Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Familja e heroit, plot dyshime për filmin “Adem Jashari” 3D

    Publikuar: Sot, më 08 shkurt 2011


    Prishtinë, 8 shkurt - Adem Jasharin të animuar dhe në 3D do ta sjellë SIRA. Kjo kompani boton libra. Përveç kësaj ajo është e regjistruar edhe për tregtim artikujsh të kozmetikës, veshjeve, riprodhimin e videoregjistrimeve dhe për aktivitete fetare. Me 50 mijë euro ata ia kanë mësyrë të prodhojnë 60 minuta animacion në 3D, ani pse kurrë më parë as që kanë bërë film. Në krah për ta bërë këtë, i ka dalë Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër. Gjashtë minutat e shfaqur të filmit “Adem Jashari” portretizojnë Adem, Hamëz e Shaban Jasharin teksa luftojnë në një vend që nuk i përngjan aspak fshatit Prekaz në Skenderaj. Ngjyrimet fetare janë të dukshme edhe në trailerin e filmit.
    Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë SIRA, thotë se animacioni “Adem Jashari” është bërë për ta nderuar familjen Jashari. Por i tillë nuk është ndier Murat Jashari, njëri prej anëtarëve të familjes së heroit kombëtar. Ai thotë të mos e ketë pyetur askush për këtë projekt. Madje, me aq sa ka parë, thotë se ka dilema në atë se çfarë mund të sjellë projekti në tërësi.

    “Jam befasuar kur e kam parë”, ka thënë të hënën Murat Jashari. Atij gjashtë minutat e shfaqur të animacionit i ngjallin dilema, shkruan sot “Koha Ditore”.
    “Nuk po e di kush e ka bërë filmin, cili është qëllimi dhe a është vetëm pse e ka ndier ta bëjë apo ka një prapaskenë”, ka thënë Jashari, teksa ka pranuar një gjë.
    “Nuk më ka ardhur mirë që nuk jemi kontaktuar që të marrin së paku një mendim”, ka thënë ai.
    Murati thotë se deri më sot, edhe ata që kanë pasur idenë për të marrë një temë për studime jashtë vendit ose për të bërë një film dokumentar apo artistik për familjen e tij, janë konsultuar paraprakisht.
    “Ka diçka që ka dalë në sipërfaqe, por ka shumëçka që nuk dihet”, ka thënë Jashari. Kohë më parë ai kishte lexuar një skenar, por nuk e kishte ditur se ajo çfarë ka pasur në dorë mund të ketë qenë skenar për film të animuar. Ai ka hallin sesi vazhdon rrëfimi i filmit dhe sa përkon me realitetin. Me aq sa ka parë kjo gjë nuk premton.
    “Aty flet për një komunikim mes gjyshit dhe xhaxhallarëve. Kjo nuk përkon me pozicionet në të cilat kanë qenë gjatë luftimeve në realitet”, ka thënë Jashari.
    I mbështetur nga Fondacioni i Rinisë Islame, në vetëm gjashtë minutat e filmit, të tre heronjtë kombëtarë të familjes Jashari përmendin Zotin. Kur flet për këtë gjë Jashari dëshiron që të kuptohet drejt. Ai thotë se familja e tij nuk është që t’i ikë besimit fetar.
    “Por natyrisht se mbi të gjitha është kombi dhe ne i takojmë kombit shqiptar. Për atë po them se duhet të kontaktohet familja në mënyrë që të pasqyrohet drejt çdo gjë”, ka thënë ai. Murati dyshon në projektin që është mbështetur nga një organizatë fetare.
    “Fakti që e ka mbështetur një organizatë islamike lë të dyshohet për atë që po ndodh kohëve të fundit në Kosovë”, ka shprehur shqetësimin Jashari.
    Gjërat si ky film, që mbesin si dokument, nuk duhet të shkaktojnë kurrfarë konfuzioni për të ardhmen.
    “Ne jemi të interesuar që gjithçka që bëhet në këtë vend, autorë të jenë institucionet e vendit. Arti është ai që e mban një shoqëri gjallë, dhe ne në asnjë mënyrë nuk jemi kundër, por është mirë që gjërat që dalin t’i qëndrojnë kohës”, ka përfunduar Jashari.
    Por Avdiut as që i ka shkuar ndërmend të kërkojë ndihmë nga institucionet vendëse. Ai thotë se për filmin e tyre ta ketë marrë izën. “Familja Jashari e ka pasur paraprakisht skenarin e filmit përmes të cilit dëshirojmë të nderojmë luftën e kësaj familjeje”, ka thënë Avdiu.
    Për narratorin e këtij filmi, Basri Lushtaku, filmi bazohet në atë çfarë vërtet ka ndodhur në Prekaz.
    “Baca Shaban sa ka qenë fetar, ka qenë edhe atdhetar”, ka thënë Lushtaku. Për të, personifikimet e karaktereve janë si në jetën e tyre reale.
    “Filmi nuk bën thirrje dhe nuk tregon ekstremizëm fetar”, ka thënë Lushtaku. Edhe aktori Armend Baloku, i cili ka huazuar zërin për personazhin e heroit kombëtar, thotë se nuk është thirrur krejt rastësisht nga ekipi që ka realizuar këtë film.
    “Ata e kanë njohur nga afër Adem Jasharin dhe kanë konsideruar se zëri im i përshtatet më së miri zërit që ka pasur ai”, ka thënë Baloku.
    Pa prekur anën e fakteve historike, kanë mjaftuar vetëm 10 për qind të filmit të animuar “Adem Jashari” që ai të përballet me kritikat e para.
    Producenti Arben Zharku, me aq sa ka parë, ka pasur vetëm një koment.
    “Krejt kjo po i ngjason më shumë një 3D loje të dobët”, ka thënë Zharku.
    Për regjisorin Selami Taraku, ndër të parët në Kosovë që ka bërë film të animuar, çështja e prodhimit të veprave artistike për figura kombëtare, duhet të jetë e institucionalizuar. Pa e parë trailerin ai ka kritikuar mënyrën sesi po funksionon prodhimi i kulturës në vend.
    “Kjo çka po ndodh në Kosovë është mjerim. Secila vepër arti që trajton një temë serioze nuk mund të trajtohet pa seriozitet dhe pa konsultim paraprak me ekspertë të asaj fushe”, ka thënë Taraku.
    Filmi “Adem Jashari” me skenar të Rrahman Ferizit dhe nën organizim të Fatmir Mujës, do të jetë gati për t’u shfaqur në ekranin e madh më 5 mars. Avdiu është i bindur se filmi i tyre do të shfaqet në kinemanë ABC, ani pse kjo e fundit nuk ka mundësi teknike të shfaqë filmat e formatit 3D. Sipas tij, kompania SIRA do të bëjë çmos që të mundësohet që filmi të shfaqet në 3D.
    “Do të shikojmë çdo mundësi”, ka thënë Avdiu. SIRA ka paralajmëruar premierën e filmin në kinemanë ABC. Por kjo e fundit nuk ka haber se në repertor do ta ketë këtë animacion.
    Menaxherja e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, Miradije Vllahiu, ka mohuar të ketë ardhur ndonjë kërkesë zyrtare për shfaqjen e këtij filmi.
    “Ne nuk kemi lidhur një kontratë që ky film të shfaqet më 5 mars. Kompanisë ‘Genci’ nuk i ka ofruar askush ndonjë kërkesë të tillë”, ka thënë Vllahiu. Nëse ky film do të shfaqet ose jo, sipas Vllahiut, do të dihet pasi të arrijë dhe të shqyrtohet kërkesa.
    “Kur të vijë kërkesa ne do ta shqyrtojmë dhe do të vendosim. Paraprakisht nuk mund të them asgjë”, ka theksuar ajo.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Kam menduar se eshte film origjinal,ky i animuar ishte.

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Kam menduar se eshte film origjinal,ky i animuar ishte.
    O nete per Zotin kta qe po bejn politik kan per qellim ta bejn edhe liber prrallash familjen Jashari bashk me bacen Adem.
    Skan strategji te bejn shtet e histori kta maskarenj .Kta kan qellimin ta rrenojn Kosoven avash avash pa u diktuar fort por gjithsesi kta do ta rrenojn.
    Dhasht Zoti e vetdijsohemi se klanet e bllokut kumunist jon ven ne loj ..ket po ua lejon Evropa se ajo se ka hallin e historis se kosoves ,kurse hajdutet tan ate qe endrruan po e ralizojn .,te vjedhin Kosoven qe me mos ti hyj ne pun as kujt.

  4. #34
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Familja e A. Jasharit, plot dyshime për filmin “Adem Jashari” 3D

    Prishtinë, 8 shkurt - Adem Jasharin të animuar dhe në 3D do ta sjellë SIRA. Kjo kompani boton libra. Përveç kësaj ajo është e regjistruar edhe për tregtim artikujsh të kozmetikës, veshjeve, riprodhimin e videoregjistrimeve dhe për aktivitete fetare. Me 50 mijë euro ata ia kanë mësyrë të prodhojnë 60 minuta animacion në 3D, ani pse kurrë më parë as që kanë bërë film. Në krah për ta bërë këtë, i ka dalë Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër. Gjashtë minutat e shfaqur të filmit “Adem Jashari” portretizojnë Adem, Hamëz e Shaban Jasharin teksa luftojnë në një vend që nuk i përngjan aspak fshatit Prekaz në Skenderaj. Ngjyrimet fetare janë të dukshme edhe në trailerin e filmit.
    Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë SIRA, thotë se animacioni “Adem Jashari” është bërë për ta nderuar familjen Jashari. Por i tillë nuk është ndier Murat Jashari, njëri prej anëtarëve të familjes së heroit kombëtar. Ai thotë të mos e ketë pyetur askush për këtë projekt. Madje, me aq sa ka parë, thotë se ka dilema në atë se çfarë mund të sjellë projekti në tërësi.

    “Jam befasuar kur e kam parë”, ka thënë të hënën Murat Jashari. Atij gjashtë minutat e shfaqur të animacionit i ngjallin dilema, shkruan sot “Koha Ditore”.
    “Nuk po e di kush e ka bërë filmin, cili është qëllimi dhe a është vetëm pse e ka ndier ta bëjë apo ka një prapaskenë”, ka thënë Jashari, teksa ka pranuar një gjë.
    “Nuk më ka ardhur mirë që nuk jemi kontaktuar që të marrin së paku një mendim”, ka thënë ai.
    Murati thotë se deri më sot, edhe ata që kanë pasur idenë për të marrë një temë për studime jashtë vendit ose për të bërë një film dokumentar apo artistik për familjen e tij, janë konsultuar paraprakisht.
    “Ka diçka që ka dalë në sipërfaqe, por ka shumëçka që nuk dihet”, ka thënë Jashari. Kohë më parë ai kishte lexuar një skenar, por nuk e kishte ditur se ajo çfarë ka pasur në dorë mund të ketë qenë skenar për film të animuar. Ai ka hallin sesi vazhdon rrëfimi i filmit dhe sa përkon me realitetin. Me aq sa ka parë kjo gjë nuk premton.
    “Aty flet për një komunikim mes gjyshit dhe xhaxhallarëve. Kjo nuk përkon me pozicionet në të cilat kanë qenë gjatë luftimeve në realitet”, ka thënë Jashari.
    I mbështetur nga Fondacioni i Rinisë Islame, në vetëm gjashtë minutat e filmit, të tre heronjtë kombëtarë të familjes Jashari përmendin Zotin. Kur flet për këtë gjë Jashari dëshiron që të kuptohet drejt. Ai thotë se familja e tij nuk është që t’i ikë besimit fetar.
    “Por natyrisht se mbi të gjitha është kombi dhe ne i takojmë kombit shqiptar. Për atë po them se duhet të kontaktohet familja në mënyrë që të pasqyrohet drejt çdo gjë”, ka thënë ai. Murati dyshon në projektin që është mbështetur nga një organizatë fetare.
    “Fakti që e ka mbështetur një organizatë islamike lë të dyshohet për atë që po ndodh kohëve të fundit në Kosovë”, ka shprehur shqetësimin Jashari.
    Gjërat si ky film, që mbesin si dokument, nuk duhet të shkaktojnë kurrfarë konfuzioni për të ardhmen.
    “Ne jemi të interesuar që gjithçka që bëhet në këtë vend, autorë të jenë institucionet e vendit. Arti është ai që e mban një shoqëri gjallë, dhe ne në asnjë mënyrë nuk jemi kundër, por është mirë që gjërat që dalin t’i qëndrojnë kohës”, ka përfunduar Jashari.
    Por Avdiut as që i ka shkuar ndërmend të kërkojë ndihmë nga institucionet vendëse. Ai thotë se për filmin e tyre ta ketë marrë izën. “Familja Jashari e ka pasur paraprakisht skenarin e filmit përmes të cilit dëshirojmë të nderojmë luftën e kësaj familjeje”, ka thënë Avdiu.
    Për narratorin e këtij filmi, Basri Lushtaku, filmi bazohet në atë çfarë vërtet ka ndodhur në Prekaz.
    “Baca Shaban sa ka qenë fetar, ka qenë edhe atdhetar”, ka thënë Lushtaku. Për të, personifikimet e karaktereve janë si në jetën e tyre reale.
    “Filmi nuk bën thirrje dhe nuk tregon ekstremizëm fetar”, ka thënë Lushtaku. Edhe aktori Armend Baloku, i cili ka huazuar zërin për personazhin e heroit kombëtar, thotë se nuk është thirrur krejt rastësisht nga ekipi që ka realizuar këtë film.
    “Ata e kanë njohur nga afër Adem Jasharin dhe kanë konsideruar se zëri im i përshtatet më së miri zërit që ka pasur ai”, ka thënë Baloku.
    Pa prekur anën e fakteve historike, kanë mjaftuar vetëm 10 për qind të filmit të animuar “Adem Jashari” që ai të përballet me kritikat e para.
    Producenti Arben Zharku, me aq sa ka parë, ka pasur vetëm një koment.
    “Krejt kjo po i ngjason më shumë një 3D loje të dobët”, ka thënë Zharku.
    Për regjisorin Selami Taraku, ndër të parët në Kosovë që ka bërë film të animuar, çështja e prodhimit të veprave artistike për figura kombëtare, duhet të jetë e institucionalizuar. Pa e parë trailerin ai ka kritikuar mënyrën sesi po funksionon prodhimi i kulturës në vend.
    “Kjo çka po ndodh në Kosovë është mjerim. Secila vepër arti që trajton një temë serioze nuk mund të trajtohet pa seriozitet dhe pa konsultim paraprak me ekspertë të asaj fushe”, ka thënë Taraku.
    Filmi “Adem Jashari” me skenar të Rrahman Ferizit dhe nën organizim të Fatmir Mujës, do të jetë gati për t’u shfaqur në ekranin e madh më 5 mars. Avdiu është i bindur se filmi i tyre do të shfaqet në kinemanë ABC, ani pse kjo e fundit nuk ka mundësi teknike të shfaqë filmat e formatit 3D. Sipas tij, kompania SIRA do të bëjë çmos që të mundësohet që filmi të shfaqet në 3D.
    “Do të shikojmë çdo mundësi”, ka thënë Avdiu. SIRA ka paralajmëruar premierën e filmin në kinemanë ABC. Por kjo e fundit nuk ka haber se në repertor do ta ketë këtë animacion.
    Menaxherja e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, Miradije Vllahiu, ka mohuar të ketë ardhur ndonjë kërkesë zyrtare për shfaqjen e këtij filmi.
    “Ne nuk kemi lidhur një kontratë që ky film të shfaqet më 5 mars. Kompanisë ‘Genci’ nuk i ka ofruar askush ndonjë kërkesë të tillë”, ka thënë Vllahiu. Nëse ky film do të shfaqet ose jo, sipas Vllahiut, do të dihet pasi të arrijë dhe të shqyrtohet kërkesa.
    “Kur të vijë kërkesa ne do ta shqyrtojmë dhe do të vendosim. Paraprakisht nuk mund të them asgjë”, ka theksuar ajo.

