Close

Rezultati i Sondazhit: a ka politikane shqiptare qe drejtojne qe nga 1991 e deri me sot?

Votues
4. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Perse ka ne Shqiperi: korrupsion, varferi, dhe papunesi?

    1 25.00%
  • Perse ne SHQIPERI RICIKLOJNE POLITIKANET E KORRUPTUAR?

    1 25.00%
  • pERSE NGA sHQIPERIA JANE LARGUAR 1.5 MILIONE NJEREZ QE NGA 1991?

    1 25.00%
  • A mundet te ndryshohet situata me zgjedhje te lira e te ndershme?

    4 100.00%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    ‘Faraoni’ Mubarak, dhe probleme të ngjashme në Shqipëri

    Ngjarjet e ditëve të fundit në Egjypyt, aktualisht një Republikë multi-partiake e gjysëm-presidenciale por që e ka të pakufizuar rizgjedhjen e Presidentit, kanë ri-ngritur probleme të rëndësishme të demokracisë në vendet e në zhvillim. Këto probleme janë akute dhe kërkojnë një zgjedhje të veçantë në kaudrine përsosjes së demokracive të reja ashtu sikundër janë demokracitë perëndimore të zhvilluara. Republika Arabe e Egjyptit një vend i lashtë i faraonëve të dikurshëm, u arabizua rreth viteve 639 er, dhe më vonë u pushtua nga Sultanët turq. Megjithatë në vitin 1805 Komandanti i regjimentit shqiptar Kavalali Mehmed Ali Pasha (Kavalali-Muhamed) u bë mbret i Egjiptit dhe themeloi dinastinë e tij që sundoi deri në vitin 1952 (i fundit mbreti Faruk) kur ndodhi revolucioni demokratik në Egjipt. Që atëhere e deri më sot Republika Arabe e Egjiptit ka kaluar një kalvar të gjatë sprovash që me Presidentin Naser, Presidentin e vrarë gjatë një parade Anvar Sadat (1981), dhe pas tij u zgjodh për pesë herë rresht e deri më sot Hosni Mubarak i cili drejton me dorë të fortë Egjiptin. Dihet që sipas Dessouki: ‘qëndra reale e fuqisë në Egjipt është ushtria’.
    Në protestat e këtyre ditëve të cilat detyruan ‘Faraonin’ Mubarak të shkarkonte qeverine dhe të ri-krijonte një qeveri të re dhe duke vendosur një zv/president të, me qëllimin që të qetësonte protestat popullore, mund të vëresh një rrymë të fortë tjetër e cila krahas kërkesës për dorëheqjen Mubarakut nga President për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në fuqi- kërkon dhe vendosjen në të ardhmen e një shteti islamik arabo-egjiptian sipas tipit të iranit dhe të Ligjit të Shariah ;- ky grup quhet ‘Vëllazëria mysimane’ dhe sot së bashku me dia pjesmarrës të tjerë është ulur në tavolinën e bisedimeve për zv/presidentin e ri dhe përfaqësues të qeverisësë re.
    Nëse protestuesit (rreth 1 milionë ) ditën e shtunë kërkojnë rrëzimin e këtij rregjimi pseudo-demokratik dhe në fakt autokratik, spikat figura e El Baradeit përfaqësuesit të OKB për kontrollin e impianteve bërthamore në iran.
    Kjo figurë mund të sillte në të vërtetë një shpresë të re për Egjiptin në drejtim të bërjes së vendit një shtet laik të mirëpritur nga perëndimi por dhe nga bota islamike. Prania në rritje e grupit vëllazëria islamike me pretendime agresive si ndaj vendit ashtu dhe ndaj fqinjëve, mund të jetë një preokupim i madh për politikën e deritanishme pro-amerikane të Egjyptit.
    Mund të vëresh si në Egjypt ashtu dhe në Tunizi por dhe në vende të tjeraku popullata islame përbën shumicën dërrmuese të popullsisë, një tendencë agresive sigurisht nga individë radikalistë për të vendosur qeveri islamike dhe shtete islamike. Kjo përbën një sfidë për Perëndimin sepse që lulimet e tyre janë fare të qarta dhe mesa duket duan të zvëndësojnë plotësisht sistemin komunist të vendosur për 70 vjet në Europë dhe në botë duke i bërë për së dyri një sfidë gjithashtu dhe sistemit ekonomik botëror.
    Qëllimet për’tja arritur qëllimit janë rritja e shpejtë e popullsisë në këto vende: Egjypti është bërë 80 milion banorë nga 13 milion para 60 vjetësh, po ashtu Sudani, Etiopia (82 milionë), Cadi (10 milionë), Tunizia(10 milion), Pakistani(150 milionë), dhe indonezia (250 milionë),Arabia Saudite (25 milion), Jemen (23 milion).
    Në Egjypt problemi kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje përveç qëndrimit të gjatë të Hosni Mubarak-ut ka qënë dhe mbetet ajo që thamë më lart:
    rritja jashtë çdo norme e popullsisë nga 1981 e deri në sot 2011 Egjipti është rritur për gati 1 milion çdo vit pra rreth 28 milion banorë gjatë sundimit të Mobarakut.
    Kjo së bashku me politikat e gabuara ekonomike-financiare ka shkaktuar që shumë egjiptianë të dalin jashtë vendit dhe llogariten rreth 2.7 milion egjiptianë kanë emigruar.
    Tani sikundër dukej dhe nga parrugat e protestuesve dukej se tre probleme kryesore duken në sfond përveç atyre që thshë më sipër por nuk përmënden nga politologët egjyptianë: Korrupsioni, Varëfria dhe Papunësia. Ky flamur ‘trengjyrësh’ i dështimit ekonomik dhe politik i Egjiptit ka angazhuar të gjithë- për ti gjetur një zgjidhje për këtë vend kaq të lashtë , me një rritje popullate kaq të madhe.
    Probleme të tjera që nuk deklarohen nga protestuesit egjiptianë janë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme sidomos ndaj komunitetit të krishterë kopt-ike, që përbën rreth 10% të popullsisë të Egjyptit; megjithatë nuk është fenomen i veçuar i shkeljes së të drejtave të minoriteteve të tjera veçanërisht komuniteteve të krishtera fetare të cilat po shkojnë drejt zhdukjes. Kjo ngre problemin e madh të respektimit të këtyre të drejtave nga qeverisja e re. Sigurisht ende protestuesit janë në rrugë duke kërkuar ende dorëheqjen e ‘faraonit’, megjithëse tavolina e marëveshjes është hapur.
    Probleme të ngjashme por dhe me një specifikë tjetër ka në Shqipëri dhe në politikën shqiptare e cila ka rreth 20 vjet që janë në drejtim në parti të ndryshmë të njëjtët njerëz thish-PPSH ose të afërm të tyre.
    Të tre problemet më të zakonshme që kanë ngritur popullin egjiptian në protesta: Varfëria, Korrupsioni dhe Papunësia. Janë të njëjta edhe këtu.
    Nëse emigracioni në Egjipt përbën 2.7 milion njerëz, pra afërsisht 4% e popullatës, në Shqipëri për 20 vjetë kanë emigruar 1.5 milionë qytetarë ose 40% e popullatës, pra dhe në kohën e Skënderbeut nuk janë larguar më shumë njerëz se sa sot po të merret parasysh përpjestimi i popullsisë 500 vite përpara kur emigruan 250.00 banorë në një popullsi epirote-arbëria prej 1milion banorësh në trevat e tyre.
    Së treti, korrupsioni megjithëse i pranishëm në të gjitha vendet kapitaliste, në vendet në zhvillim sikundër Egjipti dhe Shqipëria kanë ngjashmëri të madhe sepse për shkak se klasa politike drejtuese ashtu si dhe në Egjipt është e njëjta, dhe për më tepër në Shqipëri shumë individë politikanë drejtues riciklojnë si pa të keq duke e rënduar gjendjen dhe duke e vënë drejtësinë në një gjendje të varur nga drejuesit e politikës.
