave kushtetues qė i lejon kushtetuta dhe ligji. Unė uroj qė ēdo institucion, qoftė edhe ata, tė cilėve ju u referoheni, tė rifitojnė, sepse e kanė mundėsinė, hapėsirėn e funksionimit demokratik! Ēdo institucion, nė radhė tė parė Parlamenti shqiptar! E kam thėnė edhe kohė mė parė. Nuk kam thėnė ndonjė gjė tė re, sepse duke besuar qė shkoj gėrmė pas gėrme sipas vlerėsimit tė Komisionit Evropian, kam thėnė pėr Parlamentit qė duhet t’i rikthejė Parlamentit hapėsirėn demokratike! Duke filluar me frymėn e funksionimit, me procedurėn dhe me produktin. Ai ėshtė organi pėrfaqėsues i popullit, i cili kurrėsesi nuk mund tė ndahet nė popull tė djathtė apo tė majtė, sepse ligji ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė. Aktiviteti i Parlamentit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė, qofshin ata qė e ndiejnė veten tė majtė, qofshin ata tė djathtė, qofshin kėta tė qendrės, qofshin ata qė nuk duan t’ia dinė pėr politikėn. Ky ėshtė reflektim qė duhet bėrė nga ēdo lloj institucioni: nė ēdo institucion tė rikthehet hapėsira demokratike. Kjo ėshtė plotėsisht e mundur dhe kjo nuk duhet tė jetė nė funksion tė karrigeve tė pushtetarėve, cilido qoftė ai, por nė funksion tė qytetarėve.

    Brunilda Sinamati, TVSH: Zoti President, sot, pas mė shumė se dy javėsh nga ngjarja e 21 janarit, drejtėsia po akuzohet pėr zvarritje tė qėllimshme tė hetimeve, madje pėr dėshtim nė kėtė drejtim. Ju jeni autoriteti mė i lartė i drejtėsisė nė vend. Sa pėrgjegjės ndiheni pėr kėtė?

    Presidenti Topi:Sė pari, unė i qėndroj edhe njėherė paragrafit tė dytė tė fjalės sime sot: duhet tė kemi parasysh qė drejtėsia tė punojė, tė tjerėt duhet tė heshtin! Vėrtet, Presidenti ka edhe cilėsinė e Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, por ju duhet ta dini qė edhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė kompozohet nga pėrfaqėsues tė disa pushteteve.

    Nga ana tjetėr, ritheksoj edhe njėherė nevojėn qė ēdo institucion, pavarėsisht qė nuk ka lidhje tė drejtėpėrdrejtė me sistemin e drejtėsisė, duhet tė kontribuojė me transparencėn, me tė gjithė dokumentacionin pėr t’i shėrbyer sė drejtės. Duhet ta lemė drejtėsinė tė punojė! Drejtėsia, sikurse ju edhe po e shikoni, po punon. Minimumi qė duhet tė bėjmė tė gjithė ėshtė qė duhet tė mos ta intimidojmė! Ta lejojmė qė tė punojė, tė nxjerrė produktin e vet! Urojmė qė drejtėsia tė japė drejtėsi!

    Rovena Moēka, Televizioni Alsat: Nė situatėn e fundit, ju shpresoni se ka vend pėr dialog apo ėshtė rasti pėr zgjedhjet e parakohshme? Kam parasysh qė opozita po mban kėtė qėndrim se zgjedhjet e parakohshme do tė ishin mundėsia e vetme pėr dialog me mazhorancėn nė kėtė situatė.

    Presidenti Topi:Edhe njėherė, unė kurrsesi nuk mund tė futem dhe nuk mund tė bėhem pjesė e opsioneve politike tė partive politike. Kjo ėshtė kategorike. Kėshtu qė mos kėrkoni nga Presidenti se ēfarė intensionesh, se ēfarė opsionesh kanė partitė politike! Ajo qė unė jap si njė mesazh konstant, gati-gati, i kthyer nė mėrzi, kur u bėj thirrje qė tė ushtrojnė maturi dhe dialog. Po tė shikoni, nė tė gjitha ligjėratat e mia, pavarėsisht se mund tė ketė qenė direkte apo nė funksion tė ndonjė aktiviteti tė caktuar, ėshtė dhėnė vetėm ky mesazh. Ky ėshtė mesazhi qė duhet tė japė Kryetari i Shtetit dhe besoj qė kėtė mesazh japin tė gjithė krerėt e shteteve kur ka probleme tė kėsaj natyre politike. Unė uroj qė tė kemi njė rikthim nė normalitet tė jetės politike! Uroj qė tė rikthehet nė normalitet jeta e Parlamentit nė tėrė kompleksitetin e vet, sepse Shqipėria ka nevojė qoftė pėr transparencė politike dhe publike, qoftė pėr debatin politik parlamentar, qoftė pėr ligje dhe pėr garancinė qė tė gjithė sė bashku duhet t’u japim institucioneve, pavarėsisht se ku jemi dhe se ēfarė detyrash ushtrojmė nė njė moment tė caktuar.