    KOHA
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #35
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #36
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    E thashe qe po e shfrytezon figuren e A.Jasharit sepse jo vetem ti por edhe te tjere ketu e perseritni shpesh qe gjoja shoket e tij i sollen atij policine serbe dhe me pas e lane vetem.
    nese themi nje te vertete moj anita do te thote se po e shfrytezuakemi figuren e ketij atdhetare..nuk e besoj...po e shfrytezojne te tjere e dashur..te paret jane politikanet e kosoves me ne krye gjarperin qe nuk len rast pa e permende kete figure kombetare duke ja ule me shume vlerat qe i meriton..e ke pare nje fotomontazh te komandantit legjendar me gjarperin moj anita..a nuk te vjen per te vjelle kur e sheh nje gje te tille..kan qene kaq te paafte fotomontatoret sa qe nuk e kan kuptuar se kurre dy burra nuk kapen ne qafe ne menyre te tille..kam pare me qindra foto te luftetareve te vertete dhe te luftetareve te kodrave te durresit apo dajtit ne tirane dhe tek asnjeri nuk kam pare kraheqafe te tille si komandanti legjendar me gjarperin...kur une apo te tjere kemi thene se e lane ne balte familjen kemi pase parasysh ate qe kan thene bashkelulftetare te ketij heroi..te mos harrojme nje gje anita..lufta ne kosove eshte bere tash vone apo me sakte ne kulmin e zhvillimit te teknologjise filmuese dhe transmetuese..nese kjo lufte do ishte bere diku para 50-60 vite te shkuara do thonim se nuk ka baza te mjaftueshme per te vertetuar dicka ..po ske cka thua per luften ne kosove kur edhe teknologjia HD ishte ne perdorim apo transmetimi satelitor me audio dhe video ishte ne kulmin e tij..ja pra qe deshmitaret e lenies ne balte te familjes se nderuar jane te shumte..megjithese tema nuk ishte per kete qellim..

    shfrytezimi i dyte eshte pikerisht nga ata qe e futen kete shkrim tek komuniteti musliman..a e din e dashur se kete film e kane bere pa dijenine e familjes jashari..a e din e dashur se ky film eshte bere nga nje kompani qe as haberin nuk e ka mbi filmin..a e din e dashur se eshte financuar nga islamistet prodhimi i ketij filmi..dhe a e din e dashur se i kane dhene konotacion fetar ketij filmi..nese nuk e din lexoje kete artikull e meso pak me shume per '' madheshtine '' e filmit per femije..lexoje dhe kuptoje se ky film nuk eshte bere per efekte edukative dhe per te nderuar kete legjende por per te ngritur me shume rolin fetar te komandantit..dhe gimce menjehere e solli tek rubrika fetare..dhe nuk le rast pa na e vene ne dukje se adem jashari ka qene musliman..por qe ja paska plase surratit murati tek ka thene ;
    I mbështetur nga Fondacioni i Rinisë Islame, në vetëm gjashtë minutat e filmit, të tre heronjtë kombëtarë të familjes Jashari përmendin Zotin. Kur flet për këtë gjë Jashari dëshiron që të kuptohet drejt. Ai thotë se familja e tij nuk është që t’i ikë besimit fetar.
    Por natyrisht se mbi të gjitha është kombi dhe ne i takojmë kombit shqiptar
    . Për atë po them se duhet të kontaktohet familja në mënyrë që të pasqyrohet drejt çdo gjë”, ka thënë ai. Murati dyshon në projektin që është mbështetur nga një organizatë fetare.
    “Fakti që e ka mbështetur një organizatë islamike lë të dyshohet për atë që po ndodh kohëve të fundit në Kosovë”, ka shprehur shqetësimin Jashari
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=132864

    Malesor e ke matur ti largesine ne mes te lagjes Jashari dhe vendit ku ndodheshin shoket e Ademit atyre diteve qe e thua me kaq saktesi?Sepse ka pase nga ata qe ishin edhe me afer se 20 minuta e ka pase nga ata qe ishin shume me larg. Une njoh te atille qe gjate tere atyre 3 diteve kane qendruar aty shume ngat duke u munduar gjate tere kohes te cajne rrethimin e te hyjne brenda. Nuk ishin supermene ata pos nese doje ti qe te vriteshin
    nuk e kam matur..dhe nuk dua te diskutij per kete gje..se nuk i kam thene une keto gjera..nese je ne rrjedhat e jetes do te kesh degjuar mjaft deklarata te atdhetareve qe i kan vene ne dukje te tilla gjera..hap nje teme tjeter dhe pyeti ata qe kane folur hapur...korja e pites me kohe ka filluar te hiqet dhe lakrat poshte saj ka kohe qe kan filluar te shfaqen..

    Bile une mendoj qe ti dhe shume si ti kete donit. Sepse per ju te gjithe ushtaret e UCK-se qe mbeten gjalle jane te keqinje,te mire jane vetem te vraret
    kujdes kur flet per ushtaret anita..se me ate qe kam verejtur une ne kosove nuk ka pase ushtare..nuk kam pyetur ata qe kan vdekur ( rahmet paqin ) se cfare kan qene ne te ashtuquajturen lufte por ata qe jan gjalle te gjithe deklarohen se kan qene o gjeneralla o komandanta gjate te ashtuquajtures lufte clirimtare ne kosove..askush nuk pranon se ka qene ushtare..nuk e di per te tjeret se si i vleresojne njerezit por per vete them se nje pjese e madhe as qe e kan ditur qka eshte fronti i luftes..nje pjese e madhe qe rrahin goksin sot e kan pare te ashtuquajturen lufte nga restorantet lluksoze te tiranes apo europes..jua vuri ne dukje ramush haradinaj ne stadiumin e prishtines kur i quajti '' komandantet e bllaces ''..jane te mire te gjithe ata qe me ideal te mbrojtjes se lirise dhe pragut te shtepise veshen uniformen e ushtrise clirimtare te kosoves e jane te keqinj te gjithe ata qe e veshen kete uniforme per qellime perfitimi dhe manipulimi..jane te shumte ata qe kishin si ideal lirine e kosoves por nuk jane te paket ata qe si ideal kishin perfitimin..i ke rreth e rrotull sot anita keta '' te miret ''besoj i sheh perdite edhe ti...

    Per me teper a te ka rene te degjosh apo lexosh ndonje interviste nga pasardhesit e Adem Jasharit? A i vlereson ti ata te jene ne shkallen qe dikush mund te nxjerr geshtenja nga zjarri me duarte e tyre
    e lexova nje sot..lexoje mire edhe ti dhe shihe ckane thene..por seq kam pershtypjen se po ju zien zemerimi brenda ketyre pasardhesve dhe veq prite kur te shperthejne ndonje dite..ketu do jemi..veq ne e ulshin veten e ne rafshin pre e ndonje kocke te hedhur te kembet e tyre..kocke qe do ju zeje gurmazin e sdo i leje te flasin..

    Epo Shqiperia dhe Kosova kane fonde po ia qe se duan sa ti Adem Jasharin.
    Mendon edhe ti keshtu?
    Se ne te tjeret se dinim qe me mire eshte te behej nje film artistik por ja u kenaqem me nje animacion.
    nuk mendoj keshtu..une mendoj se si kosova dhe shqiperia ( nuk e di pse po i shkruaj keshtu te ndara ) jane te matura dhe nuk bien pre e perfitimeve te rastit..nuk do te jete e larget edhe perjetimi ne film artistik besoj..gjithsesi ja leme kohes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 08-02-2011 më 13:24
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Tama duhet te zhvendoset ne ndonje nenforum tjeter. Heroi legjendar nuk u flijua per fe por u flijua per liri dhe bashkim te kombit si dhe per clirim te trojeve shqiptare.
    Per Adem dhe Hamez Jasharin nuk kane ekzistu ndarjet e shqiptareve ne musliman, katolik apo ortodoks. Per ta te gjithe kemi qene te njejte.
    Nuk po e gjej nje video te nje interviste me Hamez Jasharin ne te cilen e perserit prejardhjen e shqiptareve nga pellzaget e iliret, flet shume kjarte per qellimin final te familjes dhe bashkeluftetareve te tyre etj.
    Ne asnje moment nuk permendet feja dhe jam i bindur se ne ato oda dallimet fetare nuk kane qene teme asnjehere.
    me pa kon te njejt kishit dal ne luft po jeni ik sikur mit.

    dhe pastaj prisi i juaj KQIRA deshiron masakrimin e shqiptarve musliman.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nese themi nje te vertete moj anita do te thote se po e shfrytezuakemi figuren e ketij atdhetare..nuk e besoj...po e shfrytezojne te tjere e dashur..te paret jane politikanet e kosoves me ne krye gjarperin qe nuk len rast pa e permende kete figure kombetare duke ja ule me shume vlerat qe i meriton..e ke pare nje fotomontazh te komandantit legjendar me gjarperin moj anita..a nuk te vjen per te vjelle kur e sheh nje gje te tille..kan qene kaq te paafte fotomontatoret sa qe nuk e kan kuptuar se kurre dy burra nuk kapen ne qafe ne menyre te tille..kam pare me qindra foto te luftetareve te vertete dhe te luftetareve te kodrave te durresit apo dajtit ne tirane dhe tek asnjeri nuk kam pare kraheqafe te tille si komandanti legjendar me gjarperin...kur une apo te tjere kemi thene se e lane ne balte familjen kemi pase parasysh ate qe kan thene bashkelulftetare te ketij heroi..te mos harrojme nje gje anita..lufta ne kosove eshte bere tash vone apo me sakte ne kulmin e zhvillimit te teknologjise filmuese dhe transmetuese..nese kjo lufte do ishte bere diku para 50-60 vite te shkuara do thonim se nuk ka baza te mjaftueshme per te vertetuar dicka ..po ske cka thua per luften ne kosove kur edhe teknologjia HD ishte ne perdorim apo transmetimi satelitor me audio dhe video ishte ne kulmin e tij..ja pra qe deshmitaret e lenies ne balte te familjes se nderuar jane te shumte..megjithese tema nuk ishte per kete qellim..

