Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Gjykata e kapur e Tiranes, ka urdheruar arrest me 30 dite burg per gardistet heronj derisa, te gjej provat sepse deri tani nuk asnje prove kunder tyre........kjo eshte e pabesueshme......te shkjosh ne burg qe me pas prokuroria te gjej provat....... te mjeret ne per drejtesine.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mike Oldfield pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #52
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Gjykata nuk e ka bazuar askund urdherin e arrestit qe ka leshuar per 4 gardistet. Ata jane arrestuar me proven e vetme, se kane hedhur firmen mbi librin e sherbimit dhe kane deklaruar terheqjen e 400 fishekeve luftarake. Nuk ekziston asnje lloj prove tjeter balistike apo mjekoligjore, apo ndonje dyshim i filmuar nga kamerat qe te inkriminoje keta 4 gardiste qe jane arrestuar. Keto jane informacione nga burime teper te sigurta.

    Pra, kta jane arrestuar, ne menyre qe te presin ne burg se cila do jete prova qe do sjelle mjeksia ligjore nga Turqia. Pra, nuk dihet asnje gje dhe nuk konfirmohet asnje lloj fakti qe armet e ketyre perkojne me plumba te caktuar te gjetur ne bulevardin e ēupelines.

    Mire per Veizin qe e vertetuan ndersa per Niken po presin mjeksine ligjore te shtetit Turk. Pse nuk vertetohen 2 te tjeret se kush i ka vrare kur jane bere te gjitha ekspertimet mjeko-ligjore si dhe balistike? Perse mbahen ne sirtar dhe nuk tregohen faktet qe jane mbledhur dhe te vihen perpara drejtesise ata qe kane kryer krimin?
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #53
    i/e regjistruar Maska e ~Oficeri~
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Postime
    25
    Nuk kA PER TE NDODHUR ASGJE.

  5. #54
    i/e regjistruar Maska e ~Oficeri~
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga gjema Lexo Postimin
    ata qe dulen ne protesta ishin budallenj ata humben koh ber ramen rama ka humbur zgjedhjet se ska kush qe i ben pra kur te vijn zgjedhjet e tjera ateher duhet te protestohet me vot nese nuk je i knaqur me ket politik voto tjetrin


    BRAVO E SAKT.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ~Oficeri~ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga ~Oficeri~ Lexo Postimin
    Nuk kA PER TE NDODHUR ASGJE.
    qe kur sala e kercenoi ne menyre direkte edi ramen, u vendos qetesia ne shqiperi.
    asgje nuk do kete.

  8. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Tri arsyet e ministrit tė drejtėsisė nė hije, pėr pėrmbysjen e rendit kushtetues
    15-02-2011 /

    55

    Nga Eden Babani

    Tashmė ėshtė bėrė i njohur emri i ministrit tė drejtėsisė nė hije, i cili do tė dilte nga hija, nė dritėn e diellit, po qe se Opozita e Bashkuar do tė vinte ndonjėherė nė pushtet. Ky ėshtė avokati i ri, pa pėrvojė avokatie, por me moshė pensioni, Spartak Ngjela. Nėse me gjithė mend Presidenti do tė lėkundej mes shtyrjes dhe mosshtyrjes sė zgjedhjeve tė 8 majit, kishte gjasa qė shpresat (jo shanset) e avokatit pėr tė hipur nė piedestal tė pushtetit do tė rigjallėroheshin pėr kushedi se tė satėn herė. Mjerė ai! Iu dogj nė duar njė ėndėrr e bukur. Duhet tė ketė qenė ėndėrr e kahershme ajo e zotėri Ngjelės, qysh se familjarisht ishte pjesė e nomenklaturės sė lartė komuniste, e pėrgjumur, mė pas, nė qelitė e burgjeve tė diktaturės, e zgjuar nga gjumi letargjik kur iu bashkėngjit proceseve demokratike, e rigjallėruar kur tentoi tė mundte aleatin e sotėm pėr bashkinė e kryeqytetit, e ri-rigjallėruar kur u prish me PD dhe formoi partinė fantazmė qė drejton, e ri-ri-ri... sa herė ngjitet nėpėr foltore protestash naziskine, duke lėshuar britma e thirrje luftėnxitėse pėr shkatėrrim, pėrmbysje, vrasje, pėr aq e aq kufoma, mjaft qė ėndrra t’i bėhet zhgjėndėrr: “Botėn e vjetėr ne do ta shkatėrrojmė / qė nga themelet dhe pastaj / pėr veten tonė do ndėrtojmė / botėn e re, nė vend tė saj... Proletarė tė tė gjitha vendeve, bashkohuni!”
    Doni mė? Nėse doni, ja edhe idetė e avokatit pėr tė ardhmen e afėrt, tė premten 18 shkurt, kur Opozita e Bashkuar do tė protestojė nė funksion tė rėnies sė shtetit. Ka nja dy a tri ditė, zotėri avokati na zbuloi tri arsyet e mosarsyes pėr tė bindur njerėzit qė tė dalin nė protestėn e ardhshme, e 1732-a, nė mos gaboj, pas se cilės, do tė bėhet njėra: 1. “Berisha vrau nė Gėrdec dhe tha se ngjarjen e sajoi (!) New York Times”. Ca e ngatėrruar kjo puna e gazetės amerikane, por, gjithsesi, me vlera utilitare pėr tė ndėrsyer ata qė s’e kanė dėgjuar atė emėr tė ēuditshėm gazete dhe qė s’kanė nevojė tė dinė ēka shkruan New York Times ose ēka thotė i menēmi avokat. Mjaft qė ky tė thotė dhe o burra!... drejt dyerve tė Kryeministrisė, ani se shkojmė pėr lesh e dalim tė qethur.
    2. “Berisha vodhi zgjedhjet dhe, mė pas, i certifikoi ato”. Ka njė pasaktėsi tė vogėl pėr punėn e certifikimit tė zgjedhjeve, tė cilat nuk i certifikoi Berisha, por organe tė specializuara vendase dhe tė huaja. Megjithatė, ani, gjėra tė vogla, tė parėndėsishme. Ai qė fut nė xhep 200-300 euro pėr tė protestuar dhunshėm pėrpara Kryeministrisė, s’ka kohė tė merret me vogėlsira avokatie qė do tė ngatėrronin edhe gjykatėsin e famshėm Nastradin Hoxha. Protestuesi i paguar ka detyra mė tė rėndėsishme pėr tė kryer si, fjala vjen, tė qėllojė me shkopinj forcat e rendit, tė hedhė gurė e shishe Molotov drejt tyre ose, edhe mė tė rėndėsishme, tė vrasė shokun pėrbri, qė rioshja prokurore tė lėshojė shpejt e shpejt ca fletė-arresti pėr gardistėt nė krye tė detyrės dhe, pastaj, tė ketė kohė tė mjaftueshme tė pozojė si top-modele nė ndonjė shitore kėpucėsh.
    3. “Berisha vrau njerėz nė bulevard dhe akuzoi opozitėn pėr ta”. Kjo ēėshtja e vrasjeve ėshtė ca e koklavitur, ngase organet kompetente nuk janė shprehur ende, pra nuk dihet zyrtarisht kush i vrau. Nga ana tjetėr, dihet katėrēipėrisht qė s’i vrau Berisha, i cili ishte nė zyrėn e tij Tė Premten e Zezė, mė 21 janar. Dihet po ashtu katėrēipėrisht se Berisha nuk kishte ftuar atė pasdite ndokėnd prej atyre 300 tė dhunshmėve nė Kryeministri pėr kafe a pėr ndonjė gotė raki. Qė tė asgjėsonin Berishėn si kryeministėr, ndoshta ta lidhnin, ta tėrhiqnin zvarrė e ta ēonin drejt skuadrės sė pushkatimit, protestuesit u ndėrsyen prej tė tjerėve. Njė ndėr ta, ndėr mė tė zellshmit, nė mos mė i zellshmi, ishte avokati luftėnxitės qė parashikonte qindra kufoma, mbi tė cilat do tė kalonte Berisha. Mirėpo, kujt po i interesojnė hollėsi tė tilla? Nėse mė interesojnė mua e ty, nuk dimė i intereson apo jo Prokurores sė Pėrgjithshme, Kryetarit tė Kėshillit tė Drejtėsisė, Komandantit tė Forcave tė Armatosura, pjesė e tė cilave janė Garda e Republikės dhe Policia e shtetit, institucionit tė Presidentit, si garant i ekulibreve kushtetuese. Sa pėr protestues, njė grusht njerėzish qo s’hanė pykė nga ajo anė, do tė gjenden sa herė t’i duhen zotėri Ngjelės. Pastaj, ēmimi... Sa mė madh inflacioni nė radhėt e protestuesve, aq mė i lartė ēmimi pėr pjesėmarrės.
    Nė kėtė tollovi grindjesh, hidh-e-pritesh, mbroēkullash, mosmarrėveshje mes institucionesh kushtetuese e mė the tė thashė, avokat Ngjela ka gjetur sheshin e duhur pėr tė grirė pėrsheshin, pėr t’i ndezur gjakrat sa tė jetė e mundur mė shumė.
    Do tė ishte e domosdoshme qė Presidenti i Republikės tė shkundej nga plogėshtia, siē u shkund pėr ēėshtjen e zgjedhjeve vendore, dhe, si Kryetar i Kėshillit tė Drejtėsisė t’i kėrkonte zonjės Prokurore t’i pėrkushtohej ruajtjes sė shtetit nga luftėnxitėsit e keqbėrėsit - detyrė e saj - nė vend qė tė pozonte pėr revista nė shitore kėpucėsh. Kurse si Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė Armatosura do tė donim ta shihnim tė denjė si ushtarak qė s’i lė nė baltė ushtarėt, tė merrte nėn mbrojtje vartėsit e vet ose tė shprehej hapur pėr shkelje tė rregulloreve ushtarake, nėse ka pasur Tė Premten e Zezė tė 21 janarit.

  9. #57
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    Pak kane vrare.Kush jane kta qe gjuajne Policine,dhe kunder shtetit.Asigje me shume se nje cope plehre,sic eshte ai popull i thjeshte eshte dhe Polic ne krye te Detyres,por kta mendojne qe Polici i ka fajet.
    Personalisht me vjen keq per Gardistin,ne krye te detyres ka qene.

    Vejeni veten ne pozicionin e Policit,dhe ai do mbrohet,por erdhen ca rob te trashe nga maja e malit dhe menduan qe do rrezojne qeverine me gur dhe ristela,e ai trimi me pistolete,qe tja marresh tja fuses ne *****.Ahhh popull i shkrete qe dilni neper protesta,nuk do bej gje edi rama per ju,e ka per vete,qe te vije ne pushtet,tkishte qene per popullin do kishte bere tiranen qe eshte cope cope.

    Dilni Dilni ne protesta paēi fatin e atyre te 4-terve qe iken per lesh per faj te edi rames.
    ŧć®ĸФШЭŠ

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •