Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 177
  1. #21
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    DiXhi, une nuk mendoj se kjo protesta e fundit e PS ishte e natyres sociale, ekonomike apo te keq-qeverisjes, sepse problemet qe i permend ti i kemi edhe ne ne Kosove, mbase edhe me te thella, por une nuk kam pare qe opozita jone te kete pasur tendenca te rrezimit te qeverise dhe sulmimit te institucioneve permes tubimeve te tilla huliganeske sepse opozita jone mendoj se e sheh edhe veten si pergjegjese per problemet qe i kemi ne ne Kosove dhe nuk e sheh veten mbi to.
    Ndersa une po te them qe ai qe u vra HEKURAN DEDA ndjese paste ,i jane gjet vetem 3000 lek te vjetra ne xhep. Dhe ne fshatin e tij njihej si demokrat. Pra nuk doli as per ramen as per rucin ,por doli per hallet e tij. Jo t'gjithe qe ishin ne demonstrate dolen per ramen se ashu e deshi rama ,dolen sepse varferia dhe papunsia po kap kulmin. Po nejse ..ne cdo gje kemi qef ta politizojme. Kur ske asnje sindikate qe funksionon njerzit jane te prirur te dalin ne protestat qe organizon opozita ,sepse skane rrugezgjidhje tjeter. Kuptojeni kaq gje.
    Against all odds..

  2. #22
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    PO- pra klasa politike shqiptare duhet te kaloje pubertetin ,te rritet dhe te pavarsohet nga bota per te zgjedhur problemet e vecanta kombetare,ta bejne Shqiperine pjese te botes si nje vend plotesisht i pavarur per ceshtjet mbrendakombetare.
    Klasa politike shqiptare duhet te jete shembulli per popullaten e rendomte se si bashkpunohet me kundershtaret politik per interesin e vendit..

    Ne kete video qe ka sjelle Albo keni ndegjuar Zerin oficial te Amerikes : besoni se Amerika nuk rrin anash dhe nuk do ti leje shqiptaret vetem,por punet tona duhet ti bejme vete sigurisht!
    Jemi bekuar me miqesi reale me Ameriken dhe popullin e saj, por mos e teprojme se kush nuk do te na beje edhe detyrat e shtepise, ne arenen nderkombtare na ndihmon Amerika, nga rreziku nga fqinjet na mbron Amerika ...mos te kerkojme qe edhe detyrat elementare per te funksionuar si shtet te na i beje Amerika.
    Nese vrasim njeritjetrin dhe vazhdojme me vetshkatrrimin mund edhe miqte tane te na braktisin,cdo gje ka kufi.

    Paqe ,qetesi , vllazeri,dhe bashkepunim e dashur Shqiperi !

    me nderime per pajtimin mes shqiptareve,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 27-01-2011 më 21:36
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Ky lajm mjafton te kuptosh se amerikes nuk i intereson demokracia ne shqiperi, mjafton te kene satrapin e tyre qe i con ushtar ne irak dhe i ben ftese per baza raketore kunder rusise...shqiperia eshte kthyer ne nje republik bananesh me nje kastravec ne krye...mjer ai vend

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Ky lajm mjafton te kuptosh se amerikes nuk i intereson demokracia ne shqiperi, mjafton te kene satrapin e tyre qe i con ushtar ne irak dhe i ben ftese per baza raketore kunder rusise...shqiperia eshte kthyer ne nje republik bananesh me nje kastravec ne krye...mjer ai vend
    pa ameriken ne do vriteshim me njeri-tjetrin.
    pse kush eshte demokraci per ju? te maresh pushtetin me te gjitha menyrat! pushtetin ta jepe populli me voten e tij, nuk ta japin demostratat. populli u pa se kush ishit per 8 vjet me radhe, populli e di kush eshte kryetari i bashkise se tiranes, ndaj iu ka dale boja. jeni rrace hajdutesh. e djathta per shqiperine edhe 20 vjet te tjera.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Rina, kjo proteste nuk ishte e opozites, ishte e njerezve te pashprese kundrejt qeverisje se korruptuar dhe varferise.
    Fshatari nga Gjirokastra qe humbi jeten, u nis ne mengjes per ne Tirane duke u thene familjareve: "sot do rrezojme qeverine ne Tirane". Zakonisht, fukarenjte nuk kane leke te teperta per ti harxhuar per bileta autobuzesh per ne Tirane, dhe une jam i bindur qe ai fshatari nga Gjirokastra nuk e kish pare ne enderr qe ate dite do te rrezonin qeverine, dikush i kish fryre ne vesh nga shoket e Partise Socialiste, qe vetem nje dite me pare, u frynin artopololanteve te vete mediatike duke na thene se "po trokasim dere me dere per protestat". Me sa duket, mesazhi ka qene: "neser do te rrezojme qeverine".

    Si do ta mbushin barkun me buke ata fukarenjte duke rrezuar qeverine?

    Nese ti ende beson se ajo qe ndodhi ne Tirane ne 21 janar ishte nje "revolte e popullit fukara", atehere ti je duke mashtruar vetveten. Ne ditet ne vazhdim, prokuroria dhe komisioni i parlamentit, do te zbardhin te gjitha aspektet e ngjarjeve ate dite.

    Albo

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fshatari nga Gjirokastra qe humbi jeten, u nis ne mengjes per ne Tirane duke u thene familjareve: "sot do rrezojme qeverine ne Tirane". Zakonisht, fukarenjte nuk kane leke te teperta per ti harxhuar per bileta autobuzesh per ne Tirane, dhe une jam i bindur qe ai fshatari nga Gjirokastra nuk e kish pare ne enderr qe ate dite do te rrezonin qeverine, dikush i kish fryre ne vesh nga shoket e Partise Socialiste, qe vetem nje dite me pare, u frynin artopololanteve te vete mediatike duke na thene se "po trokasim dere me dere per protestat". Me sa duket, mesazhi ka qene: "neser do te rrezojme qeverine".
    Po ti nga e di kete apo ta tha familja e viktimes?

    Nese ti ende beson se ajo qe ndodhi ne Tirane ne 21 janar ishte nje "revolte e popullit fukara", atehere ti je duke mashtruar vetveten. Ne ditet ne vazhdim, prokuroria dhe komisioni i parlamentit, do te zbardhin te gjitha aspektet e ngjarjeve ate dite.

    Albo
    Cila prokurori? Prokuroria qe nuk njihet as nga vete kryeministri i vendit i cili ne vend qe te zbatoje ligjin shkon dhe i thote prokurores lavire? Ohhh pulizzzzzzzz.

    Megjithate s'ka faj Sala. Nuk u vra apo te futej ne burg kot fare ndonje shqiptaro-amerikan atje dhe ta shikoje ti sa bukur do kendonte Sala se do e bente Amerika t'ja merrte kenges jo per gje.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Robert Hand: Jo demonstrata të tjera në rrugë

    Robert Hand, këshilltar politik pranë Komisionit Amerikan të Helsinkit, i bëri thirrje qeverisë në Shqipëri që të bashkëpunojë me prokurorinë. Duke komentuar për gjendjen e tensionuar në vend, ai tha se opozita po përpiqet të minojë legjitimitetin e qeverisë dhe nuk është e qartë se si duan ta arrijnë ata këtë. Zoti Hand ka qenë disa herë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet.



    Zëri i Amerikës: Zoti Hand, në Shqipëri vazhdon lufta e fjalëve mes dy palëve politike dhe disa herë politikanët përdorin gjuhë të pakontrolluar në publik, madje edhe gjuhë urrejtjeje. Mendoni se ky ishte një faktor që çoi në dhunën e 21 janarit?

    Robert Hand: Mendoj se kjo ndihmoi për krijimin e një klime që mundësoi atë që ndodhi të premten e kaluar. Është e vështirë të vësh gishtin te një incident ose episod i caktuar dhe të thuash se ky ishte shkaku, por sigurisht që kjo krijon një klimë të tensionuar. Megjithatë, pikëpamja ime për atë që ndodhi të premten është se ajo mund të shmangej, dhuna mund të ishte parandaluar. Fakti që ekziston një klimë e tillë ku njerëzit thonë gjëra që nuk janë të shëndetshme dhe produktive, nuk ua heq përgjegjësinë atyre që u angazhuan në këtë dhunë ose që e orkestruan atë si dhe përgjegjësinë për atë që për fat të keq ndodhi në demonstratë në Tiranë.

    Zëri i Amerikës: Ka gjithashtu një përplasje mes institucioneve; zoti Berisha refuzon t’i dorëzojë prokurorisë shefat e sigurisë për të nisur hetimet. A ju shqetëson kjo si diçka që duhet marrë seriozisht apo e shihni thjesht si një trysni ndaj prokurorisë?

    Robert Hand: Po. Mendoj se duhet marrë seriozisht. Kam dëgjuar se pjesë e arsyes që lufta e fjalëve është rikthyer, ka të bëjë me disa parregullsi teknike apo formulimet e gabuara në urdhrat e ndalimit. Unë nuk jam jurist shqiptar prandaj nuk mund të them nëse kjo është ose jo e vërtetë. Por në anën tjetër kjo po shoqërohet me akuza, sikur prokurorja, duke e bërë këtë, po merr anën e opozitës dhe po vepron gabim. Mendoj se në fund të fundit prokuroria ka një punë që duhet të bëjë sepse të premten u kryen vepra penale dhe ajo ka detyrën si prokurore të hetojë rreth tyre. Përsa kohë që ajo qëndron në kufijtë e kompetencave të saj, mendoj se qeveria është e detyruar ligjërisht ta respektojë autoritetin e saj dhe të bashkëpunojë edhe pse mund të mos jetë dakord me akuzat që qëndrojnë prapa hetimit. Në fakt, mungesa e bashkëpunimit thjesht do të krijonte një sens kundërproduktiv dhe nuk do të ishte në interes të qeverisë. Në qoftë se qeveria i shikon si të gabuara këto akuza, mënyra më e mirë për të do të ishte të bashkëpunonte me prokurorinë dhe të jepte argumentin e saj.

    Zëri i Amerikës: Ka një vit e gjysmë që opozita kërkon hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009. Tani ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Sali Berisha. A mendoni se opozita ka një strategji të qartë se çfarë kërkon?

    Robert Hand: Mendoj se është e qartë ajo që kërkojnë ata. Ata duan të minojnë legjitimitetin e qeverisë së tanishme të Shqipërisë. Ajo që është më pak e qartë është se si duan ta arrijnë këtë. Ata nuk janë përpjekur ta arrijnë këtë përmes proceseve politike normale por bojkotuan parlamentin dhe tani me demonstratat në rrugë e të tjera, çka nuk duket se po e ndihmon situatën. Në fakt, me sa di, Partia Socialiste ka në plan të bëjë një demonstratë tjetër. Mendoj se gjëja më e përgjegjshme dhe më e shëndetshme që duhet të bëjë opozita është të mos organizojë demonstrata të tjera në rrugë, sepse tani për tani gjendja është tepër konfrontuese. Do të ishte një shenjë e mirë nga ana e tyre nëse ata tërhiqen, ta anulojnë demonstratën dhe të gjejnë mënyra që të rivendoset dialogu politik normal, pra një dialog më i civilizuar dhe më dinjitoz, siç janë shprehur edhe shefat e mij në Komisionin amerikan të Helsinkit. Nëse e bëjnë këtë, na mbetet të shikojmë nëqoftëse koalicioni në fuqi do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

    Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh atë që po shikojmë tani në Shqipëri, mendoni se pranimi i Shqipërisë në NATO ishte i parakohshëm?

    Robert Hand: Unë kam marrë pjesë aktive në diskutimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO kur u shtrua ky problem. Edhe pse ne e mbështetëm anëtarësimin e Shqipërisë, dhe unë isha mes tyre, ne shtruam pyetjen: nëqoftëse i japim anëtarësimin Shqipërisë, ç’do të bëhet me procesin e reformave? Logjika që ne ndoqëm ishte kjo: kur vende të reja hyjnë në NATO, ato kanë prirjen të vazhdojnë të reformohen dhe si rrjedhojë e anëtarësimit, demokracia bëhet më e qendrueshme. Pra, mbi këtë bazë dhe me këtë shpresë pati një mbështetje shumë të fortë që Shqipëria të bëhej aleate e NATO-s, aq më tepër që ajo ishte një mike e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, gjë që këtu në Uashington dihet mirë. Mendoj se mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të bëhej përjashtimi fatkeq i kësaj logjike që ka të bëjë me vazhdimin e reformave pas anëtarësimit. Unë do t’i jepja Shqipërisë më tepër kohë për ta provuar veten. E them këtë me një farë keqardhjeje sepse gjithnjë kam qenë një mbështetës i fortë i saj, që prej më shumë se 20 vjetësh kur e vizitova vendin për herë të parë. Mund të mos jem një nga miqtë më të fuqishëm të Shqipërisë në Uashington por jam ndër miqtë më të vjetër. Gjithnjë jam përpjekur që hartuesit e politikave për Shqipërinë, qoftë këtu apo në Evropë, të kapërcejnë disa paragjykime për këtë vend, se gjoja të gjithë janë të korruptuar, se atje ka një nacionalizëm të skajshëm apo sikur shqiptarët në një farë mënyre janë më pak evropianë. Për mua, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë një inkurajim, kur mendoja për dekadat e sundimit komunist apo për poshtërimin e saj nga vendet fqinje. Shpresoj se e gjithë kjo nuk do të humbasë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikanëve sot në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Pra, ekziston një pikëpyetje nëse institucionet po funksionojnë në Shqipëri? Cili është mendimi juaj?

    Robert Hand: Në fund të fundit, si mbështetës i demokracisë, do të thosha se i takon popullit të Shqipërisë të vendosë. Institucionet duhet t’u shërbejnë atyre. Mendimi im personal është se ato funksionojnë por vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Në Shqipëri ka një lëvizje shumë të vogël të shoqërisë civile, pra të njerëzve që interesohen për ta përmirësuar vendin, në kontrast me ata që interesohen për të fituar pushtet. Mes institucioneve politike të Shqipërisë ka gjithashtu shumë pak shërbim publik, pra njerëz që janë të përkushtuar për ta bërë vendin të funksionojë pavarësisht se kush është në pushtet. Mendoj se kemi të bëjmë me diçka që Shqipëria ende nuk e ka kapërcyer. Politika është tepër e polarizuar, nuk ka një shërbim publik apo shoqëri civile, prandaj fituesi i merr të gjitha për vete, askush nuk shikon se çfarë është e mirë vërtet për vendin dhe për popullin. Kjo është e nevojshme të ndryshohet sot në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Ju thatë se politika në Shqipëri është tepër e polarizuar. Si mundet që të dy palët të shkojnë drejt dialogut? A mos kërkohet një ndërhyrje më e fuqishme nga jashtë?

    Robert Hand: Politikanët shqiptarë është e nevojshme ta gjejnë zgjidhjen vetë. Ata nuk duhet që gjithmonë t’i ndërkombëtarizojnë problemet e tyre. Në botë ka shumë probleme me të cilat duhet të merret komuniteti ndërkombëtar. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë të ketë sukses dhe qeveria amerikane po jep mjaft mbështetje për demokrazimin në Shqipëri. Por ne nuk mund t’i zgjidhim problemet e saj, sepse prandaj janë politikanët atje, qoftë në shumicë apo në opozitë. Mendoj se ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje, kthimi i saj në objekt ndërmjetësimi ndërkombëtar nuk është rruga e duhur. Ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të mësojnë t’i zgjidhin vetë këto probleme që ata vetë i kanë krijuar.

    Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër, sa herë që ka një ndërhyrje nga jashtë, politikanët shqiptarë i përdorin komentet që bëjnë të huajt secili për interesin e vet. Mendoni se ndërkombëtarët duhet të flasin me terma më të qarta në raste të tilla?

    Robert Hand: Edhe mua vetë më pëlqen që të përdoret një gjuhë më e qartë. Mirëpo kur flitet me fjalë më konkrete, dhe kjo më ka ndodhur edhe mua, atëhere ata zgjedhin dhe përdorin ato fjalë që atyre u pëlqejnë. Kjo më ka bërë më të kujdesshëm kur dua të them diçka për Shqipërinë. Por puna është se sot në sistemin politik të Shqipërisë, nuk ka njeri për të cilin mund të thuash se është vërtet “i miri”. Prandaj ka një ngurrim, të paktën nga ana ime, për të kritikuar këtë parti apo atë parti, sepse kjo do të nënkuptonte mbështetje për palën tjetër, çka nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, megjithë polarizimin ekziston një emërues i përbashkët, për shembull për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kështu që, disa nga ato komentet që tingëllojnë të paqarta, në të vërtetë janë një përpjekje për t’i bashkuar të gjitha palët rreth atij emëruesi të përbashkët, që ata e kanë por nuk e përdorin për ta çuar vendin përpara.

    Zeri i Amerikes

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Njerezit e lene veten te perdoren sa here qe qeveria e ben balte. Po, PS ishte e korruptuar prandaj erdhi PD ne pushtet. U korruptua dhe kjo , le te iki te vije prape PS. Pushteti duhet te meritohet, s'mund te mbahet me dhune.
    TaNea ia fuska kot, sepse greket u ngriten ne demonstrata dhe qeveria dha doreheqjen dhe u nderrua. Ja qe u ngrikan dhe ne ballkan kunder korrupsionit.
    Prandaj ekzistojne zgjedhjet. Nese njerezit nuk e pelqejne nje qeveri, votojne tjetren ne zgjedhjet e rradhes. Zgjedhjet ishin legjitime. Jane njohur nga PS vete dhe gjithe instuticionet nderkombetare.
    Ajo qe po ndodh ne Shqiperi, eshte qe Rama do te marri pushtetin me dhune dhe jo me vota.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Po ti nga e di kete apo ta tha familja e viktimes?



    Cila prokurori? Prokuroria qe nuk njihet as nga vete kryeministri i vendit i cili ne vend qe te zbatoje ligjin shkon dhe i thote prokurores lavire? Ohhh pulizzzzzzzz.

    Megjithate s'ka faj Sala. Nuk u vra apo te futej ne burg kot fare ndonje shqiptaro-amerikan atje dhe ta shikoje ti sa bukur do kendonte Sala se do e bente Amerika t'ja merrte kenges jo per gje.
    Do you expect your questions to be answered?

    Gjer dje fliste kundra prokurorise, tani thote ajo do te zbardhi cfare ndodhi ne 21 janar.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fshatari nga Gjirokastra qe humbi jeten, u nis ne mengjes per ne Tirane duke u thene familjareve: "sot do rrezojme qeverine ne Tirane". Zakonisht, fukarenjte nuk kane leke te teperta per ti harxhuar per bileta autobuzesh per ne Tirane, dhe une jam i bindur qe ai fshatari nga Gjirokastra nuk e kish pare ne enderr qe ate dite do te rrezonin qeverine, dikush i kish fryre ne vesh nga shoket e Partise Socialiste, qe vetem nje dite me pare, u frynin artopololanteve te vete mediatike duke na thene se "po trokasim dere me dere per protestat". Me sa duket, mesazhi ka qene: "neser do te rrezojme qeverine".

    Si do ta mbushin barkun me buke ata fukarenjte duke rrezuar qeverine?

    Nese ti ende beson se ajo qe ndodhi ne Tirane ne 21 janar ishte nje "revolte e popullit fukara", atehere ti je duke mashtruar vetveten. Ne ditet ne vazhdim, prokuroria dhe komisioni i parlamentit, do te zbardhin te gjitha aspektet e ngjarjeve ate dite.

    Albo
    sa kushton bileta Gjirokaster-Tirane, 1 mije euro?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  10. #30
    Lidington: Tubimet, qoftë edhe paqësore janë të rrezikshme

    Ministri Britanik për Europën vlerëson profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e policisë shqiptarë

    Ashtu si të gjithë faktorët shqiptarë, thirrjet për mosmbajtje të tubimeve të tjera vjen edhe nga Ministrit Britanik për Europën, zoti David Lidington. Në deklaratë vlerësohet qartë edhe Policia e Shtetit:

    “Më vjen shumë keq për dhunën dhe humbjen e jetëve gjatë protestës të premten e kaluar në Tiranë. Imazhet nga Tirana që pamë në ekranet tona televizive javën e kaluar nuk janë imazhe qe ne duam të shohim nga një shtet që dëshiron antarësim në Bashkimin Europian. Mënyra më e mirë tani për të treguar respekt për viktimat, respekt për ata punonjës policie të cilët u sollën me përmbajtje dhe profesionalizëm, është që të sigurohet një hetim penal i plotë, i pavarur, për ngjarjet të premten e kaluar, veçanërisht për të shtënat me armë. I kërkojmë fuqimisht autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe partitë politike të përmbahen për të mos sulmuar integritetin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të mos pengohet procesi i nevojshëm i sundimit të ligjit. Drejtësia nuk mund të kryhet brenda natës. Qeveria e SHBA-së ka ofruar mbështetje të rëndësishme ekspertësh për Prokurorinë e Përgjithshme, që do të ndihmojë për të shpejtuar procesin. I dërguari i BE-së Lajçak e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Tiranë dje se BE-ja, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu janë të gatshëm për të ndihmuar. Edhe me mbështetjen ndërkombëtare, një hetim i besueshëm do të marrë kohë. Gjatë këtij momenti të rëndësishëm dhe delikat, kur kredibiliteti ndërkombëtar i Shqipërisë është në rrezik, tubime te tjera, sado paqësore të jenë qëllimet e tyre, mund të shkaktojnë përplasje të tjera. Ne kërkojmë nga të gjithë që të mos lejojnë një përsëritje të ngjarjeve të së premtes së kaluar”, thuhet në deklaratën e Ministrit Britanik për Europën.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •