KODI I VESHJES PËR FEMRËN NË ISLAM
3 PARIME BAZIKE
PARIMI I PARË – Veshja më e mirë
[7:26] O fëmijët e Ademit, ju kemi furnizuar me veshje për ta mbuluar trupin tuaj, si dhe për salltanet. Por veshja më e mirë është veshja e drejtësisë. Këto janë disa nga shenjat e All-llahut, që të mund të marrin vesh.
Ky është rregulli bazik i kodit të veshjes në Kuran. Ky është rregulli i parë për kodin e veshjes për femrën në Islam. Çfarë ka në zemrën tënde është më e rëndësishme për Zotin sesa veshja juaj.
PARIMI I DYTË – Mbuloni krahërorin tuaj
Rregulli i dytë mund të gjindet në ajetin 24:31. Këtu Allahu urdhëron gratë të mbulojnë krahërorët e tyre. Së pari, le të fokusohemi te një fjalë kruciale të cilën ne gjithmonë e përmendim si “Hijjab”.
Fjala “Hijjab” në Kuran
“Hijjab” është term i përdorur nga shumë femra Muslimane për të përshkruar mbulesën e kokës së tyre që mund të përfshijë apo të mos përfshijë edhe mbulesën e fytyrës përveç syve të tyre, dhe ndonjëherë edhe mbulimin e syve. Fjala arabe “Hijjab” mund të përkthehet si vello. Kuptime të tjera për fjalën “Hijjab” përfshijnë: perde, mbulesë, mantill, ndarëse, etj.
A mund të gjejmë fjalën “Hijjab” në Kuran?
Fjala “Hijjab” shfaqet në Kuran 7 herë, 5 prej tyre si “Hijjab” dhe 2 herë si “Hijaban”, këto janë 7:46, 33:53, 38:32, 41:5, 42:51, 17:45 dhe 19:17.
Asnjëra prej këtyre fjalëve “Hijjab” nuk janë përdorur në Kuran në kuptimin e asaj çfarë Muslimanët tradicional e thërrasin sot (Hijjab), si kod i veshjes për femrën Muslimane.
Hijjabi siç na shfaqet në Kuran, nuk ka të bëj asgjë me kodin e veshjes për femrat Muslimane.
PRAPAVIJA HISTORIKE
Përderisa shumë muslimanë e thërrasin “Hijjab”, një kod Islamik i veshjes, ata tërësisht injorojnë faktin se, Hijjab-i si kod i veshjes, nuk ka të bëj asgjë me Islamin dhe asgjë me Kuranin.
Realisht, “Hijjab” është një traditë para-çifutiane, që u infiltrua në librat e Haditheve, sikurse u infiltruan shumë risi që e infektuan Islamin nga të quajturat Hadith dhe Sunnet.
Arabët tradicional, të të gjitha religjioneve, Çifutët, Krishterët dhe Muslimanët, e përdorin si veshje “Hijjab”-in, jo për shkak të Islamit, por për shkak të traditës. Në pjesë të ndryshme të botës, burrat janë ata që veshin Hijjab-in përderisa në vende të tjera i veshin femrat.
PARIMI I TRETË – Zgjatni veshjet tuaja
Rregulla e parë për femrat Muslimane është në 7:26, e dyta është në 24:31 dhe e treta është në 33:59
O profet, tregoju grave tua, vajzave tua, dhe grave të besimtarëve që t‟i zgjasin veshjet e tyre. Kështu, ato do të njihen (si gra të drejta) dhe do i shmangen ofendimeve. All-llahu është Falës, Më i Mëshirshmi. (33:59)
Në 33:59, Allahu vendos rregullën tjetër për kodin e veshjes për femrën Muslimane, gjatë jetës së Profetit.
Edhe pse ajeti i flet Profetit, që do të thotë se ky rregull aplikohet në kohën e Profetit, sikurse urdhëri në 49:2, përshkrimi përshtatet në shpirtin e Islamit.
Në këtë ajet, Allahu, me qëllim, tha, tregoju atyre, të zgjasin veshjet e tyre, dhe asnjëherë nuk tha sa gjatë është “gjatë”. Allahu mundi të thotë të zgjasin veshjet e tyre deri në nyje apo deri në këmbë, por Ai nuk e bëri, jo se Ai harroi sepse Ai nuk harron. Allahu e din se ne jetojmë në kohë me komunitete të ndryshme dhe kemi kultura të ndryshme dhe insiston që detajet e imëta të këtij kodi të veshjes do të mbesin për njerëzit e çdo komuniteti.
Është e kjartë nga ajetet e mësipërme se Kodi i Veshjes për femrën Muslimane, në përpyuthje me Kuranin është drejtësia dhe modestia. Allahu e din që kjo modesti do të jetë kuptuar në mënyra të ndryshme në komunitete të ndryshme dhe kjo është pse Ai e la të hapur për ne se si do të vendosim për vetën tonë.
KONKLUZION:
Allahu, më i mëshirshmi, na dha 3 rregulla bazike për Kodin e Veshjes për femrën në Islam.
1) Veshja më e mirë është veshja e drejtësisë.
2) Kur të visheni, mbuloni gjoksin (krahërorin).
3) Zgjatni veshjet tuaja.
Përderisa këro 3 rregulla bazike mund të mos tingëllojnë të mjaftueshme për ata të cilët nuk besojnë në Zot, besimtarët e vërtetë e dinë se Zoti është I MJAFTUESHËM. Allahu ka mund të na jap më shumë detaje të dizajneve, rregullave të ngjyrave, por Ai, më i Mëshirshmi, dëshiron të na jap neve saktësisht këto 3 rregulla bazike dhe të na jap mbështetje. Pas këtyre 3 rregullave bazike, çdo femër është më e vetëdijshme për rrethanat e saj dhe mund të rregullojë veshjen e saj varësisht prej situatave. Ndonjë shtim në këto rregulla bazike të Kuranit është tentim që të përmirësojmë Zotin.
Nuk kemi obligim të ndjekim diçka tjetër përpos rregullave të Allahut, ashtu siç bëri i Dërguari gjatë gjithë kohës. Risitë dhe fabrikimet që i shtuan mijëra rregulla për kodin e veshjes për femrën nuk janë asgjë tjetër përpos idhujtari dhe duhet të refuzohen.
Përktheu:
Master2006
Krijoni Kontakt