    Asnjëherë nuk ka patur një statistikë të pavarur për të treguar se sa është varfëria në Shqipëri qoftë për shkak të mos zyrtarizmit të minimumit jetik të varfërisë, qoftë për shkak të mos-aplikimit total të amnistisë fiskale (duke marrë masa që ai 40% i buxhetit jo-formal, të futet në qarkullim fiskal formal), por mendohet se mund të jenë rreth 1 milion banorë të aftë për punë sipas opozitës dhe 14% sipas maxhorancës(!?). Një mënyrë e analizave statistikore krejt pa baza shkencore. Mendohet që papunësia tek ne të jetë rreth 28 %.
    Pra të tre faktorët që nxorrën në rrugë egjiptianët janë të pranishëm dhe në Shqipëri. Aspektet e tjera se përse nuk arrihet ‘pika e vlimit’ në Shqipëri, megjithë faktorët nxitës sikurse u tha më lart është për shkak se:
    -në Shqipëri ka të ardhura jo-formale të padeklaruara,
    -në Shqipëri 1.5 milionët jashtë vendit sjellin të ardhura suplementare tek familjet e tyre brenda vëndit,
    -Rotacionet e rregullta të ndërrimit të pushtetit, ndonëse janë të njëjtët njerëz ata krijojnë shpresë se pas çdo katër vitesh popullata kë memorie të dobët për të kaluarën dhe shpresojnë tek këta njerëz.
    Përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE po vonohet, dhe ashtu si e kam thënë dhe më parë penguesit që luajnë rolin e hipokritit apo të oportunistit janë indivdët e ish-nomneklaturës së kuqe që drejtojnë vendin, partitë, dhe ekzekutivin, të cilëve u intereson të zgjatet tranzicioni që të marrim sa më shumë para e të kenë sa më shumë pushtet duke qëndruar në krye edhe për arsyen që të mos përgjigjen para ligjit.
    Ka individë në drejtim të shoqatave fetare apo pseudo-OJQ, që luajnë gjithashtu rolin e hipokritit duke lëshuar lotë krokodili ndaj problemeve të vendit, por fërkojnë duart fshehurazi duke menduar që sapo tu vijë rradha të ri-vendosin në Shqipëri një vend totalitar (por kësaj rradhe islamike me ligjin e Shariah), apo tw vazhdojnë tw rrjepin tw ardhurat e vendit me Projekte-fantazmw qw nuk i shwrbejnw zhvillimit tw vendit tonw.
    Këta individw, përkohësisht i janë turrur së bashku me ish-nomeklaturën e kuqe dhe servilët e tyre duke e gjetur oportune të shajnë Kishën ortodokse duke i hedhur faje që ajo nuk ka si ti ketë, sepse në se politikanë ekstremistë të ndryshëm flasin sa andej këndej dhe shteti nuk bën zë, këtu nuk e ka fajin kisha ortodokse dhe komuniteti ortodoks.
    Rëndësi ka që mënyrat e zgjidhjes janë të pakta por ato që kanë rekomanduar BE:
    - zbatimin e pavarësisë së pushteteve,
    -zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,
    - zbatimin e politikave makro-ekonomike dhe të politikave të reja për punësimin e njerëzve,
    -lufta kundër korrupsionit.
    Këto politika nuk ka zbatuar edhe ne edhe Mubaraku i Egjiptit, këto politika nuk zbatohen në vendet në zhvillim, për arsye se kastat politike të vendeve të tilla duan të qëndrojnë deri sa të vdesin- në karriket e pushtetit, duke realizuar një pseudo-demokraci në këto vende plot padrejtësi, dhe duke mos patur asnjë program të vërtetë zhvillimi për vendin.
    Le të shpresojmë që Shqipëria të ndërgjegjësohet për të zgjidhur sa më parë këto probleme duke: bërë votime të vërteta e të lira, duke mbajtur qëndrim të fortë ashtu si thotë BE dhe SHBA ndaj, radikalistëve, dhe politikanëve ekstremistë, dhe duke patur programe zhvillimi serioze për vendin të miratuara nga teknokratët, duke larguar këtë klasë politike-me votë, e cila si një shushunjë po i pi të ardhurat vendit.

  2. #-8
    Nazist
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25

    dihet

    egjipti si dhe disa shtete te tjera satelit , qe ne luften e 7 ditve me izraelin ka qene nje kukull e drejtuar eksluzivisht nga zyrat qendrore te langleyt dhe te moussadit , nuk eshte per tu cuditur qe pati rreagime te zbutura nga amerikanet si dhe kundershtime te ashpra kunder rrezimit te mubarakut nga izraeli... nuk eshte per tu cuditur fare...

    ajo qe eshte per tu cuditur eshte qe kjo fushata e rrevoltave dhe protestave ne pellgun e mesdheut (perjashtuar greqine) nisi pas dates 21 janar !!!
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga SchutzStaffeln Lexo Postimin

    ajo qe eshte per tu cuditur eshte qe kjo fushata e rrevoltave dhe protestave ne pellgun e mesdheut (perjashtuar greqine) nisi pas dates 21 janar !!!

    MOS JA FUSNI kot ...ne tunizi ishte para 21 janarit


    M'KA IK ZARI

  4. #-6
    A e di pirro10 se cfare do te thote "sondazh"?

    1. Mbase
    2. Jo
    3. Hiç fare

  5. #-5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A e di pirro10 se cfare do te thote "sondazh"?

    1. Mbase
    2. Jo
    3. Hiç fare
    hahaha. 3.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #-4
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A e di pirro10 se cfare do te thote "sondazh"?

    1. Mbase
    2. Jo
    3. Hiç fare
    E ke gabim

    Po
    Mbase
    Jo ( e teorikisht ajo hic fare hyn ketu)

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #-3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    A ka njeri ta deshifroje kete qe ka dashur te thote hapesi i temes?

  8. #-2
    Nazist
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Vendndodhja
    IRC
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    MOS JA FUSNI kot ...ne tunizi ishte para 21 janarit
    ne tunizi nuk qen protesta po sherr tifozesh qe ska lidhje fare daku
    Posht Qelbesirat Greke dhe krejt sllavet kudo qe te jen !!!

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shoku Pirro..

    Ashtu sikurse ustai yt Edvin Qose Ruc Klosi.. mezi po pret ta digjni Shqiperine si ne 97 ten..
    Dhe ne fakt kini bere perparime.

    Mjeshteria juaj eshte teper e larte.

    jini shkolle me vehte.

    Kush do te mesoje se si vritet Vota e Lire se si vritet populli mund te vij te ju e te marre leksione.

    Te ju..pra tek Shtabi juaj.

    ..

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    shoku Pirro..

    Ashtu sikurse ustai yt Edvin Qose Ruc Klosi.. mezi po pret ta digjni Shqiperine si ne 97 ten..
    Dhe ne fakt kini bere perparime.

    Mjeshteria juaj eshte teper e larte.

    jini shkolle me vehte.

    Kush do te mesoje se si vritet Vota e Lire se si vritet populli mund te vij te ju e te marre leksione.

    Te ju..pra tek Shtabi juaj.

    ..
    Me duket se ke shume gabim; eshte komplet e anasjellta; ne Shqiperi i pari dhe i fundit qe mund te jape leksione se si vidhet vota e njerezve, si vriten njerezit e paarmatosur me gjakftohtesi, eshte Sali Shpella. E ka bere kete gje ne te kaluaren (kulmi arriti ne 96 dhe 97-ten), e perseriti ate gje ne Qershor te 2009 dhe ne 21 Janar te 2011. S'mund te beje tjeter gje, eshte e vetmja gje qe di te beje.
    Tung

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •