Une e kam lexuar para tre vjetesh dhe librin e kam ketu, vec jo ne shqip (sikurse e kam shkruar me lart qe kam sjelle dhe fragment te perkthyer nga gjermanishtja).
Mua pikerisht ajo zhveshja e karaktereve dhe sjellja e te vertetes me ka lene me shume mbrese. Ndoshta vetem ne nje forme te tille eshte bere e mundur zbulimi i plote i nje karakteri kompleks si Tomas....qe te shtin deri dhe frike kur e sheh nga pozita e femres.... njekohesisht me te zbulon dhe karakterin e femres (e vetmja ne fakt kam pershtypjen) qe do te ish e afte ta perballonte gjithe jeten nje te tille (e te mos e braktiste me gjithe tradhetite pa fund). Dhe njerez te tille nga te dyja gjinite (ndoshta jo deri ne keto ekstreme) ka dhe ne jete reale.
Eshte mesim i vyer edhe pa pasur nevoje te biesh vete ne nje "tmerr" te tille.
Dhe e gjitha ne nje kontekst politik, filozofik, zbulim i kohes dhe mendjes se nje intelektuali brenda tmerrit komunist (antikombetar).......(nese e perkthej nga gjermanishtja) e kane quajtur roman eseistik per teresine e ideve qe sjell te shperndara ne fragmente te ndryshme te romanit.
Mesa di une, kete e mbajne edhe si romanin me te arrire te tij.
Krijoni Kontakt