    shfrytezimi i dyte eshte pikerisht nga ata qe e futen kete shkrim tek komuniteti musliman..a e din e dashur se kete film e kane bere pa dijenine e familjes jashari..a e din e dashur se ky film eshte bere nga nje kompani qe as haberin nuk e ka mbi filmin..a e din e dashur se eshte financuar nga islamistet prodhimi i ketij filmi..dhe a e din e dashur se i kane dhene konotacion fetar ketij filmi..nese nuk e din lexoje kete artikull e meso pak me shume per '' madheshtine '' e filmit per femije..lexoje dhe kuptoje se ky film nuk eshte bere per efekte edukative dhe per te nderuar kete legjende por per te ngritur me shume rolin fetar te komandantit..dhe gimce menjehere e solli tek rubrika fetare..dhe nuk le rast pa na e vene ne dukje se adem jashari ka qene musliman..por qe ja paska plase surratit murati tek ka thene ;


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=132864



    nuk e kam matur..dhe nuk dua te diskutij per kete gje..se nuk i kam thene une keto gjera..nese je ne rrjedhat e jetes do te kesh degjuar mjaft deklarata te atdhetareve qe i kan vene ne dukje te tilla gjera..hap nje teme tjeter dhe pyeti ata qe kane folur hapur...korja e pites me kohe ka filluar te hiqet dhe lakrat poshte saj ka kohe qe kan filluar te shfaqen..



    kujdes kur flet per ushtaret anita..se me ate qe kam verejtur une ne kosove nuk ka pase ushtare..nuk kam pyetur ata qe kan vdekur ( rahmet paqin ) se cfare kan qene ne te ashtuquajturen lufte por ata qe jan gjalle te gjithe deklarohen se kan qene o gjeneralla o komandanta gjate te ashtuquajtures lufte clirimtare ne kosove..askush nuk pranon se ka qene ushtare..nuk e di per te tjeret se si i vleresojne njerezit por per vete them se nje pjese e madhe as qe e kan ditur qka eshte fronti i luftes..nje pjese e madhe qe rrahin goksin sot e kan pare te ashtuquajturen lufte nga restorantet lluksoze te tiranes apo europes..jua vuri ne dukje ramush haradinaj ne stadiumin e prishtines kur i quajti '' komandantet e bllaces ''..jane te mire te gjithe ata qe me ideal te mbrojtjes se lirise dhe pragut te shtepise veshen uniformen e ushtrise clirimtare te kosoves e jane te keqinj te gjithe ata qe e veshen kete uniforme per qellime perfitimi dhe manipulimi..jane te shumte ata qe kishin si ideal lirine e kosoves por nuk jane te paket ata qe si ideal kishin perfitimin..i ke rreth e rrotull sot anita keta '' te miret ''besoj i sheh perdite edhe ti...



    e lexova nje sot..lexoje mire edhe ti dhe shihe ckane thene..por seq kam pershtypjen se po ju zien zemerimi brenda ketyre pasardhesve dhe veq prite kur te shperthejne ndonje dite..ketu do jemi..veq ne e ulshin veten e ne rafshin pre e ndonje kocke te hedhur te kembet e tyre..kocke qe do ju zeje gurmazin e sdo i leje te flasin..



    nuk mendoj keshtu..une mendoj se si kosova dhe shqiperia ( nuk e di pse po i shkruaj keshtu te ndara ) jane te matura dhe nuk bien pre e perfitimeve te rastit..nuk do te jete e larget edhe perjetimi ne film artistik besoj..gjithsesi ja leme kohes..


    Malsor,
    fotoja qe ti permend nuk eshte aspak fotomontazhe dhe per kete sme bind dot ti sepse njerez qe iu besoj me shume se ty e thone te kunderten. Une vij nga Drenica, keshtuqe te une spijne uje perrallat e tilla. Njejte vleresoj edhe per ate ne lidhje me lenien ne balte te komandantit nga shoket e tij. Une nuk kam degjuar krismat e armeve ne ate kohe dhe kam qene mjaft e rritur sa per te kujtuar qe ne fshatrat rreth Prekazit ka pase njerez qe po provonin ti shkonin ndihme Jashareve me armet e pakta (madje babai im kishte pare njerin qe ishte nisur per atje me nje tfurk ne dore). Tani ti do ta fajesosh ate burrin pse kishte vetem tfurk e di une, po cte bente i gjori skishte tjeter. Dhe nese nuk me beson mund ta pyesesh Haqif Mulliqin regjisorin (qe kishte ardhur nga Prishtina ate dite) sa minuta larg Jashareve ndodhej dhe kend kishte takuar ai atje ne kohen kur ata po luftonin. A ka nevoje te te sqaroj se edhe tanke te kishte dikush nuk mund te cante rrethin per te hyre te Jasharet?
    Nuk e mohoj qe ka nga ish luftetaret e tij (ata qe ti po u referohesh)qe vete nuk kane guxuar te duken andej pari dhe une nuk i fajesoj per kete por nuk me duket fare fer qe ata tani shpifin per te tjere.
    Kishte teknologji atehere dhe te gjitha zhvillimet e fundit te saj i kishin Jasharet.
    Dhe jam e sigurte qe gjithe informacionet qe ti i ke marre permes ketyre tansmetimeve me audio( e ke tepruar pak ketu) i kam marre edhe une. Vec une kam pasur edhe informacione live qe ty te kane munguar.

    Une jam shume kunder shfrytezimit te familjes ikone per qellime fetare por nuk mund te mohojme faktin qe ata ishin myslimane dhe te tille jane ehde pasardhesit e tyre.
    Por te qenit mysliman nuk zvoglon as rrit madheshtine e tyre.

    Ndersa ti ke verejtur shume mbrapsht qe ne Kosove nuk ka pasur ushtare. Kujdes kur flet te tilla gjera. Vellau im ishte ushtar i thjeshte ka luftuar balleperballe me shkijte madje disahere ne distance te shkurte. Mund te mos kete vrare asnje serb po te pakten iu ka dale perballe. Ne lufte ka bere 18 vjet keshuqe....... Dhe une kam te aferm deshmor i vrare ne 50 m largesi me plumb ne faqe, jo nga prapa kokes qe te mos thuash me pas qe e vrane duke ikur.
    Ti njehere thua nuk kishte ushtare pastaj thua jane te shumte ata qe kishin ideal liríne e Kosoves.Rendit pak veten tende.

    Dhe ajo me skandalozja ne postimin tend eshte mosnjohja hic fare e familjes Jashari. Une nuk te fajesoj pse nuk din ti per ta, por kur nuk din do te duhej te mos permendje fare ata. Ata nuk e kane ulur kurre veten ,as ne kohen kur kane qene te izoluar nga te gjithe dhe kur Serbia i kshte prure ne shkallen kur kishte ardhe ne pyetje kafshata e gojes. Ne gjithe kete katrahure ata kane mbijetuar dhe jo vetem mbijetuar por edhe jane bere nder familjet me te pasura ne Kosove. Gjithmone duke qene te ndaluar nga cdo e drejte per te mbetur gjalle. Paramendo ku do arrinin ata me pasuri po ti peruleshin Serbise ashtu sic kishin bere shume e shume kosovare.
    E pse u dashka sot ata te beheshin pre e ndojne kocke te hedhur te kembet e tyre. Ata ia rrezojne gjithe prene me mish e me kocka kujtdo qe te duan.
    Ashtu pra malsor kujdes kur flet per ta sepse mos pe te ze frymen ty ajri i lire qe merr kur kthehesh ne Kosove.

    Edhe ne lidhje me ate qe Shqiperia dhe Kosova jane te matura dhe nuk bien pre e perfitimeve te rastit ke thene dicka tjeter ne postimin e meparme.Qarteso se pari gjerat me veten tende.
    Une e di shume mire qe jo vetem nje film e mirefillte artistik do te behet ne te ardhmen per Adem Jasharin ,por do te kete shume e shume vepra arti qe do te perjetesojne historine e atij qe e ka bere vete historine e re te shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 08-02-2011 më 14:40

  9. #39
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    me pa kon te njejt kishit dal ne luft po jeni ik sikur mit.

    dhe pastaj prisi i juaj KQIRA deshiron masakrimin e shqiptarve musliman.

    Nuk kam ik as per nje sekond. Te jesh i bindur.
    Para, gjate dhe pas luftes ketu kam qene...dhe do te vazhdoj te jem ketu.

    Kqira prijesi im?!...mer budall!

    Magjup, lexo...
    Jo nje 3D por as miliona animacione te tilla nuk ju ndihmojne qe vepres se komandantit legjendar Adem Jashari, qe u flijua bashke me familjen per liri te kombit dhe bashkim te trojeve shqiptare, t'i jepni ngjyrime fetare. Harrojeni kete pune.
    Shyqyr qe shkijet nuk kane arritur ta asgjesojne krejt familjen Jashari dhe ka akoma familjar qe jetojne edhe sot. Shko pyete Murat Jasharin se per cka u flijuan bashkefamiljaret e tij dhe ai te tregon me se miri.
    O kanceri i kombit. Shko merru me heronjet e tu afro-aziatik dhe leri eshtrat e heronjeve shqiptar te prehen te qete. Nuk te takon ty me kete mentalitet te flasesh per ta.

  10. #40
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Malsor,
    fotoja qe ti permend nuk ehste aspak fotomontazhe dhe per kete sme bind dot ti sepse njerez qe iu besoj me shume se ty e thone te kunderten.
    interesant e..beri vetem ate foto gjarperi me bacen..dhe jo te tjera..dhe baca ishte aq naiv sa qe nuk dinte nga ti drejtonte syte..hasha shihte fotoaparatin e baca shinte kembet e atij qe po i fotografonte..baca ishte aq naiv sa qe ta linte dike te fotografohej me te kraheqafe..anita keto jane marrina moj..gjarperi as ne dhome me bacen nuk eshte lejuar e jo me te bente foto me te..nuk e hame sapunin per djath joooo..ndoshta femijet do e hane kur ta shohin filmin e animuar per bacen..femijet mund ti manipulosh por te rriturit valla nuk besoj..nejse...

    Une vij nga Drenica, keshtuqe te une spijne uje perrallat e tilla. Njejte vleresoj edhe per ate ne lidhje me lenien ne balte te komandantit nga shoket e tij. Une nuk kam degjuar krismat e armeve ne ate kohe dhe kam qene mjaft e rritur sa per te kujtuar qe ne fshatrat rreth Prekazit ka pase njerez qe po provonin ti shkonin ndihme Jashareve me armet e pakta (madje babai im kishte pare njerin qe ishte nisur per atje me nje tfurk ne dore). Tani ti do ta fajesosh ate burrin pse kishte vetem tfurk e di une, po cte bente i gjori skishte tjeter. Dhe nese nuk me beson mund ta pyesesh Haqif Mulliqin regjisorin (qe kishte ardhur nga Prishtina ate dite) sa minuta larg Jashareve ndodhej dhe kend kishte takuar ai atje ne kohen kur ata po luftonin. A ka nevoje te te sqaroj se edhe tanke te kishte dikush nuk mund te cante rrethin per te hyre te Jasharet?
    Nuk e mohoj qe ka nga ish luftetaret e tij (ata qe ti po u referohesh)qe vete nuk kane guxuar te duken andej pari dhe une nuk i fajesoj per kete por nuk me duket fare fer qe ata tani shpifin per te tjere.
    me vjen mire qe je nga drenica..dhe uroj te mos kesh lidhje me grupin e drenices te akuzuar tash se fundmi..nuk ka nevoje te pyes mulliqin apo haqifin..nuk jam i interesuar te pyes pasi njerezit flasin vete..ka nje gje anita qe liria e shprehjes garantohet sot ne kosove..megjithese grupet kriminale te dala pas se ashtuquajtures lufte ta presin koken po fole prap njerezit kan folur..tani a kan pase frike te ndihmojne familjen jashari apo ju ka konvenuar te mos e ndihmojne kete familje une nuk e di..mbetet ne ndergjegjen e tyre...nese kete gje e thot nje njeri me shkon mendja se po genjen per ndonje qellim te caktuar..per keto gjera i kan thene shume moj anita..dhe kur flasin shume nuk merret apriori si genjeshter...gjithsesi jane gjera qe mund te diskutohen ne teme tjeter..

    Ndersa ti ke verejtur shume mbrapsht qe ne Kosove nuk ka pasur ushtare. Kujdes kur flet te tilla gjera.
    Vellau im ishte ushtar i thjeshte
    ka luftuar balleperballe me shkijte madje disahere ne distance te shkurte. Mund te mos kete vrare asnje serb po te pakten iu ka dale perballe. Ne lufte ka bere 18 vjet keshuqe....... Dhe une kam te aferm deshmor i vrare ne 50 m largesi me plumb ne faqe, jo nga prapa kokes qe te mos thuash me pas qe e vrane duke ikur.
    Ti njehere thua nuk kishte ushtare pastaj thua jane te shumte ata qe kishin ideal liríne e Kosoves
    .Rendit pak veten tende.
    ketu nuk me ke kuptuar anita..duket nuk ja ke haberin ironise..me ironi e thash se ne kosove nuk kishte ushtare..me vjen mire qe vellai jot ka qene dhe po e pranon se ka qene ushtare i thjeshte i UCK-se..edhe une e di se ka pase ushtare plot..po cti besh moj anita qe sot kedo qe pyete te thot se ka qene komandant..bile nje pjese e madhe te thone se kan pase edhe gradat gjeneral..ndoshta nuk te kan thene ty por mua me kan thene shume..une jetoj jashte dhe a e di e dashur anita se plot nga keto trimat pas pilafit kane blere uniforma te UCK-se dhe kan vajte ne kodrat perreth durresit dhe kane bere foto ..keto foto i kan sjelle neper zyrat e emigracionit me fituar azilin politik..dhe sot te qajne koken me keto foto..e kan pare luften nga restoranti dhe sot kan graden ushtarake gjenerrall...ja pra anita qe nje pjese e UCK-se siq mund te jete vellai jot paten idealin e lirise dhe nje pjese bajagi e madhe paten idealin e perfitimit...

    Dhe ajo me skandalozja ne postimin tend eshte mosnjohja hic fare e familjes Jashari. Une nuk te fajesoj pse nuk din ti per ta, por kur nuk din do te duhej te mos permendje fare ata. Ata nuk e kane ulur kurre veten ,as ne kohen kur kane qene te izoluar nga te gjithe dhe kur Serbia i kshte prure ne shkallen kur kishte ardhe ne pyetje kafshata e gojes. Ne gjithe kete katrahure ata kane mbijetuar dhe jo vetem mbijetuar por edhe jane bere nder familjet me te pasura ne Kosove. Gjithmone duke qene te ndaluar nga cdo e drejte per te mbetur gjalle. Paramendo ku do arrinin ata me pasuri po ti peruleshin Serbise ashtu sic kishin bere shume e shume kosovare.
    E pse u dashka sot ata te beheshin pre e ndojne kocke te hedhur te kembet e tyre. Ata ia rrezojne gjithe prene me mish e me kocka kujtdo qe te duan.
    Ashtu pra malsor kujdes kur flet per ta sepse mos pe te ze frymen ty ajri i lire qe merr kur kthehesh ne Kosove
    as ketu nuk me ke kuptuar anita..duket nuk e lexon mire ate qe shkruaj..lexoje edhe nje here shkrimin tim..dhe do te kuptosh me mire cka kam thene...

    e lexova nje sot..lexoje mire edhe ti dhe shihe ckane thene..por seq kam pershtypjen se po ju zien zemerimi brenda ketyre pasardhesve dhe veq prite kur te shperthejne ndonje dite..ketu do jemi..
    veq ne e ulshin veten e ne rafshin pre e ndonje kocke te hedhur te kembet e tyre
    ..kocke qe do ju zeje gurmazin e sdo i leje te flasin..
    ta solla ate qe kam thene..a e kupton fjaline e nenvizuar..pra kam thene '' veq ne e ulshin ''...kuptoje mire..mos merr turr kot..

    gjithsesi anita po kuptoj se po e devijojme temen pa kuptim..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •