Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Do desha te sugjeroj disa libra nga CARL SAGAN.
    Po e filloj me'' The demon haunted world''...
    Eshte libri i fundit qe shkroi autori dhe konsiderohet me te drejte si ''testamenti'' i tij.
    Po te perifrazoj dicka nga kritika, do te thosha;...nga faqja e pare tek e fundit, ky liber eshte nje manifest i nje mendje te kthjellet.
    kushton vec 14$ dhe jane me te vertete 14$ te shpenzuar sakte.

  2. #22
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Milan KUndera

    Meqense qenka cituar emri i Milan Kunderes po sjell nje kalim te librit te tij "L'insuportable légereté de l'źtre". E kisha postuar ne krijimet ne gjuhe te huaj por nuk pati shume sukses keshtu qe...

    Milan Kundera
    Extrait de "L’Insoutenable légčreté de l’źtre"
    Sans la moindre préparation théologique, spontanément, l’enfant que j’étais alors comprenait donc déją qu’il y a incompatibilité entre la merde et Dieu et, par conséquent, la fragilité de la thčse fondamentale de l’anthropologie chrétienne selon laquelle l’homme a été créé ą l’image de Dieu. De deux choses l’une ou bien l’homme a été créé ą l’image de Dieu et alors Dieu a des intestins, ou bien Dieu n’a pas d’intestins et l’homme ne lui ressemble pas.
    Les anciens gnostiques le sentaient aussi clairement que moi dans ma cinquičme année. Pour trancher ce problčme maudit, Valentin, Grand Maītre de la Gnose de IIčme sičcle, affirmait que Jésus « mangeait, buvait, mais ne déféquait point ».
    La merde est un problčme théologique plus ardu que le mal. Dieu a donné la liberté ą l’homme et on peut donc admettre qu’il n’est pas responsable des crimes de l’humanité. Mais la responsabilité de la merde incombe entičrement ą celui qui a créé l’homme, et ą lui seul.

    Grimce nga "E paaritshmja lehtesi e qenies"
    Pa me te voglen pergatitje teologjike, ne menyre spontane, qysh atehere femija qe isha e kuptonte se kishte papuqshmeri midis m... dhe Perendise dhe, rrjedhimisht, lehtesise te tezes themelore te antropologjise te krishtere sipas se ciles njeriu ka pas qene krijuar i bazuar ne imazhin [pamjen teresore] e Perendise. Nga te dyja ose njeriu eshte krijuar sipas imazhit te Perendise dhe ne kete menyre Perendia ka te brendshme [ zoret, etj.], ose ose Perendia nuk ka te brendshme dhe njeriu nuk i ngjet fare.
    Gnostiket e lashte e ndjenin kete tamam si mua ne moshen 5 vjecare. Per te vendosur ne lidhje me kete problem te mallkuar, Valentini, Mjeshtri i Madh i Gnozes te shekullit te dyte, pohonte se Jezusi "hante, pinte, por nuk dilte jashte aspak" [nuk bente ujet e trashe]. M... eshte nje problem teologjik me i veshtire se e "keqija". Perendia i dha lirine njeriut, ne kete menyre mund te pohojme qe ai [Perendia] nuk eshte pergjegjshem per krimet e njerezimit. Por pergjegjsia e m... bie mbi supet e atij qe ka krijuar njeriun, dhe atij vetem.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Puhiza (qe e ka sjelle) dhe Korcar (qe ka shkeputur nje fragment),

    keni sjelle titullin e nje libri shume te bukur, "Lehtesia e paperbullueshme e qenies". Kush te mundet ta lexoje, se do te tronditet e do t'i mbetet ne kujtese perhere. Personazhi i Tomasit dhe Terezes gjejne vend me se miri ne jeten reale, megjithese per Tomasin......a thua te kete ndonje mashkull aq te "tmerrshem"?



    Korcar ka sjelle nja fragment ne frengjisht.
    Une po e sjell nje te perkthyer nga gjermanishtja meqe librin e kam lexuar ne kete gjuhe.




    -----------

    Nese cdo sekonde e jetes sone perseritet pafundesisht here, ne jemi te gozhduar pas pafundesise si Jezu Krishti pas kryqit. Nje perfytyrim i tmerrshem. Ne boten e Kthimit te Perjetshem ne cdo gjest rendon pesha e nje pergjegjesie te paperballueshme. Per kete arsye Nice e ka quajtur mendimin e kthimit te perjetshem „peshen me te rende“.
    Nese Kthimi i Perjetshem eshte pesha me e rende, jeta jone para ketij sfondi mund te shfaqet ne gjithe lehtesine e mrekullueshme te vet.
    Por a eshte e Renda vertet e tmerrshme dhe e Lehta e mrekullueshme?
    Pesha me e rende na perkul, na shtyp, na ngjesh perdhe. Nga ana tjeter ne liriken e dashurise te te gjitha koherave gruaja eshte e deshiruar per rendesen e trupit mashkullor. Pesha me e rende eshte pra njekohesisht nje pamje e permbushjes jetesore me intensive. Sa me e rende pesha, aq me reale dhe e vertete eshte ajo.
    Ne kundershtim me kete mungesa e plote e peshes ben te mundur qe njeriu te behet me i lehte se ajri, te lekundet ne ajer dhe te argohet prej tokes dhe qenies tokesore, qe ai te mbetet vetem ne gjysmen e vet i vertete dhe qe levizjet e tij behen po aq te lira sa edhe te pakuptimta.
    Cfare duhet te zgjidhet atehere? E Renda apo E Lehta?
    Parmenidi i ka ngritur keto pyetje ne shekullin e gjashte para Krishtit. Ai e shihte gjithe boten te ndare ne cifte ku pjestaret qendrojne ne kundershti me njeri-tjetrin: Drite - Erresire, Finese - Vrazhdesi, E Nxehte - E Ftohte, Qenie - Mosqenie. Njerin pol (Drite, Finese, E Nxehte, Qenie) ai e konsideronte si pozitiv, polin tjeter negativ. Nje ndarje e tille ngjan shume e lehte, por mbart nje veshtiresi me vete: cfare eshte pozitive, E Renda apo e Lehta?
    Parmenidi u pergjigj: e Lehta eshte pozitive, e Renda eshte negative.
    A kishte te drejte? Kjo eshte ceshtja. E sigurte eshte vetem dicka: Kundershtia mes te Lehtes dhe te Rendes eshte me misteriozja dhe me e shumekuptimta e te gjithe kundershtive.

    --------


    Nuk me duhet te clirohem prej saj, por prej dhimbsurise, prej kesaj semundje, qe me pare nuk e njihja dhe qe me ka infektuar me mikrobin e vet.


    --------


    Nuk ka me te rende se dhimbsuria. Edhe vete dhimbja per veten, nuk eshte aq e rende, sa dhimbja qe nje njeri ndan me nje tjeter, ndjen per nje tjeter, ne vend te nje njeriu tjeter, e cila permes forces se perfytyrimit shumefishohet dhe zgjatet ne nje jehone te njeqindfishuar.


    --------



    Po keshtu i bukur shume eshte fragmenti i RASTESIVE, perseri ne fillim, sikurse dhe fragmentet qe shkeputa me lart, po me mire eshte te lexohet vete, se zbulohet pak me shume se duhet nga romani.

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Postuar mė parė nga Sheqerka
    Leo Buscaglia - Te jetosh,te dashurosh,te kuptohesh

    Dashuria mesohet si cdo gje tjeter ne jete.Ajo nuk perkufizohet dot me fjale,mbi te gjitha eshte nje menyre te jetuari dhe te ben te ndihesh gjalle.Ne qofte se e perveteson kete koncept ne menyre sa me te plote,shpjegon autori,mund te marresh nga vetja shperblimin me te cmuar-te jesh vetja jote.

    Leo Buscaglia ka qene docent prane Universitetit te Los Anxhelesit,ku ka dhene leksione ne nje kurs,i vetmi ne bote,mbi dashurine.

    Ju pershendes te gjitheve!
    --------------------------------------------------------------------------------



    Ku mund ta gjejme kete liber se me duket interesant. Anglisht ose shqip. E kerkova tek Barns and Nobels por sgjeta gje.



    Kam pershtypjen se vetem ne Tirane mundesh ta gjesh kete liber.









    Fragment nga f. 67



    Para pak ditesh ne universitetin tone u vrane dy studente. Ishin larguar nga nje feste, ku kishin derfryer, dhe duke pershkruar sheshin, ne menyre krejt te papritur dhe pa asnje shkak, u goditen qe te dy ne koke nga plumbat. Nuk dime akoma as pse dhe as cilet qene ata qe qelluan. Qe te dy ishin nxenesit e mi ... nje vajze e bukur dhe nje djale i mrekullueshem. Kur e lexova lajmin, qe vertet sikur me goditi rrufeja, dhe e vetmja gje qe munda te mendoj ishte: "A kam qene ne gjendje te pakten t'u mesoj si ta jetonin jeten qe paten ne dispozicion?!" Shpresoj te mos kene qene duke pritur te nesermen - per te jetuar. Eshte e trishtueshme te mendosh qe njerezit investojne kaq shume per te nesermen. Ne nuk e dime se c'mund te ndodhe pas nje minute. Mund te mos jemi me, te mos kete me nje moment tjeter ne te ardhmen tone.


    Nje vajze me dha nje poezi dhe me ka lejuar ta bej ate te njohur, dhe une po e bej kete, sepse flet pikerisht per zakonin tone te perhershem te shtyrjes se gjerave, te shtyrjes se castit per te bere dicka per njerezit qe duam. Kjo vajze deshiron te jete anonime dhe une do ta respektoj. Poezia titullohet "Gjerat qe nuk bere".


    Kujtoj diten qe te mora hua makinen dhe ta demtova, te kujtohet apo jo?
    Thashe se do te me vritje, po ti nuk e bere.
    Kujtoj ate dite qe ngulmova te shkojme ne plazh,
    ndersa ti me kundershtoje, se dukej qe do binte shi, dhe ra shi, apo jo?
    Thashe se do te me bertisje: "Ta pata thene!", por ti nuk e bere.
    Kujtoj ate dite kur u perdridhesha te gjitheve, per te te bere xheloz,
    dhe ti nuk u bere xheloz, te kujtohet, apo jo?
    Thashe se do te me lije, por ti nk e bere.
    A te kujtohet atehere kur permbysa nga inati torten
    ne tapetin e makines sate?
    Thashe se do te me rrihje, por ti as kete nuk e bere.
    Kujtoj ate nate qe harrova te te them se ne pritje duhej shkuar me
    veshje serioze, dhe ti erdhe i veshur me xhins, a te kujtohet?
    Thashe se do te me ndeshkoje, por ti nuk e bere.
    Po, jane kaq shume gjera qe ti nuk i bere!
    Sepse kishe durim me mua, me dashuroje dhe me mbroje.
    Ishin shume gjera per te cilat desha te te kerkoja te falur,
    Kur te ktheheshe nga Vietnami!
    Por ti nuk u ktheve!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Une jam per te tere librat e Paulo Coelho-s
    -Alkimisti
    -Mali i peste
    -Veronika vendos te vdese
    -Djalli dhe zonjusha Prym
    Keto kam lexuar dhe ka akoma nja tre te tjere,te cilet do t'i lexoj patjeter
    Tjeter liber qe me ka pelqyer eshte :
    -Novelat e Cvajgut,jane te mahnitshme
    -Harku i tiumfit -Remark
    -Tre shoket-Remark
    Laguna Blu

  6. #26
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Nje opinion: e kam lexuar "lehtesia e peprballueshme e qenies" . per mua eshte thjesht nje liber vulgar.

  7. #27
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Mendje mendje kjo dynja!

    Ky eshte titulli i librit qe do e botoj une ad calendaes grecae!

    Bye bye
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Oh hoby im i dashur te lexoje , sa teme e bukur dhe sa vone qe po e zbulij une .
    -Une librat ne anglisht nuk di se si do i gjej ( pa u munduar shume dmth ) ketu ne greqi , por Buzkalen e kam lexuar grupi , kush lexon libra psikologjik , ju rekomandoje pas buzkales te lexoni WANYNE DYER '' Mencuria e shekujve ''
    -- Ndersa ju qe lexoni libra letrare ju lutem lexoni ''MARTIN IDEN '' xhak londonit , eshte kryeveper besomeni

    Alkimistin e kam lexuar ( ka dhe me te bukur , sorry )
    Buzkalja eshte nje buzqeshje e emble , dhe nje shikom
    nga nje prizem tjeter mbi jeten , eshte i domosdoshem per ata qe kerkojne te njohin veten dhe mos lene te humbasin nje jete te tere duke e mare me gjera koti .
    -- Dhe per ty Hugo qe je ne greqi , dy gjera s'duhet te leshe pa lexuar Filozofet e lashte dhe Kazanzakin , jane Akropoli i letersise greke dhe nese di greqishte shume por shume mire athere , Elitin ( eshte apokalipsi )
    Thx miq te dashur dhe une do doja te me rekomandonit ndonje liber , filozofiko-social
    Keto dite lexoj nje liber ''Ura e psheretimave '' kisha lexuar ne 1992 vellimin e pare , se vetem ay ishte botuar atehere e tani bleva dhe 3 vellimet e tjera ( galate ka )
    Do ju lexoj me kenaqesi , bye oll , dhe gezohem qe jeni dhe ju nga ata romantiket e gjerave te bukura te kesaj jete ( sic eshte dhe leximi )
    :T

  9. #29
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Armando,

    a mundesh te na thuash, se pse libri "Lehtesia e paperballueshme e qenies" te ka ngjare thjesht vulgar???

  10. #30
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Dita, me ka lene nje shije te tille, nuk e di pse. mbase ngaqe ne pergjithesi Kundera eshte i pacipe ne hulumtimet e ti psikologjike e filozofike. Mbase ngaqe eshte shume i "vertete''. Me duket sikur e trajton njeriun pa reapekt dhe sikur e zhvesh.
    Librin e kam lexuar para 5-6 vjetesh dhe nuk e kam ketu qe te mund ta rifreskjo e te jap detaje.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E.Ēabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •