Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 177
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,014
    Postimet në Bllog
    22

    Amb. Amerikan: Vrasjet e 21 janarit po shfrytëzohen paturpësisht për politikë

    Kantrimen: Palët në Shqipëri të qetësojnë situatën

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Tom Kantrimen u bën thirrje dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën. Zoti Kantrimen e quan të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për organizimin e protestës të premten. Shtetet e Bashkuara, thotë ai, do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit. Udhëheqësit politikë, shton zyrtari i lartë amerikan, duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë për hetimet. Me zotin Kantrimen bisedoi shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.

    Zëri i Amerikës: Zoti Kantrimen, që nga intervista e fundit që kemi zhvilluar para dy javësh, situata në Shqipëri është përkeqësuar. Cili është mendimi i qeverisë amerikane për situatën e tanishme. Sa shqetësuese është ajo?

    Thomas Countryman: E premtja, 21 janari, ishte një ditë e trishtueshme për gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkak të humbjes së jetës së tre personave gjatë dhunës politike. Në një situatë të tillë nuk ka fitues. Ka vetëm humbës mes udhëheqësve politikë, humbet populli dhe imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, aty ku ajo synon të anëtarësohet. Vazhdimi i përpjekjeve për të kthyer këtë gjendje humbjeje në një gjendje fitoreje, rrezikon të sjellë dhunë të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara, si një mik i mirë i Shqipërisë, ndajnë thellësisht shqetësimet që ekzistojnë sot për dhunë dhe për përsëritjen e dhunës. Prandaj ambasadori Arvizu me mbështetjen e fortë të Departamentit të Shtetit, po punon intensivisht me Bashkimin Evropian, me OSBE-në, t’u japë palëve një mundësi të ndalen për një moment, të marrin frymë thellë, të rivlerësojnë dhe qetësojnë situatën. Lidhur me gjendjen e sotme, dua të ritheksoj atë që tha ambasadori Arvizu, se pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë teknike. Hetimet do të drejtohen nga pala shqiptare, me ndihmën teknike nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë, në mënyrë që përgjegjësia për dhunën, për vrasjet e së premtes, të përcaktohet në mënyrë ligjore, në një formë që përmbush standartet evropiane. Kjo do t’u jepte të dy palëve mundësinë të thonin se shqetësimet e tyre për dhunën po zgjidhen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për situatën e sotme politike, por edhe për zhvillimin e institucioneve të Shqipërisë. Është jetike që një institucion i pavarur si Prokuroria të jetë në gjendje të bëjë punën, të jetë në gjendje të bëjë një hetim të besueshëm të asaj të ndodhi të premten. Së dyti, dua të them se ne mirëpritëm vendimin e Kryeministrit për të anuluar manifestimin që partia Demokratike kishte planifikuar për të shtunën. Pas bisedave që pati me ambasadorin Arvizu dhe ndihmës sekretarin e shtetit Phil Gordon, ai arriti një vendim, që unë besoj është në përputhje ne nevojën e sotme për të qetësuar situatën dhe shmangur një rritje të temperaturave. Ne e mirëpresim këtë vendim. Kryetari i Partisë Socialiste, ka bërë të ditur se ai synon të zhvillojë një demostratë paqësore të premten. Unë kam respekt të plotë për zotin Rama, por duhet të them se sinqerisht, ky është një gabim. Gjendja sot në Shqipëri është tejet e mbingarkuar. Edhe me synimet më të mira, edhe me synimin e mirë javën e kaluar për të zhvilluar një protestë paqësore, pati dhunë. Është e vështirë për çdo politikan të premtojë se do të ketë protestë paqësore, kur ajo planifikohet në një atmosferë kaq të nxehtë. E di se demonstrata bëhet në kujtim të tre viktimave, por unë jam i shqetësuar, se në se demostrata zhvillohet, në se kalohet në dhunë, në vend që të nderoheshin viktimat, do të krijohej efekti i kundërt.

    Zëri i Amerikës: Le të ndalemi për një moment tek hetimi i ngjarjeve. Ka shumë teori se si arriti Shqipëria deri këtu, por sot është arritur në këtë pikë, dhe hetimet janë ndër më të rëndësishmet. Të dyja palët i referohen institucionit të prokurorisë. Por a mendoni se ekzistojnë kushtet për hetime të paanshme.