    Ju falemnderit dhe urimet mė tė mira!

    Presidenca
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-02-2011 mė 17:41

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kuptimi i traktit te bamir topit eshte..

    atdhetare demokrate rrini urte .. pajtohuni me ed vin rucin .. shefin tim.. si sundimtare te vendit..

    mos u ndjeni.. e prisni me durim derisa der me dere tju vije si ne dyzet e pesen.. batalionet e ndjekjes ed ruco-enveriste polpoto khmer rruzhe robert perlek-iste.. tju rrasin byzylyqet e tu marrin zvarre me liste e tu varin neper shtylla si sulo klosin e vellan e musine kokolarit.. etjetj..

    --


    krimineli bamir topi bashk me krimnelen ina ed ruc rama.. nuk duhen lene asnji minut ne ato poste..

    perndryshe vendi shkoj ne nji diktature tjeter 50 vjecare..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    I dashur president.

    E lexova te plote konferencen tuaj, dhe me vjen keq qe je katandisur si paardhesit e tu: Mejdani e Moisiu. Je katandisur ne ate pike, sa je irelevant ne cdo aspekt te jetes shoqerore, institucionale, politike te vendit. Dhe me poshte do te ta shpjegoj perse, qe ta mesosh, pasi ne ate mendjen tende, te duket sikur "qendron me lart se te gjithe".

    1. Eshte turp per presidentin e vendit, kreun e shtetit shqiptar, qe te mbaje nje konference te tille shtypi me mediat dy jave pasi ndodhi nje ngjarje e zeze ne historine e ketij populli, si 21 janari 2011. Eshte turp akoma ma i madh, qe ti u ben bisht pyetjeve te gazetareve, qe jane edhe pyetjet e shqiptareve, dhe fshihet si kermilli pas guackes ligjore kushtuese. Ka nje ligj themelor te pashkruar ne kushtetute: TRANSPARENCA ME PUBLIKUN SHQIPTAR! Nuk ke kurajon te na thuash se cfare mendon per ate qe ngjau ne 21 janar. Nuk ke kurajon te na thuash se ku ishe fizikisht ate dite. nuk ke kurajon te na thuash qe nuk ke kontaktuar ne menyre institucionale me kryeministrin e vendit i cili u sulmua ate dite. Nuk ke kurajon te takohesh me njerezit e zgjedhur te Kuvendit te Shqiperise ne Presidence per te deshmuar per publikun dhe per historine qendrimin tend ate dite. Nuk ke kurajon te pranosh qe drejtesia shqiptare po deshton hapur me ceshtje si Gerdeci, por ama ti je i bindur qe Prokuroria e vendit eshte e afte te zbardhi ate qe ngjau ne 21 janar. Perse u hyn ne pune nje president i tille shqiptareve, i nderuar president?

    2. Nje sulm ndaj nje institucioni demokratik eshte nje sulm ndaj te gjitha institucioneve demokratike, eshte nje sulm ndaj gjithe rendit kushtetues. Historia ka per te bere me faj, qe nuk thirri menjehere Keshillin e Sigurise kombetare pas asaj qe ndodhi ne 21 janar. Eshte kompetenca tende ta beje kete gje. Eshte kompetenca tende qe tu kerkoje llogari te gjithe titullareve te institucioneve te vendit ne ate mbledhje, se cfare pune e veprimesh kane bere ate dite. Eshte detyra tende qe se bashku me ate keshill te merni masa qe ajo qe ndodhi ne 21 janar te mos ndodhi perseri. Eshte detyra tende qe pas atij takimi, te dilje ne nje konference shtypi para mediave e gjithe shqiptareve, e t'i siguroje ata qe rendi kushtetues ne vend do te mbrohet me cdo kusht, qe qetesia e normaliteti nuk do te prishet, qe prona nuk do te dhunohet, qe vendi nuk do te beje hapa mbrapa por vetem perpara. Ti nuk bere asnje nga keto i nderuar president, ti nuk bere detyren tende kushtetuese, ti nuk bere as detyren si qytetar i atij qyteti e atij vendi.

    3. Te eshte tiposur ne koke, qe presidenti qendron mbi partite politike, dhe detyrimisht qe nuk te takon ty te japesh mendime mbi politiken shqiptare, por vetem tu besh moral politikaneve. E ke kuptuar gabim detyren dhe institucionin qe drejton i nderuar president. Eshte detyra juaj qe te shpreheni publikisht, e te kritikoni cdo parti politike, cdo politikan, qe bojkoton zgjedhjet, qe ben thirrje per dhune, qe organizon demostrata qe ne shenjester kane institucionet demokratike te ketij vendi. Eshte detyra juaj qe publikisht te kritikoni edhe kryeministrin e vendit, kur mendoni se gjuha qe ai po perdor eshte banale. Eshte detyra juaj si kreu i gjyqesorit shqiptar, ti kerkoni Prokurorise qe te hetoje ngjarje si Gerdeci e 21 janari, dhe kur deshtojne ne detyren e tyre, ashtu edhe sic kane deshtuar me Gerdecin, t'i kerkoni titullares se ketij institucioni doreheqjen. Sa hetime do te deshtojne ne ate vend, qe Kryeprokuroria e vendit te mbaje pergjegjesine e saj profesionale per paaftesi?! Boll e "shkundet" prokurorine me fjale, merrni hapa institucionale qe te largoni nga Prokuroria dhe Gjykatat te paaftet dhe te vendosni njerez profesioniste qe dine te vene ne vend drejtesine ligjore. Shqiptaret kane 20 vjet qe presin qe vendi te kete nje gjyqesor te pavarur. Sa dekada te tjera duhet te presin?

    4. Eshte turp per ty dhe institucionin qe ti drejton, qe shqiptaret pas asaj qe ndodhi ne 21 janar, kur pane se si ti u bere memec e nuk denjove qe te beje transparencen me ta, i kthyen syte nga nderkombetaret: nga ambasadoret e SHBA e BE ne vend. Eshte turp per ty dhe institucionin qe ti drejton, qe ata ambasadoret e akredituar ne vend kane mbajtur me shume konferenca shtypi per publikun shqiptar, se sa ti qe je president i vendit. Shqiptaret duhet te prisnin 2 jave qe ti te dilje para gazetareve ne ne konference shtypi. Dhe kur dole, u bere bish pyetjeve te gazetareve, qe jane edhe pyetjet e gjithe shtetasve shqiptare ne bote per ty.

    Perse na duhet nje president si ty, sa per te mbajtur ngrohte kolltukun e presidentit dhe per te buzeqeshur para kamerave televizive?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-02-2011 mė 17:08

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kryedeshperimi shqiptar e ka emrin Bamiri- Bakeqi i interesit te pergjithshem kombetar dhe demokracise shqiptare ne zhvillim

    Bamiri nje tjeter shqiptar tipik dhe nje tjeter politikan ordiner, nuk ka asgje te jashtzakonshme edhe nje deshperim tjeter shqiptar,sa keq!

    ...Sa i ulet ky presidenti truplarte, nuk ka dhene asnje pergjigje te sakt ne asnje pyetje: te jeshe lider i cfardo organizate, te jeshe president i cfardo organizimi politiko shoqeror, te jeshe president i nje shteti --- duhet te keshe ingridientin themelor -KOMUNIKIMIN- digjej dhe kerrcnohej me shkatrrim real Kryeministria ,dhe ky nuk komunikonte me ata te ngujuarit per te mbrojte shtetin qe ky i gjori eshte kryetar ....
    Nuk ka lidhje kush eshte mbrenda ne Kryeministri, nuk ka lidhje ne e do ti apo jo ate qe eshte mbrernda Kryeministrise,ka lidhje dhe rendesi qe ti nuk komunikon me ate qe "rastesisht" eshte ai qe eshte si person , por si funksion e mbron shtetin qe ti je kryetar , te perdorish mosdurimin personal dhe te perkrahish dhunen ndaj shtetit qe ti je kryetar eshte ligesi qe te con te vjellat dhe te jep kryedeshperimin si shqiptar....dhe ka vetem nje shpjegim: ose bashkepjesmarres i nominklatures per te rrexuar qeverine demokratike,ose si duarferkues pasiv qe priste te rrexohej qeveria perpara ekranit televiziv...sa i vogel o Bamir Topi- turpi te mbuloft per papjekurine individuale,kombetare dhe politike.
    Ky far kryetari e ka shume thjeshte nese don te kryej thelbesoren e detyres dhe deshiron te jete fer, mund te thote nje fjali publike :ky mandat i zgjedhur nga shumica shqiptare duhet te kryhet deri ne diten e fundit,keshtu e ka demokracia, nuk besoj ne dhunen per te rrexuar pushtetin demokratik,
    ne vend qe tu pergjigjet gazetareve me faqe te tera ligjeratash dhe pa thene asnje gje te dinjitetshme dhe thelbesore, aq me keq pa iu pergjegjur asnje pyetje as sinqerisht dhe as politikisht.
    Edhe nje politikan ordiner shqiptar , ne vend qe te na beje krenar, na ben te skuqemi edhe per kete zgjedhje te Berishes! Por, ta dini se gjithmone ai qe tradheton eshte me i ulet se ai qe eben zgjedhjen duke e mbivleresuar dhe duke e paragjykuar nje person per te mire!
    Berisha mund ti kete njemije gabime, por nuk i ka thuajse asnjeren nga vogelsite dhe ligesite e klases politike shqiptare sot - perfshire cdo politikan shqiptar ne gjithe Ballkanin!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 09-02-2011 mė 14:59
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po mirė mo.
    Presidenti foli pėr ngjarjen nė bulevard ku pati njė grindje tė vockėl ndėrmjet dy gjimnazistėve!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET
    Presidenti Topi refuzon tė pėrgjigjet se ku ka qenė nė 21 janar si dhe s’pranon tė quajė demonstratėn e opozitės si dhunė kundėr institucioneve
    09-02-2011 / Leonard Quku


    Thellohet skandali institucional i presidentit tė Republikės Bamir Topi. Nga njėra anė lidhur me interpretimin e ngjarjes sė 21 janarit, “grushtit tė shtetit” dhe nga ana tjetėr me tendencat e tij, pėr tė penguar hetimet e zbardhjes sė organizatorėve dhe mos dhėnien e shpjegimeve morale, mbi tė gjitha pėr hir tė transparencės sė figurės dhe kuadrit kushtetues tė Kreut tė Shtetit. Nėse Edi Rama ka pranuar publikisht pjesėn e tij tė fajit se, gjatė demonstratės sė dhunshme tė 21 janarit ka dirigjuar grupe tė caktuara kriminale nė pėrshkallėzimin e dhunės ndaj forcave tė policisė, me qėllim marrjen e Kryeministrisė, Presidenti i Republikės Bamir Topi, i akuzuar si palė me “grushtin e shtetit”, nuk bėn transparente pėr opinionin publik se ku ka qenė pasditen e tė premtes sė zezė. Jo vetėm qė nuk shqetėsohet t’i thotė shqiptarėve tė vėrtetėn e 21 janarit, pėrkundrazi aludon dhe sheh me dyshim atė qė shqiptarėt mendojnė dhe besojnė. Edi Rama ishte te kullat binjake, kėtė e ka pranuar publikisht dhe se njėherazi ka pranuar dhe faktin tjetėr, se prej aty priste rėnien e pushtetit nė mėnyrė qė t’i hapej rrugė instlalimit tė diktaturės sė Bulevardit; skema ishte e thjeshtė dhe e qartė. Kryetari i socialistėve dhe rekrutuesi i kontigjentit tė kriminelėve tė rrugės kishte synime tė mirėfillta personale sepse pėrmes “grushtit tė shtetit” do tė vinte nė pushtet, sigurisht nė mėnyrė tė dhunshme, por do t’i bėnte nder tė veēantė dhe disa prej krerėve tė institucioneve tė tjera kushtetuese, tė cilėt prisnin tė merrnin mandatin e dytė nė kurriz tė shqiptarėve dhe nė shkleje tė dhunshme tė ligjit dhe kushtetutės sė vendit. Kjo i hiqte detyrimet morale tė fajėsisė Edi Ramės dhe e shmangte atė nga njė ‘gjyq kushtetues’, sepse organet mė tė larta kushtetuese ishin pjesė e skenarit tė “puēit tė shtetit”, kujtojmė kėtu prokurorinė e Pėrgjithshme dhe institucionin e Presidentit. Nė njė konferencė pėr shtyp, kreu i shtetit pėrsėri nuk e quajti dhunėn e 21 janarit, dhunėn ndaj institucioneve, si shkelje tė ligjit dhe kushtetutės dhe kėsisoj ai vazhdon t’i pėrmbahet epitetit tė mėparshėm se ajo ishte “ngjarje e bulevardit”. Por si mund tė cilėsohet njė akt i tillė rrugaēėrie dhe njė sulm i armatosur ndaj institucioneve tė shtetit si, ‘ngjarje tė rrugės’...?



    Por, pyetjes sė kryeredaktorit tė gazetės “55” Ilir Nikolla, presidenti iu pėrgjigj nė mėnyrė flagrante dhe arbitrare. Pėrgjigja e presidentit Topi ishte e papranueshme; ai mbartte frikė dhe tmerr nė pėrgjigje. Kreu i shtetit u vetėcensurua. Ai nuk ėshtė mė garant i ligjit apo rojtar i kushtetutės, siē vetėquhej 2 vite mė parė dhe siē u besua se kuadri i tij institucional do ishte njė garanci mė vetė pėr shtetin ligjor dhe shtetin e sė drejtės. Kėshtu po rrezikojmė qė ta kthejmė institucionin e presidentit nė njė instrument shumė pėrdorimėsh tė karikaturės politike me emrin Edvin Rama.



    Ilir Nikolla, gazeta “55”: Zoti President, ka pasur shumė interpretime pėr 21 janarin, sidomos pėr praninė tuaj fizike. A ka mundėsi ta dimė se ku keni qenė nga ora 13.00 deri nė orėn 17.00 tė asaj dite, qė tė shuajmė edhe kureshtjen e publikut? Edhe njė pyetje tė dytė, nėse ka mundėsi: “Meqenėse ka dėshtuar marrėdhėnia e Presidentit me Kuvendin lidhur me Komisionin Hetimor, a mund tė dėshmoni publikisht, cili ėshtė qėndrimi juaj pėr demonstratėn e 21 janarit? Si mund ta karakterizoni atė?


    Presidenti Topi: Pėr kėtė pyetje, nė rast se ju keni marrė ndonjė certifikatė qė jeni pjesė e Komisionit Hetimor, unė me kėnaqėsi jua jap pėrgjigjen.



    Ju duhet tė dini qė Presidenti jeton nė Tiranė. Nuk e ka pasur zakon gjatė tre viteve e gjysmė tė ushtrimit tė detyrės sė tij, qoftė edhe pėr njė natė tė vetme tė qėndrojė nė rezidencat shtetėrore. Kjo do tė thotė se jetoj nė Tiranė dhe gjatė kėtyre viteve, nga pikėpamja e ushtrimit tė sė drejtės pėr tė bėrė pjesė nė shoqėri, padyshim qė jeta ėshtė varfėruar. Jeta ime nė kėto vite ėshtė koncentruar nga zyra e shtetit, nė zyrėn time nė shtėpi. Padyshim qė i gjithė aktiviteti i Presidentit ėshtė shumė transparent dhe ėshtė shumė institucional. Uroj qė edhe tė tjerėt, qoftė pėrfaqėsues tė institucioneve, qoftė pėrfaqėsues tė medias tė varur apo tė pavarur, tė kenė sensin e realitetit! Vetėm sensi i realitetit do tė bėjė qė ēdo individ, ēdo person, ēdo gazetar, ēdo politikan tė jetė afatgjatė, tė mos jetė afatshkurtėr dhe i mbuluar me turp.

    55

    .

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...turp dhe vetem turp per Presidentin...

    Nese Presidenca do te ishte rrethuar per mese 5 ore, ēdo te bente Kryeministri i Shqiperise per te !?

    Mendoj, se Kryeministri do te ishte vene vete i pari duke shkuar per ta "ndihmuar", ndersa presidenti yne e quajti "ngjarja e bulevardit", nuk e permendi kurre fjalen dhune ne ato 12 rrjeshta komunikate qe beri. Turp dhe vetem turp per te.

    Qe ishte puē, ishte ēke me te, perse nuk e pranojne diplomatet USA, fare e thjeshe per ata qe kane sadopak llogjike.

    Gjithsesi, cdo gje do te shkoje ne vendin e vet, fajtoret e vertete do te ndeshkohen me 8 Maj.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Albo me pelqeu shume mesazhi yt ....


    sot presidenti i beri shqiptaret trapa fare .... iu drejtua duke thene se shqiptaret nuk i kuptojne gjerat ....

    shqiptaret kaq mire i kane kuptuar punet saqe neser me hedh kandidaturen Bamka per deputet vetem tre vota ka per te pasur te garantuar .... ate te Edverit, Ines dhe te Rucit .....



    -
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 09-02-2011 mė 17:06
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Bamir Topi u be president per interesat e Sali Berishes.

    Sala e ka injoru gjithmone Bamirin si PRESIDENT"

    ps. ndoshta ishte casti i volitshem ! edhe mund te gabohem.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anėtarėsuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    2 jave pritje,2 jave pregaditje,2 ekspert se paku e kane pergadit at fjalim dhe prap i njeanshem,per popullin qe eshte ktu tere diten e di mesemiri punen,ndersa per televizionet e huaja pernjemend ka qen fjalim mbreselenes "sepse nuk jan ne ngjarje" .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •