Dy partitë që mbrojnë të drejtat e çamëve, Partia për Drejtësi dhe Unitet si dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim kanë vendosur të shkrihen me njëra tjetrën, për të mbrojtur më mirë çështjen çame.
Deklaratat nga dy drejtuesit e partisë, u bënë në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës “Çamëria”, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, deklaroi sot se legalizimi i bashkimit mes dy partive do të jetë i shpejtë, ndërsa siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame.
Ndërsa kryetari i PDI-së,Tahir Muhedini, duke vlerësuar kontributin e shoqatës “Çamëria” në këta 20 vjet, tha se të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për zgjidhjen e çështjes çame, sepse ajo është tashmë një çështje kombëtare.
Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria” u nderuan me titullin 'Nderi i Çamërisë' historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. /bw/
Krijoni Kontakt