    Thomas Countryman: Ne jemi të kënaqur që Prokurorja e Përgjithshme na kërkoi ndihmë dhe ne jemi në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës, megjithëse besoj më kuptoni, se hollësitë nga ndihma konkrete që mund të japim, ende nuk janë finalizuar. Kryeministri e mirëpriti përgjigjen tonë pozitive, po ashtu edhe udhëheqësi i opozitës e mirëpriti përgjigjen tonë. Besoj se të gjitha partitë, gjithë lojtarët e rëndësishëm në Shqipëri e kuptojnë se një hetim i paanshëm, me ndihmë teknike nga jashtë është një prej elementëve kyçë për të zgjidhur dilemën e tanishme politike. Dhe përsa kohë palët i përmbahen këtij qëndrimi dhe e lejojnë prokurorinë të bëjë punën, besoj se kjo do të ndihmojë në qetësimin e gjendjes dhe do të sjellë dialogun dhe kompromisin e duhur.

    Zëri i Amerikës: A mendoni se në këtë situatë të mbingarkuar, pas sulmeve të ndërsjella midis Ramës dhe Berishës që janë bërë personale, këta dy udhëheqës mund të ulen dhe të negociojnë me njeri tjetrin? A është e mundur kjo?

    Tom Kantrimen: Do të thoja që në politikë gjithshka është e mundur. Besoj se ndaj me shumicën e shqiptarëve zhgënjimin që politika është personalizuar dhe është bërë e pamoralshme. Ajo nuk është më rreth ideve, rreth konkurencës midis dy forcave, që e thonë qartë se çfarë qëndrimesh mbrojnë, por që sulmojnë e kundërsulmojnë, gjë që nuk pasqyron atë shtet evropian siç dëshiron të jetë Shqipëria. Nga ana tjetër, kam parë armiq me një të kaluar më të tmerrshme se sa këto dy parti, që janë ulur në tryezë dhe kanë arritur kompromis për të mirën e popullit të tyre. Kjo është ajo që duam të shikojmë në Shqipëri tani. Por më e rëndësishme se ç’duam ne amerikanët, ose evropianët për Shqipërinë, më e rëndësishme është ajo që do populli shqiptar. Dhe unë jam i bindur se populli nuk dëshiron më dhunë, nuk do të shikojë më fyerje, ai do të shohë udhëheqës që kanë forcën e duhur për të biseduar e arritur kompromise.

    Zëri i Amerikës: Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. A mendoi se ato janë një alternativë për zgjidhjen e problemeve?

    Tom Kantrimen: Jo.

    Zëri i Amerikës: Si mendoni se ndikon tek imazhi i Shqipërisë fakti që një vend i NATO-s, një vend që aspiron të hyjë në BE, nuk është në gjendje të kryejë hetime të tilla të thjeshta, si një videokasetë korrupsioni, apo një protestë?

    Tom Kantrimen: Dy çështje këtu. Së pari nuk është mirë për imazhin e Shqipërisë. Prandaj e thashë në fillim se ka vetëm të humbur, nuk ka fitues dhe se synimi nga njëra palë ose tjetra, për të gjetur fitore në një humbje të përgjithshme, të tërheq edhe më poshtë. Përsa i përket aftësisë së institucioneve, unë besoj se institucionet e pavarura në Shqipëri janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por ajo që duhet është që udhëheqësit politikë të heqin dorë dhe të mos i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Kjo është një çështje ligjore, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shteti dëshiron të jetë Shqipëria. Ky nuk është një mjet që një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, duhet të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë hetimet të vazhdojnë.

    Zëri i Amerikës: Cilin shikoni si hapin tjetër që do të hidhet në Shqipëri tani?

    Tom Kantrimen: Ajo që është e nevojshme tani është qetësimi i atmosferës. Nuk duhet të ketë më demonstrata, duhet të ketë më pak retorikë. Në të njejtën kohë, një hap tjetër i rëndësishëm është që të lejohet prokuroria të bëjë punën për të gjetur faktet. Përtej kësaj, ekziston nevoja që të dy palët të tregojnë angazhim për një fushatë të pastër, të ndershme e transparente për zgjedhjet lokale të majit. Dhe kjo nuk varet vetëm nga të dyja partitë. Varet edhe nga partitë e tjera politike si dhe nga qytetarët në Shqipëri. Në se njerëzit kërkojnë që zgjedhjet t’u përkasin atyre dhe jo dy partive, dhe në se ata i vëzhgojnë zgjedhjet, që ato të jenë të lira e të drejta, ky do të ishte një hap i madh drejt zgjidhjes së krizës politike dhe do të tregonte atë që unë e besoj, se Shqipëria është plotësisht e aftë të jetë një vend modern, anëtar i Bashkimit Evropian.

    Zëri i Amerikës: Njerëzit në Shqipëri e hedhin vështrimin nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemeve të tyre. Çfarë mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në këtë situatë?

    Tom Kantrimen: Në një vështrim afatgjatë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara, është të bindin shqiptarët, që të mos shikojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja për zgjidhjen e problemeve të tyre. Këto janë çështje që një shtet evropian, demokratik, një anëtar i NATO-s, duhet të jetë në gjendje t’i zgjidhë përmes sistemit të vet politik. Është po ashtu jetike, që populli i Shqipërisë t’i kërkojë udhëheqjes së vendit zgjidhje paqësore, kompromisi. Këtu nuk arrihet menjëherë. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë, që në stadin e tanishëm të zhvillimit të saj politik, Shqipëria mbështetet shumë tek Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur probleme, që vendi duhet të gjejë rrugën t’i zgjidhë vetë. Në të ardhmen e afërt, ne do të ndihmojmë me hetimet, do të vazhdojmë të flasim me të dy partitë, për të ulur temperaturat, dhe ne do të punojmë me gjithë partitë, me gjithë shoqërinë civile dhe organizatat jo-qeveritare dhe me OSBE-në, për të ndihmuar që zgjedhjet e majit për pushtetin vendor të jenë të pastra, transparente dhe që ato t’u përkasin qytetarëve të Shqipërisë.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    http://www.youtube.com/watch?v=El_vttLKhiI

    Perkrahje e qarte e SHBA per qeverine Shqipetare.

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Tom Kantrimen: Ajo që është e nevojshme tani është qetësimi i atmosferës. Nuk duhet të ketë më demonstrata...
    Ketu ka plotesisht te drejte. Shpresoj qe mos te shohim me kurre skena te tilla dhune nga nje vend shqiptar, qe ndersehen nga ata qe vuajne nga sindromi i lakmise per pushtet. Mire do te ishte qe te bojkotohen nga masa keto protesta dhe kjo do te ishte leksioni me i mire.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Ambasadori Arvizu: Berisha, burrë shteti

    Ambasadori i SHBA në Tiranë vlerëson bashkëpunimin me kryeministrin Berisha si dhe përgjegjshmërinë që ai shfaq për qeverisjen e vendit si dhe ruajtjen e stabilitetit. Pas anullimit të manifestimit të së shtunës, ambasadori e cilësoi Sali Berishën, si një burrë shteti, ndërkohë që kujtoi se “dhuna e Edi Ramës s’e ndihmon Shqipërinë”

    Ambasadori i SHBA-së në Tiranë duke deklaruar sërish mbështetjen e tij për prokurorinë në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit i kërkoi asaj të mos ndikohet nga politika. Në një konferencë për shtyp ambasadori Arvizu kërkoi një hetim të pavarur dhe të besueshëm për ngjarjet e 21 janarit dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të bashkëpunuar me prokurorinë për të kryer hetimet. “Shqipëria duhet të funksionojë si një shtet demokratik dhe për këtë duhet të ketë institucione të pavarura. Cilido duhet të rezervohet në deklarata pasi diskutimet në media nuk i shërbejnë askujt”, u shpreh ambasadori Arvizu.
    Gjithashtu ambasadori i SHBA-së Arvizu ka përgëzuar kryeministrin Berisha për anulimin e manifestimit të së shtunës kundër dhunës të përdorur në demonstratën e 21 janarit, por nga ana tjetër theksoi se shprehte keqardhje që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk ka anuluar vendimin për demonstratën e së premtes.
    “Dje, u ftova për drekë nga Kryeministri Berisha. Gjatë bisedës sonë mbi situatën aktuale, i kërkova të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të Partisë Demokratike të planifikuar për këtë të shtunë. I shpreha gjithashtu që isha i shqetësuar mbi retorikën e ndezur politike nga të gjitha anët dhe kërkova që ai të bënte pjesën e tij për ta ulur atë. Dje në mbrëmje, Filip Gordon, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, i telefonoi Kryeministrit për t’i shprehur shqetësimet tona. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë vendimin e Kryeministrit për ta anuluar tubimin. Ishte një vendim prej burri shteti dhe gjëja e duhur. Para pak fola me Kryeministrin për t’ia shprehur këtë. Dje në mbrëmje, kalova thuajse 100 minuta me kryetarin e opozitës. I shpreha pikëpamjen që dhuna e mëtejshme nuk do të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsionin apo për të çuar përpara aspiratat e popullit shqiptar. I kërkova Edi Ramës të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të opozitës që është planifikuar për të premten. Më vonë në mbrëmje, Gordon i telefonoi kreut të opozitës dhe folën për afro 30 minuta. Edhe Gordon theksoi shqetësimin e tij për potencialin për dhunë dhe i kërkoi Ramës të anulonte demonstratën. E gjej jashtëzakonisht për të ardhur keq që Rama është shprehur se ka në plan ta kryejë tubimin ditën e premte. E nxis me forcë që ta rishikojë pozicionin e tij. Shtetet e Bashkuara nuk marrin anën e asnjërës palë. Ne jemi në anën e popullit shqiptar. Mbështesim institucionet demokratike të Shqipërisë. Nevojitet që edhe udhëheqësit politikë shqiptarë të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Arvizu. Ambasadori amerikan tha më tej se është e pavend që Shqipëria anëtare e NATO-s të cenohet nga stabiliteti. Siç tha ai, një vend që eksporton siguri dhe stabilitet përmes kontingjenteve ushtarake në Irak dhe Afganistan meriton më shumë se sa një tentativë politike për demonstratë të dhunshme.

    panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ketu ka plotesisht te drejte. Shpresoj qe mos te shohim me kurre skena te tilla dhune nga nje vend shqiptar, qe ndersehen nga ata qe vuajne nga sindromi i lakmise per pushtet. Mire do te ishte qe te bojkotohen nga masa keto protesta dhe kjo do te ishte leksioni me i mire.
    Rina, ata qe dalin ne proteste dalin per hallet e veta, jane pa pune , pa te ardhme, me rroga minimale, kunder korrupsionit, vjedhjes se votave. Nuk del njeri per qef atje.
    Edhe ata te mitingjeve qe ben PD dalin nga halli. Po nuk dolen i heqin nga puna se jane buxhetore. Jane te detyruar.

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Kur jane gazetat/mediumet e Shqiperise ne fjale, kam verejtur se se pari duhet te pyetesh e kujt eshte gazeta (kush e kontrollon) dhe pastaj te lexosh lajmin. Keshtu qe nuk e di, e kujt eshte Panorama, dhe si pasoje nuk e di, a eshte i sakte artikulli, por nese ambasadori ka deklaruar vertete kete qe thote artikulli, ka treguar perseri se Amerika eshte vertet vend mik i Shqiperise.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Rina, ata qe dalin ne proteste dalin per hallet e veta, jane pa pune , pa te ardhme, me rroga minimale, kunder korrupsionit, vjedhjes se votave. Nuk del njeri per qef atje.
    Edhe ata te mitingjeve qe ben PD dalin nga halli. Po nuk dolen i heqin nga puna se jane buxhetore. Jane te detyruar.
    Le te dale gjithe shqiperia !

    Po asnje person mos te prek institutionet ... le te dalin ne menyre paqesore !

    Shqiperia nuk perbehet vetem nga ata persona atje .... Shumica e shqiptareve distancohen ne menyre absolute nga keto akte dhune qe u filluan nga demonstruesit pa asnje lloj provokimi nga ana e policise

    Ka nje dallim shume te madhe midis protestes edhe vandalizimit !!! Ata ishin vandall ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Rina, ata qe dalin ne proteste dalin per hallet e veta, jane pa pune , pa te ardhme, me rroga minimale, kunder korrupsionit, vjedhjes se votave. Nuk del njeri per qef atje.
    Edhe ata te mitingjeve qe ben PD dalin nga halli. Po nuk dolen i heqin nga puna se jane buxhetore. Jane te detyruar.
    Keshtu eshte kur e shikon jeten e Shqiptarit nga Tv e Klanit, TVSH-ja. Nuk kane faj mi D&G qe nuk ja kane haberin cfare behet ne Shqiperi.
    Eshte bo Saliu si Enveri. Nuk bohet asgje pa dhene urdher ai.

    Shqiperia doli protestoi ne menyre paqesore. Turma qe beri rremujen nuk perfaqeson tere popullin.
    Mos beni pergjithesime te kota dhe trashanike duke e quajtur popullin armik pse u ngrit kundra qeverise.
    Ata qe shkaktuan rremujen duhet te kapen e denohen sipas ligjit. Dhe ata qe vrane njerez te pafajshem duhet te denohen gjithashtu.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    CHINO, kete e deklaroi edhe publikisht Ambasadori Arvizu. kam pershtypjen se e shikon vetem top-ch dhe news24 dhe si rezultat nuk ke mundur ta degjosh apo edhe shikosh deklaraten e Ambasadorit Arvizu.
    Ne vazhdim shikoi lajmet ne tvklan, ku Ambasadori Arvizu shihet e degjohet duke deklaruar me gojen e tij kete deklarate...
    http://www.tvklan.tv/lajme_edicioni.php

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nejse un po benj lajmerimin per te lare ndergjegjen tme..

    Me vjen keq qe nuku kisha lidhje me zyro rekrutimo autobuso Bedelo zagareve para 21 janarit qe tu kisha thene.. mo shkoni se do tu a beje gropen kapoja.. ed ruc..

    po prap ne kohe jemi se ai pisi neser prap e ka nje djallezi ne plan..

    -------

    per te ruajtur jete njerzish po e postoj dhe ketu kte paralajmerim..

    ndonse vone por me mir von se kurre..

    tash ne teme

    ..

    vreni kho .. katundare dhe qytetare..

    neser sic e dini kapobanda e khmer rruzhve edvini.. qe maskohet si europian e qe i dhimbsen gjoja shume grate e vajzat e burrat.. do luaje komedin e radhes.. si aktori me i afte ne bote..
    te fton ne nji kurth.. te ve si bageti te ulerish ose blegerish.. te kthen ne cakall e te ve te vrasesh polica.. e pastaj te vret.. me ndoj cader te llojit bullgaro-markov.. e pastaj te qan e referatin ta mban..

    e dini cjan cadëret e llojit markov..?

    kobure te maskuara si ombrello.. qe te bejne pa cak pa bamb.. te vec ku vate i ngrati shoku vezir..
    kloseria pran edvin rucit i di mire kto pune..
    keshtu e vrau kexhibija bëllgare ne londer dikur shkrimtaro-desidentin.. markov..

    me dicka te tille i coj ne te semes dhe ed klos ruci ata 3 bedelet.. te premten qe shkoj e qe neser do tu a kendoj kulufruthin.. ne bulevard..
    pra brari i thote mamave tuaja.. qe neser mos ti dalin kapobandes ne bulevard sepse terbimi i tij ka arritur aty ku smban me.. dhe ka shum mundesi qe neser ai te vrase dhe gra ose femije te cilet i ka ftuar ne te ashtuquajturen.. demonstrate paqesore dhimbje solidarizore.. euro paqesore atllantiko.. demokratore.. kinse nga respekti qe ka per 3 bedelet.. qe vet i vrau ne bulevard..

    pra kush i do mamate e motrat.. tu thote qe sonte mo dilni neser ku ju therret shtaza edvin..

    gjyshet lerini le te shkojne kujt i krruhet sy.ma.. se ja kerruan mire shoku ruc.. me cadere te lloj lloj formash e hunjsh te gedhendur posacerisht.. per ate pune..

    pra larg nga rrezja e snajpereve te ed rucit..
    larg nga hordhite caushore gjin ndre-ore..
    rrini ne shtepia..

    mo thoni neser brar pse nuku na the..

    keshtu pra..

    lavdi zotit arvizu..

    por djallit edvin duhet ti ruhemi vazhdimisht sepse nuk eshte vetem..

    ka nje armate kusaresh e shkrimtaresh e akademikesh e bolshevikesh.. serial killerash e krokodilash..

    dhe neser kjo hordhi do perpiqet te beje ndonji tragjedi..

    urojme qe asnji polic e ushtar te mos goditet nga hunet e vandalet e kanibalet e kanibaleshat (neser do ket shume te tilla kur.vica plaka e te reja) e selise roze..

    naten e mire pra..

    qoft neser nje dite e bardhe..

    kjo varet nga ju..

    i vajtet ju kiu..
    ndejet ne shpi.. ju ha m.unë..

    ---------

    kam nje informacion por jo aq te sigurt.. se ed ruci ka ne katin e 4 te selise roze rreth 1000 e ca kallashe..

    ..

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •