Gjuhėtari dhe sufiu
Nga Xhelaludin Rumiu
Nė njė natė pa hėnė njė sufi, duke kaluar pranė njė pusi tė tharė, dėgjoi njė britmė. Njė zė i mbytur kėrkonte ndihmė.
"Kush ėshtė aty"?- u pėrgjigj dervishi duke zgjatur kokėn tek vrima e pusit.
Jam njė gjuhėtarė, dhe duke qenė se nuk njihja rrugėn nė mėnyrė tė pavullnetshme rashė nė kėtė pus tė thellė ku ndodhem tani, krejtėsisht i paaftė pėr tė lėvizur"- iu pėrgjigj zėri.
"Mbahu fort miku im, po shkoj tė marrė i ēik shkallėn edhe atė litarin"- iu pėrgjigj mistiku.
"Njė moment tė lutem, -iu pėrgjigj gjuhėtari- "sintaksa dhe diksioni juaj janė shumė tė mangėta, tė lutem t'i pėrmirėsosh menjėherė".
"Nėse kjo ėshtė mė e rėndėsishme pėr ty, madje edhe mė e rėndėsishme se thelbi i gjėrave- thirri sufiu - atėherė ėshtė mė mirė qė tė rrish aty brenda deri sa tė kem mėsuar gjuhėn nė mėnyrė tė saktė. Pasi tha kėto fjalė mistiku vazhdoi rrugėn e tij tė zakonshme.
Porosia:
Kjo ngjarje tregohet nga Mevlana Xhelaludin Rumiu dhe mund tė gjendet nė librin Munakib el-Arifin, tė Aflak-it. Ai ėshtė publikuar nė Angli nė vitin 1965 me titullin "Legends of the Sufis".
Kjo ngjarje bėn pjesė nė kategorinė e atyre qė sufinjtė i quanin "histori ilustruese", qė konsistonin nė njė seri ngjarjesh tė kombinuara pėr tė vėnė nė dukje disa procese psikologjike. Nė rastin konkret, historia synon tė tregoj se si nė disa raste kapja vetėm pas formės duke pėrjashtuar pėrmbajtjen, brendinė, thelbin, mund tė tė dėrgoj drejt dėshtimit tė plotė.
Krijoni Kontakt