Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Mesa lexova kostoja i binte 1.2 mil $ më lirë se po të bliheshin në Hollandë. Anija "Iliria" është blerë vjet ose parvjet në Hollandë për 7.2 mil $. Më vonië M. Mbrojtjes arriti një marrëveshje me firmën hollandaze "Damian" për ngritjen e kantierit të ndërtimit të anijeve në Shqipëri (Pashaliman) në mënyrë që të prodhoheshin në vend. Aktualisht kantjeri ka rreth 90 punëtor nqs nuk gaboj.
    Diferenca ne cmim nuk qenka dhe aq e madhe. Po ka rendsi qe po ndertohen ne Shqiperi, se pervec 1 milion qe kursehen, hapen dhe gjithe ato vende pune besoj me rroge te mire, qe do tu shkonin hollandezeve apo kudoqofte qe i ndertojne ata.

    Jane dhe anije te reja te pakten dhe jo anije te dala jashte perdorimi qe na i falin te tjeret

  2. #12
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    thjesht kurioze keto jane anije cargo, commercial apo luftarake?
    Ja ku e ke te nenvizuar:

    Ministri i Mbrojtjes: Po ndërtojmë anijen e parë shqiptare
    Imami inspekton ndërtimin e anijes së parë shqiptare

    VLORE - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami vizitoi dje kantierin e ndërtimit në distriktin ushtarak të Pashalimanit, ku aktualisht është në proces ndërtimi anija e parë shqiptare. “Kjo anije që po ndërtohet, do të përfundojë në fund të vitit dhe se 2 të tjera do të jenë gati në fund të 2013-së. Kjo anije e tonazhit të rëndë do të shërbejë për emergjencat civile dhe po ngrihet në këtë kantier, sipas një kontrate të shtetit shqiptar, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtetit holandez, nëpërmjet një firme prestigjioze”. Anija patrulluese, që aktualisht po ndërtohet në kantierin e ndërtimit të Pashalimanit, ka një gjatësi prej 42 metrash dhe është e dyta në llojin e vet që po ndërtohet. Ndërtimi i kësaj anijeje është një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe i kompanisë holandeze “Damen”, në të cilën kanë marrë pjesë 85 punonjës. Kostoja e saj është mjaft e ulët, e krahasuar me anijen e blerë para pak muajsh, e cila ka kushtuar 7.2 milionë euro. Imami u shpreh ndër të tjera dhe për postbllokun ushtarak të bazës së Pashalimanit, i cili nuk lejon turistët të kalojnë në pjesën tjetër të plazhit të Orikumit. Imami theksoi se “në projektet tona afatshkurtra, kemi ngritjen e një muzeu dhe më pas do të lejohet kalimi i turistëve, pasi për ne nuk është problem shtyrja e postbllokut 100 metra afër bazës”. Sipas ministrit, kohët e fundit, banorë të Dukatit janë ankuar se nga kjo bazë nuk mund të kalohet për në Karaburun, atje ku ata pretendojnë se kanë tokat e tyre dhe se ka një projekt për ngritjen e parkut energjetik me erë. Gjithashtu, mjaft shoqata turistike në jug janë ankuar disa herë se postblloku i bazës po pengon turizmin, pasi brenda territorit të tij ndodhet parku arkeologjik i Orikut, aty ku ka dhe një drejtori. Gjithsesi, sipas tij, ky është një problem që do të gjejë zgjidhje, por në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, pasi aty mendohet të ndërtohet dhe një muze i së shkuarës. Ndërsa për kalimin drejt Karaburunit, ku sipas ministrit është një park kombëtar, ka forma të tjera që nëpërmjet investimeve infrastrukturore të krijohen rrugë apo mundësi të tjera për të shkuar në Karaburun, gadishullin me të madh të vendit, totalisht i virgjër. q.b

    Panorama
    Lajm i mrekullueshem.
    Perveq krijimit te vendeve te reja te punes dhe kursimit...ndertimi i anijeve tregon edhe fuqine dhe stabilitetin ekonomik te Shqiperis.

  3. #13
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Ne 2013 dhe nje anije me vela

    Para pak ditesh lexova nje sit ushtarak shqiptar ku ishin dhe fotot e kantierit te ri te pashalimanit ku po ndertohen anijet.
    Por fototgrafit e anijeve nuk ishin.
    Shum lajm i bukur,ne ate sit lexova qe per 2013 do blejne dhe nje anije me vela por qe do jete per mesim te sduteteve te shkolles se marines.
    Me behet zemra mal.
    Ja dhe kantieri ri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 08-02-2011 më 16:02

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    mos na dalin keto anijet si traktori i pare shqipetar qe me koston e prodhimit ne shqiperi i binte te blinim dy ne kine

  5. #15

    Anija "made in albania" në Shëngjin

    Vendorët vizitojnë mjetin lundrues, u nis nga Palashimani





    Anija e parë e flotës detare shqiptare “made in albania” ka lundruar për herë të parë nga Pashalimani i Vlorës në drejtim të kapitenerisë së portit të Shëngjinit, duke kryer në këtë mënyrë edhe një stërvitje testuese. Anija “Oriku” e rojes bregdetare, e cila është e pajisur me teknologjinë më të re është vizituar nga autoritet vendore të qarkut Lezhë, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen që ka tashme flota detare shqiptare në përmbushjen e objektivave dhe detyrimeve të saj. Me një ekuipazh prej 15 vetash, anija e rojes bregdetare do të ketë si mision zbatimin e ligjshmërisë në det, operacionet e kërkim-shpëtimit, sigurinë e ujërave territoriale, monitorim të rajonit dhe reagim kundër aktiviteteve të paligjshme.


    Abc
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #16
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #17






    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #18






    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #19
    Në Bazën Detare të Pasha Limanit, u zhvillua ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “ORIKU”. Kjo anije është ndërtuar në Kantierin Detar, Vlorë, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “DAMEN Shipyards”, raporton NOA.



    Duke e cilësuar kantjerin e Pasha Limanit si një ndër garnizonet më moderne të FA, ministri Imami, foli për modernizimin e mëtejshëm të FA, duke përmendur kontratën për blerjen e pesë helikopterëve, modernizimin e armatimit individual si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për kompletimin e FA me mjete luftarake dhe transporti të standardeve më të larta perëndimore.



    Para se të lëshohej në det, anija u bekua nga kumbara e saj, zonja Teuta Mati, vajza e ish komandantit të parë të Forcave Detare, Kundëradmiralit Abdi Mati.



    Projekti i ndërtimit të Anijeve Bregdetare, që konsiston në pajisjen e Rojes Bregdetare me katër anije të projektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Këto anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojes Bregdetare dhe të Operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit. I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes MM dhe kompanisë holandeze “Damen Shipyards”, me një vlerë prej rreth 31 milion eurosh, është financuar në masën 35 % nga Programi ORET i Qeverisë së Holandës.


    Anija e parë e Projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P – 132, u prodhua në Holandë dhe iu dorëzua Rojes Bregdetare Shqiptare në Gusht të vitit 2008. Ndërkohë që prodhimi i anijes së dytë të Projektit, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pasha Limanit, ka nisur në Maj të vitit 2009. Anija që mban emrin ORIKU P – 133, do të komisionohet në fund të nëntorit 2011. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale në vitin 2012 dhe, e katërta, Butrinti P-134 në vitin 2013, vit që shënon dhe përfundimin e këtij programi.

    Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tre anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantjerin e ndërtimit, tashmë të pajisur me mjete moderne të ndërtimit të anijeve, punon një staf profesional e i kualifikuar e që, pas përfundimit të anijes së parë, është i pajisur edhe me përvojën e nevojshme.

    Një nga pikat kulmore të kësaj faze është ndërtimi i anijes “ORIKU”, përfundimi i të cilës u përurua në këtë ceremoni. Të gjitha proçeset e ndërtimit të anijes janë kryer nga punonjësit e Kantierit të Pasha Limanit.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2012
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Lisus është emri antik i Lezhës. Ndërsa Orik emri i Orikumit (por s'jam shumë i sigurtë).
    po kjo eshte e sigurt

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •