Nje situate interesante eshte duke ndodhur ne skenen politike te Kosoves dhe nje analize pak me e thelle jep te dhena shume interesante per ate qe eshte duke ndodhur ne te vertete me fatin e Kosoves.
Me deklarimin e hapur te AAK se kunder nje koalicioni me Thaqin, u keput edhe fija e fundit e shpreses per Thaqin se do te dal me fytyre te shperlare para popullit. Ishte situate komike ku Thaqi mbeti i varur per Ramushin me te cilin ishin kritikuar aq shume viteve te kaluara dhe siq u pa, Ramushi ia ktheu me te njejten monedhe.
Tash jemi ne situate qe Thaqi ka deklaruar fitoren, por cfare fitore eshte kjo, kur me shume deputete shqiptare ka kunder vetes se pro vetes.
Kjo eshte pamja nese supozojme qe Pacolli do ti bashkangjitet qe nuk eshte e sigurte:
PDK 34 deputet + 8 AKR = 42 deputet shqiptare ne qeveri.
LDK 27 deputet + 14 Vetevendosje + 12 AAK = 53 deputet shqiptare ne opozite.
Pra pa minoritetet opozita eshte me e madhe se pozita qe i bie e pamundur per Thaqin te formoje qeveri.
Nese supozojme se Thaqi do ti merr minoritetet ne qeveri megjithate supozohet se 6 deputet nga minoritetet nuk duan te vijne me te ne qeveri keshtu qe i bie
42 deputet shqiptare + 19 minoritare = 61 qe eshte minimumi per qeveri sepse parlamenti i ka 120 deputete.
Cka dmth kjo: Qe Thaqi do te jete komplet i varur nga deputetet serb per te mbajtur qeveri dhe vijme te situata tjeter interesante:
Shtrohet pyetja kujt i jane me besnik deputetet serb: Boris Tadiqit apo Hashim Thaqit dhe nese supozojme qe lexuesit e dijne pergjigjen atehere vijme ne situate qesharake dhe te mjerueshme per Kosoven. Sepse Thaqi perveq qe eshte i shantazhuar nga Dik Marti do te jete i shantazhuar edhe nga Boris Tadiqi, i cili ne momentet vendimtare gjate bisedimeve Kosove - Serbi do ti thote: Pranoje ndarjen e Mitrovices ose neser ne mengjes ata me shume se 10 deputet serb qe ke ne qeveri do te largohen dhe ti do te rrezohesh nga kryeministri.
Kjo na sjell ne situaten qesharake qe nje telefonate e Boris Tadiqit munde te caktoje agjenden ne qeverine e Kosoves dhe teknikisht i bie qe perveq Hashim Thaqit Kosova do te kete per kryeminister edhe Boris Tadiqin.
Kjo nuk eshte situate hipotetike, kjo eshte situata reale ne te cilen gjendet Kosova. Cili shqiptar beson qe deputetet serb do te jene me besnik ndaj Hashim Thaqit sesa ndaj Boris Tadiqit???
---------------------------------------------
Problemi i dyte i Hashim Thaqit dhe qeverise se tij qe deshiron ta bene:
AKR ja:
Kjo ka deklaruar se nuk hyn ne qeveri pa qene Pacolli president.
Ndersa Amerikanet dhe perfaqesuesit tjere nderkombetare ne Prishtine jane kunder Pacollit president. Tani si do te mundet Thaqi ta zgjidh kete problem mbetet te shihet shume shpejt. A do te mundet te behet kunder nderkombetareve, me siguri qe jo. Atehere pa AKR ne gjasat jane te deshtoje ne formim te qeverise dhe tani rendi i vie Isa Mustafes.
-----------------------------------------------------------------------
Situata tjeter interesante:
Nese ne baze te gjasave Pacolli do te behet president do te jemi ne situata ku zonja e pare e Kosoves do te jete nje Ruse. Dhe pritet te shihet si do te pritet kjo nga populli i Kosoves.
-------------------------------------
Pirroja kishte fituar nje beteje por kishte humbur luften sepse ishte detyruar te kthehej prapa pasi kishte humbur shume ushtare.
Thaqi ka fituar betejen e zgjedhjeve te vjedhura por ka humbur luften sepse ka humbur mbeshtetjen e shumices se deputeteve shqiptare.
Mbetet te shihet se cfare situate do te jete ne parlamentin e Kosoves.
Krijoni Kontakt